Ai është cilësuar si tmerri i ISIS dhe ka eleminuar shumë militantë gjatë luftimeve.
Por prej disa kohësh Abu Azrael nuk ishte shfaqur.
Por “Engjëlli i Vdekjes” është rikthyer sërish.
Mediat perëndimore kanë publikuar foto të tij nga luftimet në Falluxhah.
“Jam kthyer të bëj hi e pluhur disa xhihadistë të tjerë”, deklaron ai.
Azrael është mjaft i famshëm për një karakteristikë të tij: sëpatën që e mban me vete në çdo betejë.
Ai është ndër luftëtarët më të përgatitur të milicisë shiite në Irak.


