Ëndrrat fëminore të Berishës për luftë me serbët dhe shitja e naftës në vitet ‘90

Dita

Në prag të shtatë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka reaguar në facebook edhe ish-Kryeministri Sali Berisha i cili ka rrëfyer përjetimet e tij për Kosovën, jo vetëm si politikan dhe drejtues  i qeverisë shqiptare, por edhe personale.

Berisha shkruan në facebook se gjatë ceremonisë së dekretimit të disa prej atyre që morën pjesë në Luftën e Kosovës,  iu kujtua një takim i fillimit të viteve ’90 me disa prej luftëtarëve që kishin ardhur për të mësuar artin luftarak në Shqipëri. “Asokohe, unë prita në një takim të zgjatur një grup pre 35-40 prej tyre. I shikoja me adhurim. Ata po bënin atë ç’ka unë kisha ëndërruar gjithë jetën time të bëja. Që nga fëmijëria ime më e hershme të gjitha betejat e mia imagjinare me armiq, zhvilloheshin vetëm me pushtuesit e Kosovës”, shkruan Berisha.

Por duket se kjo ka qenë veçse në ëndrrat e Berishës, pasi pas viteve ’90, Kur Berisha mbante detyrën e Presidentit, në vend që të ndihmonte çështjen kombëtare, I shiti naftë makinerisë serbe e cila kishte filluar masakrën në Ballkan.

Për herë të parë për një media shqiptare lideri i Malit të Zi Milo Gjukanovic, politikani që ka dominuar jetën politike të këtyre 20 viteve të fundit në Ballkan pranoi në vitin 2012edhe tregtinë e bërë me Berishën për naftën duke thyer edhe embargo e vendosur nga OKB-ja. berisha1

“Shumë gjëra që kanë funksionuar në atë kohë nuk ishin të mbuluara me ndonjë nënshkrim në dokumentet zyrtare.. Thjesht jeta ka funksionuar me rregullat e saj.. Ne kemi patur komunikim me vendet fqinje, kishim mirëkuptimin e fqinjëve tanë. Kishin dhe interesa aty dhe në atë kohë kishte tregti. Ai që na i ka dhënë ato karburante nuk e ka berë falas. Ato karburante janë shitur me çmime më të larta sesa në kushte normale. Pra kishte dhe interesa aty. Por para së gjithash ishte ai mirëkuptimi, solidariteti dhe gatishmëria që të ndihmoheshin fqinjët të jetojnë në një kohë të vështirë….”, do të shprehet Gjukanovic në Ora Neës.

Por ndihma që u ka dhënë Berisha serbëve dalin qartë edhe nga një dëshmi tronditëse e botuar në të përditshmen “Dita” në 2013-n ku tregohet se Berisha mund ta ketë shitur Adem Jasharin tek serbët. Nënkoloneli në rezervë, Sokol Poga, i dekoruar në Kosovë për ndihmën ndaj UÇK, tregon se si Adem Jashari i ka thënë se si shteti shqiptar i ka shitur tek serbët. “Në vitin 1993, duke qenë në ilegalitet, Adem Jashari erdhi në Shqipëri të takojë vëllain e tij Rifatin, që vinte nga Gjermania dhe mori pjesë në diplomimin e njërit nga anëtarët e celulave të UÇK-së, Kadri Veselit, që u stërvit në Tiranë dhe gjatë luftës ishte shefi i G-2 (ZKZ,), ndërsa pas luftës, ishte shefi i shërbimit sekret të Kosovës. Ademi më tha: “Sokol! Më vjen keq, më dhemb në shpirt. Na ka dekonspiruar shteti shqiptar, na shiti tek shkjau!”, Kur grupi i Adem Jasharit mbaroi programin e përgatitjes në Shqipëri, Ademi dhe të tjerët që u kthyen në Kosovë, menjëherë u përballën me dekonspirim. Me të vajtur në shtëpi Ademi, tek Jasharajt shkoi policia serbe natën e vitit të ri. Si pasojë e dekonspirimit të bërë nga shteti amë e njëjta gjë ndodhi dhe me elementët e tjerë, të stërvitur në Shqipëri, të cilët, u detyruan të lënë Kosovën dhe të shpërndahen kryesisht në Zvicër, Gjermani e Austri. Vetë Ademi prej atëherë qëndroi në ilegalitet”, rrëfen Poga.

Share This Article
15 Comments
  • Prrallat e ketije Nasradinovicit nuk shkojne me .Ne Shqiperi e Kosove e dine shume mire se per ke ka punuar Saliu .Mortja i hengert si ne Shqiperi e Kosove qe nuk i mbyllin gojen ketije tradhetari qe kerkon dekorata se ka punuar per kombin shqiptare .Jane shume tallse keto deklarata qe tregon se shqiptaret as ta kruajne e ta rruajne kudo qe jetojne .

  • Nuk eshte shume e veshtir te njihet se kriminel,ju vetem shikoni kete foto ,se me ke ashte ne takim dhe e kuptoni vete .dy kriminelat me te rrezikshen ne ballkan .milo gjokanevic e sali miloshevic ,njeri qe shkaterroj malin e zi tjetri qe shiti shqiprine dy tralletar te kombeve te ndryshme ,qellimi njejte ,zoti ju zngate jeten edhe per pak dite

  • Po kur paskaqen i vogel,e ka pas enderr te luftonte serbet,po si trathtar qe eshte dhe si i pabes (pasi u martu me sllobodanken), i shiti kosovaret.

  • Prandaj i ka bere realitet endrrat sapo Ramiz Alia e zevendesoi me monumentin prej bronzi te Enverit, na la ne trashegimi nje percares, intrigant te pabese dhe tradhetar si sali berisha!
    Prandaj i ka realizuar te gjitha endrrat e tij te femijerise, sepse shkaterroj jo vetem Shqiperine, por percau tere Kombin. Po per Remzi Hoxhen? enderr e ka pasur qe ta zhdukte dhe ta linte pa asnje vend ku familjaret dhe miqt ta kujtonin ate patriot te nderuar!
    Mallkuar qofsh ne jete te jeteve sali berisha, mallkuar qofshin te gjithe ata injorant, kriminel, horra, tradhetar, mafioz dhe te shitur , qe te mbeshtesin ty, mallkuar qofshin laviret femra te klanit pd qe kalojne ne isteri dhe derdhin lot per nje Kriminel, intrigant dhe te pabese si ti or sali berisha, gangrena, metaztaza dhe e liga e mbare Kombit!

  • Ky eshte antishqiptari me I madh I te gjitha koherave,intrigant dhe I pabese si askush tjeter.Njeri qe cdo moment lufton per te percare dhe shkaterruar kombin shqiptar.

  • O’ Zot,po kush na thot se ka endrue me luftue kunder serbis,aman more Zot,po a nuk e shiqon kete ugerzi,kete faqezi qe mundohet edhe ty Zot tet mashtroj!
    Ky,dhender serbi,dhe ky bashkpuntori i udbes,qysh kohen e rankovicit,ky po na thot se enderr e ka pas me liftue per lirin dhe kosoven kunder serbve.o pika qe si bie or,Zot.
    Ky,qe burgosi Adem jasharin,ky qe vrau REmzi Hoxhen,dhe e humbi pa nam e nishan,ky sot po i thur lavde Adem Legjendarit,o hipokrizi o dallaverexhi,o mashtrus ore tradhtari i kombit.Po kete pis dhe kete mashtrus e kam dijte se eshte i till,por une po cuditna dhe jam pa mend,kur disa ish komandanta te uck,po i bejn alozhe dhe vizita kty qeni,si haradini,hashimi,po me duket krejt ata ashtu te thanun komandanta te gjall,pasken qen te dyftyrsh,edhe e din se cfar ju ka bere,e din se i ka tradhtuar,i ka burgos,i ka shantazhu,i ka vrar disa komandant te logjistikes,dhe prap kta shkoin te ky tradhtar,sot ishte haradini,bilem basha e beri qytetar nderi,po cfar te them ore tani,basha ishte perkthysi i unmikut kur dhe i perpunoi akuzat bashke me serbet kunder uck-s,dhe tani ne saje te bashes behet gjygji special,kunder luftes s’uck-s,kyllamushi po shkon te sali serbi dhe lulzim serbi dhe perqafohet me ta,po si nuk bie nji termet dhe ti zhduk kta mortje more aman.

  • Qe Sali Berisha ka qene dhe eshte spiun I serbit kete e dine te gjithe si brenda dhe jashte vendit por qe shqiptaret jane shnderuar ne buracake dhe sahanlepires te ketij tradhetari ne jete te jeteve nuk do ta besoja.Kemi qene te shtypur e te pushtuar por krenarine kombetare nuk e humbem kurre kurse qe kur ja dhame pushtetin ketij te shituri jemi katandisur te mohojme vetveten dhe varet e te pareve tane.Zoti nuk ka per te na falur kete mekat qe po bejme ndaj Atdheut.

  • O idioter embargon nuk mund te thyejn vende shume te fuqishme e jo ta thyej Berisha.Une mendoj se i ka dhen pak naft duke ditur se cfar njerzish jan.Kosovart ne turqi e kan vendin.Shikoni se si po isherbejn islamizmit.

  • Ne kosovaret nuk do ju besojme kurre ma genjeshtrave dhe intrigave te ketij mendjeprishuri me ambicje te semuar per pushtet.Ky per inters i shet gjithe shqiptaret madje edhe femijte e tij.
    Tani kosovaret e dine se po te ishte Sali Berisha ne krye te shtetit a pushtetit ne vitet 1998-1999 ne Shqiperi,Kosova edhe sot e kesaj dite do te ishte nen roberine e eger serbosllave.Ka fakte e prova se ky jo vetem qe shiti tek serbet luftetaret e lirise por i ndoqi dhe i likuidoi edhe vete ,per kete ka deshmi e prova te pakontestueshme.Njera nga keto prova eshte edhe vrasja ne turtura e Remzi Hoxhes,nga SHerbimi informativ i Berishes kur ky ishte ne krye te shtetit dhe zhdukja e kufomes se ketij patrioti e cila ende nuk eshte gjetur as sot e kesaj dite.Salihu pra perdori te njejtat forma dhe metoda makaber per njerzit qe luftonin per lirine e Kosoves.
    Shqiptaret e Shqiperise dhe te te gjitha trojeve shqiptare nuk duhet kurre ma te lejojne qe te udhehiqen nga monstrume te sojit te Berishes i cili do kujtohet ne histori si fatkeqesia me e madhe e shqiptareve e ketij shekulli.Njeriu i cili perqau dhe kontaminoi Skenen kombetare dhe politike te shqiptareve.Ky mund te tregoje endrra dhe broqkulla tani sa te doje por veprimet antishqiptare dhe antinjerezore flasin me shume se njemiliarde fjale.

  • Jane serbet, ideali ,idoli,enderra feminore dhe pleqerore te malokut ,Ishte i perveluar ta perfillnin,ta merrnin ne konsiderate,te hynin ne pazarllek me te.Ja,si kapardiset si kurve e ndershme me presidentin e Malit te Zi, Bullatovic,kusheriri i pare i te shoqes,Sllobodanka.Te pakten tani mjedisi shqiptar e njeh mire.Kaq,se agjentet e serbosllavise ne krye te Shqiperise kurre nuk jane ndeshkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *