“Engjëjt mbrojtës” në FA, për herë të parë dy vajza pjesë e togës ujore (VIDEO)

DITA Online

 

Dy vajza, ushtare të reja të Forcave të Armatosura po stërviten për t’u bërë pjesë e togës së ujit.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shprehet se “nuk mendoj se e ekzagjeroj nëse i quaj engjëj mbrojtës, pasi detyra e tyre është kërkim-shpëtimi në rastet e fatkeqësive. Por, për herë të parë 2 vajza, ushtare të reja të FA po stërviten për t’u bërë pjesë e togës ujore”.

Ushtarja e parë Egzime Muça, tregon se në janar të 2017 ka bërë kursin bazë dhe më pas atë të avancuar.

“Kur kam ardhur në fillim pashë djemtë që po bënin stërvitje ujore dhe thashë pse mos ta provoj dhe unë, e ndieja të aftë veten që unë mund të bëja stërvitje ujore”, tregon Muça. “Djemtë janë pak më të stërvitur dhe më të aftë, por shton ajo, me kalimin e kohës mund t’i arrijmë edhe ne”.

Edhe ushtarja tjetër e parë Margarita Gjerko, shprehet se “mora vesh për punën e Forcave të Armatosura, bëra stërvitjen që duhej për të bërë provimet dhe u futa në kurs. Në shtator 2017 bëra kursin bazë e të avancuar. Pas 6 muaj kurs në shkurt 2018 fillova punë”.

Gjerko thekson se “ku më njoftuan që jam në kompaninë e kërkim shpëtimit, nuk e dija se çfarë bëhej në fillim. Më pas isha tek përmbytjet dhe zjarret, por dhe stërvitja që bëhet në ujë mendoj se nuk është e vështirë”.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *