Enkeleida vs Martini do të përballen në gjykatë

Dita

Enkeleida vonon, por nuk harron. Pas debateve që kanë nisur që vitin e kaluar, tashmë situata është edhe më e rënduar mes gazetares sportive Enkeleida Zeko dhe drejtorit të TVSH-së.

Ky i fundit është paditur nga gazetarja, për shkaktimin e dëmit moral…

Edhe pse këtë veprim të sajin e kishte paralajmëruar qysh një vit më parë, Zeko, vetëm këtë mes tetori i është drejtuar dyerve të gjykatës.

Ajo ka ngritur padi ndaj Martin Lekës, drejtorit të komanduar të Radio Televizionit Shqiptar. Ajo kërkon jo pak po një dëmshpërblim prej 100 milionë lekësh, për “dëmin moral” që pretendon se i është shkaktuar.

E gjitha filloi pas një shkrimi të Zekos, ku akuzonte Martin Lekën se po shkatërronte transmetuesin e vetëm publik në vend.

Pas botimit të këtij shkrimi u pretendua se drejtori i TVSH-së e kishte fyer gazetaren në Facebook, por kjo u përgënjeshtrua më pas. Padia e prezantueses ndaj Martin Lekës është regjistruar në Gjykatën e Tiranës në 16 tetor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *