Energjia, veriu i vendit së shpejti me 11 hidrocentrale të rinj

anazapta

Në kaskadën e lumit të Currajt, në zonën e Lekbibajt të rrethit të Tropojës, do të nisin së shpejti punimet për ndërtimin e 11 hidrocentraleve të vegjël.

Burime pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës bëjnë të ditur se kompania ndërtuese ka konfirmuar se tashmë janë zgjidhur të gjitha problemet mes pushtetit vendor dhe kompanisë ndërtuese. Kompania që ka marrë me koncension ndërtimin e këtyre 11 hodrocentraleve, ka pranuar që gjatë muajve të verës uji dhe kanalet t’u shërbejnë banorëve të fshatrave për ujitjen e të mbjellave, që ishte ndër problemet kryesore në interes të banorëve të kësaj zone të largët.

Ndërtimi i 11 hidrocentraleve  mbi lumin e Currajve  është marrë përsipër nga shoqëria  “Telemenia Curraj” sh.p.k.  Kompleksi hidroenergjitik  i përbërë nga 11 hidorcentrale të vegjël me fuqi të instaluar 105,193 kë gjithsej. Vlera e investimit për  ndërtimin e këtij kompleksi hidroenergjitik arrin në 16 miliardë lekë.

Mes veprave të shumta  të artit do të ndërtohen edhe tunele, mes të cilëve më i madhi ka një gjatësi prej 3,1 kilometër. Kjo kaskadë  përdor potencialin ujor të lumit të Currajve dhe degëve të tij, siç janë Përroi i Bardhë, Përroi i Zi, lumi i Pajës dhe lumi i Kuqit.  Ndërtimi i këtij kompleksi  hidrocentralesh  mundëson edhe rritjen e punësimit të banorëve, ndërtimin e disa rrugëve automobilistike që janë të rëndësishme në këtë rajon të largët.

Në qarkun e Kukësit  brenda pak viteve  pritet të ndërtohen  mbi  45 hidrocentrale të vegjël.  Qarku i Kukësit ka mundësi të  konsiderueshme ujore për zgjerimin e ndërtimit të hidrocentraleve të vegjël. Një gjë e tillë  është vërejtur  edhe  në  fillim të viteve ’70  kur u ndërtuan  10 hidrocentrale të vegjël, prej të cilëve 7 në rrethin e Tropojës, 2 në rrethin e Kukësit dhe një në rrethin e Hasit. / MONITOR

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *