Partia Demokratike duket se do të shpallë kandidat të saj për Bashkinë e Fierit, ish-deputetin Enkelejd Alibeaj.
Aliebaj para pak kohësh ishte në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të përplasjeve me PD-në , pasi u caktua si personi që do të udhëhiqte fushatën në Memaliaj dhe Tepelenë.
Ai tha se arsyeja kryesore pse u tërhequr nga fushata e PD-së ishte se në këtë zonë ai nuk kishte mbështetjen e elektoratit dhe se shpërndarja e koordinatorëve për zgjedhjet e 21 qershorit, ka qenë e gabuar, pasi shumë nga drejtuesit e fushatës nuk kanë lidhje me zonat ku janë caktuar.
Burime të Tema thonë se kandidatura e Alibeaj pritet të shpallet sot pasdite.
Kjo duket një lëvizje surprizë e së djathtës pasi rikthen për të kandiduar në një nga qarqet kryesore, ish-ministrin e Drejtësisë, i cili për shkak të hatërmbetejeve me Bashën gati “shpalli divorcin” me PD-në.
Përballë Alibeaj në Fier mazhoranca kandidon me deputetin Armando Subashi.

Po ky te kandidoje ne kurjan se andej ja njohin gjyshin we akoma permendet si bandit I qafes se sqepurit