(Për Anxhela Noçkën,që iku nga kjo jetë në moshën 20-të vjeçare.)
Për ne nuk do sosi,
kurrë kohë e zisë,
si njeri loton,
dhe pragu shtëpisë!.
Pragu i shtëpisë,
si njeri loton,
té kalosh aty,
mé ty s’të shikon!.
Që ditën e zezë,
që nga ne ke ikur,
çdo dritë gëzimi,
në shtëpi ke fikur!
Ne e shkojmë jetën,
mbytur-o në lot,
vërtet marrim frymë,
po rrojmë më kot!.
Vërtetë marrim frymë,
po rrojmë më kotë,
e me lot e vaj,
nuk të ngjallim dot!
Ti dilje dhe hyje,
në shtëpi si diell,
por engjëjt-Anxhela,
jetojnë në qiell!.
Ndaj një ditë Shkurti,
ti ike nga ne,
dhe gjete në qiell,
një shtëpi të re!.
Le në errësirë,
këtë Botë të Vjetër,
tani gjithë Parajsën,
ti ndriçon patjetër!.
Që nga ikja jote,
që nga ajo ditë,
i gjithë Planeti,
ka më pakëz dritë!.
I gjithë Planeti,
ka më pakëz diell,
se engjëjt-o shpirt,
jetojnë në qiell!.
Edhe ti Anxhela,
në qiell jeton,
që lart-nga Parajsa,
çdo çast na shikon!
Ne jemi të bindur,
aty je vërtetë,
se nuk kishe lindur,
ti për këtë jetë!.
S’kishe e bekuar,
asgjë tokësore,
të qe parashkruar,
jeta qiellore!.
Të sollëm në jetë,
të mbysnim një dhembje,
po më keq u mbytëm,
dhe në dhembjen tënde!.
Vetëm njëzet vjeçe,
nga neve u ndave,
po ç’të bëmë-o Zot,
që kaq keq na vrave?!.
Nga tri engjëjt tanë,
pse na more dy,
kur qe e pafund,
radha për tek ty?!.
Që na more dy,
engjëj njomëzakë,
atë dorë të rëndë,
si s’e mbajte pak?!.
Në mes miliardash,
pse zgjodhe ata,
dhe vrave pa plumb,
një nënë e baba!.
Më i lehtë tërmeti,
do qe për ata,
dhe atë që mbeti,
një-i vetmi vlla!.
I deshe për vete,
një zë po na thotë,
po këto sekrete,
s’i kuptojmë dot?!.
Aspak këto fjalë,
nuk na ngushëllojnë,
po lotët nga sytë,
dete na burojnë!.
Me shpirt e me zemër,
plasëm duke qarë,
oqean të ishim,
do të ishim tharë!
Shënim i autorit- Sot lexuat vetëm pjesën e parë të poemës:”ËNGJËJT JETOJNË NË QIELL”. Të plotë do ta lexoni dhe shikoni së afërmi në facebook dhe youtube si montazh muziko-letrar.

Me falni.kujt i dedikohet??
Kush eshte historia e kesaj?