Enrico Letta tenton të formoj qeverinë e Italisë

redaktor

Enrico Letta pritet të bëhet kryeministri i ri i Italisë, pasi presidenti Giorgio Napolitano i ka kërkuar që të formojë një qeveri koalicioni.

Sipas BBC, caktimi i Letta-s për formimin e qeverisë mund t’i japë fund ngërçit dymujor pas zgjedhjeve parlamentare.

Letta shërbente deri më tani si nënkryetar i Partisë Demokratike të qendrës së majtë.

Një aleancë e gjerë mund të përfshijë edhe grupimin e Silvio Berlusconi-t, duke i dhënë atij sërish ndikim të rëndësishëm politik.

Korrespondenti i BBC në Romë thotë se ky bashkim i rivalëve të ashpër është parë si e vetmja rrugë për t’i dhënë fund krizës që pasoi zgjedhjet parlamentare.

Por Alan Johnston shton se kjo është një martesë e sforcuar, që mund të mos zgjasë shumë.

Qeveria e re do të implementojë disa reforma të kufizuara ekonomike dhe institucionale.

Mes prioriteteve do jetë edhe rishikimi i kodit elektoral. Qëllimi është që zgjedhjet e ardhshme të sjellin rezultate më të qarta.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *