Ditën e Shën Valentinit, në orën 13:00, Kryeministri i Italisë, Enrico Letta, u paraqit përpara Presidentit të Republikës për të dhënë dorëheqjen. Pas vetëm një viti qeverisjeje, Letta u detyrua të shpërngulej nga zyrat e “Pallatit Chigi”, pa pësuar mocion mosbesimi dhe pa u ndryshuar shumica parlamentare. Atëhere përse nipi i Gianni Lettës (njeriu më i rëndësishëm dhe i besuar i Silvio Berlusconit) u dorëzua? Përse i vetëquajturi “balls of steel” (fjalë për fjalë “tope prej çeliku”, intervistë për gazetën “Irish Times”, 07 nëntor 2013), nuk pati kurajon të kërkonte që qeveria e vetë, si në çdo demokraci parlamentare, të vdiste atje ku kishte lindur, domethënë në Parlament?
Përgjigjia është disi e thjeshtë: sepse humbi kontrollin e partisë së cilës i përket. Ose thënë ndryshe: sepse lideri i porsazgjedhur i Partisë Demokratike, Matteo Renzi, nuk i rezistoi dot joshjes që rrezaton kolltuku i kryeministrisë. Kryebashkiaku i Firences, pasi u stërbetua se nuk i interesonte posti i Lettës, se nuk donte të qeveriste pa votë popullore, se fitorja e zgjedhjeve primare në gjirin e PD-së ishte vetëm hapi i parë për të fituar ato politike, të enjten e shkuar, pa pikë koherence, bëri të kundërtën. Me një (një!) fjali të idhët si fshikullima e një thupre thane (“falenderojmë Lettën për punën e kryer deri më tani”), Renzi shkarkoi kryeministrin si presidenti i një skuadre futbolli trajnerin e vet. Motivacioni zyrtar ishte se “Italia ndodhet në një kënetë”, dhe kështu që erdhi “momenti që qeveria të ndryshojë horizontin dhe shpejtësinë e veprimit”, sepse reformat urgjente për të cilat ka nevojë shteti “o aprovohen nga PD-ja, ose nuk aprovohen nga askush”.
Me fjalë të tjera, organi drejtues i Partisë Demokratike, me shumicë votash, hoqi nga puna Kryeministrin e vendit (Enrico Letta) për ti hapur rrugën liderit aktual (Matteo Renzi). Pa ndonjë program të ri, pa prioritete të reja dhe, më e rëndësishmja, pa mazhorancë të re. Në degën e dytë të Parlamentit (Senatin e Republikës), PD-ja është e detyruar të vazhdojë koalicionin me ujqërit e vjetër të qendrës së djathtë si Casini, Alfano, Monti. Pra është vështirë të kuptohet se çfarë mund të ofrojë më shumë Renzi, përveç “ambicies së shfrenuar” për të marrë pushtetin. Tani që më në fund po ulet mbi kolltukun e nxehtë të kryeministrisë do duhet të negociojë me aleatët e djathtë çdo ligj, çdo VKM, çdo lëvizje. Si rrjedhojë, metodat e përshpejtuara prej “çunaku simpatik” nuk do jenë më aq efikase.
Personalisht gjykoj se, në një parlamentarizëm klasik me racionalizim të dobët si ai italian, nuk përbën aspak veçanti që jetëgjatësia e qeverisë të jetë e kufizuar. Brenda kohës së një legjislature (5 vite) shumë kryeministra, në të kaluarën, kanë ndryshuar dhe shumë, në të ardhmen, kanë për të ndryshuar. Aspekti që më çudit është pafytyrësia e Renzit, vrapimi i tij drejt “Pallatit Chigi”, duke përgënjeshtruar çdo fjali që kishte thënë vetëm një muaj më parë. Mendoja se ai do ishte ndryshe nga shokët e vet, që më në fund do hynte pak ajër i freskët në një parti të mykur nga tradhtitë e njëpasnjëshme. Por, mbi të gjitha, mendoja se do pranonte postin kryeministror vetëm pasi të kishte fituar të paktën një palë zgjedhje të përgjithshme: me kokën lart, me një program të legjitimuar nga vota popullore.
“Enrico, stai sereno*” shkruante në Twitter Matteo dhjetorin e shkuar sepse “unë nuk dua vendin tënd”, por “dua të ndryshojmë bashkë Italinë”. Tanimë politikanët italianë janë të paralajmëruar: kur Renzi “të qetëson”, duhet të shtrëngojnë fort karriken që kanë poshtë të ndënjurave.
* PhD – “E Drejta Kushtetuese Italiane dhe Europiane” – Verona, Itali.
Personalisht gjykoj se, në një parlamentarizëm klasik me racionalizim të dobët si ai italian, nuk përbën aspak veçanti që jetëgjatësia e qeverisë të jetë e kufizuar [artikulli]
Parlamentarizem klasik (?)
Racionalizim te dobet? (??)
Jetegjatesia e qeverise e kufizuar (!)
…ne Itali? (!!)
…
@ P.A.B.
ke te drejte i/e dashur. Duhen disa shpjegime qe ne artikull, per te mos ta renduar, nuk mund te shtoja. Parlamenti italian, brenda harkut kohor te nje legjislature (5 vjet), eshte i lire te ndryshoje mazhorance, dhe si rrjedhoje qeveri, sa here te doje, ose e thene ndryshe sa here ekuilibrat politike ndryshojne. Ne epoken e demokracise kristiane (para viteve ’90) flitej edhe per “qeveri plazhi”, dmth qe zgjasnin vetem nje vere. 🙂 Parlamentarizmi i racionalizuar eshte ai, pershembull, gjerman i cili parashikon mocionin e mosbesimit konstruktiv. Nuk mund te votohet mosbesimi ndaj nje Kancelieri, nese nuk propozohet nje tjeter ne te njejten kohe. Instrumente racionalizimi (te cilat forcojne Qeverine karshi Parlamentit) jane te ndryshme, por per tani boll te merzita! 🙂 Faleminderit per kritiken dhe rilexohemi!
I nderuar, nuk te kam kritikuar dhe ”ironia” nuk ishte me ju; megjithese mora nje paragraf jashte kontekstit, per ilustrim. Dicka qe ke bere si autor (gazetar/ artikull-shkrues) duke folur direkt me postuesit, eshte per tu vleresuar shume. Tani te pergjigjem seriozisht.
—
Tek artikulli juaj, (a kudo) Italia mund te kapet ne ”dy ane” ana e thate, thjeshte si raportim; ndodhi kjo dhe ajo; a ne ane ”emrash” e pastaj (si padashje, e kjo nuk eshte faji yne) reduktohet ne c’tha Renzi, e ai tjetri..si premtoi e si e hengri fjalen, pse e beri e si e beri.
Nje pershkrim qe ne fund si ben kujt dem, e ky eshte nje nga qellimet e gazetarise; i.e pasqyrues.
Nuk e pashe me pare qe jeni Studiues, te jeni krenar se keni investuar ne jeten tuaj per kete (e beni mire qe ndani njohurite me te tjeret) pasi (me sinqeritet) nuk lexova pas par., I-re.
Postova per pak gjalleri ne ”thread” : ) sa te fillonin ca postime/, se te gjithe shkrimet kishin komente, ketu jo.
(kerkoj ndjese per kete mungese vemendje, ndoshta dhe nje zakon i fituar me nje mendim tipik per Italine-politiken e saj)
Pa t’dhene ide (aq me pak detyrime) por une mendoj se eshte dhe nje rruge tjeter e te parit te kesaj situate. (pak mund te kene aftesine/njohurine ne nivelin tua,j ta bejne kete. Nje PhD do mund e kohe!) . Pa dorashka por dhe me kujdes (se ju jetoni atje, e ky eshte forum publik) mendoj se ka vend per nje analize shume me te thelle, pertej emrave/ vlersimeve ditore e c’ndodh ne Itali.
* Kemi nje vend ku zgjedhjet e lira nuk ekzitojne.
Sigurisht ne aparence jane, por ne zgjedhje ku ”nuk ke te zgjedhesh” vullneti popullor nuk mirret parasysh. Koncepti No1 i demokracise ne Itali nuk ekziston, te jemi korrekt. Zgjedhjet mes ”kllounesh te korruptuar” e nje kllouni real, hedhin poshte nje premise baze te demokracise…Vullnetin e Lire.
(nje illustrim banal, nese na dalin ne rruge nje Pimp/ Nje hajdut e nje Gangster te na marrin parate, pasi i japim tek njeri… vullneti yne eshte negativizuar (sic) ndaj cdo konluzioni te metejshem. Ne na grabiten.)
* Per me tej…si ka mundesi nje komb qe i ka dhene civilizimit kaq shume, te pranoje nje si Berlusconi ne qeverisje, qe eshte nen ”akuza penale” qe ne vitet 1994-1995 kur filloi ne politike, e 20 vjet dhe para kesaj, i perfolur qe nga koha kur ”morri nje mafioz si “kopshtar” e me probleme tenderi/korrupsioni etj” E thame qe ”nuk kane vullnet te lire” por kur dikush te ben gazin e botes me dekada…dicka do bere. Te pakten elemino te keqen N1. Nuk lexojne as z Nano ti marre e mira 🙂 te kuptojne konceptin ”koalicion qelbesirash”
* Eshte nje Parlament totalisht i korruptuar. Ka me shume Deputete nen denim, procedim a akuza penale sesa ne Rumani (qe ka 28) nuk marr kete shembull te ulim asnje pale, por…atje pati vjet nje ligj (nuk di a kaloi tek Presidenti me pas) ku thuhej ” juristet, politikanet etj, nuk jane “zyrtare publike” Implikimi: nuk jane pergjegjes per korrupsion, bakshishe apo abuzime ne detyre. Parlamentaret italiane jane nder me skandalozet ne boten moderne.
Ne nje interviste te Paul Kagame degjova: po na quajne si Italia e Afrikes…dhe ne e refuzojme kete kategorikisht (shperdorim ndihmash etj) e…kur nje vend (ruanda) qe doli nga gjenocidi me i tmerrshem i koheve moderne, refuzon te identifikohet ”me ty” qofte si Koncept…dicka eshte vertete keq ne kete vend!
Italia eshte nje subjekt pa fund.. .nese dikush fillon me te, e personalisht, mendoj:
There’s something fundamentally wrong with these people, i.e Italians.
E Kam seriozisht, sic dhe faktet thone gjate gjithe ”qeverive” te tyre, te pakten qe nga 1945. Me shume i ka demtuar ”komunizmi” sesa fashizmi. Nen kercenimin e rrezikut te te parit, Perendimi hodhi shume (e shtyu, shtypi standartet akoma dhe me shume) ta mbante Italine me cdo kusht ne anen e tij.
Ne nje menyre a tjeter kjo funksionoi ne Gjermani e Japoni, ne Itali duket qarte se mundi ka shkuar dem.
Eshte dicka e thelle, (apo dhe siperfaqsore dhe mjaftueshmerisht e dukshme per ca) ne psiqiken e kesaj Popullate qe nuk e do rregullin, rendin, disiplinen, e s’di te beje Politike.
—
Pa rene ne ”percmim a ksenofobi” them se problemi nuk eshte ”Italia e sotme” pasi e njejta Shfaqje po vazhdon per dekada, por dicka ne ”sjelljen e perceptimin” e Italianit Mesatar, si sillet/kupton ai pushtetin, dhe si merr feedback prej ketij te fundit.
miqesisht,
23:00
PSE U LODHE NE VERONE PER TITULLIN PhD
Non ho capito un tubo di quanto hai scritto. Potevi non sforzarti di studiare a Verona, ce un’universita migliore a Mullet – Tirane.
Stai dicendo che acqua e bianca e non ha odore ne colore? Devi crescere ancora un po, prima di cominciare a vendere pernacchie puzzolenti. Se ti sforzavi un pocchettino potevi scoprire che nella famiglia di Renzi ci son ben sette tra zii e cugini fascisti, uccisi dai partigiani nella seconda guerra mondiale. Che il nipotte di Gianni Letta era peggio di Renzi, che per le mere interessi ha chiuso il quartiere piu vivo di Roma dove abbita, con pedaggi.
Potevi dire di Renzi che é un piccolo Berlusconi, come l’ha chiamato una volta De Benedetti, proprietario dell’Espresso e La Repubblica. Che è stato finanziato dalla gotta mondiale delle finanze, che le spese del Comune di Firenze sono state le più allegre di tutti i tempi, cominciando dalla sedia da 2.000 euro dove siede il suo culone da sindaco ecc.
Rritu edhe pak, e pastaj fillo te shesesh qofte me mish gomarice, shqiptareve, qe te japin te pish uje me luge kafeje.
@ Besiana
Pak me shume etike Besiana, merru me idete dhe jo me personin. Shto te tuat dhe kritiko te miat. Lere Mulletin, Tiranen apo qoftet ne punet e veta. 🙂 Edhe nje keshille miqesore: permireso pak drejtshkrimin ne italisht. Rilexohemi!
Devi raccontare le cose che ci interessano, non sbronzate da due soldi, gattaro di Verona pagato con le mancette dei ristoranti dove mangia Tozi, una piattola invadente delle pagine online dei giornali albanesi, spargendo puzza e vomito, coperto da teglia tutta bucata di un stupido, forzato ad imparare l’italiano dalle pubblicità dei supermercati da due soldi.
Sono curiosa di vedere come scrivi nella lingua di Dante, se in quella di Buzuku ho il dispiacere di dirti che sei solo un piccolo baffuto falso e megalomane, con il tuo PhD da usare lo imagini da solo perché ….
Me vjen keq per TY qe kur te shkruajn shqip pergjigjesh ne italisht ,kur italian qe te flasin shqip mund ti gjesh me gishta.e me pas siç i ka hije seres tende fillon e shan ne shqip qe te mos kuptojne Italianet se me sa dukesh i paske sh.miq e te ardhka keq kur i kriitikojne.
Por me sa shoh une aty ku mund te kesh studjuar vetem per qofte e gomer ju paskan folur…..
BIM-BIM
Ja te pergjigjem shqip, aty ku studiova une na mesuan si ti bejme gomaret si ti dhe ky nipi i hitlerit poshte, te fluturojne me presh ne …ythe.
Ketij artikull shkruesit, do i thosha vetem:- ate qe titullin PhD qe na e valezon me tere ate fraze kilometrike, duhet ta mbroje ketu, ne faqet online te Dites, se atje ne Verona, nuk e di ne se ka kurajon te na e thote vete i interesuari nga tre vite te kursit sa i jane dashur ta mbaroje ate.
Si shembull per shkrime te mira le te marre jo vetem ato te Thanos, por edhe te Habilajt, Edlires, Ermirit etj.
BG,sinqerisht kam simpati kur sjell argumente interesante.Por e prish me ato sharjet,une qe jam rritur ne fshat dhe jam mashkull nuk i bej dot. Se ku studjon autori e sa eshte lodhur eshte shqetesim i atij,mua me duket inkurajuese ta pershendet.Gjersa nuk ka ndonje mbiemer te madh babai te shkon mendja qe nuk eshte favorizuar.Verona eshte qytet shume i bukur,nje hap nga Venecia.Meqe tjerr biografira te hollesishme ketu ne forum,mund t’i gjesh edhe guston e te ushqyerit autorit,une po te jap nje indicje fillestare,si mbiemer ky me tingellon nga Kuçova.Edhe ky eshte qytet i bukur,pak me siper vendit ku bashkohen Osumi me Devollin.Gjermani i fundit eshte nje batute,e ka nisur Arben Duka,por ka edhe te tjere.Eshte ai”gjermani”qe s’ka ikur akoma…hahahhaha,Duka ia vesh Berishes,ndonje tjeter Nishanit,me nje fjale,nastrdini ka akoma shprese qe te ike bashke me gjermanin e fundit,ishte film kot ai i’44…He,nuk e shkruan keq italishten,perdor”h”ne vendin e duhur,jo si toskanet(nga vjen Renzi)qe e perdorin ne vendin e”c”(k-se).Shkruaj italishten e librave dhe jo ate te basifondeve dhe trotuareve,se nuk i shkon moshes tende.
Do te me falin lexusit ,per kete qe do shkruaj ,por ata qe te kane mesuar keshtu e kane ditur qe perpara kane pasur ca gomere e gomarica sepse vetem keshtu shpjehoet qe ne ate qe thua eshte e pa mundur te mos permendesh prejardhjen tende.E si perfundim nuk ke se çfare shkruan tjeter vetem shfryn e shan se keshtu te duket vetja e zgjuar dhe te mbajne ne goje per ato qe thua e shkruan.
per gjermanin katundar.. just joke!
Une nuk perdor gjuhen e basifondeve, qe ti permend. Eshte gjuha edhe e shume librave te famshem italiane dhe jo. Mos harro qe e ke perdorur ti pak kohe me pare ne kete gazete online, duke komentuar nje koment timin, gje te cilen une e urrej (pergjigjem vetem provokacioneve dhe ofendimeve – ti e di mire!).
Ky PhD-ja nuk duhet te jete krejt i panjohur sepse sekretari i pergjithshem i ishit Halimi te Ministrise se Drejtesise vjen nga familja e tij, e shpresoj te mos i ngjase.
Nje saktesim: Italia eshte Republike e mbeshtetur ne dy ragrupime perfaqesuese te popullit Kamera dhe Senati.
“Burimi i legjitimitetit te KM rrjedh nga Parlamenti… sepse eshte deputeti qe votohet nga populli…” thote artikull shkruesi, une i them edhe senatori votohet njelloj nga populli.
Une them, dhe Kushteuta italiane thote qe legjitimiteti i KM duhet te aprovohet me shumice votash ne te ty Dhomat raprezentative Senat dhe Kamera e Deputeteve.
Ligji i meparshem, i quajtur nga legisti qe e perpiloi “Legge porcata” – Ligj derrkucash – nuk siguronte mazhorancen, per vete copezimin e partive dhe grupeve politike italiane. Gjykata Kushtetuese e shpalli te pa vlefshem kete ligj.
Renzi, toskani yt, “h”-ne nuk e perdor si toskanet e tjere, por e perdor nga thuthuçizmi i tij.
nje francez qe s’me kujtohet emri ka thene nje aforizme: “Burrat flasin per ate qe dine,grate per ate qe u pelqen” .Nuk hoqe dore nga biografite,paska mbiemrin e Halimit Xhanari.Po ti me ke e ke kunjin per kete mbiemrin e gushes?
Elton,pershendetje!Sinqerisht nuk e ndjek me rrokopujen e politikes si me pare.Ka humbur interesi,ne pergjithesi ka humbur interesi tek shumica e italianeve dhe besimi tek politika eshte pertoke.Natyrisht kur shikon nje peme qe s’jep kokrra te shkon mendja te gjesh se perse u mboll kjo peme?Qeveria Letta ishte nje akord i trishtuar,shiko,se lojtari kryesor nuk ishin partite por presidenti.Pashe ne faqen e Fcb qe Travaglio ka bere nje liber te ri dhe po e promovon,”Re Giorgio”,une e lexoj shpesh.Nese dikush nga PD do duhej te behej k/minister ai ishte Bersani.Por Bersanin nuk e donte Silvio B. e tamam komandoi ky i fundit se kush duhej bere.Qe te sqarohen lexuesit e forumit,eshte njesoj sikur pas 23 qershorit per te vendosur,ta zeme Ben Blushi do jepte OK Berisha,se do kishte ne qeveri dhe ai ca Basha me shoke.Qe ne krye Letta eshte djale i mire,por nuk ka qene lider,nuk ka qene sekretar mesa di,nuk ka mandat popullor.Refreni ka qene gjithmone qe Italia eshte ne krize dhe duhet zgjatur qeveria e kulisave.aPo ta lesh ai rri dhe nja 5 vjet,pushteti eshte i embel.Te me kuptosh,une nuk besoj se Renzi do zgjidhe gje.S’do jete as me i mire dhe as me i keq se Letta,por ka legjitimitet.Eshte sekretari i partise me te madhe ne koalicion.Sakte fare do qe me mire te ribehen zgjedhjet,por duket se qarqet neoliberiste nga Evropa(Lexo librin”il Club Bilderberg,la storia segreta dei padroni del mondo” e Daniel Estulin),nga ana tjeter jane masonet,ku ka mbeshtetje Silvio B. dhe xhaxhai i Letta-s,miku dhe ortaku ne hije i Berluskonit.Mesa kuptoj une pushteti nuk eshte me zgjedhje popullore,eshte gatim qarqesh potente dhe Letta ishte nje i zgjedhur i ketyre.Harrova,edhe profesor Monti eshte beniamin i Bilderberg,e nxjerr Estulin ne keto lista qe para 10 e kusur vjetesh.Por nejse,se dola nga argumenti.Renzi me duket aksident i rrethanave,eshte shembulli sesi e majta italiane ka bere harakiri per te disaten here dhe eshte mekat i madh.Pak a shume si Edi Rama ne 2005,kryetar partire pa bere gaveten partiake.Por sesi erdhen punet,nese pranojme faktin qe Renzi eshte sekretar eshte logjike qe ai do behet kryeminister.Ndaj nuk e shoh si ju Renzin,nje tip qe nga njeri krah te jep doren dhe nga tjetri te rrezon karriken.Ka nje ekip qe ka uri per te drejtuar shtetin,le ta provoje.Italia me keq se eshte nuk behet me.Tek e fundit qeveria Letta ishte nje qeverisje sa per te thene.Me Renzin ose do jete,ose do shkohet ne zgjedhje te reja.Hhahahahaha,me Besianen je nxehur kot,e ka shkruar mire gotta(tepri acidi urik ne gjak),ose mbase ka dashur te thote gotha,ata personat qe vendosin fshehur se ku do shkaterrojne e ku do rindertojne shtete e kombe.Pershendetje!
@ Gjermani i Fundit,
jam dakord me “akordin e trishtuar”, me “pemen qe s’jep kokrra”, me mungesen e “mandatit popullor” per Enrico Letten. Por dua te terheq vemendjen tende mbi nje fakt: shkurtin e vitit 2013, asnje parti nuk fitoi zgjedhjet fale nje ligji elektoral antikushtetues (siç e deklaroi Gjykata Kushtetuese ne dhjetor), i shkruar posaçmerisht per te mos prodhuar fitues ne Senatin e Republikes.
Ne nje Republike Parlamentare vullneti popullor shprehet ne Parlament, sepse eshte deputeti i cili votohet nga populli dhe jo Kryeministri. Burimi i legjitimitetit i KM rrjedh nga Parlamenti. Nese aty nuk egziston nje shumice politikisht koherente, atehere detyrimisht do kerkohen alenaca te panatyrshme. Ja, sipas meje, gjeneza e mbjelljes se “pemes pa kokrra”.
Faleminderit i nderuar dhe rilexohemi!
flm Elton,une jam bersanian dhe theksoj prape qe ishte e pandershme nxjerrja jashte loje i Bersanit,njeri dhe teknicien i qarte.Renzi sesi ka edhe te foluren,eshte ambiguo,kam frike se edhe idet nuk i ka te qarta dhe i mbulon me te foluren karakteristike.Por fitoi ne zgjedhjet per sekretar,fatkeqesisht keto jane limitet e demokracise se brendshme,gje qe nuk ndodh per arsye me banale tek e djathta.Psh,kur u ngrit qeveria Letta,zv/kryeministri Alfano ishte sektetar i Partise se Berluskonit,pergjate qeverisjes ai doli nga partia dhe ka formuar nje parti tjeter,ncd.Ketu luhet me porta te vogla,sepse per mua nje akord PD-M5S do zgjidhte njehere e mire nyjen e qeverisjes.Mesa di une,ligji i vjeter elektoral eshte abroguar,i riu pritet te behet kur Besjana Gushi te shkoje ne Hene,keta kane gjithmone kohe.Mesa kuptoj une,arti i politikes eshte te shtoje disa zigzage nje rruge te drejte,kur ne fakt detyra e politikes eshte zgjidhja e problemeve.Nejse,po te bej nje provokim miqesor,pershtatur fushes shqiptare te shahut.Ta zeme se Meta u prish me Ramen per ndonje nga keto 1 milion reformat,mbase ju nuk e keni provuar,por mua me kane nxjerre me reforme nga puna,i shpètova 2 te parave me zuri e treta,eshteper te qeshur,por te besh tre reforma brenda dy vjeteve eshte nje anarki mentale qe ka lidhje me zigzaget qe permenda me siper.U prish Rama me Meten,sistemi shqiptar si e zgjidh kete dileme?Shkohete ne zgjedhje te parakohshme(qe natyrisht ambasadoret do thone qe per”kushtet”shqiptare jane te panevojme,te kushtueshme,etj)apo Meta mund te haje nje darke me ngjala dhe keshtu te krijojne nje qeverisje PD-LSI pak a shume njesoj siç ka ndodhur vjet ne Itali?Ma merr mendja qe edhe ne nuk kemi ndonjd eligje elektoral te qendrueshem,me duket se duhet nderruar,reformuar,modernizuar,”zigzaguar”etj,etj.Ia kalofsh mire dhe suksese!P.S.Te me falesh se ca me lart jam marre me thashetheme,kam furnizuar Besjanen me origjinen tende,tashme asaj i mbetet te zbuloje 300 vjet te biografise.
Pershendetje! Personalisht, nuk besoj se Italia do te humbase ndonje shans nga dalja “jashte skene” e Lettes. Ndoshta Renzi, nuk eshte i duhuri, por me mire te pershpejtohet per ndonje ndryshim te pritshem, sesa te zgjatet pafund ndenja “ne vend numero”. Sa per pafytyresi brenda politikes, do te na duhej te qemtonim shume per te gjetur modele “te fytyrshme”.
Eltoni objektivisht ka bere nje analize korrekte te situates politike ne Itali. Doja te shtoja qe Renzi eshte nje vegel ne duart e dikujt shume te fuqishem ekonomikisht ….
Faleminderit
z. Xhanari, mire se erdhet ne boten online ku komentuese si Besiana Gushi dine vetem te shajne, te marrin neper goje e te shfryjne frustrimet e tyre. E keni ne cdo shkrim, ate pune ben, lereni te vazhdoje. Ore, s’e kuptoj, kur s’i pelqen asnje shkrim, c’dreqin ka qe vazhdon te lexoje e te lexoje? ufffffa!
Kjo qe i ndodhi Lettes ne Itali, do ti ndodhi dhe Rames ne Shqiperi pasi baza e PS eshte e zhgenjyer per faktin se ky i gjati po vazhdon te qeverisi me njerezit e Berishes nderkohe qe para se te vinte ne pushtet premtoi se do ta ndante ate me socialistet. 6 muaj pas fitores socialistet e thjeshte jane ende rrugeve, ne opoziten e pushtetit te vet, te braktisur nga deputete qe nuk denjojne as ti ngrene telefonin… Zgjedhjet ne parti do ta rrezojne Ramen, nese ky nuk ndryshon.
Zoti Xhanari , shumica e komentuesve te gazetes online mendoj jetojne jashte Shqiperise.
Them qe bashkatdhetareve tane i intereson mbarevajtja ne Shqiperi dhe jo Zvicra , Italia ( keto kam lexuar) pasi jetojne vete ne keto shtete ose te ngjashme dhe jane ne gjendje te gjykojne.
Zemra i digjet per perparimin e atdheut tone te dashur dhe aty e kane thembren e akilit.
Prandaj do ishte me e udhes te gjeje tema qe i lidh keto shtete me Shqiperine dhe jo ti qash hallin Zvicres se i bie si puna e kalorsit qe i qajme hallin pse i varen kembet.
Shkrimet meritojne respekt por nuk jane per kete auditor, gjykimi im.
Shkruan dot cfare duan investoret Zvicerane, Italiane etj te vijne ne Shqiperi, fushat qe i interesojne per te investuar. Cfare duhet te kene parasysh biznesmenet Shqiptare ne se arrijne te bashkepunojne me ta. Ku mund te kerkojne fonde per projektet e tyre ne Shqiperi.
Cfare fondesh japin qeverite e ketyre shteteve per firmat Shqiptare ose te perbashketa.
Shqiptaret qe jetojne jashte mbeshteten nga Shtetet ku jane ne se kthehen per te investuar ne Shqiperi.
Pune te mbare.