I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD si dhe deputeti i ardhshëm, Enkelejd Alibeaj komentoi humbjen e PD si dhe garën për zgjedhjen e kreut të PD.
I pyetur për votimin në mbledhjen e Kryesisë së PD ku u vendos për që të garojë Basha me Selamin, Alibeaj tha se rendi i ishte i përcaktuar dhe nuk mund të ndryshohej më kërkesa të tjera që kërkuan disa nga anëtarët.
“Nuk isha unë që mbaja numrin e votave. Ajo që ka ndodhur është se kishte një mbledhje me rend të përcaktuar. Pra ishte përcaktimi i kandidaturave dhe përcaktimi i komisionit elektoral. Por disa kërkuan që të futej një pikë e tretë.
Ishte një mbledhje që kishte marrë spunto nga 22 korriku. Pra ne 22 korrik kreu i Partisë i nënshtrohet zgjedhjeve.
Unë isha kundër ndryshimit të rendit të ditës. Kërkesa ishte e nënshkruar dhe mund të bëhet kërkesë tjetër për mbledhje kryesie. Në pikën shtesë kërkohej shtyrja e zgjedhjeve dhe të behej një analizë”- tha Alibeaj.
Ndërkohë i pyetur në lidhje me vetëngrijen e funksioneve të Lulzim Bashës, Alibeaj tha se Basha është ‘vetëngrirë’ për t’u gjykuar dhe se është kundër dorëheqjes së tij.
“Dorëheqja, bishtnim i përgjegjësisë. Basha dhe Selami do shkojnë para anëtarësisë për gjykim. Nuk duhet dorëheqje për sa kohë është vota ‘një anëtar një votë’.
Unë mendoj se është zgjedhje e mirë vetëngrirja e funksioneve të Bashës. Basha është ‘vetëngrirë’ për t’u gjykuar. Sipas statutit kreu i PD qëndron në detyrë deri në zgjedhje.
Nëse shkaku i vetëm i humbjes së PD do ishte lista e kandidatëve, Basha ka përgjegjësi. Unë mendoj se humbja e PD nuk ishte vetëm për shkak të listës” –tha Alibeaj.

Ky per nje fije nuk u be hoxhe,dhe perfundoi politikan.Eshte super mashtrues,me keto tipa do ta shtyri luli nja 4 vjet.
Ju u ka hyre vetja ne qef . Ju kujtoni se ,pasi kini pare veten ne grracin ku pine uje pulat, e pasi u ka pelqyer vetja filloni e flisni sekur jeni vet zoti. Flisni per demokraci ,kur vet ini me km e km larg saj. Flisni per Ramen pse nuk jep doreheqjen si kryetar partie ,pasi humbi zgjedhjet. Kjo nuk eshte demokratike e nuk ndjek shembullin e disa lidereve europian ,te cilet kur humbasin largohen nga drejtimi i partive. U mburret me “largimin’ e Saliut, sigurisht duke folur e nenbuzeqeshur se ia hodhet popullit.por harrate qe mendja juaj para popullit eshte nje kokerr elbi ,te cilit ka filluar te kalbet nga shirat e rena. E populli u vuri dreune me keq se ne 2013. Tani del e flet perse Basha nuk duhet te jap doreheqjen. Jeni nje hipokrit i lindur ,jeni nje adolishent ne te folur ene paraqitje. Me keq kini per ta pesuar deri sa rroni nen shalet e shtremberuara te plakut te rjedhur Sali.