Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar një video, ku u shpjegon qytetarëve se si ta plotësojnë vetë Lotarinë amerikane.
“Po e plotësoni vetë aplikimin tuaj për Programin e Lotarisë DV2021? Këtu do të gjeni një video në shqip që shpjegon të gjithë hapat në aplikim”, thuhet bashkëngjitur videos së publikuar nga Ambasada.
Kujtojmë se aplikimet për Lotarinë amerikane kanë filluar që në datën 2 tetor dhe do të vazhdojnë deri më datën 5 nëntor, ora 17:00.
j.l./ dita
