Enkelejd Alibeaj shkarkon drejtuesit e partisë në Fier

redaktor

Humbja e Bashkisë së Fierit është shoqëruar me një furtunë përjashtimesh në PD-në e Fierit.

Me urdhër të kandidatit humbës Enkelejd Alibeaj janë shkakruar nga detyra disa nga funksionarët e demokratë të degës së Fierit .

Të shkarkuarit janë: Mira Caushi, kryetare e gruas së PD-së, Vaso Ndreko, anëtar i kryesisë së PD-së në Fier (ish-deputet i PD), Vaskë Ngresi (ish-deputet i PD), Admirim Shehu, sekretar i PD-së dhe anëtar i kryesisë.

Burime për TemA TV thanë se ka një sërë shkarkimesh të tjera, por edhe përjashtime nga partia.

Burime zyrtare nga dega e Fierit të kontaktuar nga TemA TV thonë se ky është një proces përmes së cilit kanditati Alibeaj kërkon të justifikojë  humbjen, ndërkohë që PD-ja në Fier ka qenë maksimalisht e angazhuar në fushatë, pavarësisht rezultatit.

Përjashtime për drejtuesit e partisë në bazë pritet të jetë fryma e analizës që do të shoqërohet pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 21 qershorit.

Ndërkohë që drejtuesit e partisë në bazë thonë se problem kryesor ka qënë cilësia e kandidatëve dhe mungesa e frymës që vjen nga drejtimi i partisë në qëndër.

Ndërkohë, vendimi i kandidatit që humbi Fierin, Enkelejd Alibeaj, është udhëzim i kryetarit të partisë Lulzim Basha.

Share This Article
7 Comments
  • O,z .demokrate ,,,,,!
    Po hani njeri tjetrin.
    E kini gabim
    DUHET SE PARI TE HANI SALI BISH VICIDOLIN FATKEQESINE E KOMBIT DHE TE PD.
    Ke kini ne krye te partise sot,,,?Nje kriminelo hajdut e tradhetar.Kush e vuri ate ne krye besoni ju se e solli vota ,,,,? KUSH MENDON KESHTU GABON. E solli saliu ,,,!Pse,,?Pa u menduar shume,u vendos oer mbrojtur te kaluaren e te sotmen e kastes se hajduteve te drejtuesve te pd, e sidomos te mbroje pasurite e vena me vjedhje e korrupsion te kastes se saliut.Si u be Bodja nje me i pasur i Ballkanit per nje mandat ,nga erdhi kjo pasuri me nje here ,,,? E dini te gjithe kete e shume te tjere .Per te patur vendi opozite te mire duhet te shpetoni partine tuaj ,duhen bere zgjedhje te reja ,me elemente te rij te pa perlyer,te pastroni ate nga rrangallat saliane ,e bashiste
    e te merni situaten ne dore .Faji eshte larte tek burimi qe del i qelbur,,,,,,,,,,,!

  • O zoti Alibeaj, ke kandiduar ne vendin e gabuar! Fieri gjithnje ka votuar majtas! Keni probleme shume te medha me Partine! Pa nje analize te thelle dhe te gjithanshme per humbjen, e keni te kote qe vazhdoni me keto forma. Jeni kthyer ne nje cete cubash dhe horrash! Te keqen e keni lart!

  • Ne Fier PD ka humbur gjithmone! Jane pa vlere keto shkarkime sepse Fieraket e kane aksiome mbeshtetjen per te majten! Eshte fakt fanatizmi i Fierakeve ne kete aspekt, pavaresisht a i pelqen dikujt kjo apo jo….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *