Energji falas për të varfrit, apo provokim?

Saimir Lleshi

Në komisionin parlamentar të Ekonomisë ka nisur shqyrtimin një projektligj që u jep falas energji të varfërve.

Nisma vjen nga deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani, sipas të cilit duhet vendosur një masë e caktuar kilovatësh që t’u jepen falas familjeve në nevojë. Sipas relacionit, ky draft mbart efekte financiare dhe është bazuar në llogaritjen e rreth 82 mijë familjeve në nevojë që përfitojnë aktualisht ndihmë ekonomike.

Duke pasur parasysh këtë situatë , duke pasur parasysh dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit që kanë ardhur pranë Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkohet aksesi për konsumatorët për energjinë elektrike, që të mos mungojë energjia për ato shtresa që janë në nevojë dhe e kanë të pamundur që ta përballojnë, vjen kjo nismë ligjore e iniciuar nga shoqëria civile, “Nisma Thurje”, e cila i ka dërguar një kërkesë çdo deputeti nëntorin e vitit të kaluar për të mbështetur këtë iniciativë. Unë zgjodha që ta mbështes”, tha Bogdani.

Nismën e kolegut të tij demokrat, e mbështeti edhe ish-ministri i Financave Ridvan Bode, i cili sqaroi se sa ndikim do të ketë në buxhet kjo nismë. “Sado të duket një kosto shumë e madhe, nuk është më shumë se 400-500 milionë lekë në vit. Kërkon vetëm vullnet dhe identifikim të familjeve në nevojë. Kostoja për mendimin tim nuk është problem”, deklaroi Bode.

Dashamir Shehi përmendi dhe dy arsye të tjera se pse qeveria duhet të lehtësojë familjet e varfëra nga fatura e energjisë. “Keni çuar policinë të mbledhë lekët, keni rritur çmimin, do bëni ndonjë lëshim? Si qenka kjo punë kështu”, u shpreh Shehi.

Anëtarët socialistë në këtë komision u shprehën se kjo nismë mund të rrisë abuzimet në këto shërbime. Relatori Andrea Marto tha se nisma duhet të shqyrtohet nga qeveria më parë për mbulimin e kostos prej 1.2 miliardë lekësh. Sipas tij, nëse kostoja nuk mbulohet, ligji nuk mund të miratohet.

Ndërmarrja e një mase të tillë mund  të krijojë precedentë për pagesa të tjera si për shembull lehtësim për faturën  e ujit të pijshëm, ose kërkesa nga grupe të tjera sociale që kalojnë vështirësi ekonomike, siç mund të jenë persona me aftësi të kufizuara që do të sillte një rritje të mëtejshme të kostos financiare”, tha Marto.

Por deputetët e maxhorancës thanë se, përpara miratimit në Komisionin e Ekonomisë drafti duhet të marrë më parë dakortësinë e qeverisë dhe Komisonit të Çështjeve Sociale, i cili është edhe përgjegjës.

“Një nga rregullat që ka Parlamenti është ky: mblidhet komisioni përgjegjës, hap diskutimin, dhe mundet edhe të vendosë, dhe pastaj kërkon mendimin nga ne. Këtu ka ndodhur e kundërta”, deklaroi anëtari socialist i komisionit, Anastas Angjeli.

“Iniciatori është i juaji, komisioni përgjegjës drejtohet nga ju. Duhet të kishte bërë detyrën që bëra unë, të vinte në dijeni qeverinë për këtë iniciativë. Nuk e ka bërë. Atëherë, puna e këtij komisioni ndërpritet këtu derisa komisioni përgjegjës të ndjekë rrugën ligjore për shqyrtimin e këtij projektligji”, tha kryetari i komisionit, Erjon Braçe.

Pas diskutimeve, Komisioni për Ekonominë dhe Financat rrëzoi projektligjin në fjalë. /Dita/

 

 

Share This Article
3 Comments
  • Nje pyetje me ka munduar per shume kohe! A eshte PD dhe Sali Berisha nje parti e djathte apo eshte nje parti extremisht e majte?! A eshte nje Berisha nje populist, albanofobist,spiun qe, merr udhezimet nga serbet?! A vrau vete Berisha me mendjen e tij djallezore ne Shkoder Arbenin? A vrau rrahu dhe ngriti firmat piramidale apo zbatoi urdherat si spiun?! A eshte i majte Berisha kur u thoshte militanteve mos paguani dritat dhe nuk i hoqi emrat nga listat? Dhe tani Gert ,Bogdani del me nje propozim Berishist super te majte! Falas dritat! Mire Berisha qe e ka marre “uraten” po keta koqet e rinj nuk e dine cfare bejne? Kaq kane vjedhur dhe keta te tjeret ne PD sa Berisha ja u ka vene koqet ne mengene?! Urime PD? 21 Janari po pret!

  • Po mire more Gerti, qe do me vu vetulla por po i qit vete syte, energjine e 82 mije familjeve qe do harxhojne do ta paguje pjesa tjeter e popullsise? po hik more bibilush se me keto men nuk kini me mor asnji vote. Dil e thuj more idjot ai qe prish pagu, kjo eshte drejtesi e vertete qytetare

  • Kam edhe nje ide me te mire. Te konfiskohen rrogat,llogarite bankare dhe gjithe pasurite e Gerti Bogdanit dhe shpellareve te tjere te PD-se dhe me ato para te paguhen faturat e energjise dhe ujit per te gjitha familjet e varfera ne Shqiperi. Besoj se per nja 20 vjet ato familje nuk do kene nevoje te paguajne asnje qindarke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *