Juristja Eni Çobani, drejtuese e rubrikës “Shihemi në Gjyq” në programin “E Diela Shqiptare”, ka ndarë përmes rrjetit social Instagram dhembjen e saj për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të Fleura Kolës. “Sot humba një mike të shtrenjtë, një vajzë me shpirt të madh, me zemër të dlirë dhe fjalëmbël në çdo moment,” ka shkruar ajo për Fleurën, vajza e ish-ambasadorit shqiptar në Itali, Llesh Kola. “Kaluam ditë të mrekullueshme në këtë kurs në Sirakuzë, qëndruam gjatë të dyja dhe të njoha botën tënde rinore plot ëndrra për jetën dhe plot dashuri për profesionin. Qofsh e xhenetit mikja ime, Zoti ta bëftë të lehtë dheun mbi ty. Ndjej një dhembje të madhe për ty Fleura Kola,” është shprehur Çobani. 30-vjeçarja Fleura Kola humbi jetën mbrëmjen e së enjtes, në një aksident në zonën e Mulletit ndërkohë që udhëtonte me makinë me gazetarin Çim Peka. Ky i fundit mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

E dashur Eni!Duke te mirekuptuar dhe duke marre pjese ne dhimbjen tende po te them se asaj si katolike qe ishte ju prehte shpirti ne parajse e jo xhenet.