Enno Bozdo: Veliaj mburret me punën e Bashës

redaktor
MBLEDHJE E KESHILLIT BASHKIAK - Nenkryetari i Bashkise se Tiranes, Enno Bozdo, duke folur gjate nje mbledhje te Keshillit Bahkiak te Tiranes, ku eshte miratuar privatizimi i 40 banesave te cilat kishin mbetur pa u regjistruar ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive./r/n/r/nCITY COUNCIL - Deputy Mayor of Tirana, Enno Bozdo, speaks during a session of City Council.

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, deklaroi se Erion Veliaj “vazhdon të mburret me punët e të tjerëve”.

“Është aq i pacipë në genjeshtrat e tij sa një projekt që është drejt fundit e shet si punë të tij. Këtë bëri sot me varrezat e Tufinës, kur i vetmi kontribut i tij ishte bllokimi i shpronësimit dhe buxhetit për këtë projekt për 7 muaj, derisa u zhbllokua me vendim gjykate”, theksoi Bozdo në një deklaratë për shtyp.

Ftoj sot të gjithë mediat, ato që ende besojnë tek misioni i tyre i informimit të vërtetë të qytetarëve dhe s’janë peng i Veliajt, t’i referohen kronikave të shtatorit 2014, kur kanë pasqyruar nisjen e punimeve për realizimin e projektit të rehabilitimit dhe ndërtimit të varrezave murale në Sharrë dhe Tufinë.

Projekti për sistemimin e varrezave të Tufinës dhe Sharrës ishte një investim prej 3 milionë dollarësh i Bashkisë së Tiranës drejtuar nga Lulzim Basha.

Është realizuar rehabilitimi, sistemimi, ndriçimi, gjelbërimi, shtrimi i rrugëve të brendshme, rrethimi i jashtëm dhe është mundësuar një sipërfaqe për shërbimet e fundit, për familjet gjithashtu. Projektet për të dy varrezat mundësojnë zgjerimin me një sipërfaqe afër 10 mijë metër katror në  varrezat e Tufinës, dhe 15 mijë metër katror në Sharrë.

Projekti parashikonte edhe varrezë murale. Pra, Veliaj vazhdon të bëjë të vetmen punë që di: të mashtrojë qytetarët siç bëri kur u betua dhe përbetua se nuk do ta rriste çmimin e biletës, por as 24 orë më pas pasi siguroi rryshfetin e dëshiruar, rriti çmimin e biletës për qytetarët e Tiranës”, shprehet Bozdo.

Share This Article
1 Comment
  • Mburret me punen tone – thote Bozdo! Nuk e di, cfare pune beri Basha per 4 vjet me radhe! Une di qe ai beri palle, jo pune!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *