Nga Bedri Islami
E ardhmja e Kosovës, me kufijtë, statusin, të drejtat e minoriteteve, klasën politike, aleancat, korrupsionin, pra, me gjithçka që lidhet në jetësimin e ideve dhe perspektivës së saj, është vënë edhe një herë në qendër të vëmendjes dhe, befasisht, si nga thellësitë, kanë dalë edhe pikëpyetjet e para.
Çfarë po ndodh në Kosovë dhe çfarë do të ndodhë me Kosovën?
Në Kosovë aktualisht qeveris një koalicion i gjerë, ku mbisundimin e kanë tri forca politike që kanë liderët e tyre të ardhur nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. PDK, AAK dhe NISMA drejtohen nga figura politike që u bënë të njohur pikërisht nga lufta. Më i shquari prej tyre, Ramush Haradinaj u bë i njohur si drejtuesi i Zonës Operative të Dukagjinit dhe si shefi i parë i qeverisë së Kosovës, i cili, qetësisht, dy herë rresht, u përball me drejtësinë ndërkombëtare dhe u shpall i pafajshëm. A mund të ketë një herë të tretë për zotin Haradinaj? Askush nuk e di, por të gjithë burimet tregojnë se gjykata speciale nuk të bëjë gabimin e mëhershëm dhe të rithërrasë një lider që është përballur dy herë me drejtësinë ndërkombëtare. Kadri Veseli është ndër anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe, më pas, edhe drejtues i Shërbimit Informativ të Kosovës, një shërbim të cilin, as ai vetë dhe as pasuesit e tij, pas shkrirjes së strukturës, që bashkëpunoi ngushtë me partnerë ndërkombëtarë, nuk ditën ta mbronin dhe, nga i cili, mund të ketë të akuzuar për krime të ndryshme. Drejtues i NISMA është, po ashtu, një anwtar i Shtabit të Përgjithshëm, më herwt i akuzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për krime lufte, i akuzuar edhe në Kosovë, por, në të dy rastet, i pafajshëm.
Nuk i përmenda rastësisht pozicionet dhe detyrat që kanë pasur gjatë luftës tre drejtuesit kryesorë të Koalicionit qeverisës në Kosovë, koalicion ku bën pjesë edhe partia e Pacollit, që tani ka vetëm dy deputetë, por katër ministra, duke përfshirë edhe ministrin e punëve të brendshme, atë të punëve të jashtme, që është edhe zëvendëskryeministër.
Duke qenë se tre drejtuesit e koalicionit qeverisës, së bashku edhe me Presidentin Thaçi, kanë qenë në majat drejtuese të UÇK-së, dhe që, pas një raporti të Dick Martyt, shumë gjëra janë vënë në pikëpyetje, ka jo pak nga bashkësia ndërkombëtare, sidomos ajo pjesë që tradicionalisht shtë e lidhur me politikën ruse në Ballkan apo njihen si serbofilë, mendojnë se janë lehtësisht të shantazhueshëm.
Raporti i Dick Martyt, një politikan kontrovers, i cili e mori thuajse të gatshëm materialin e tij nga një shërbim i specializuar për Kosovën , ka sjellë dëme të mëdha në njohjen e ligjshme ndërkombëtare të Kosovës. Akuzat e tij, edhe pse lehtësisht të provuara si të sajuara, mes tyre spikat akuza për Shtëpinë e Verdhë dhe transplantin e organeve, ku “kontribuoi” edhe Lulzim Basha, edhe pse janë tashmë të rrëzuara nga provat e shumta, ata e kanë bërë jehonon e tyre dhe përgenjështrimi faktik nuk është më lajm për median.
Shumë nga akuzat e hedhura nga Dik Marty apo nga bashkëvendasja e tij, Karla del Ponte, një ndër kundërshtaret më të furishme ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur ajo ishte në postin e prokurores së përgjithshme të Zvicrës, kanë të bëjnë me liderë të luftës dhe Gjykata Speciale, e miratuar edhe nga Kuvendi i Kosovës, megjithëse një strukturë jashtëzakonisht e njëanshme, ka filluar të marrë dëshmitë e para.
Çfarë do të ndodhë tani? Nga njëra anë kemi një trupë drejtuese , e cila ndodhet nën presion të fshehtë për dërgimin e saj në shkallët e një gjykate speciale dhe, nga ana tjetër një presion të shtuar serb, sidomos pas ndryshimeve në Shtëpinë e Bardhë, për të vendosur sa më shpejt për të ardhmen e Kosovës, të cilën, edhe pse pranojnë të bisedojnë, nuk kanë ndër mend njohjen e saj.
Kosovës, sipas deklaratës shumë trazuese të shefit të qeverisë, Haredinaj, po i kërkohet haptasi të bëjë lëshime të tjera dhe të dhuroja, edhe më tej, pjesë nga viset e saj. Po i bëhet presion që, përmes lëshimeve t dhimbshme, të tregohet “tolerante” dhe të lejojë që pjesë të saj të priten edhe një herë për të bërë një paqe të rrjeshme dhe me pasoja të mëdha në të ardhmen.
Ndryshe, konteksti është i lexuar qetësisht, disa prej tyre mund të përballen me Gjykatën Speciale.
Njzet vite pas luftës , dhe, për më tepër, nga një luftë mbrojtëse, të drejtë dhe të domosdoshme, të akuzohesh, pikërisht kur shfaq më tepër se kurrë ndjenjën tënde nacionale, se ke bërë krime lufte, kur ke pësuar mbi vete dhe njerëzit tuaj krimin e luftës, është e tepërt edhe të përcaktohet.
Spekullimet politike nuk kanë të bëjnë me tagrin mE të cilin vepron Gjykata Speciale. Politika dhe drejtësia janë të ndara, por spekullimet politike mbi drejtësinë , si një hapësitë ndëshkuese, janë të turpshme. Gjykata Speciale nuk është një strukturë politike dhe as nuk mund të përceptohet si një ngrehinë shqiptare, me sytë nga politika. Ajo, ashtu si nuk merr urdhëra politikë, nuk mund të jetë pjesë e politikës, sado që shumë mendje mund ta përceptojnë ndryshe.
Nga gjykimi i saj nuk mund të jesh i lirë nëse bën lëshime në dëm të vendit tënd dhe duke humbur pjesë të teritorit të Kosovës. Mund të të vonohet gjykimi, por një ditë ai do të jetë i pranishëm. Alija Izetbegoviç, lideri i boshnjakëve në luftën kundër nazismit serb, ish i burgosuri politik i njohur nga regjimi jugosllav, shok qelie me një figurë të ndritur shqiptare, Jashar Salihun, nënkryetar i Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe drejtuesi i Fondit të Luftës, “Vendlindja thërret”, megjithëse ishte pjesë e marrëveshjes së Dejtonit dhe politikës i duhej pak kohë i lirë, përsëri do të shkonte në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Nuk vajti, pasi vdiq.
Kosova, për të pasur një të ardhme të sigurtë, të qetë dhe të mirpritur për të ardhmen e saj, nuk duhet të ndërtojë politikën e saj mbi bazën e lëshimit pakufi dhe uljes së kokës përballë presionit.
E drejta ndërkombëtare është pjesë e mbijetesës së saj. Në kundërshtim me idetë e hedhura për shkëmbim teritoresh, ajo duhet të mbajë një linjë të vetme: sigurimin me çdo kusht të kufijve të tashëm të Kosovës, me çdo sakrificë vetjake dhe vendosmërisht.
Një e ardhme e sigurtë nuk ndërtohet duke lëshuar, por duke bashkëpunuar. Duke ngritur mbi gjithçka tjetër interesin e Kosovës. Mendimi i shumëkohshëm se politika e Beogradit është më e fuqishme se politika shqiptare e Kosovës ka tani përballë vetes një shembull konkret se si mund të mposhtet: vendimin e qeverisë së kosovës për vendosjen e tarifave të jashtëzakonshme në ndërlidhjet tregtare mes Beogradit dhe Prishtinës. Idea se, përmes kësaj linje qëndrimi Kosova nuk fiton asgjë, janë të mekta, të shpejtuara dhe konjukturale. Përmes këtij vendimi u bë e qartë se , jo gjithçka dhe jo çdo herë, politika serbe ka përballë lëvizshmërinë për të qenë zot shtëpie në shtëpinë e tjetrit, të cilën, për më keq e ke djegur dhe e ke vrarë. Koha për të lëshuar ka shkuar. Koha për të marrë atë që i takon, ka ardhur.
Politika e Kosovës duhet të perceptojë qartë të ardhmen e saj, që lidhet me të ardhmen e vendit të tyre.
Rrugë tjetër nuk kanë.
Dhe nuk mund të kenë.

Edhe me jua dhene gjysmen e Kosoves, me Serbine nuk ndryshon asgje, hiena mbetet hiene!
Enigma e Shqiperise, pa kufij detare dhe me flote ambulance.
Enigma e te ardhmes se Kosoves eshte ne duar te idhujve te Bedri Islamir te cile para , gjate dhe pase luftes ne Kosove e fryemezuan autorin
Ai biles idjhjve te tij u shkroi libra duke bashkebisedur me ta duke i lartwsuar deri ne kup te qiellit . Per Bedri Islamin e ardhmes e Kosoves nuk duhet te kene enigme por e kunderta e saje ose , Bedriu me hipokrizine e tij qellimishte vendos kete titull
do te isha mirenjohes te na tregoje lidhjet e Lulezim Bashes per denoncimet ndaj udhehqesve te luftes. Nese jakeput kot osed nuk jep pergjigje del lakuriq si shpifes ordiner
Eshte shqetesuese dhe eshte krijuar nje paqartesi e mungese transparence lidhur me bisedimet dhe marreveshjen Kosove-Serbi. A duhet pranuar bisedime me nje shtet qe s’te njeh? A duhet patur iluzione te Rusise, kur Putini shtroi tri çeshtje te medha e mosperfillese ndaj Kosoves, sikur te ishte nje krahine e Serbise dhe jo si nje shtet I pavarur e me integritet te plote? A duhet te zbatohen shantazhet qe po bejne misionaret e BE ndaj qeverise e politikaneve te Kosoves? Perse nuk hidhen ne Gjyqin e Hages Dik Marty e Karla del Ponte per shpifje ndaj luftetareve e udheheqesve te UÇK? Si mund te barazohen krimet e Sebise me luften e drejte te UÇK? Si mund te shpjegohet fakti qe nuk ka dhe nuk mbahet nje qendrim I perbashket midis day qeverive te shteteve shqiptare per probleme te medha kombetsre, siç jane mbrojtja e territireve shqiptare? Pse ka perçarje midis politikaneve te day Republikave shqiptare? Suksesi I kundershtareve tane ka qene nxitja e perçsrjeve tek elitat politike shqiptare. Perçarja eshte tregues I tradhetise kombetare. Perse jane aq te neneshtuar day qeverite shqiptare ndaj misionareve te BE dhe nuk kundershtojne qendrimet e tyre ne perkrahje te Serbise? Duhet pershendetje qendrimi I vendosur I kryeministrit te Kosoves, z.Ramush Haradinaj per qendrimi e palekundur per taksen 100 % ndaj Serbise. Duhet mbrojtur z. Haradinaj., sepse vazhdojne t’i beje presion si nderkombetaret ashtu edhe figura te politikes e te dy shteteve shqiptare! Teuta
Njerzit e bejne shtetin kurse , kafshet ate e shkaterrojene mandej prape , njerzit jane ate qe paguajne faturen e shkaterrimit te shtetit nga kafshet
pse i kerkoni karla del pontes,apo sadik martinit hesap,kur nuk i kerkoni lulzim bashes dh dashnores se tij argita berishes.i keni me afer,ketu,ne tirane.sa per kufijte.sot kosova gezon kufijte qe i ka dhene titoja me autonomine ne kuadrin e republikes serbe,sipas interesave te atehereshme te serbise.keto interesa ,anulluan autonomine,pra kufiri i krahines per serbine nuk ekziston.sot ,si shtet i pavarur duhet legjitimuar ky kufi ,sepse eshte kufiri mes dy shteteve te pavarur.fakti qe kerkohen te zgjidhen me bisedime dypaleshe ,nen kujdesin europian,konfirmon njohje te pavarsise se kosoves.nje nga ceshtjet eshte legjitimimi i kufirit.jashte tij mbeten troje shqiptare.cdo te behet?e dyta,kush ka thene qe do behen shkembime?vetem haradinaj dhe albini nga vladimiri i malit te zi e kane ngritur kete hipoteze ,a nuk po akuzohet edhe rama,si per kosoven edhe per kufirin me greqine?te gjitha behen nga ata qe vune ne diskutim edhe kufirin jugor ne 2008.pse nuk ka patur shqiperia kufij?pra salinjte luajne rolin ne filmin serbo grek.edhe nje problem,me shume besim te amerika dhe gjermania.jane dy forcat e vetme qe realisht kane derdhur bomba mbi ushtrine serbe.mendoni nje cast po te mos kishte kosova kete mbeshtetje.mos valle haradinaj do ishte kryeminister dhe kosova e pavarur?
z.Islami une nuk kuptoj nje gje….ne vija te trasha Serbia po thote ,merrni Presheven dhe Bujanovcin dhe me jepni Mitrovicen e Veriut .Tani kjo quhet shkembim territoresh apo marrje e Mitrovices nga Serbia !?!?
Shume zera thone qe Serbia po mori Mitrovicen do na krijohet Serbia e Madhe !?!?! Po ,pse marrja e nje gjysem qyteti na formoka Serbine e Madhe !?!? Bashkimi i Republikes Srpska me Serbine mund te quhet Serbi e Madhe .
Po meqe gjysma e Mitrovices na qenka shkak per formimin e Serbise se Madhe ,bashkimi i Presheves ,Kosoves e Shqiperise cfare mund te quhet ,Shqiperia e Vogel ??
Qe do kete leshime qe dhembin do te kete patjeter ,si kudo ku ka marreveshje dypaleshe ,por cfare vlen me shume ,nje armiqesi e perjetshme me Serbine apo nje marreveshje e cila ben Zot secilin ne shtepi te vet dhe ndalon mijera vrasje te tjera e luftra te herepashershme .Apo bythepambuket e Tiranes do shkojne menjehere ne Kosove sapo te filloj lufta ??? Kosovaret vriten per Nenen Shqiperi e shqiptaret vriten per Parti ,ashtu.sic jane vrare nga 1941 e deri tash.
Jepini fund urrejtjes e gjakderdhjes dhe lerini brezat e ardhshem te rriten ne paqe.
Mbi te gjitha marreveshja Kosove – Serbi eshte hapi perfundimtar i Bashkimit Kombetar Shqiptar.
A doni te shpetoni Haradinajn nga presioni nderkombetar per heqjen e takses 100 %. ??
Le te heqin taksen dhe bojkot nga qytetarer shqiptare te Kosoves deri ne njohjen nga shteti Serb te Kosoves .Kaq e thjesht .
Kush blen produkt serb ….haram gjaku i derdhur i deshmoreve te UÇK !!!
Zoti Ylli,
A do qe te kuptosh se cfare eshte “korigjimi i kufijve” apo “shkembimin i teritoreve” me Serbine?
A do qe te kuptosh se cfare eshte aneksi prapa letrave i ketyre planeve mbi “asocacionin e komunave serbe” (Zajednica) ne Jug te Kosoves apo gjetke neper Kosove qe, pas gllaberimit te Mitrovices dhe Trepces nga Serbia, con direkt ne boshnjakezimin e Kosoves, nepermjet konstituimit ne dy pjese federative, perkatesisht shqiptare dhe serbe?
Gjeje ne internet, degjoje dhe kuptoji pergjigjet e ketyre pyetjeve nga Albin Kurti ne intervisten e koheve te fundit me Dritan Hilen ne “Arena”.
Pervec pafuqise se natyrshme te diplomacise shqiptare qe rrjedh nga vogelsia e shtetit shqiptar ne shkalle globale, nje rol te madh dhe vendimtar ne regresin e Kosoves dhe te ceshtjes shqiptare ne Ballkan qe nga kulmimi qe u arrit me shpalljen e pavaresise se saj nga presidenti amerikan Xhon W. Bush, eshte niveli i ulet dhe mizerabel i diplomacise shqiptare dhe perulja e lidereve shqiptare perballe presionit nderkombetar jo vetem serbo-rus, por edhe te segmenteve te pushtetit ne Bruksel dhe ne Washington te lidhura ose te ndikuara nga lobet serbe, ruse, greke e panortodokse ne pergjithesi.
Ky eshte nje kualicion i gjere dhe nje prapaskene e erret antishqiptare e inkuadruar ne nje situate gjeostrategjike, per fat te keq, aktualisht jo ne favor te shqiptareve.
Diplomacia dhe kunderveprimi shqiptar ndaj situatave ne zhvillim, eshte pak ta quash te dobet, jo adekuat, jo profesional, te paorganizuar e pa platforma unike, madje eshte edhe me keq, te percare, te vonuar ne kohe, te keqfinancuar, te xhveshur nga cdo burim apo mjet force reale kunder shantazhuese: shkurt eshte nje reagim diplomatik, shteteror, akademik, ushtarak dhe propagandues pothuaj inegzistent.
Jo me kot, fronti nderkombetar shumengyresh proserb solli ne skenen e Kosoves Gjykaten Speciale te Krimeve qe shqiptaret paskeshin bere kunder serbeve, shpaten shantazuese te Demokleut mbi kokat e lidereve kosovare, solli “Zajednicen”, boshnjezimin dhe coptimin e Kosoves, ashtu sikurse imponoi gllaberimin e mijera hektareve toke pjellore dhe strategjike te Kosoves nga Mali i Zi.
Jo me kot Franca mbajti Mitrovicen te ndare, per serbet ne lumin Iber, gjate nderhyrjes se Natos.
Jo me kot u financuan dosjet Dick Marti-Del Ponte kunder UCK-se.
Jo me kot jane cuar ne Hage komandantet e UCK-se.
Jo me kot jande terhequr zvarre lideret e shantazhuar kosovare ne tavolina bisedimesh ne Bruksel ku serbet, kriminelet, “te humburit”, xhelatet e rinj te Evropes, qe ende nuk kane njohur krimet dhe nuk kane kerkuar falje, imponojne axhendat dhe diktojne kushtet, pa njohur te pakten, faktin e egzistences se Kosoves se pavarur.
Jo me kot jane terbuar dhe hakerruar, sikur te ishin doganiere serbe, zyrtare e deri presidente, qe nga Brukseli deri ne Washington per taksen 10% te Hajradinaj nda mallrave serbe, nderkohe qe vete Kosova nuk mundet te eksportoje asgje ne Serbi, se kjo nuk e njeh si shtet.
Shqiptaret, praktikisht, sot nuk kane asnje force e asnje mjet efikas per tju kundervene kesaj ofensive te rrezikshme qe kercenon imperativet e tyre kombetare ne verilindje aktualisht dhe ne jug nga hijena greke qe kafshon vazhdimisht per llokma ne toke dhe ne det.
Shqiptaret duhet te kthejne syte nga vetja.
Vetem duke qene te bashkuar dhe te forte, mund te gjejne aleate te forte dhe te besueshem.
Shqiptaret duhet te ratifikojne ne menyre ligjore, te institucionalizuar dhe konkrete nje asamble mbarekombetare te percaktimit te drejtimeve kryesore te politikave strategjike shqiptare, nje bashkesi ligjesh te unifikimit te arsimit ne cdo nivel, perfshire reformen e shtrirjes se gjuhes se njesur shqipe ne krejt hapsirat shqipfolese te Ballkanit, nje platforme te plote te nje tregu mbareshqiptar pa dogana dhe te mbrojtur nga konkurenca e pandershme e mallrave te huaja, te unifikimit te tregut energjitik, atij bujqesor dhe te bazave te industrise prodhuese, te unifikimit te sistemit bankar e financiar si dhe te burimeve te kreditit, perfshire ceshtjet e monedhes.
Eshte koha qe hapsirat shqiptaret te kene nje master plan unik te zvillimit te komunikacionit, rrugeve dhe urave e tuneleve, sidomos nje hop gjigant ne rivitalizimin e sistemeve hekurudhore dhe krijimin e nje aviacioni unik mbarekombetar.
Eshte domosdoshmeri historike qe shqiptaret te kene nje plan te pergjithshem te mbrojtjes, strategjise dhe taktikave perkatese, te komandes se bashkuar, te forcave te motorizuara si dhe te forcave speciale dhe sistemeve te mbrojtjes ajrore e detare.
Eshte detyre e specialisteve ushtarake te percaktojne detajet profesionale te masterplanit te mbrojtjes si dhe te mjeteve ushtarake qe duhen per garantimin e tij.
Ashtu sikurse eshte detyre e lidereve shteterore te te dy vendeve dhe diplomacive te tyre te unifikuara qe, pa komplekse dhe paragjykime qe shpesh imponohen nga vete armiqte e tyre apo te shiturit tek keta armiq, te kerkojne dhe gjejne aleate ushtarake te fuqishem tek shtete tradicionale mike qe i kuptojne dhe i mbeshtesin aspiratat e shqiptareve per nje sistem te tyrin te sigurimit adekuat ne Ballkanin e trazuar, per te siguruar nga keto shtete mike e aleate, sisteme armatimi me financime dhe kredi te buta afatgjata.
Ne keto imperativa kombetare, ka ardhur koha qe edhe emigracioni etnik shqiptar, kudo ne diaspore, kryesisht emigrantet me shtetesi shqiptare, por jo vetem, te kontriboje me nje fare kuote financiare, ne zhvillimin dhe realizimin e ketyre planeve mbarekombetare, ne menyre te organizuar dhe rreptesisht te kontrolluar.
Emigracioni kosovar, na ka dhene nje shembull dhe model frymezues te kontributit qe realizoi diaspora ne luften per clirimin nga Serbia, nje shembull qe mund te ndiqet edhe sot.
Skepticizmit per abuzime te mundeshme, duhet ti kundervihen sisteme sigurie te specializuar te derdhjes se kontributeve dhe bordeve te autorizimit dhe kontrollit te perdorimit te ketyre fondeve.
Ne keto situata te turbullta, eshte koha qe te thirret ne skene kombetarizmi, quajeni nacionalizem po deshet, nga figura, lidere e personalitete te spikatura dhe te pakompromentuara te shoqerive shqiptare.
Sidomos te pakompromentuara.
Sepse, per shembull, nuk mund te beje nacionalizem Sali Berisha, dora e Beogradit ne te gjithe komplotet antishqiptare te tranzicionit postkomunist.
Nacionalizmi, jo rralle mund te jete nje rruge e rrezikeshme e me sakrifica per nje komb por, nganjehere, e vetmja rruge e domosdoshme.
Historia e formesimit te shteteve ne meson se asnje komb nuk eshte ngjizur pa nacionalizmin e bazuar ne nje teritor kompakt, ne nje etni te zgjeruar apo ne disa etni te aferta, ne nje religjion apo ne nje gjuhe te caktuar, apo edhe ne nje kombinim te tyre.
Eshte ky faktor nacionalist qe ka shperbere perandorite dhe qe ka cuar ne shtetet qe sot, perbejne shumicen e hartes politike te botes.
Nacionalizmi shqiptar kurre nuk ka qene dhe nuk do te jete nje nacionalizem luftenxites, spastrues apo genocidist.
Perkundrazi, eshte nje nacionalizem me aspirata per liri dhe progres ne nje shtet te vetem te nje etnie shqiptare kompakte ne teritore kompakte, me gjuhe te lashte e histori te njejte te vijueshme nder shekuj, ne nje shtet qe aspiron per paqe dhe fqinjesi te mire, ku te jetojne si te barabarte midis te barabarteve, te gjitha minoritetet qe prej shekujsh kane fqinjeruar, bashkejetuar e perzjere me shqiptaret, te nderuar dhe te respektuar, me gjuhen e traditat e tyre.
Une e di qe duke risjelle ne kete koment imperativin e nacionalizmit shqiptar si busull dhe si faktor per te ndaluar coptimin e Kosoves si edhe per te ruajtur axhenden e bashkimit kombetar ne kohet e trazuara qe po kalojme, do te dalin ne skene e do te fillojne te cirren ne epilepsi, jo vetem grekeqiret e Janulles dhe te Vorio Epirit ne bllogjet shqiptare, por edhe filoserbet e fshehte dhe fijet tradicionale te agjentures serbe ne Shqiperi qe gelojne ketej pari, sidomos nga disa pena kosovare, por edhe dishepujt tashme proverbiale te antishqiptarizmit ne Ballkan sikurse jane Lubanjozet e kamufluar pas kozmopolitizmit, apo edhe merogelbanjozet antinacionaliste qe egzaltohen dhe masturbojne kur Janulles i jepet neshtetsia shqiptare si dekorate per shkaterrimin e Kishes Autoqefale te Nolit, ne kuadrin planit ogurzi dhe komplotit te ngjizjes se “etnise greqishtfolese ortodokse vorioepirote me teritor kompakt ne Shqiperine e Jugut”, te percaktuar nga varrezat dhe nga kishat greke te jetesuara me fondet sekrete te Greqise.
Une e di dhe e pres se per tju kundervene ketij nacionalizmi do u bijen burive te rrezikut e te alarmit edhe euroatlantistet dhe “proamerikanet” qe kinse duan qe shqiptaret te rrine urte ne vathen gjeostrategjike dhe te presin cfare u bie nga qielli.
Te them te drejten, sot nuk dua te flas per brukselianet dhe “dandy”-t e tyre te ngrefosur te kafeneve tona.
Por vetem do te doja te shtoja se nje shtet paqesor unik i fuqishem shqiptar ne Ballkan eshte edhe interesi i madh strategjik i perhereshem i ShBA ne kete rajon, pavaresisht lekundjeve dhe kendveshtrimeve te perkoheshme te ndonje administrate te saj dhe se vete shqiptaret duhet te pergatiten, te jene bashke, te fuqishem dhe te armatosur qe, kur te vije momenti, te jene gati per te implementuar projektin e bashkimit.
Amerikanet jane pragmatiste dhe i respektojne te aftet dhe te pergatiturit dhe, jo rralle, i injorojne te dobetit dhe qarravitesit, ata qe behen barre.
Ne shqiptaret kemi nje shprehje te bukur e te mencur:
” Berrin qe s’mban lekuren e vet, e cafte ujku!”
Ore vella qe u zgjate kaq shume me analizen tende qe te buron nga atdhedashuria……respekt dhe vleresim.
Me detaje nuk e njoh Zajednicen.Nuk jam ekspert e nuk e njoh Kosoven me shume se nje kosovar.
Por di nje gje ,qe nuk ka marreveshje ku palet te ngelen secila 100 % te kenaqura .Ju Flaka po thoni qe Serbia eshte hedhur ne sulm po pse harron qe Beogradi u bombardua 3 muaj rresht qe Kosova te ishte e lire ??
Ju po thoni qe Serbia ka plan djallezor per Kosoven ,por harroni qe vete serbet e pohojne qe Kosoven e humben perfundimisht dhe bashkimi me Shqiperine eshte ceshtje kohe.
Po dhenie e Presheves e Bujanovcit ,plan djallezor serb eshte ??? Japim nje gjysem qyteti me 40 mije fanatike serb e marrim nje lugine me 120 mije bashkepatriote qe duan te jene pjese e Shqiptarise edhe kjo plan djallezor serb eshte ???
Po pse o vella Flaka nje enklave si Graçanica me disa mijera serb do ishte rrezik kombetar ne nje Shqiperi me 7 milion banore ???
Dimplomacia jone ka difekte te medha ,por mos harro se plani i zgjidhjes se çeshjtes shqiptare eshte plan evropiano – amerikan dhe duam apo jo ,ata kane fjalen e pare.
Fatkeqesisht ne vete nuk mundemi per shume arsye ,prandaj duhet ti degjojme e respektojme amerikanet dhe evropianet.
Nese mundemi vete atehere fillojme lufte me Serbine ,por ti e di qe nuk mundemi.
Une them se paqja eshte me vlefshme per brezat qe vine dhe per enderren shekullore shqiptare ….bashkimi i drejte dhe historik i Shqiperise ,Kosoves dhe Ilirides .
Rruga e vetme per te respektuar miqte e vertet te Shqiperise USA,Gjermanin,Anglin,etj eshte te hiqet sa me shpejt taksa 100 perqind ndaj mallrave serbe.C’do nacionalizem,apo populizem i peshtire nuke eshte gje tjeter vetem se nje grusht ndaj vetes,familjes dhe popullit shqiptare te tej sakrifikuar ne vite.”Kokefortesia”shpreh qarte bashkepunim me serbin e rusin ne dem te shqiptareve,qe do te thote tradheti kombetare,qe nuke duhet injoruar por hetuar e ndeshkuar me tere fuqine e ligjeve ne ndrim te gjakut te drerdhur ne vite per nje hapisere shqiptare verte te Lire e Demokratike dhe ne Progres Njerezor.Ne kete konteks i mbetet shqiptareve ne Shqiperi e Kosove e ne te gjithe hapsien shqiptare te bojkotojne mallrat serbe,vetem me kete veprim shqiptart ne hapsiren SHQIPTARE do te vertetonin katerciperish PATRIOTIZMIN e TYRE.
Shkurt dhe qarte:
Koha për të lëshuar ka shkuar.
Koha për të marrë atë që i takon, ka ardhur.
Politika e Kosovës ka vetem një use shpetimi:
Të PUNOJë VETEM per të Kosoven.
Kjo eshte edhe Shpëtimi I Tyre nga LAKU
ku e kanë kaptinen e Tyre. Vetem ne krah të interesit te vendit mund të Shpëtojne, ndryshe Jane te destinuar cfrytezohen mizorisht dhe NE fund te mos Shpëtojne aaaaaaaaaasgje.
Rrugë tjetër nuk ka.
Shkurt dhe qarte:
Koha për të lëshuar ka shkuar.
Koha për të marrë atë që i takon, ka ardhur.
Politika e Kosovës ka vetem një udhe shpetimi:
Të PUNOJë VETEM per Kosoven.
Kjo eshte edhe Shpëtimi I Tyre nga LAKU
ku e kanë kaptinen e Tyre.
Vetem ne krah të interesit te vendit mund të Shpëtojne, ndryshe Jane te destinuar cfrytezohen mizorisht dhe NE fund te mos Shpëtojne aaaaaaaaaasgje.
Rrugë tjetër nuk ka.
I kujtoj Politikes Kosovare…. kanserin e Rugoves…
Pse hakeroni emailin tim, cdo gje .E ndjeni veten te pushtetshem ? Ju ndihmon hakerimi i internetit shqiptar,kosovar?
Do tua vertetoje se shpejti koha se jeni gabim.Ju po i bini vetes dhe mbi te gjitha po shkaterroni e denoni veten pergjithmone! Veten paqi ne qafe! E beni me vetedije!