Engjëjt e Shtëpisë Qendrore dhe djajtë e Partisë Socialiste

Dita

Zoti kish një thes me engjëj,
të ndritur e me brerore,
dhe një ditë të gjithë i zbrazi,
mu tek Shtëpia Qendrore!

Aty paqja mbretëron,
por aspak nuk është çudi,
më të mirët e të mirëve,
Zoti i hodhi aty!

Natë e ditë aty dëgjojmë,
një këngë që shëron njeriun,
janë engjëjt që këndojnë,
me krye engjëll Saliun!

Jeta rrjedh rreth trëndafilave,
e ëmbël dhe paqësore,
më të mirët e të mirëve,
janë në Shtëpinë Qendrore!

Këndojnë engjëjt në kor,
ndënë avujt e temjanit,
zëri i Zotit madhështor,
ja zuri frymën shejtanit!

Jeton një shtëpi në paqe,
me magjitë e muzikës,
ç’farë janë brenda atij gardhi,
as emrin s’ia dinë të ligës!

Ajo dritë e ajo paqe,
nuk është ndonjë surprizë,
se engjëjt që hodhi Zoti,
nuk ngacmojnë asnjë mizë!

Ç’dashuri që ka atje,
do ta shihje po të vije,
ndaj shpërndan nëpër Atdhe,
veç mesazhe dashurie!

Zoti kish një tjetër thes,
plot me ajkën e banditëve,
zbrazi djaj e të pabesë,
tek oborri i socialistëve!

Aty nisën ulërimat,
nëpër copat e shkëmbinjve,
e mbushi sheshin dhe vrimat,
koloni e gjarpërinjve!

U drodhën dyer e xhama,
asgjë nuk mbeti në këmbë,
kur doli kryedjall Rama,
me thikë shtrënguar në dhëmbë!

Kur doli kryebanditi,
nisën funebrat mortore,
Shqipërinë-ai thërriti,
do ta kthejmë në thertore!

Krye djalli dha kushtrimin,
me ulërima mortore,
banditët nisën marshimin,
të djegin Shtëpinë Qendrore!

Villnin tym e zjarr nga goja,
nisën rrugën si të marrë,
më i miri i banditëve,
njëqind njerëz kishte vrarë!

Ata vrasës-ata bisha,
gjëmonin sa tundnin dheun,
u nisën me zjarr e pisha,
për të djegur gjithë Atdheun!

Ulërisnin: “Duam gjak,
bomba-dyfeqe do zbrazim!”,
njerëz andej mos kaloni,
se banditët do t’ju vrasin!

 

Share This Article
5 Comments
  • Kjo perkthehet:

    Thuajma,sa s’ta kam thene
    Moj dobicmadhja me rrenje
    Moj nema qe mbjell gjeme!
    Moj te … derri, t’teme…

    Ja keta ,pjell’ e ulkonjes….
    (Vrau,preu,poqi,dogji…),
    Pastaj,faturen, lehones!
    Rilindjes,qe sapo leu!…

    • Dikujt ja prenë dritat, dje
      dikujt më thanë,ja pren’ dhe sot
      betohej i gjori,për qiell e dhe
      por gërshërës,si shpëtoj dot
      s’e pyeti kush,vall’, a ke bukë
      për fëmijët,,a ke këpucë
      i dërguan, dy tre kopukë
      nuk paguan, drejt në birucë
      I mjafton Tiranes..vetem nje ves shiu
      Vershon muti Lanës..rrugët seç i nxiu
      Kte parcelen ktu e ka shef Sajmiu
      por me keq e kemi nga krye.ar Shukriu

      pra kjo perkthehet
      Thuajma,sa s’ta kam thene
      Moj dobicmadhja me rrenje
      Moj nema qe mbjell gjeme!
      Moj te … derri, t’teme…

      ( i rashe pak shkurt shqipe , te kam mbajtur me hater , mos e merr seriozisht kete pijanecin me siper ,se i ka ngele merak qe nuk i japin me supe gratis te shtepia e oficerit …kur isha e vogel kam qene llafazane (vetem e vogel ,tani jo ) dhe pyesja ça ruanin oficerat , ti e di andej nga vij une te flasin vetem me kenge
      oficerat i vijne rrotull hangarit
      bejne punen e zagarit – me thoshnin ,
      ateher mendoja se e kishin gabim , po e paskan pasur hak
      aman se mos ke qene dhe ti oficier ….. jo se shumica budallenj ka qene e klases tuaj , o budallenj o oficer …ti budalla nuk dukesh …..

  • Nga kjo thagme s”mund te dalim
    engjejt tane flene me djallin
    kalojne naten permes Lanes
    futen ne krevat te Rames

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *