Zv/Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE), z. Enno Bozdo ka deklaruar se ekziston e gjithë hapësira ligjore që Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë të bëjë publike rezultatet e inspektimit të saj lidhur me kompanitë që abuzojnë me sasinë e karburantit që furnizojnë konsumatorët. Reagimi erdhi pas lajmeve se Ministria e Ekonomisë ka dorëzuar dje Aktin normativ në qeveri, i cili hap dritën jeshile për publikimin e emrave të kompanive që kanë abuzuar me sasinë e karburanteve kur kanë furnizuar automjetet. “Projektakti normativ është përgatitur nga DPM, por pas konsultimeve të gjëra juridike, METE mendon se nuk është i nevojshëm një akt i tillë”, tha Bozdo. Për më tepër, Ligji për Metrologjinë shpreh qartë detyrimin e DPM-së të publikojë të dhëna inspektuese atëherë kur preken interesat e konsumatorit. Është e çuditshme se si zyrtarë të lartë të Ministrisë së Ekonomisë flasin çdo dy ditë me dëshirë për këtë çështjen e kompanive të karburanteve, por të njëjtët nuk pipëtijnë asnjëherë kur vjen puna për privatizimet e dyshimta që po ndërrmer kjo ministri dhe këta zyrtarë në orët e fundit të qeverisë Berisha.

o koketul,po tani u kujtove per te verteten pasi vodhe 8 vjet.
Po c’ merreni me Enon me dy “n”. Edhe gruan ia dha partia pasi e kish perdorur vete
Eno edhe kur arbitronte ndonje ndeshje basketbolli per te rinjte, i pyeste t’a jap apo mos t’a jap faullin. Shikojeni dhe fytyren e ka si DAUN dhe sikur po i fryn birbilit. Toc.