Avokatja televizive paditet për mashtrim?

Alqi Kociko

 

Avokatja Eni Cobani, e njohur në publik për emisionin “Shihemi në Gjyq”, është paditur rreth një javë më parë në prokurorinë e Korçës për mashtrim nga shtetasja Valbona Hasankolli, e cila ka pretenduar se është mashtruar prej avokates të cilën e ka pasur si përfaqësuese në një çështje, njofton Citynews.

Valbona Hasankolli tha per Citynews se padinë e ka bërë rreth një javë më parë sepse avokatja i ka marrë 3.5 milion lekë të vjetra për një çështje e cila ne fakt është pushuar në gjykatë.

“Kam pësuar një dëmtim në punë dhe për këtë çështje kam marrë avokaten Eni Çobani që të më përfaqësojë në këtë çështje. Janë zhvilluar disa seanca dhe nga ana e avokates Çobani mu tha se unë e kisha fituar çështjen, ndërkohë informohem se çështja është pushuar”.

Valbona Hasankolli tha se është takuar me avokaten Eni Çobani në Tiranë.

Kjo e fundit i ka kërkuar asaj një shumë tjetër lekësh për të vazhduar çeshtjen penalisht. Ndërsa Valbona Hasankolli u shpreh se ka kryer një padi ndaj avokates Eni Çobani, padi e cila së fundmi është transferuar në Tiranë ndersa fillimisht është bërë në prokurorinë e Korçës.

Share This Article
4 Comments
  • Po pse mi zonje,nuk e njihni Eni Cobanin se cfare mashtruese eshte?Kjo per lek vret edhe veten e saj.Ato leke qaje,se si merr me,po thuaj Enit te beje nje emision,ku te jete vete ne rolin e te “pandehures”te emisioni i Klanit.

  • Kjo eshte mashtrese ordinere. I keni pare ato seancat e sajuara? Ku palet dalin gjoja per ndermjetesim por ne fakt nuk kane konflikt me njeri tjetrin por me dike tjeter qe nuk eshte prezent ne studio. Skandal ishte ky rasti i fundit ku plaku me plaken gjoja ishn ne prag te ndarjes por qe ne fakt nuk kishin hic konflikt thjeshte donin demshperblim per vdekjen e djalit te tyre nga shteti. Cuditem si ka budallenj akoma qe i besojne kesaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *