Sali Berisha, aktualisht k/ministër dhe kryetar i P. D.-ke, ka angazhuar të gjithë makinën e tij të demagogjisë, mashtrimit , gënjeshtrës, joshjes e shantazhit për të mbajtur me çdo kusht pushtetin e inkriminuar deri ku nuk mbanë më. Ena e tij është e mbushur deri në buzë me ujin e gjirizeve të krimit dhe korrupsionit të pashembullt. Në këtë situatë të vështirë ku ndodhet, përveç përdorimit të marifeteve për ta bërë sa më konfuz procesin para e pas zgjedhor, doemos që kërkon të ketë aleatë, përkrahës, mbështetës, përkëdhelës nga çdo gjiriz që mund ti vijnë. Sipas përvojës tij rezultative, ai po përpiqet ti rinovojë strukturat qeveritare e shtetërore -përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve dhe që i ka vënë nën kontrollin e tij. Sigurisht në funksion të sjelljes së rezultatit në favor të tij. Agresiviteti i tij i dukshëm dhe i pa dukshëm, kësaj here do të jetë në nivelet më të lartë se as njëherë tjetër. Asnjë iluzion nuk duhet ushqyer për këtë individ me rrezikshmëri të veçanta shoqërore. Në këtë kuadër, ai po riaktivizon aleancat me patericat e tij të vjetra. Por, duke ideuar taktika të reja…
Ilir Meta, i cili e mbajti në këmbë për katër vjet qeverinë më famë keqe të 22 viteve të fundit, tani po na shfaqet si i mënjanuar ,,politikisht” nga koalicioni i korrupsionit. Po na prezantohet si moderator e amortizator i tensioneve. Si njeri i kompromiseve e luftëtar i madh i integrimit evropian. Ai po përpiqet të ndërtojë një poçe (enë) balte ku i ka lënë hapur vrimat e hyrjes të ujërave të ndenjur që kimikisht janë të njëjtë me ujin e gjirizit “Berisha”’. Në këtë poçe të Ilirit ka hyrë Dulja që çdo hap e hedh të komanduar nga Athina. Gjithashtu, ai (Iliri) i a ka lënë të hapur vrimën poçes vet edhe për luftëtarin e ,,madh” të çështjes çame, Shpëtim Idrizi- që aktualisht lëpinë ndonjë kockë në qeverinë ekzistuese të Sali Berishës. Nuk përbën ndonjë çudi, që një vrimë hapur në atë poçe të qelbur, Iliri e ka lënë dhe për një Marko Dajti- komunist. (Çudi do të jetë nëse sh. Dajti do të mbytet në atë poçe me ujë gjirizi). Këtë poçe Ilir Meta e ka pagëzuar ,,Poli i Qendrës” që, sipas tij, do të bëhet pengesë për krijim të një ,,mazhorance arrogante” (!?). Lexuar saktësisht ,,idenë” dhe qëllimin e ,,nuhatësit” të politikës, do të konkludojmë se Ilir Meta, mendon e synon të jetë faktor vendimtar si qeveri formues pas 23 qershorit. Ai, duke ushqyer delirin e tij se ,,do ti a kenë nevojën dy partitë kryesore”, do të jetë i gatshëm ta bashkojë poçen e tij me atë ,,parti kryesore” që i ka premisat të krijojë qeveri. Të ribashkohet me Saliun, në se rezultatet e votimit ia mundësojnë këtë, ai nuk e ka për gjë fare sepse enët i kanë me të njëjtin ujë të qelbur.
Por, me tolerancat që vihen re ti bëhen nga P. S.-te, ai do të jetë shumë i gatshëm, madje enthusiast, ti bashkohet qeverisë të mundëshme të socialistëve, natyrisht duke pretenduar një thelë të madhe. Kështu ai, njëherësh, ,,pastron” biografinë politike të njollosur nga korrupsioni me ,,bllok, zë e figurë”.
Opinion i nënshkruar: Ramazan Sula
