Engel: Qeveria e opozita të punojnë bashkë në çështjet që bashkojnë shqiptarët

anazapta

Kongresmeni amerikan Eliot Engel inkurajon qeverinë dhe opozitën shqiptare që të punojnë së bashku për çështje që bashkojnë të gjithë shqiptarët. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “INA”, kongresmeni Engel tha se Shqipëria duhet të lëvizë më shpejt në rrugën e përparimit dhe integrimit. “Në një përpjekje për të përmbushur standardet e Bashkimit Evropian, në Shqipëri, unë i inkurajoj të dyja palët – qeverinë dhe opozitën për të punuar së bashku në çështjet që i bashkojnë të gjithë shqiptarët. Tani që Shqipëria, ka mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme, unë shpresoj se i është hapur një shteg për anëtarësimin e saj në BE, që do të jetë i shpejtë dhe i qartë.”, theksoi kongresmeni amerikan. Sipas Engel, “Shqipëria përballet ende me sfida të mëdha që kërkojnë bashkëpunim dhe vëmendje nga të gjitha partitë në vend”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *