Endërr vere e Piter Panit të Tiranës

redaktor

Vapa kishte zbritur papritur. Qielli ishte perfeksionisht i kthjelluar në errësirën e tij sa që në një shikim të përgjithshëm e bëje menjëherë apelin e yjeve. Asnjë mungesë atje lart.

Ai mbylli derën e dhomës së gjumit dhe për një çast qëndroi palëvizur.

Donte të shijonte këtë qetësi sublime dhe po aq sublimisht të ndihej bosh. Por ca pëshpërima të mbytura dëgjoi nga korridori.

“Po qeshin me mua”,- mendoi. Zhurmat sikur u shtuan dhe u shndërruan qartësisht në të qeshura. U kthye vrikthi dhe hapi derën.

Në korridor nuk ishte askush. Kohët e fundit i ishte shpeshtuar ndjesia se të gjithë qeshnin sapo ai kthente krahët. Madje, po i dukej gjithnjë e më shumë se edhe kur e kishin përballë mezi mbanin një të qeshur tinzare ndërsa ai fliste…

Tërhoqi derën pas vetes dhe u afrua drejt krevatit. Zhurmat u dëgjuan përsëri. “Po më spiunojnë nga vrima e çelësit…?” U tremb mos po bëhej paranojak. Dhe i dha zemër vetes. “Punë e madhe fort edhe sikur të më spiunojnë, edhe sikur të më qeshin”.

Fundja ndjesi të tilla e kishin shoqëruar gjithë jetën dhe nuk i kishin sjellë ndonjë dëm. Përkundrazi, e kishin bërë të dukej interesant. Dhe e zuri një gjumë i thellë. Si fëmija në bark të nënës, i pëlqente të mendonte në këto raste. Si gjithmonë.

Ndjeu një dorë ta lëvizte. Hapi sytë. Më shumë… Më shumë. Gati i dolën nga vendi.

Babagjyshi i Vitit të Ri qëndronte para tij dhe e shihte duke buzëqeshur ëmbël. Ah jingle bell, jingle bell. “Santa ekziston!!! Oh Santa… po ç’ne tani?! Nuk është Krishtlindje… Tani është vapë… Jemi në verë…”.

“Epo këtë vit Krishtlindjet i spostova në verë për ty i dashur Piter Pan i Tiranës”.

“Oh vërtet Santa, vërtet e bëre këtë për mua?! Oh sa bukur. Kam kaq kohë që lutem të të takoj. Qe kur isha fëmijë Santa. Edhe pse më vonë gjithë të rriturit si unë mendonin që ti nuk ekzistoje, unë asnjëherë nuk e humba besimin që një ditë do të takoja i dashur Santa. Dhe ja ku ti erdhe për mua…Krishtlindje në verë për mua…Oh po ti paske një pako në dorë? Më ke sjellë edhe dhuratën e Krishtlindjeve?”

Santa buzëqeshi dhe fup, i lëshoi një pako në dorë.

Dëgjoi zhurma në korridor.

“Shtttttt…prit pak Santa”, iu afrua derës në majë të gishtave dhe ngjiti veshin në të. Zhurmat sikur u zhdukën… Një e qeshur! Ai hapi derën vërtik dhe zgjati kokën në korridor. Askush. Asgjë. Mah…

Mbylli derën dhe vrapoi duke u hedhur pupthi drejt Babagjyshit. Mori pakon.

“Mund ta hap tani?”, sytë i llamburitnin nga emocionet.

Santa pohoi me kokë.

Zgjidhi fjongon e kuqe dhe me duart që i dridheshin filloi të hapte letrën… pastaj kutinë… dhe… Hapi sytë. Më shumë… Më shumë. Gati i dolën nga vendi.

Tram!

Një tram i vogël ngjyrë blu, si qielli i mbrëmjes po të dilte dielli befas. Ah sa i bukur!

“Jingle bell, jingle bell, jingle on the tram…”

Jingle…bell.

Bell.

Bell – bell.

Ra zilja e orës. Ai hapi sytë. Ishte gdhirë. Hodhi një shikim përreth. Nuk kishte Santa Klaus. As tram.

Vetëm pëshpërimat dhe të qeshurat pas derës.

Kujtoi ëndrrën dhe uli kokën i mërzitur, por jo i dorëzuar. “Unë e di që ti ekziston Santa. Një ditë do ma bësh dhuratë tramin tim…”.

Fundja Luli nuk ia kish futur fare kot.

Këtu Halimi u qetësua plotësisht. Buzëqeshja e paqtë ia mbuloi sërisht fytyrën babaxhane. Madje një llampë e re iu ndez në kokë.

“Nuk u them budallenjve që tramin do ma bëjë dhuratë Santa Klaus. Nuk do më besonin…për Santën. Për dhuratën… pse jo? Le të mbetemi te dhurata tani për tani. Kushedi, me besim çfarë nuk ndodh…”. Buzëqeshja triumfuese i pushtoi fytyrën.

Madje, një tram për çdo lagje, për çdo rrugë të Kombinatit. Kontrolloi listën. Aty e kishte emër për emër. Si apeli i yjeve.

P.S. Këto ditë Halim Kosova deklaroi se tramin e Tiranës do ia bënte dhuratë… një kryebashkiak i Europës.

 

Share This Article
10 Comments
  • Shto, shto! Superfuqi energjitike ne Ballkan, 10.000 km rruge te reja dhe te rikonstruktuara (Shqiperia mezi ka 14.000 te tilla) , boshti rrugor tropoje, Has,, Kukes, peshkopi, librazhd, ate jugor si Tirane, berat, memaliaj, eshtrat e I.qemalit ne Vlore, 20milione dru arrore, 300 mije vende pune, shendetesi falas (edhe sikur te behet e tille, me kete cilesi dhe korrupsion?) etj. Politikanet tane, mesa duket kete gje dine te bejne me mire, po populli pse u ka besuar dhe i beson?

  • E bukur,
    z.Halim Kosova i vlefshem eshte per ne spital, me tutje eshte per fergese e raki si muhabetci e
    Tirones i vjeter qe eshte.

  • Shyqyr qe paska pare enderr me tram e jo ndonje “nightmare” me gjigande prej cimentoje si ato qe la dhurate Edi Rama.

  • Thone qe Drejtesia Turke nuk i merr si Deshmitare mesuesit ne Proçese Gjyqesore, se duke u marre me edukimin e femijeve , mendja u punon me kohe si e femijeve.
    Edhe Halim Kosi, duke u marre me paralindjet deri ne lindje te femijeve ka harru me llogjiku dhe me u shpreh si BURRAT.
    Mos ja vini re, e ka nga puna e tepert.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *