Enigma e vdekjes së gjeneral Hysni Kapos

Dita

Një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Hysni Kapos në sektorin ushtarak të KQ të Partisë së Punës, Qani Duraj, rrëfen kujtimet e tij nga puna me të dhe sidomos dyshimet mbi vdekjen e tij. “Bashkё me dhimbjen ai la pas edhe enigmёn e “sёmundjes akute”, qё i mori jetёn. Ishte shёndoshë e mirё, kur u nda me ne”, shkruan Qani Duraj. Po cilat ishin raportet e tij me Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun. Çfarë mbante në kasafortën e tij Hysni Kapoja dhe një porosi e Ramiz Alisë… Fragmenti që po botojmë është nga libri “Tragjedia e gjeneralëve” i të njëjtit autor, i cili do të botohet së shpejti.

Përgatiti për botim Xhevdet Shehu

 Hysni Kapo, udhёheqësi kryesor i Qarkorit tё PK nё Vlorё, u rrit nё luftё si organizator dhe drejtues aktiv i partisё, si komisar i Brigadёs sё Pestё Sulmuese, dhe i Korparmatёs sё Parё, tё ushtrisё partizane. Meritoi gradёn gjeneral nga Kongresi i Pёrmetit; qё pas dёnimit tё Koçi Xoxes, tё drejtonte Drejtorinё Politike tё Ushtrisё. Kaloi me sukses provёn si diplomat nё Beograd, si ministёr i Bujqёsisё, qё tё shkёlqente si organizativi i partisё nё KQ tё PPSH.

Enver Hoxha i kishte besuar sektorёt e kuadrit e tё organizimit, qё ishin “kocka, mishi e gjaku” i partisё. Nga natyra i qetë, i matur, i ndershёm, dashamirёs, vizionar dhe i ekuilibruar, u bё i dashur dhe i besuar pёr komunistёt dhe masёn e gjerё. Ku kishte probleme, ku kishte mosmarrëveshje, ku punёt nuk shkonin mirё, ku nuk realizoheshin detyrat, prezenca e Hysni Kapos, mendimet dhe sugjerimet e tij, ishin gjetje pёr zgjidhje.

 

***

Mbi katёr vjet punova me tё, dhe arrita të dalloj vlerat e njё udhёheqësi tё atij niveli, nga i cili kishe çfarë mёsoje, pёr tё kuptuar qё puna e partisё ishte art dhe pёrgjegjёsi e madhe. Nё qendёr tё asaj pune, objekti dhe subjekti i saj ishte njeriu i thjeshtë, komunisti dhe kuadri, punëtori, fshatari e intelektuali, tё parё nё raport me interesat e mёdha tё atdheut e shoqёrisё.

Pranë Enver Hoxhёs dhe nё krahun e tij, Hysniu bёhej edhe mё i besueshёm dhe mё i vlerёsuar. Ai kishte simpatinё e gjithё aparatit tё KQ. Vdekja e papritur e Hysni Kapos, pas familjes u ndje tek ne, shokёt e tij tё punёs dhe tek gjithё populli shqiptar.

Bashkё me dhimbjen ai la pas edhe enigmёn e “sёmundjes akute”, qё i mori jetёn. Ishte shёndoshë e mirё, kur u nda me ne.

“Do pushoj ca ditё nё Vlorё” (nga e cila nuk i ndahej shpirti), na tha.

Mё ka mbetur nё kujtesё kjo shprehje, pёr ta kёrkuar e gjetur Hysni Kapon, ashtu siç ishte, lab Tёrbaçi e burrë shteti i pёrmasave tё mёdha.

Vito Kapo, nё kujtimet pёr vdekjen e Hysniut, pёrcjell njё variant, qё doemos ngjall kёrshёri e dyshime. Edhe pse enigma e vdekjes sё Hysni Kapos, mund tё mos zbardhet kurrë, si do ta shpreh edhe mё poshtё, e shoh tё lidhur me dёshtimin e vetë sistemit. E them kёtё si dёshmitar i asaj qё ndodhi pas vdekjes sё tij, kur nisi tё shkёrmoqej partia dhe tё shthurej sistemi. Kjo dukuri u shfaq mё sё pari aty ku kishte drejtuar Hysniu, nё KQ, si tё na thoshte:

“Pёr kёtё mё vranë”.

Ndёrsa Ramiz Alia, nё takimin e parё qё bёri me shokёt e aparatit tё partisё, pas vdekjes sё tij, do tё deklaronte:

Do na duhet tё mobilizohemi tё gjithё sa jemi kёtu, qё tё bёjmё atё punё qё bёnte Hysni Kapo vetëm”.

Qё do tё thoshte, se ai kishte qёnё njё nga shtyllat kryesore tё atij sistemi, i dёnuar tё vdiste. Mё shumё se kushdo tjetёr, mungesёn e tij do ta ndjenim ne tё grupit tё tij. Nga ajo ditё do na mungonte vёmendja, inkurajimi, orientimi, kёshillimi dhe gjithçka tjetёr, qё e bёnte punёn e partisё tё prekshme dhe efektive. Vdekja e tij prishi ekuilibret e vjetra, pёr tё krijuar ekuilibre tё reja, me qёllime tё tjera.

 

***

Nё popull ka qarkulluar dhe ende qarkullon mendimi:

Nёse do tё ishte gjallё Hysni Kapo, a do tё akuzohej dhe dёnohej Mehmet Shehu, si armik?!

Ata qё ideuan dhe realizuan vetëvrasjen e Mehmet Shehut, e kanё patur tё vёshtirë ta bindin Hysniun, pёr “tradhtinë” e Mehmetit. Kёtё e them me bindje, se edhe pse mund tё kishte ndonjё rezervё pёr metodёn e punёs dhe tё sjelljes sё tij ekspresive, dhe pse mbante nё kasafortё “tradhtinё” e tij, kurrë nuk mund ta identifikonte Mehmet Shehun me armikun e partisё dhe tё vendit tё tij.

 

… E kishin njohur njёri tjetrin nё zjarrin e luftёs pёr liri dhe njihnin mё mirё se kushdo tjetёr meritat dhe vlerat qё ata kishin. Kur Plenumi VIII i KQ i vitit 1948 e shkarkoi Mehmet Shehun, nё motivacionin e dёnimit akuzohej edhe si frikacak, pёr çka vite mё pas, para popullit tё Mallakastrёs, nё krah tё Hysni Kapos, Mehmeti tё shprehej:

“Do ta besoja edhe vetë, se isha frikacak, po tё ma kishte thёnë Hysni Kapo”.

Hysniu e respektonte Mehmetin dhe ai e donte Hysniun si shok, si mik e si vёlla. I vlerёsonte pjekurinё, maturinё, urtёsinё dhe tё gjitha vlerat e tjera qё i kishte me bollёk. E, nёse njё gjё e kishte thёnë apo vendosur Hysniu, pёr Mehmetin ishte si ta kishte thёnë e bёrë vetë.

Hysniun e donte edhe Enver Hoxha. Kur ai u kthye nga Franca ku kuroi zemrёn, Enveri bёnte kujdes qё ai tё mos e kalonte katёr orёshin nё punё, dhe kishte ndodhur t’i shkonte nё zyrё, pёr ta bindur tё mos sforcohej, duke e detyruar tё shkonte nё shtёpi. Por, pas vetvrasjes sё Mehmetit, Enveri nuk e fshehu pakёnaqёsinё edhe ndaj Hysniut, qё i paskej lёnë nё harresё materialet qё mbante nё kasafortё pёr Mehmetin, kur ai tё gjithё alibinё pёr tradhtinё e Mehmetit, e kishte ngritur mbi ato materiale.

Hysni Kapo, gjithashtu e donte dhe e respektonte maksimalisht Enver Hoxhёn. Çfarë i tha Enveri dhe s’e bёri Hysniu, gjithnjё i bindur se po bёnte mё tё mirёn. Me kёtё bindje, sё bashku me Mehmetin, nisёn punёn tё “zhbironin veprimtarinё armiqёsore nё ushtri”, duke i paragjykuar e dёnuar shokёt e tyre nё emёr tё partisё, si armiq dhe puçistë, para se kёto t’i vёrtetonte akuza me prova. Me kёtё metodё, qenё goditur tё gjitha grupet armiqёsore, deri atёhere. Pretencat e Enver Hoxhёs nё Byronë Politike, organet udhёheqëse tё partisё ua pёrcillnin tё amplifikuar komunistёve tё bazёs dhe masёs sё punëtorёve e fshatarёve, tё cilёt nё kor e me urra i mbёshtesnin pa mёdyshje ato qё u thoshte shoku Enver, duke shpёrthyer zёmёrimin e tyre, mbi kёdo qё etiketohej armik i partisё e popullit.

Diskutimet kritike nё mbledhjet e hapura tё masёs sё gjёrё, sillnin “fakte e argumenta”, qё prokuroria dhe gjykata tё nisnin menjёherё punёn sipas ligjit. Kёshtu u veprua edhe me gjeneralёt e ushtrisё, ku Hysniu, Ramizi e Mehmeti do tё ishin nё ballё tё fushatёs pёr “shpartallimin e veprimtarisё armiqёsore”. Nuk e di sa tё bindur qenё Mehmeti e Hysniu pёr kёtё veprimtari dhe pёr masat drastike qё zbatuan ndaj gjeneralёve, por nё njё intervistё R.Alia, do tё pohonte pa tё keq, se gjeneralёt paskeshin bёrë me faje njeri-tjetrin, pёr gjithçka tё keqe qё kishte ndodhur nё ushtri.

Kjo mjafton pёr tё kuptuar se nga dolёn e si u grumbulluan “faktet e argumentet” pёr dёnimin politik tё gjeneralёve tanё tё nderuar. Sipas Ramizit, ata paskeshin shkuar vetë si cjapi te kasapi me kёmbёt e tyre, ndaj mirё t’u bёhej.

Cila prokurori e gjykatё, do merrte guximin t’u hiqte akuzёn qё u kishte ngritur partia dhe Enveri me gojёn e Hysniut, Ramizit dhe tё Mehmetit, pёr Beqirin e tё tjerёve pas tij?!

 

***

Enver HysniKy dёnim politik ndaj komandёs sё Ushtrisё dhe gjeneralёve tё saj, shumica e tё cilёve ishin nga tё Brigadёs së Parё e tё Pestё Partizane, duhet ta ketë prekur shumё Hysni Kapon dhe jo mё pak Mehmet Shehun. Ata nuk u shprehёn dhe ndoshta pёr hir tё unitetit tё vendimit kolegjial, e gjetёn tё udhёs tё ishin unikë nё mendime e gjykime me gjithçka qё u sugjeronte e urdhёronte Komandanti.

Por, gjatë punёs sё pёrbashkёt me ta, nuk mё kujtohet tё kenё pёrgojuar emrat e gjeneralёve tё pёrfshirё nё atё veprimtari. Ndёrsa meraku i tyre i vazhdueshёm ishte: Si punojnё shokёt e dёnuar me masa partie e administrative, pёr mungesё vigjilence ndaj asaj veprimtarie armiqёsore. T’i ndihmojmё tё kuptojnё gabimet e tё rehabilitohen plotёsisht, pёr t’u ringritur nё detyrat qё kanё patur… nuk ishte vetёm merak. Shumicёn e atyre qё ishin dёnuar (nomenklaturё e Byrosë Politike, apo e Sekretariatit tё KQ), ata i njhnin me emra dhe herё pas here, kёrkonin informacion pёr gjithçka rreth tyre. Kujdesi pёr unitetin nё komandat e njёsive ushtarake me drejtuesit e partisё, ishte nё vёmendjen e Hysni Kapos. Shumё nga kёto mosmarrëveshje Hysniu i ndiqte personalisht, ose angazhonte shokёt e grupit tё merreshin me to, deri nё zgjidhjen e plotë. Nё dy raste jam ngarkuar nga Hysni Kapo tё vёzhgoj nga afёr punёn dhe veprimtarinё e dy komandantёve tё njёsive operative, tё cilёt qenё propozuar tё zhvishen nga funksionet komanduese. Nё tё dy rastet ai gjeti me vend argumentat kundёr, qё t’i kthente pas propozimet e bёra pёr shkarkimin e tyre. Hysniu ishte tepёr i vёmёndshёm ndaj ankesave tё komunistёve e kuadrove tё bazёs, jetonte me hallet e tyre dhe nuk ndihej mirё kur ndonjё nga ne, gjatë raportimeve para tij, u mёshonte mё tepёr konstatimeve ndaj shfaqjeve negative e mosrealizimeve. Nё kёto raste ai kёshillonte tё bёnim kujdes pёr zbulimin e shkaqeve dhe pёr shёndoshjen e gjendjes, duke mbajtur nё fokus punёn e kuadrove tё cilёt pёrballeshin me vёshtirёsi tё shumta.

Nё vitin 1977 Hysni Kapo ndoqi pёr tri ditё e netё stёrvitjen me trupa nё zonёn e Lushnjes me temё: “Bllokimi dhe asgjësimi i desantit masiv ajror dhe detar”. Nё vёmendjen e tij nё radhё tё parё ishte puna udhёheqëse e partisё pёr realizimin e objektivave tё stёrvitjes pa anashkaluar marrëdhёniet midis organeve tё partisё me komandat ushtarake dhe shtabet e tyre; punёn e komunistёve e tё kuadrove nё tё gjitha formacionet e strukturave pjesёmarrëse nё stёrvitje; koordinimin e veprimeve midis organeve tё partisё dhe atyre shtetërore me komandat e njёsive dhe reparteve ushtarake pёr realizimin me sukses tё stёrvitjes me trupa, etj. Çdo natё dёgjonte raportet e komandave tё njёsive pjesëmarrёse dhe tё organeve tё partisё e ato shtetërore nё rreth, shkёmbente mendime dhe jepte porosi pёr gjithshka qё kishte tё bёnte me realizimin me sukses tё stёrvitjes. Ajo stёrvitje mё bindi se Hysni Kapo ishte njё udhёheqёs i kompletuar edhe ushtarakisht, metodist i shkёlqyer pёr vjeljen e mendimit tё kuadrove, frymëzues dhe kёrkues deri nё njё pёr zbatimin e metodikёs sё stёrvitjes, tё porosive qё jepte dhe tё  urdhёrave tё komandёs. Ai dinte tё vlerёsonte e inkurajonte arritjet, siç dinte tё frenonte euforinё dhe mburrjet pa bereqet. Nё dinamikёn e asaj stёrvitjeje takoi shumё vullnetarё e rezervistё, komunistё e kuadro me qёllimin e mirё, tё njihej nga afёr me kapacitetet dhe mundёsitё reale tё strukturave pjesëmarrёse nё atё stёrvitje.

Disa ditё mё pas nё njё takim pune, ai shkёmbeu mendime dhe dha mjaft porosi tё vlefshme pёr tё mёnjanuar punёn formale tё organeve e organizatave tё partisё, tendencёn pёr ta matur punёn e partisё me mbledhje, parrulla e shabllone qё mpijnё e deformojnё synimet e punёs sё gjallё e konkrete pёr realizimin e detyrave nё fushёn e stёrvitjes dhe gatishmёrisё. Ai insistonte qё  organet e partisё tё mos dublojnё apo tё spostojnё komandat, shtabet e kuadrot, por tё punojnё pёr tё rritur nivelin e punёs sё tyre pёr planizimin, organizimin dhe zbatimin e detyrave qё sigurojnё zhvillimin me sukses tё luftimit dhe tё operacionit ushtarak.

 

***

Si bir i Labёrisё, si njeri i lindur e rritur nё malet e saj, si njohёs i thellё i halleve, derteve dhe traditave tё asaj ane, ndihej mirё dhe kishte kёnaqёsi tё veçantё kur ndodhej midis fshatarёve tё tij dhe tё zonave ku kishte luftuar, kur ndante kёnaqёsitё e mikpritjes dhe u dёgjonte kёngёn e muhabetet shtruar  odave me pleq dhe burra tё mençur, qё ai dinte t’i vlerёsonte. Kur dёgjonte t’i uronin mirëseardhjen nёnat dhe motrat labe e mallakastriote, ato qё e mbajtёn gjatё luftёs partizane, qё i mjekuan plagёt dhe i dhanё jetё nga jeta e tyre. Ndihej tepёr i emocionuar dhe i vlerёsuar prej tyre, kur i zgjasnin sahanin me dhallё dhe njё copё misёrishte tё ngrohtё, pёr ta pёrsheshur, si dikur kur ishte djalё. I pёlqente gatimet tradicionale edhe pse kufizimet nё dietё ia ndalonin pёrdorimin e tyre.

I ndodhur nё Aranitas tё Mallakastrёs, nё vitin 1976, nё drekёn e shtruar enkas, nuk lakmoi edhe pse  gatimet tradicionale ishin plot shije, por kur i servirёn revaninё me mjaltë e bajame, nuk i rezistoi dot tundimit dhe me vёshtrimin te mjeku, qё i numëronte kafshitat, tha:

Kёtё do ta ha edhe pse e di qё mё bёn dёm”.

Ndiqte me vёmendje tё veçantё arritjet e fshatit nё bujqёsi e nё blegtori, tё cilat i gjente si faktor bazё pёr mirëqёnien dhe jetёn e popullit. Mosha e sёmundja ia kufizuan mundёsinё pёr tё shkuar nё fshat, siç shkonte dikur. E ndoshta edhe reforma pёr shkurtimin e oborrit kooperativist e tufёzimi, kishin zhvlerёsuar atё qё priste dhe kёrkonte ai pёr fshatin. Çfarë mund t’u thoshte fshatarёve tё tij, pёr jetёn e tyre nё zgrip, apo t’u kёshillonte tё “hanin reformat”, ku gjente edhe veten e tij.

Pёr mua dhe shokёt e mi, qё patёm fatin tё punonim me Hysni Kapon, qe njё favor dhe njё mundёsi pёr tё prekur vlerat e njё njeriu ashtu siç duhet tё qenё udhёheqësit e vёrtetë tё partisё dhe shtetit.

 

***

Gjithsesi, vdekja e Hysni Kapos e tronditi Enverin. Nё udhёheqjen e lartё qe prishur ekuilibri. Enveri nisi tё mendojë seriozisht pёr zёvendёsuesin e tij. Mehmetit, qё zyrtarisht ishte pas tij, i trembej pёr shumё arsye. Duke e parë si rrezik e jo si mik, ndjeu nevojёn pёr ta çarmatosur e pёr ta bёrë tё pavlefshёm. E joshi me funksionet qё mbante Hysniu, dhe i sugjeroi Kadriun si ministёr tё Mbrojtjes, dhe pse ai e njihte fare pak ushtrinё dhe komandёn ushtarake. E, nёse Mehmetit i hoqi nga dora armёt, Kadriut i hoqi nga syri “vigjilencёn”. Me njё gur kishte vrarë dy zogj.

Kёto lёvizje nё atё kohё  i pamё si tё domosdoshme, edhe pse u bёnё si nё kohё lufte (me kooptim). Ngjarjet mё pas do tё tregonin se ato masa kishin tё tjera synime…

 

Reformat qё u nisёn nё mesin e viteve gjashtёdhjetё pёr modernizimin e ushtrisё dhe tё mbrojtjes sё vendit, pёr luftёn kundёr ndikimeve fetare etj, nё kushtet e rrethimit e izolimit total nga bota; zbatimi i parimit tё mbёshtetjes tёrёsisht nё forcat tona etj, duhet tё jenё shoqёruar me mendime kundёr e pro, pёr mёnyrёn si u shtruan, objektivat qё synuan dhe rezultatet qё arritёn.

Nё shtator tё vitit 1974, nё Pojan tё Fierit, nё njё bisedё me oficerёt e shtabit tё korpusit, Mehmeti, ndёr tё tjera u shpreh se edhe ai e ndonjё tjetёr (pёrmendi Shefqet Peçin, i cili ishte prezent), nё fillim kishin patur rezerva pёr heqjen e gradave nё ushtri, por koha tha ai, na bindi se qe njё vendim i drejtë i Partisё. Qё do tё thotë, se Enveri dhe kur i kishte kundёr dhe kur i kishte pro shokёt, vendimet i merrte vetë, ashtu si i gjykonte ai. Edhe pёr  reformat, ka shumё gjasa t’u jetё imponuar shokёve me autoritetin e tij absolut.

Kur u prishёn marrëdhёniet me Kinёn, u fol se disa nga shokёt kryesorë, patёn rezerva. Thoshin, se edhe Hysniu, i kishte sugjeruar shokut Enver, ta shikonin edhe njё herё qёndrimin, qё tё merrte pёrgjigjen:

“Edhe ti Uzni?!” 

 

Kam ndjekur intervistat e Vito Kapos, e cila dyshon se Hysniun e vdiqёn mjekёt dhe aludon tё jetё bёrё me porosi tё Mehmetit e tё Kadriut.

Por, siç pohon edhe vetë Vitua, porosia pёr t’u kuruar nё Francё, Hysniut i erdhi nga Enveri e jo nga Mehmeti. Kur Hysniu i sugjeroi tё kurohej kёtu, nga ekipi i Petrit Gaçes, Enveri me insistim e dёrgoi nё Francё, nga nuk u kthye mё i gjallё. Nё marrëdhёniet Mehmet-Hysni, kam parё respektin e ndёrsjelltë dhe korrektesёn shoqёrore model.

Megjithatё, siç kam theksuar edhe mё lart, kohёt e fundit u vu re qё Hysniu tё ishte më i vёmendshёm nё ato qё thoshte dhe bёnte Mehmeti. Edhe pse e pranonte superioritetin e Mehmetit nё tё gjitha drejtimet, nё krah tё Enverit ndoshta ndihej mё i sigurt dhe pse nuk shfaqi asnjёherё shenja pёr tё qenё pasardhёs i tij. Jam i bindur se edhe Hysni Kapo, i gjendur nёn presionin e “kasafortёs” dhe porosive tё vazhdueshme pёr vigjilencё, detyrohej tё dyzohej nё mendime e qёndrime. Dyzimi ishte bёrё vijë sjelljeje nё tё gjitha nivelet e drejtimit tё atij sistemi. Midis Mehmetit dhe Enverit, ai do zgjidhte Enverin, por jam i bindur se edhe ai nuk do ta pranonte “sistemin e ri”, nёse do tё qe gjallё.

Hysniut nuk i besonte mё as Lindja, ku kishte tundur flamurin e ML, kundёr revizionizmit hrushovian dhe as Perёndimi imperialist, me tё cilin i ishte dashur tё pёrballej.

Nёse do të kërkohej një njeri qё e gjente Hysniun rival, ky do të qe Ramiz Alia. Atё ditё qё Ramizi zbriti nga avioni me trupin e pajetё tё Hysniut, tё gjithёve u ra nё sy gjendja e tij euforike, sikur tё na i sillte tё gjallё.

Nuk e di ku u gatuan dhe nga kush u pёrgatitёn skenarёt e likuidimit tё piramidёs tё atij sistemi, veçse ata qё mё pas morёn dhe mbajtёn drejtimin e saj, janё padyshim pjesё e asaj loje dhe tё atyre skenarёve.

 

Share This Article
27 Comments
    • Te gjitha keto shkrime kane nje organizator:
      -Xhevdet Shehu,mallakastriot,qe nxit bashkefshatarin e vet,sharlatanin Qani Duraj,te beje nje liber,ps disa shkrimeve tek DITA,per lideret e PPSH-se duke mburrur direkt dhe indirekt Mehmet Shehun si ish AGJENT I CIA-s!
      Ka 26 vjet qe M.Shehu jo vetem nuk akuzohet si Enver Hoxha,por i festohet ditelindja,mburret si kryeminister,si luftetar i Spanjes,si komandanti i Brigades se Pare Partizane etj,etj!
      Per 50 vjetet e SOCIALIZMIT,ne ka lider qe duhej akuzuar me shume se Enver Hoxha,ai ka qene M.Shehu!
      Vertete Enveri jepte ide,mendime,por nxitesi dhe zbatuesi i tyre ishte M.Shehu!
      Prandaj gjykoj se gazeta DITA ka rene ne gracken e Xh.Shehut duke nxjerre te lare figuren e M.Shehut, sepse i duhej CIA-s ta nxjerre te rehabilituar kete figure!
      Cfare duhet thene tjeter per te akuzuar direkt M.Shehun,si armik,ku vete amerikanet pranojne se i kane thene M.Shehut qe te vriste Enver Hoxhen qe gjatre luftes???
      Vetem kaq mjafton per te mos derdellitur me se gjoja M.Shehu nuk paska vrare veten!
      Po,e ka vrare veten nga frika se po zbulohej!

    • Vetem interesa te medha dhe qellime djallezore mund ta benin te mundur botimin e shkrimeve idiote te sharlatanit Qani Duraj!
      Duket hapur se qellimi i tyre ka qene dhe eshte maskimi i se vertetes,ngritja e dyshimeve per te gjithe lideret komunistre te vdekur apo te denuar qe te akuzohet vetem nje person,si pergjegjesi i cdo gjeje te keqe qe qenka bere per 50 vjet,Enver Hoxha!
      Dhe kete detyre e kane marre persiper bashkefshataret e M.Shehut,sepse ai ka qene strumbullari i ngjarjeve te medha ne ate kohe,qe njekohesisht ka qene edhe agjent i CIAs!
      Vetem shkrimin e mesiperm te gjykosh,pervec shpifjeve,cinizmit dhe halucinacioneve te autorit Q.Duraj,nuk ka asgje me vlere!
      Si mund te mbushesh faqen e pare te gazetes me titullin bombastik dyshues,kur si ai mund te shkruasdh per dite dyshime per te gjithe boten???
      A eshte dyshimi e verteta,lajmi,informimi i sakte per lexuesit??
      Perkohesisht mund t’i ndjellesh njerezit ta blejne gazeten ,ta lexojne shkrimin,por rezultati perfundimtar do jete ZHGENJIMI i plote dhe imazhi i ulet per gazeten!
      Mijra fjale te sterholluara si “Belul Gjeraqina” per te tjerrur lloj lloj perrallash delirante te Qaniut pa asnje vlere historike,politike dhe informative!
      Jo shkoi atje,jo hengri ketu,i thane keshtu e ai u pergjigfj keshtu etj,etj!
      Edhe plakat e fshatit mund te shkruanin me mire se sa ky mavria Qani!
      Ky Qaniu nuk ka qene shef i sektorit ushtarak,por vetem nje instruktor i thjeshte,qe ne shumicen e rasteve ishin servile te ndyre dhe spiune te ushtarakeve!
      Keta tipa merreshin me thashetheme dhe u pelqente BUJA informative,qe te dilnin si te lidhur fort me bazen per te garantuar karieren!
      Edhe veshjen e kishin civile,por uniforme!
      Te gjithe mbanin pardesy dhe medoemos kapele si te Mao Ce Dunit!
      Me frike njerezit kishin keta se sa ata te SIGURIMIT!!!
      Te gjithe ishin me nivel te ulet ushtarak,por vetem mbanin permendesh citatet e Enver Hoxhes!
      Shkurt:
      Eshte turp per gazeten e nderuar DIOTA qe te botoje shkrimet idiote te Qani Durajt,ku pergjegjes bej gazetarin Xh.Shehu qe i jep udhe atij per interesa te dyshimta jashte gazetareske!

  • VETEM INJORANTE,AGJENTE E ANTISHQIPETARE..
    Nuk arrijne ta kuptojne qe perjashtu ENVER HOXHES mbi te gjithe bije hija e dyshimit si agjente te CIA-s,UDB-se,SIM-it nga Meh,meti qe beri krushqine me Arshi Pipen,tek ‘burri’ I Vitos qe u ‘dekorua’ me medalje per 70 vjetorin e deri tek i fundmi i Mohikaneve Ramiz Elz Putana qe ka spiunuar qysh gjate luftes Margarita e Kristaq Tutulanin——-!?
    Si e spjegojne ‘idjotet’ qe kemi 25 vjet lufte kunder kAmunizmit vetem kunder ENVER HOXHES E NEXHMIJE XHUGLINIT qe perben herezi ti besh edhe intervister!????Kete mund ta sèpjegojne ‘agjentet’ qe kane ngrene buke ne òdo sistem e agjenturat nuk i ‘djegin’ si p:sh Servet PELLUMBAT e ‘paqes’ qe i thone se fajin e ka ‘KATOVICA’ e jo BIBERICA!?

  • Mbas 1975, sh. Hysni,shkonte per pushime ne
    vilat e malit Dajt mbasi merte vesh qe ne to nuk
    pushonte sh. Mehmet??????

    • Te merresh sot me kaq intensitet e te ngresh insinuata pa asnje fakt dhe interes publik per ngjarjet e kohes komuniste,eshte nje turbullire e qellimshme per te terhequr vemendjen e popullit nga hallet dhe krimet e dites!
      Kesaj i thone te HASH KERMA SI KORBAT!

  • Redaksi,
    Pa u marre me thenjen qe nga Kishti e me pas populli:’I vdekuri me te vdekurin e i gjalli me te gjallin”si shqipetar dua tju pyes:
    ‘A dini gje pse dergjet ne burg nje 40 vjeçar me emerin ERMAL HOXHA ne shekullin e 21 -te kur ne themi qe ska drejtesi ne kete vend e krimi e korruposioni jane ne PARLAMENT!?Kush i djeg 25 vjet ne turren e druve shqipetaret!?

    • Eleziu
      ata nuk kane vdekur ,kane ngordhur …ndoshta jane pak gjalle ne zemrat tuaja ,po pergjithsisht kane ngordhur
      Ermali donte lek ,qe Rrezi te lahej me qumesht ,te bridhte me ferrari ,dhe si gjyshi me kontrabanden e dyqanit Flora , ne respekt te tradites familjare ,tha se kapitalizmi kishte frike nga hija e gjyshit ….po kapitalizmi nuk rruhet fare …e plasi atje dhe kusherinjte e pare te birose ,sot pallament ,kane frike ta nxjerrin
      nuk di sa do te pelqeje spjegimi im ,po njesoj eshte

      Qaniu , prape qanua ?? po ca ke mor shok ?
      cfare i ke gjithe keto dilema ? po ja ,se besoj se te ka ngelur dhe shume ,ne ferr do shkosh ,pyeti e sterpyeti te gjithe ,si e hengren dhe pse e hengren njeri tjetrin
      per te ngordhur kishin ,se kuptoj pse kishin kaq nxitim?
      mah ,se kam kuptuar asnjeher birone …mire qe je ti Qano ,e nxjerr ndonjeher koken ,dhe na argeton
      Xhevua i permbledh mire ,ti dergoj S.King-ut keto histori per nder te birose ,Oscar fiton …
      envorri i hengri te gjithe ,u jepte grada dhe i hengri …pastaj ne skene del Jagua ,por ne drit’hije qendron kordelja e kuqe ….rrenqethes …cfare kohe te lumtura ….kur perbindeshat kishin surrat prej njeriu …ill ill ..
      hysni kapo hysni trimi /komisar qe nga fillimi
      mut i jati/ mut i biri / keshtu kendonin andej nga ana ime ,ca maja mali me lart se Terbaci …vetem per qente eshte degjuar ne fakt ai fshat … 😛

    • E ka zene mallkimi i miliona nenave ne Evrope dhe Gjermani qe Ermali i Enverit i helmonte me kokainen kolumbiane te Rilindjes Enveriste te Edvinit dhe Taulant Balles, qe gaditej ne Laboratorin e Xibrakes me BOS Ermal Hoxhen dhe me Bodigard Ministrin Tahiri.

      por:

      E ka zene edhe mallkimi i intelektualit dhe mallkimi i viktimave te gjyshit te tij sadist dhe gjakatar qe mbushi lumenj me gjak njeriu ne vendin tone si nje ANTIKRISHT biblik dhe qe falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin si nje debil dhe dallkauk pa shkolle dhe mafioz kontrabandist, ashtu sic e pershkruan edhe Mjellma e Zeze ne repliken e saj me vlera te larta qytetarie.

      por:

      Ermal Hoxhen e ka zene edhe mallkimi i Vatanit, sepse gjyshi i tij aventurier, kaqol dhe dinak mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet tona per ta bere Shqypnine si nje CIFLIG feudal te familjes se tij lakmitare, ashtu sic po vuan akoma deri me sot.

      prandaj:

      Drejtesia e VERTETE duhet te kishte ndeshkuar familjen vrastare te Enver Hoxhes, duhet t’i kishte kthyer Shqypnise 4 ton flori te vjedhura nga kjo familje lakmitare dhe hajdute, duke bere nje hetim te mirefillte ligjor pse Vatani kishte mbetur pa asnje dyshke dhe pa kurfare rezervash ne vitet 90-te kur vetem nga pasurite natyrore te Shqypnise mblidheshin me miliarda dollare te ardhura ne vit, por kete gje Drejtesia Shqyptare qe la pas Enveri me Nexhmijen nuk e beri, perkundrazi e la Enver MONSTREN si HERO me vendim te Kuvendit megjithe Piramiden e tij ne mes te Tiranes, si ne asnje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore dhe si nje REZIL i politikes sone kombetare ne suyte e Botes.

    • E ka zene mallkimi i miliona nenave ne Evrope dhe Gjermani qe Ermali i Enverit i helmonte me kokainen kolumbiane te Rilindjes Enveriste te Edvinit dhe Taulant Balles, qe gaditej ne Laboratorin e Xibrakes me BOS Ermal Hoxhen dhe me Bodigard Ministrin Tahiri.

      por:

      E ka zene edhe mallkimi i intelektualit dhe mallkimi i viktimave te gjyshit te tij sadist dhe gjakatar qe mbushi lumenj me gjak njeriu ne vendin tone si nje ANTIKRISHT biblik dhe qe falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin si nje debil dhe dallkauk pa shkolle dhe mafioz kontrabandist, ashtu sic e pershkruan edhe Mjellma e Zeze ne repliken e saj me vlera te larta qytetarie.

      por:

      Ermal Hoxhen e ka zene edhe mallkimi i Vatanit, sepse gjyshi i tij aventurier, kaqol dhe dinak mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet tona per ta bere Shqypnine si nje CIFLIG feudal te familjes se tij lakmitare, ashtu sic po vuan akoma deri me sot.

      prandaj:

      Drejtesia e VERTETE duhet te kishte ndeshkuar familjen vrastare te Enver Hoxhes, duhet t’i kishte kthyer Shqypnise 4 ton flori te vjedhura nga kjo familje lakmitare dhe hajdute, duke bere nje hetim te mirefillte ligjor pse Vatani kishte mbetur pa asnje dyshke dhe pa kurfare rezervash ne vitet 90-te kur vetem nga pasurite natyrore te Shqypnise mblidheshin me miliarda dollare te ardhura ne vit, por kete gje Drejtesia Shqyptare qe la pas Enveri me Nexhmijen nuk e beri, perkundrazi e la Enver MONSTREN si HERO me vendim te Kuvendit megjithe Piramiden e tij ne mes te Tiranes, si ne asnje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore dhe si nje REZIL i politikes sone kombetare ne syte e Botes.

    • Kush e rekrutoi Ramiz Aline si agjent i CIA-s,KGB-se,Inteligjent Servisit,UDB-se etj,etj!
      Une mendoj se kete pune e ka bere vete Enver Hoxha,qe ishte edhe ai vete agjent i ketyre agjensive spiunazhi,sic e kane akuzuar keto 25 vjet rresht armiqte e tij!
      Pra agjent te UDB-se R.Aline e beri Enveri,meqenese edhe PKSH-ne e formoi PKJ-ja!
      Agjent te CIA-s e beri po Enveri,meqenese qe gjate luftes ishte i lidhur me amerikanet!
      Edhe agjent te Inteligjent Servisit,po Enveri e beri Ramizin,meqenese anglezet ishin lidhur me ate gjate luftes!
      Sa per agjent te KGB-se kete nuk e dime pervec se eshte lidhur vete,si poliagjent qe ishte!
      Ja pra edhe kjo enigme u zgjidh dhe Qaiu me Xhevdetin shpetuan nga ky siklet!

    • Llogjika e shkrimeve te Qani Durajt eshte :
      -“Sikur te kishte halla KOQE”
      Pra sikur te ishte gjalle Mehmeti,apo Hysniu,apo gjeneralet e ushtrise etj,etj kushedi si do ishte Shqiperia sot!
      Po more Qani,mire e ke ti,por me degjo edhe mua?
      Po sikur te mos ishte Koci Xoxe dhe te tjeret si ai agjent i UDB-se,a do te vriteshin kaq shume njerez pas clirimit,armiq apo jo,me gjyq apo pa gjyq???
      Se sot ti thua qe i vrau Enveri e jo Koci Xoxe!

  • Qaniu vazhdon të qajë për ç’na gjeti me vdekjen e titanëve Enver -Mehmet- Hysni !
    Mbaje veten Qani , ky është iluzioni yt . Të tre këta individë ishin produkt mikroborgjez i shoqërisë feudale që i polli . Ata u futën në Luftë si agallarë aventurjerë dhe mbetën të tillë sa patën ymër . Për të ruajtur këto pozita , të tre këta , bënë krimet më të shëmtuara ndaj shokëvë të një ideali dhe , me hu në dorë , e mbajtën popullin të izoluar nga Bota , sikur të jetonte në një planet tjetër .
    Komunistët shqipëtarë kanë plot figura të ndritura që s, do vdesin kurrë !
    Enveri , Mehmeti dhe Hysniu janë antikomunistët që i bënë varrin idealit komunist në Shqipëri. !

  • O shoku Qani! Njihemi bashke. Edhe une i kam jetuar dhe perjetuar ato kohe. Natyrshem ty te takon te flasesh me superlativa dhe t’i kendosh ditirambe Hysniut, pasi te ka mbajtur prane dhe te ka pekedhelur; ama po kaq te drejte kam dhe une te them se Hysniu nuk ishte ai qe pershkruan ti. Hysniu, ashtu si edhe Mehmeti, kane qene mashat e armatosura, me te cilat Enveri “nxirte” thëngjijte vdekjeprures nga zjarri. Hysniu dhe Mehmeti, me urdher te Enverit (lexo letren qe u dergon me dt 2 maj 1943, ne veprat e tij) vrane, ne Vlore, Neki Imerin, Xhemil Çakerin, Shyqyri Alimerkon, Fejzo Gjomemon etj. Kam shume verejtje, por do te ndalem vetem ne nje: Kur mua,ne v. 1975 me perjashtuan padrejtesisht nga partia dhe me internuan sa me larg, i shkrova nje leter duke i kujtuar se i biri i kujt isha, pasi tim ate e kishte pasur mik gjate luftes, ai as nuk e mori mundimin te me kthente pergjigje, sepse kishte frike per lekuren e tij. Akuzat ndaj kuadrove te ushtrise ata te dy, jo vetem i zbatuan, por edhe i amplifikuan duke shkaterruar ushtrine. Po keshtu rrenimin e gjendjes ekonomike te fshatareve etj. Prandaj nuk jam fare i nje mendje me ty per shume gjera.

  • KUR U BE GJENERAL HYSNIU?????!!!!!!

    AS USHTARAK I THJESHTE NUK ISHTE.

    HYSNI ABAZAJ (KAPO), E FILLOI KARRIEREN SI DJALI I FSHATARIT QE CONTE DITE PER DITE QUMESHTIN E LOPES SE TIJ TEK LEGATA JUGOSLLAVE NE VLORE.

    ATY U REKRUTUA SI VRASES ME PAGESE, DHE PAS DISA VRASJEVE KALOI NJE SHKALLE ME LARTE (U KOMPROMENTUA ME VEPRA DHE NUK KISHTE NGA E DRIDHTE ME B…..).

    E KESHTU I KA HAPUR DYERT E NGRITJES SE TIJ DHE TE SHFARROSJES SE KOMBIT SHQIPETAR.

    JU, O SHOKET E DITES, DUKENI QE JENI SHOKET E HYSNIUT E KENI NOSTALGJI PER PERIUDHEN KUR NA UDHEHIQNIN VRASESIT ME PAGESE, POR MOS KINI MERAK.

    DREJTESIA VONON POR NUK HARRON.

    PER PUBLIKUN E THJESHTE, SQAROJ SE HYSNI ABAZAJ (KAPO) ISHTE NJESOJ SI JULIAN SINANAJ SOT, VETEM SE U REKRUTUA NGA JUGOSLLAVET KUNDER SHQIPETARISE.

  • E këshilloj Qaniun të mos e botojë librin kështu siç na e prezanton !
    Në Vlorë , në prezencë të Qemal Stafës , sekretar politik u zgjodh Sinan Gjoni .
    Në Konsultën e Partisë në prill 1942 , Enveri nisi për në Vlorë Sinanin , ndërsa Hysni e mbajti në Tiranë . Postblloku fashist në Koshovicë të Fierit arrestoi Sinanin me shokë ( disa u varën ) , Hysniu shpëtoi ! ( lexo Kur lindi Partia ) . Enveri , Koçi dhe Hysniu e torturuan Sinanin në duar të hetuesve në vitin 1947 , deri sa vdiq .
    Komunisti I kulluar , shok i Qemal Stafës , Fejzo Gjomemo , u vra pas krahëve në Luftën e Drashovicës nga Mehmet Jaho , me urdhër të Hysniut e Liri Gegës !
    Hysniu është njeriu kyç në vrasjen e Mustafa Gjinishit e të Mynir Xhindit , bashkë me Liri Gegën !
    Në këto dhe në shumë vrasje të tjera të shokëve pas krahëve I kanë të tre duart me gjak, Enveri , Mehmeti dhe Hysniu !
    Ka nepotist më të madh se Hysniu ?!
    Shkëlqente për organizimin dhe kuadrin e partisë , thotë Qaniu ! Po more Qani po , e mbushi KQ.dhe Byronë me debilë. Gjithmonë me bekimin e sh. Enver . Këta burra pa burrëri , pa lejen e Enverit as me gratë e tyre s ‘ flinin dot !
    Këtu ke gabuar , Qani Duro !

  • Po sali krimineli,ka ndonje lidhje me vdekjen e Hysniut,se dhe ai ishte “mjek” ne France…..kur Hysniu qe i semure???

  • Vlora e Vlorajve,e Sharrave,Ali Asllanit e Qazim Koculit u be Vlora e krimineleve,e vrasesve prapa shpine Hysni Kapo dhe Rrahman Parllaku.I perdori prestigjatori i cirkut enver ndobici per eleminimin e kundershtareve te tij brenda partise dhe kthimin e Vlores ne qender terroriste.Kur shoh ate Gjebrene me tuta burgu si ja perkedhel koken vrasesve te vajzave,me nxjerr mallin e Enver dobicit qe perdorte keta Hysni Kapot,Lym Ketat,Misto Mamet e plerat e krimit te asaj kohe per te ardhur ne pushtet.Enver hoshes bmund ti shurroni varrin,por ketij Gjebrese i duhet futur nje hu ne by,,.qe te kujtohet mire kujt ja ka borxh,se nuk ka me qorra sot si ne 1941.

  • MIRE ENIGMA E VDEKJES SE HYSNI KAPOS PO ENIGMA E VDEKJES SE VELLAIT TE TIJ SI SPJEGOHET?

    sepse:

    Vellai i Hysni Kapos nga Vlora pervec vetive drejtuese si Kuader i Larte i Partise se Punes, kishte edhe veti palluese si Xhakomo Kazanova nga Venecia dhe kur ishte duke bere seks te eger me nje militante partie ne zyren e tij e kapi infarkti dhe i ra damllaja ne vend dhe kur erdhen sigurimsat e Enverit dhe e pane vellane e Hysniut te vdekur si nje derr ne dysheme i thane vajzes:

    MBATHI BREKET POR MOS E HAP GOJEN SE TA PRESIM KOKEN!

    Vellane e Hysniut e varrosen me nderime si HERO te LANC-it Komunist, por gojet e liga nuk pushuan me thashethemet nga Fieri deri ne Tirane derisa mberriten deri ne veshin e Sillos dhe vetkuptohet te Enver Hoxhes, qe e nuhati se po cenohej MORALI i Partise dhe shpejt ja hoqi te gjithe titujt e nderit vellait te Hysniut, ashtu sic veproi Saliu me Kazanoven e tij Ylli Pango do kohe me pare dhe qe ta mbyllim Enveri me ne fund tha:

    MIRE BERI QE NGORDHI QENI!

    prandaj o Xhote Gazetari intervistues, njesoj si Kukumjacka e Kuqe Rudina Xhunga:

    AMAN DHE DERMAN ME KETO TELENOVELA ENVERISTE!

    • Po per Kazanoven mretnore
      O intelektual naatradin kumandari
      Perse nuk e parmense?
      Ti vere ma ke thene qe mreti yne
      Eksperiencat e tij swksuale i kishte
      Me laviret e parisit
      Si dhe me incestet familiare
      Qe MOS te humbiste teaditat.
      Rrofte naltmadhnia /

  • Qysh nga titulli i shkrimit “Enigma e vdekjes…” autori shifet qe ja ka hipur kalit mbrapç. Dihet qe H. Kapo vuajti dhe vdiq nga kancer ne pankreas. Kjo, nga referti i mjekeve me te mire te Frances, ku u kurua deri ne fund te jetes. Ku qendron “enigma” ketu ? Mendon autori qe te tjeret e kane eliminuar duke i ngjitur kancerin ? A mund te ngjitet kanceri, sikur te ishte virus apo semundje infektive ? Apo duke e helmuar e kane semurur me kancer ? Te gjitha keto hipoteza qe gjarperojne ne trurin dhe mendjen e shume shqiptareve jane broçkulla dhe dyshime primitive. Shkenca e mjekesise nuk e njef deri me sot qe kanceri mund te injektohet nga jashte, semundja lind brenda trupit te individit dhe s’ka asnje lidhje me faktoret e jashtem. Ne Shqiperi kultura e dyshimit ne çdo gje dhe çdo njeri eshte sport kombetar, fantazia e çfrenuar eshte pjese e personalitetit te nje shumice te shqiptareve. Autori i artikullit ben harakiri me shkrimin e vet, dikur ka pasur nje post me rendesi ne istitucionet shteterore, sot ne kuptojme çfare njeriu primitiv ka qene ai dhe shume te tjere si ai. Edhe sot nuk eshte se ka ndryshuar shume, shume te tjere ne istitucione te ndryshme jane si ai apo edhe me keq. Shpesh thuhet sot nga analiste apo njerez te ndryshem se shqiptaret jane akoma ne mesjete nga mentaliteti dhe bota e brendshme qe bartin. Une personalisht mendoj qe te pohosh nje gje te tille eshte luks, kam pershtypjen qe shume prej shqiptareve nuk kane hyre akoma ne mesjete.

  • Si ua ka vene doren ne qafe boti, Mehmetit dhe Hysnise dhe qendron tere karshillek ne mes te tyre, si per tu thene bravo ju lumte, jeni burra te shpelare. Nga doren ne qafe, ua futi me pas ne nga nje kunj ne b..h dhe i coi ne p..h te s..s. Qaniu thote nuk ua beri mire. Qaniu ben sikur akoma nuk e din punen e lemonit te shtrydhur.

  • o qani idiot i madh je nuk di ne rron bekim bundo akoma te te jepte pergjigje per keto qe shkruan se z. ramizi te ka dhen pergjigjie per disa idiotesira qe ke botuar gjynah qe je mallakastriot dhe i privilegjuar i sistemit monist.

  • Nuk i hyj analizave,se sic po duket mbas ca vjetesh do dale qe Enveri qe ai qe shpiku i pari helmin. Nejse habitem me autorin kur ai eshte kaq i habitur se si mund ti pushoje zemra nje njeriu qe kishte vite qe kishte zemren te semure. Sipas tij me duket se ata qe vuajne nga zemra nuk duhet te vdesin kure.

  • Gomari me i madh ketu del Xh.Shehu qe ndersen qelbesira si ky Qina Derraj per te rehabilituar M.Shehun kete super asgjent te CIA-s!

  • Ore zoti Qani Duro, me qe i paskish njohur mire Enverin,
    Hysniun dhe Ramizin , valle nuk i ke vene re xhestet e
    Ramizit dhe ate buzeqeshjen e tij karakteristike ,ne gezi-
    me dhe hidherime ….! Me sa duket ju i kini meshuar shume ”euforise se Ramizit” kur zbriti nga avioni ?! Je ,
    thjeshte nje mashtrues kategorie !?
    Zoti Duro , te pyes cfare tha Mehmeti ne Durres kur u
    demaskue Beqiri si armik i partise dhe popullit ???
    Valle ishte e vertete qe Beqiri ”armik” apo e likuidoi Meh-
    meti kur po i zbuloheshin petet byrekut !
    Mehmeti ,sic e dini edhe ju por nuk e permendi enkas, vrau kot se koti mbi 80 darsiote te Lushnjes duke akuz-
    zuar si balliste kur ne fakt po punonin ne arat e tyre, ne
    token e tyre te begate ku ushqeheshit ju…?
    Tjeter, ju zoti Qani , vertete besoni se Hysniu do t’i dilte
    kunder Enver Hoxhes per Mehmet e Kadriut apo e ben
    kete per diversion ?! Sa pak i paske njhur treshen Enver’
    HYsni, Ramiz !!!! Hysniu kurre nuk do t’i dilte kunder Enve-
    rit po qe se do t’i shpetonte ”shpates” se Enverit .
    Se fundi, nga sa vrej tek Ti , ke shume doza te theksuara
    lokaliste qe po t’i kishte marre vesht Enveri keto shfaqje
    tuaja dote kishte gremisur nga K.Q. pa nje pa dy..!!!
    Edhe dicka tjeter , nuk je vetem Ti qe i ka njohur se afermi
    kete treshje per te cilet ke shkruar , ka edhe shume e shume te tjere qe i kane njohur dhe kane vleresime shume
    me objektive e realiste . Enveri ka qene dhe mbete Everesti
    i Shqiperise dhe kombit shqiptare,ndersa ata per te cilet
    flisni ju , mbi te gjithe Mehmeti, Kadriu ,Fecorri, Fiqreti,etj.
    ia kane patur me hile Enverit dhe fundi i tyre ishte i
    pashmangshem !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *