Endri Çekiçi kërkon kualifikimin ndaj Skënderbeut

redaktor

Një fëmijëri e kaluar në fushat ku luante Skënderbeu, duke vëzhguar të atin në aksion. Në moshën 18-vjeçare, Endri Çekiçi kthehet në Shqipëri, për të luajtur me Dinamon e Zagrebit si kundërshtar i korçarëve. “Shpresoj që të luaj, por jemi përgatitur për këtë ndeshje. Është një kundërshtar serioz, kështu që shpresojmë të kualifikohemi”, thotë Çekiçi.

Mesfushori i talentuar vlerëson rivalët nga Korça, edhe pse kërkon që në fazën e grupeve në Champions të luajë ai: “Skënderbeu ka krijuar një ekip mjaft të mirë, nuk është rastësi që janë pesë vjet kampionë të Shqipërisë dhe më bëhet qejfi që kanë ecur deri kaq larg në Champions, por shpresoj që në fazën e grupeve të kualifikohet Dinamo”.

Edhe pse në moshë fare të re, Çekiçi e ka të qartë se në sfida të tilla dhe kur çmimi në lojë është tepër i madh, nuk mund të flitet për favoritë apo rezultatin që synohet. “Luajmë për barazim? Nuk mund të them një rezultat të saktë, i cili do të na kënaqte. Ajo i takon të vendoset nga fusha, pasi varet si do të shkojë loja. Mendoj se në këtë fazë nuk ka favoritë dhe secila skuadër duhet të japë më të mirën për tu kualifikuar”.

Endri Çekiçi u transferua te Dinamo e Zagrebit në verën e vitit 2013 nga Teuta, për shifrën e 60 mijë eurove. Pas shkëlqeu në ekipin e të rinjve, në nëntor 2014, ylli i përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë firmosi kontratë 5-vjeçare si profesionit me gjigantët kroatë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *