Ligjvënësi amerikan Eliot Engel, tha të martën në Bruksel se është frustruese që Kosova nuk fitoi liberalizimin e vizave, ndërsa i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të reagojë pozitivisht kur Kosova përmbush detyrimet e saj.
“Një nga çështjet ishte shënimi i vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe Kosova duhej të përfshihej në regjimin e udhëtimit pa viza, por kjo ende nuk ka ndodhur. Kjo është frustruese. Kur Kosova të shohë përgjigje pozitive në kërkesat ndaj saj, atëherë nuk do të ketë probleme”, tha ligjvënësi Engel i cili ishte pjesë e një delegacioni dypartiak të Kongresit amerikan që mori pjesë të martën në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Ligjvënësi Engel tha se njohja e ndërsjellë duhet të jetë në thelb të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke i bërë thirrje qeverisë serbe të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës.
“Nuk mundet Serbia të mbajë Kosovën jashtë INTERPOL-it, jashtë UNESCO-s dhe të përpiqet të nxisë vendet tjera të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kjo nuk është e drejtë. Duhet vullnet i mire tek të dyja palët. Do të dëshiroja të shihja edhe Serbinë edhe Kosovën si anëtare të Bashkimit Evropian”, tha ai.
Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje të dyja palëve që të ulen ne tryezën e bisedimeve për të arritur një marrëveshje normalizimi që “në thelb do të ketë njohjen e ndërsjellë”. Ky qëndrim u ritheksua edhe në letrat e fundit që presidenti Donald Trump u ka dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Por, tash për tash bisedimet janë pezulluar, meqë Beogradi e kushtëzon vazhdimin e tyre me heqjen e tarifave të vendosura nga qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe.
Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Kosovës pezullimin e tyre, por kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj refuzon një gjë të tillë deri në, siç thekson, njohjen e Kosovës nga Serbia.
burimi: voa
v.l/ Dita

Miku i ngushte i Shqiptarve te Kosoves Elton Engell. Jane te pa harruer mbeshtetje qe ky senator u dha shqiptarve te Kosoves. Une shpreh mirnjohje te thell per kete kongresmen Amerikan.
Deklarat e tije ne normalizimin e dy vendeve eshte nje ogur i mire si per Kosoven ashtu edhe per serbin.
Prandaj kollitja e tyre do te nxise perparimin ndermjet dy shtetev Serbis e Kosove ne te mire te tyre dhe te ballkanit Perendimore.
Iku koha e barjerave qe na la shekulli i Kaluar.Ky shekull duhet te realizoi interasat e popullit shqiptare te shumevuajtu dhe te gjakosure pambarimishte nga Serbia deri ne viti 1999.
Do te jete akoma me mire per Serbin ta lexoj mire kete thirrje qe u ben Elton Engell ne interes te te dy palve.
“Thaçi, fajtori kryesor për zbehjen e marrëdhënieve me SHBA-në”
Ish-shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së, William Walker, ka thënë se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe SHBA-ve janë zbehur.
“Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të forta. 20 vjet më parë secili në Amerikë dinte diçka për Kosovën dhe secili këtu e donte Amerikën. Për të dyja anët kjo është zbehur”, është shprehur miku i madh i shqiptarëve, diplomati amerikan, William Walker.
Sipas tij, duhet të punohet që të rindezet interesi i Amerikës për Kosovën.
Lidhur me raportet Kosovë-SHBA dhe mundësinë e përmirësimit, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka thënë për gazetën “Bota sot” se marrëdhëniet me SHBA-të dhe nuk mund të prishen por të lëndohen.
Drita Millaku
“Marrëdhëniet me SHBA-në janë të shenjta për Republikën e Kosovës ato janë marrëdhënie të çimentuara me luftën dhe çlirimin tonë nga forcat e NATO-s, prandaj këto marrëdhënie janë të popujve tanë, këto nuk mund të prishen por mund të lëndohen dhe atë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar”, është shprehur ajo.
Sipas Millakut, fajtori kryesor për zbehjen e marrëdhënieve me SHBA-në është presidenti Thaçi.
“Fajtori kryesor për zbehjen apo edhe lëndimin e marrëdhënieve tona me SHBA-në është presidenti Thaçi i cili me aventurat e tij e rëndon komunikimin në mes vendeve tona. Ideja e Thaçit për shkëmbim territoresh, mandej për korrigjim e idetë e ngjashme e kanë vënë në siklet edhe politikën amerikane, prandaj ne duhet të marrim masat e duhura për të larguar Hashim Thaçin nga vendimmarrja sepse ai tashmë nuk e mbron interesin e Kosovës”, ka deklaruar deputetja Millaku për “Bota sot”.
Fundja , Thaci kete e vertetoi vete me gojen e tij ne aferen e pergjimeve PRONT ku ai I drejtohet bashkbiseduesit ne telefon se :
” do te Luajme pake koqe me Ameriken ” por , une quditem me zyrtare te Amerikes pse pranojne te flasin me te dhe pse I lejojne hyrjen ne ShBA
Tu bafte dita njimije ore miku i vertet i shqiptarve qe gjindesh ne dite te ngushte per te mbrojtur rracen ma superiore te botes.
Zoti Engel eshte njeri i drejte. Nuk po mban anen e askijt. Thjesht po thote gjerat sic jane. Dhe e drejta eshte me Kosoven ne kete rast.
Evropa po ben politike interesash qe sjell, sic ka sjelle, grindje e luftra ne ballkan.
Ore po pse nuk i heq njehere Amerika vizat per Kosoven njehere ?!
Lerini pordhet me rigon.
@Hosten,
Amerika nuk ja premtoi vizat Kosoves dhe nuk ja dha.
Kriteret e vizave amerikane ndaj kosovareve nuk jane specifike per ta.
Ky eshte ndryshimi!
Ok, kuptova . Ama as Evropa nuk ja premtoi dhe nuk ja dha. Jane nje sere kushtesh per t’u plotesuar. Sidomos tani ne keto kohera jane akoma me rigoroze per zbatimin e kushteve te kerkuara. Edhe per mos haplen e Negociatave me Shqiperine deri tani, kane me se te drejte. Pallavrat e politikaneve shqiptare, si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove, jane per konsum te brendshem.
Ti je mbreti i shqiptareve poshte komunistat
ELIOT ENGEL jep mendime te qarta, te sakta dhe te drejta.
Keshtu si eshte e verteta.
Por ne menyre veçante EVROPI gjithenje ka bere politike kurvash, sepse politikanet e saj jane kurvar.
Ka 30-te vjet qe nuk kemi politikan qe i duhen BE-se, sepse jane dallkauke si ti frijne interesat e tyre dhe te pa afte.
Prandaj ne shume shtete te Evropes, ne Ballkan dhe ne menyre te veçante ne SHQIPERI kemi kete korrupsion te pa pere dhe ja ku jemi, na eshte ulur kembe kryq varferia dhe mjerimi, eshte mbushur vendi me trafikant droge, shtuar gansterizmi, kriminaliteti, na jane ulur lindjet, na eshte shtuar emigracioni ne menyre galopante per te gjithe ata qe jane te zotet e punes dhe te shkolluar qe nuk durojne kete gjendje mizerabel.
Kete gjendje e kemi nga disa politikan te tipit SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe ky karagjozi, pordhaci i fundit EDI RAMA.
Shume shpejt Shqiperia do te jete e mbushur me pleq dhe plaka. Tung.
@Hosteni: Me duket se jeni gabim. Evropa i kerkoi Kosoves vijen e demarkacionit me Malin e Zi (ku Kosova humbi disa ### hektare toke) si kusht per vizat. Plus ca kushte te tjera.
Te tera kushtet i plotesoi Kosova. Ato qe i thane!
Tani?!
Arsyeja eshte qe Evropa eshte nje shporte me karavidhe ne politiken e jashtme. Secili anetar vendos kushtet e tij, edhe kur ato plotesohen, anetaret, “pa pike turpi” vendosin kushte te tjera. Evropa nuk ka nje qeveri federale te forte. Prandaj nuk con dot nje pune deri ne fund. Amerika, me qeveri federale me te fuqishme (ka ekskluzivitetin e politikes se jashtme), vendos pikat mbi “i” per punet qe le pergjysme Evropa. Nuk e di sa gjate mund te funksionoje ky bashkim. Si e veshtire duket per mua.
AH EVROPE O KURVE E VJETER…!?
– Me evropian se vet evropianet !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Kambana alarmi per Brukselin…
Sipas te dhenave te shtypit evropian dhe amerikan qe u referohen agjencive ligjzbstuese, rreth 500 deputete dhe zyrtare deri ne nivele te larta politike te vendeve anetare te BE -se dhe Britanise se Madhe perfshi edhe dhjetra anetare te Parlamentit Evropian jane te pickuar , te kapur ose rekrutuar nga Ish- KGB dhe GRU sovjetike ruse.
As shtylla kryesore e BE -se dhe miku me i fuqishem perendimor i Shqiperise si shtet dhe shqiptareve si komb, kuptohet pas SHBA-se, Gjermania nuk ben perjashtim.
Ishin KGB -ja dhe GRU-ja sovjetike qe kishin depertuar deri tek kryesekretarja e ish-kancelarit gjerman Helmut Shmidt, neper duart e se ciles kalonin te gjithe sekretet madhore te BE-se, NATO-s, SHBA-se !
Ish- kancelari tjeter Gjerman Shrojder punon tash sa vite per Korporaten me te madhe ruse te Naftes se Putinit, Lukoil !?
Kryetari i Komitetit te Ceshtjeve Evropiane te Bundestagut gjerman Gunter Krischbaumeshte, i anatemuar prej vitesh edhe nga vete shtypi gjerman, me seriozi dhe me i sakti ne BE, si dore e zgjatur e Putinit dhe sherbimeve sekrete ruse ne Gjermani., pa u futur ne aferat korruptive te bashkeshortes se tij rumune, nje nga fidanushtet e rendesishme te spiuneve te Kremlinit ne Evropen Lindore dhe ne BE nepermjet femrave bukuroshe me te cilat si KGB-ja, RÍA sot, dhe GRU-ja kane care rrugen e historise me p. jeshkat e tyre ne dore !
Kur kjo dukuri ka permasa te tilla ne vendin dhe shtetin me te fuqishem e me te disiplinuar ne BE nuk eshte e veshtire te merret me mend se cfare ndodhe ne shtetet e tjera anetare te Evropes se Bashkuar .
… e aq me shume per shqiptaret
Kjo eshte nje kambane alarmi jo vetem per BE-ne, por per mbare Boten, ne menyre te vecante per nje vend te vogel si Shqiperia si shtet e shqiptaret si komb i sakatuar, copetuar e gjakosur ne menyren me te perbindshme tash e 150 vjet !
Ishin politika albanofobe ruso- sllave dhe pazaret e felliqta te Portes se Larte te Stambollit dhe Sulltan Abdylhamitit me Shen Pjeterburgun, ishin Kongresi i Berlinit, Konferenca famekeqe e Londres dhe deri diku edhe Jalta qe krijuan Golgoten Shqiptare, genocidin dhe “token e djegur “ te Kosoves, Camerise e gjitheshqiptare !
Ishte lapsi i kuq i Winston Churchillit dhe jo “ Ylli i Kuq “ i Stalinit qe e perplasi Shqiperine e sakatuar nen “Draperin e Cekanin” stalinist, qe Enver Hoxha ia kaloi edhe atij vete me luften e klasave, me luftes kunder fese, me kolektivizimin e tufezimin jo vetem te bujqesise e blegtorise, por edhe me “njeriun e ri” ala Stahanov e ala Lej Fen qe tjetersoi edhe vete njeriun shqiptar !
Eshte politika e sterkorruptuar, atdherrenimet dhe atdheshitja e Sali Berishes dhe “Bandes se Gangstereve” politike e biologjike te tij qe e lan per 27 vite popullin me properendimor e me proamerikan ne Evrope e ne Bote jashte familjes se tij natyrore, Bashkimit Evropian.
Me properendimor se vete perendimoret !
Eshte i vetmi popull evropian qe u ngrit dhe shkallmoi diktaturen komuniste me te eger komuniste ne Evrope me kushtrimin mbare popullor:
– E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
– E duam Shqiperine si Amerika demokratike !
Ishte populli shqiptar me Gjergj Kastriotin Skenderbeu ne krye, qe per 25 vjet mbrojti me gjakun e vet jo vetem Atdheun e vet, por edhe kristianizmin dhe qyteterimin evropian nga Perandoria Otomane dhe ne vend qe te ndihmohej e shperblehej, u shit si mall pa zot e u shperdor si monedhe kembimi per te permbushur oreksin ruso- sllavo- grek ne kurriz te tij e trojeve historikisht Shqiptare!
Ishte diktatori komunist shqiptar Enver Hoxha, dhe shqiptaret qe perzune me bisht nder shale luftanijet e nendeteset, floten ushtarako- detare te BRSS-se e te Traktatit antiperendimor te Varshaves ne vitet gjashtedhjete nga e vetmja baze ushtarake e saj ne Mesdhe duke i kursyer Perendimit demokratik miliarda dollare perballe kercenimit rus…
Mirepo ne kohen qe populli shqiptar kercenohej nga uria per shkak te thatesires rrenimtare te viteve 60 dhe asnje vend perendimor, as Italia as Franca… askush nuk pranoi ti shiste grure apo miser as me valute e flori ne dore.
Vetem bujaria e Kines qe i ktheu nga rruge vaporet me grure, oriz dhe miser per popullin e vet drejt Durresit dhe shpetoi popullin shqiptar nga vdekja masive per buken e gojes !
Keto jane faktet historike !
Jo rastesisht shqiptaret dhe zemra e plasur nga genocidi 130 vjecar serbo- sllav e popullit te Kosoves thuri kengen “ O Evrope o kurve e vjeter …. “
E cfare ndodhi e si po e trajton Evropa e Bashkuar pranimin e Shqiperise e Kosoves ne gjirin e saj naturor e shpirteror!?
Miliardat e BE-se per Beogradin e Meka e Nena e Serbise !
Iu hap drita jeshile e bisedimeve per anetaresim perpara Serbise e Malit te Zi, te bombarduara nga avionet e NATO-s e BE-se per shkak te genocidit ne Kosove, dhe i pari shtet jashte BE-se me flamur shteteror kopje e Flamurit te tij e qe perdori si monedhe te saj Euron, shteti drejtesia e te cilit kontrollohet nga Brukseli, e Evropa akoma nuk ia ka hequr as vizat per te udhetuar si evropiane ne Evrope !
BE “e mencur” investon miliarda euro ne Serbi, nderkohe qe Beogradi e Vucici shpenzojne miliarda euro per te blere raketa e aeroplane, tanke e pajisje luftarake nga Putini e Moska !
Politiqyqaret vendímarres evropiane kakarisin nate nate e dite per te mos lejuar depertimin dhe influencen ruse ne Serbi, ndersa zhvillojne manovra te perbashketa, kane baza ushtarake, e qendra spiunazhi e dizinformacioni ala Sputnik ne Nishin ish- shqiptar e ne mbare Serbine , udheheqesit me te larte serbe e kane kthyer Mosken njesoj si Haxhijte Meken ku falen dite e nate !
Evropa investon miliarda euro … Beogradi falet tek Nene Rusia !
E mua ketu ne Nju Jorkun e larget se si me kushtrojne si himn vargjet e zemres se zhuritur te folkut kosovar , te kombit tim:
Ah Evrope o kurve e vjeter … !
E ndjehem krenar per popullin kombin tim te lindjes ! Pse !?
Edhe perballe ketij mali padrejtesish e intrigash, lumenjesh gjaku e genocidi, perballe rrezikut te shfarosjes, mbijetoi e mbetet populli 95 per qind properendimor e proamerikan !
Tash e 550 vjet jemi populli me evropian ne Evropen qe po vonon e po na le duke pritur para deres se shtepise sone te perbashket ne themele te se ciles jane jo vetem lumenj gjaku dhe sakrificat tona, por edhe qyteterimi yne i lashte qe gjithmone i ka pasur mendjen e syte. shpirtin dhe zemren nga Evropa e SHBA-ja! Me evropian edhe se vete evropianet !