Entonio Pashaj firmos me ekipin e Flamurtarit

redaktor

Vetëm tri ditë pas divorcit me Tiranën, Entonio Pashaj gjen një skuadër të re në Kategorinë Superiore. Mbrojtësi 29-vjeçar ka nënshkruar për një vit me Flamurtarin, ku pritet të jetë një nga pikat më të forta në mbrojtje.

Drejtuesit vlonjatë besojnë se me afrimin e Pashajt prapavija kuqezi do të fitojë më shumë siguri.

Futbollisti tiranas u largua nga bardheblutë për shkak të hapësirave të kufizuara në formacionin e Shkëlqim Muçës, i cili preferon në qendër të mbrojtjes Bulkun dhe Gentian Muëën, dy lojtarë që e kanë nisur karrierën si mesfushorë.

Për Pashajn ishte e pa pranueshme të qëndronte në stol te Tirana, ndaj zgjodhi Flamurtarin për sezonin e ri futbollistik.

Entonio Pashaj fillimisht spikati me Egnatian në sezonin 2004-2005, ndërsa për tre sezonet radhazi deri në vitin 2008 ishte pjesë e Teutës së Durrësit. Për shtatë vite kartoni i tij zotërohej nga Tirana, ndërsa në sezonin 2011-2012 u dha në formën e huazimit të Kastrioti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *