Enigma më e madhe e Covid-19: Cila është përgjigja e sistemit imunitar?

Ornela

Një studim i ri është në proces për të kuptuar se si i përgjigjet sistemi imunitar koronavirusit.
Shkencëtarët nga 17 qendra kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar janë duke u përpjekur t’u përgjigjen pyetjeve të tilla si dhe sa zgjat imuniteti dhe pse virulenca e virusit ndryshon aq shumë.

Mala Maini, një imunologe virale nga universiteti “College” në Londër, e cila po udhëheq një nga ekipet e kërkimit tha se përgjigja jonë imunitare ndaj një virusi është me të vërtetë ajo që dikton se si reagojmë kur infektohemi, sa sëmuremi kur marrim një infeksion akut, sa kohë jemi mbrojtur pasi kemi pasur infeksion dhe sa mirë mund t’i përgjigjemi një vaksine.

“Sistemi imunitar është themelor i gjithçkaje që është kryesore për përgjigjen ndaj këtij virusi.”
Që kur u shfaq virusi për herë të parë, shkencëtarët kanë garuar për të mësuar se si trupat tanë reagojnë ndaj infeksionit.
Maini thotë se për rastet e lehta deri tek të vështira të Covid-19, duket se përgjigja imune është aq e madhe sa do të duhet një libër shkolle për ta shpjeguar.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *