Energjia, familjarët janë debitorët më të mëdhenj

anazapta

Institucionet shtetërore i kanë borxh kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike 7.5 miliardë lekë, ose 75 milionë dollarë. Por borxhin më të madh ndaj CEZ e kanë familjarët, faturat e papaguara të të cilëve arrijnë në total në 40 miliardë lekë, raporton Vizion Plus.

Një nga qytetet që ka dhe përqindjen më të madhe të konsumatorëve debitorë është ai i Kukësit ku 96% e banorëve nuk paguajnë faturat e energjisë, ndërsa qyteti që ka përqindjen më të madhe të është Korça, ku vetëm 5% qytetarëve që nuk shlyejnë detyrimet.

Niveli i arkëtimeve të kompanisë CEZ në dhjetor të 2013-s arriti në 3.2 miliardë lekë, ndërkohë që sasia e faturuar shkon në 4.5 miliardë. Një ditë më parë qeveria njoftoi ngritjen e një task force, e cila ka për qëllim eliminimin e humbjeve në rrjet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *