Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Dështimi i ISSH-së, ose entropia e skemës së pensioneve
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Analiza > Dështimi i ISSH-së, ose entropia e skemës së pensioneve
Analiza

Dështimi i ISSH-së, ose entropia e skemës së pensioneve

anazapta
Published March 28, 2014
Share
SHARE

Skema e pensioneve nisi rrugëtimin e saj në Shqipëri para njëzetë vjetësh, duke synuar të shndërrohej në kolonën kryesore të sistemit të mbrojtjes shoqërore. Por “makineria” e ndërtuar për të mbajtur në kushte optimale jetese rreth 20 përqind të popullsisë, sa përbëjnë afërsisht pensionistët, po kalon nëpër stacione e çakorduar, vjetërisht e programuar, e drejtuar në mënyrë diletante dhe me mungesë të ndjeshme “furnizimi”. Skema  e pensioneve ndodhet prej vitesh në një gjendje entropike. Për ata që nuk e njohin fizikën, entropia është një gjendje e çrregullt e sistemeve.  Sipas ligjit të entropisë, të gjitha sistemet e lëna në fatin e tyre tentojnë të shkatërrohen. Ligji i natyrës thotë që sa më shumë kalon koha, aq më tepër amortizohet sistemi. Ecuria e skemës së pensioneve në Shqipëri është një ilustrim sine qua non i kësaj ligjësie natyrore. Treguesit e një skeme pensionesh normale, në skemën aktuale janë të gjithë të përmbysur.  Më poshtë po sjell për ilustrim disa prej tyre, gjatë serisë kohore 2010-2012.  

 

skema

Të ardhurat nga kontributet

Të ardhurat nga kontributet në skemën e detyrueshme rriten me shumë vështirësi. Gjatë serisë kohore të mësipërme, ato janë rritur me ritme shumë të moderuara: rreth 445 milionë lekë ose rreth 0.8 përqind. Një gjendje normale e sistemit kërkon rritje të ndjeshme të të ardhurave.

 

 Shpenzimet për skemën e detyrueshme

Shpenzimet për skemën e detyrueshme, SD, janë rritur në mënyrë galopante: rreth 13 përqind. Ritmet e rritjes së shpenzimeve për skemën e detyrueshme janë rreth 15 herë më të larta se ritmet e rritjes së të ardhurave. Dhe diferenca midis shpenzimeve dhe të ardhurave gjatë tre viteve është gati dyfishuar: nga 10,868 milionë lekë, në 19,027 lekë. Në një gjendje normale të skemës, do të duhej të ndodhte e kundërta: ritmet e rritjes së të ardhurave të tejkalojnë ritmet e rritjes së shpenzimeve. Dhe diferenca midis shpenzimeve dhe të ardhurave të vijë duke u ngushtuar.

 

Të ardhurat dhe shpenzimet në raport me PBB

Të ardhurat në skemën e detyrueshme në raport me PBB vijnë duke u ulur (nga 4.53 në 4.07), ndërsa shpenzimet vijnë duke u rritur (nga 5.41 në 5.44). Këto diferenca pas presjes nuk janë vogëlsira, ato shënojnë disa qindra miliona lekë. Në një gjendje normale të sistemit, do të duhej të ndodhte e kundërta: të ardhurat si përqindje e PBB të rriteshin dhe shpenzimet të uleshin. Ndërkohë, shpenzimet e përgjithshme për pensionet janë rritur rreth 13 përqind, nga 208.794 milion në 235.592 milionë lekë. Kjo rritje e shpenzimeve, e pambështetur nga rritja e të ardhurave kontributive, po e rrënon skemën.

 

Numri i pensionistëve dhe numri i kontribuesve

vjollcaPër shkak të situatës demografike, numri i pensionistëve rritet mesatarisht nga 5 mijë deri në 10 mijë në vit. Gjatë periudhës së mësipërme numri i pensionistëve është rritur nga 556 mijë në 569 mijë. Por ç’ ndodh me kontribuesit në skemë? Për shkaqe të ndryshme (mungesa e politikave nxitëse për hapjen e vendeve të punës, performanca e dobët në grumbullimin e kontributeve,  menaxhimi i dobët i sistemit etj.) numri i kontribuesve vjen duke rënë, madje edhe kur numri i të punësuarve rritet. Performanca e dobët e Tatim-Taksave dhe e ISSH është tashmë një realitet që nuk mund të fshihet. Gjatë serisë kohore të mësipërme, numri i kontribuesve ka rënë nga 652  mijë në 603 mijë, duke u zvogëluar me rreth 17 mijë kontribues ose me rreth 3 përqind në vit. Edhe pse numri i të punësuarve është rritur me mbi 50 mijë vetë, nga 904 mijë në 958 mijë. Ndërkohë, të ardhurat e grumbulluara nga ISSH në vend që të rriteshin, po ulen. Gjatë tre viteve ato  kanë rënë nga 2.992 në 2.793 milionë lekë. Edhe një lekë më pak të ishin këto të ardhura, performanca duhej të vlerësohej negative, jo më kur diferenca është mbi -7 përqind. Në një sistem normal, këta tregues duhej të ishin të përmbysur.

 

Subvencionet shtetërore

Rritja astronomike e subvencioneve buxhetore është treguesi më i qartë i gjendjes entropike të skemës së pensioneve. Për këtë, mjafton t’i tregojmë lexuesit se subvencionet shtetërore për fondin e pensioneve gjatë periudhës 2006-2010 puthuajse u dyfishuan, nga 18 miliard në 34 miliard lekë. Për vitin 2014 ky subvencion është parashikuar të jetë rreth 42 miliardë lekë. Kjo do të thotë se rreth gjysma e fondit të pensioneve përballohet nga buxheti i shtetit.

 

Ironia e ISSH-së

Dhe si për tu vënë kapak të gjithë këtyre treguesve entropikë të sistemit të pensioneve, paraqitja krahasuese e tyre në Buletinin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, mbyllet me shprehjen: “E ardhme e sigurt”! Të paktën, mund t’i kishin ekspozuar këto shifra, pa bërë ironi me publikun!

 

Si mund të delet nga gjëndja entropike?

Skema e pensioneve ngjan aktualisht me një makineri të importuar para 20 vjetësh dhe e lënë gati në mëshirë të fatit. Faktorët politikë kanë luajtur me të për motive elektorale dhe nuk kanë synuar shëndoshjen, por lojrat elektorale me pensionet. Lajmi i mirë është se paketa e reformimit të skemës, e lenë prej gati 10 vjetësh nga Banka Botërore në tryezat e qeverive, më në fund është marrë në dorë dhe nuk konsiderohet “patate përvëluese”. Por lajmi i keq është se paketa e propozuar ka pak gjasa ta nxjerrë skemën nga entropia, pa masa innovative, të cilat duhet thënë se nuk përfshihen në paketën që Banka Botërore i ka rekomanduar qeverisë. Për shkaqet që përmenda më lart, por edhe për mjaft të tjera, skema mund të furnizohet vetëm në mënyrë të pjesshme nga kontributet. Dëshirat e mira të shpallura, për ta çuar raportin midis kontribuesve dhe përfituesve në 3 ose 4 me 1, nuk janë të mundura as teorikisht. Shqipëria ka 600 mijë pensionistë, por vetëm 2.2 milion banorë në moshë pune, rreth 900 mijë të punësuar dhe rreth 600 mijë kontribues. Ky raport mund të shkojë në 2 me 1, nëse zbardhen edhe 300 mijë punëtorë që punojnë në të zezë, plus 300 mijë vendet e punës që do të hapen deri në fund të mandatit qeverisës. Megjithatë, as raporti 2 me 1 nuk është një garantues i karakterit kontributiv të qëndrueshëm të skemës. Prandaj, ripërsëris se rruga e vetme për shëndoshjen e skemës është investimi i fondit të pensioneve në investime të fuqishme dhe të sigurta. Modelet për të cilat nuk mungojnë. Për ndryshe, pas disa vitesh do të arrijmë aty ku jemi!

 

 

anazapta March 28, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
8 Comments
  • Sigurimi says:
    March 28, 2014 at 4:05 pm

    Pse nuk i bini o e nderuara gazeta Dita,me sa duket Veliaj ja ka dhene me koncesion ISSH tek PDIU e Shpetim Idrizit . Eshte rasti i vetem ne historine e shtetit shqiptar qe drejtuesi te jete denoncuar nga KLSH per abuzime prej miljona euro dhe te vazhdoj te vjedhe pa e ndalur askush. Turp per Edi Ramen qe i mashtroi njerezit me Rilindjen e genjeshtert. Vidhninsa te keni mundesine o Erion se ketij populli qe ju votoi mire ja beni

    Reply
  • Rita says:
    March 28, 2014 at 4:17 pm

    Nuk e kam kuptuar kurre se si mund te behet reforme duke pasur ne krye te institucionit nje person qe ska lidhje me kete pune dhe aq me teper eshte pjese e skemes se deshtimit… bravo i qofte rilindjes qe ben sikur punon dhe u hedh hi syve qytertareve?

    Reply
  • Shpetim says:
    March 28, 2014 at 4:18 pm

    Kjo mos eshte gje norja e pim idrizit?

    Reply
  • Cami says:
    March 28, 2014 at 4:20 pm

    Pashe pardje analizen e ISSH, dhe ministrin Veliaj qe do bente reforme dhe ne krah te tij ishte vjollca dhe aliu… dy me te paaftet qe ka instititui.. ore si ka mundesi qe vazhdojne keshtu keta dhe nuk levizin gje.. po u lihet institucioni me i rendesisehm fiannciar ketyre te dyve… hajde erion hajde…

    Reply
  • Male osdrimi says:
    March 28, 2014 at 4:43 pm

    Keto dihen, dhe investime jane bere e po behen. Rruga me e sakte eshte :
    Rrit bazen e kontributoreve me modele nxitese
    Lejo punesimin e pjesshem te pensionisteve

    Reply
  • P.A.B says:
    March 28, 2014 at 8:40 pm

    Fjala/koncepti, Entropi eshte perdorur paksa ne “forme te lire” Te vetmen info qe gjeta per z. Barjaba (ne linkedin) eshte se ka qene profesor i Sociologjise! Sigurisht te kesh formim ne shkenca natyrore e mba pak doren…kur hyn “tek Fizika” Ne fakt- i rri sh. larg!!
    —

    Për ata që nuk e njohin fizikën, entropia është një gjendje e çrregullt e sistemeve. Sipas ligjit të entropisë, të gjitha sistemet e lëna në fatin e tyre tentojnë të shkatërrohen. Ligji i natyrës thotë që sa më shumë kalon koha, aq më tepër amortizohet sistemi (artikulli)

    !!!!!
    Zot, na ruaj :):):)
    —

    Sot kur shume gjera jepen ne forme “bite-size” dhe shkolla s’do t’na i lodhe femijet, njerezit kane vemendje te shkurter; TV-media jep konceptet lire duke i bere te “tere te ndihen te ditur” dhe po se diten “e mesojne me nje veshtrim ne google” … kjo ndodh.

    Shpesh thone: “pak njohuri eshte e demshme”.

    “Nje shtese ne konfuzion per kedo jashte Kimise/Fizikes, eshte nga matematikanet. Atyre ju duk ide brilante ta quajne nje funksion te ri “entropi” sepse asnje nuk e di c’eshte Entropia (termodinamike-Fizike) dhe ne Debat ti gjithmone ke avantazhin.”

    (keto fjale jane nga John von Neuman, nje polimath Hungarez, mjeshter i shume fushave, ekonomi, matematike e aplikuar, statistike, fizike dhe infromatike)

    Keshtu permbi 50 vjet kjo shaka praktike eshte forcuar tek gjenerata shkencetaresh dhe popullates; sepse ka Perzierje te Entropise TERMODINAMIKE me ate Informative/ per perdorim Popullor. ATO NUK JANE NJESOJ. Qe nga 1860 deri sot, ne Kimi e Fizike -keto e perdorin termin Entropi, aty ku duhet – ka qene per situata qe perfshijne Levizje te Energjise, qe maten si “ndryshime ne nxehtesi”, sic dhe perkthehet fjala, Entropi-Termodinamike = levizje/ veprim nxehtesie.

    Nese autori do e perdorte ne kuota “entropi” do ishte ne rregull, keshtu si e ka bere per te treguar “rremuje-kaos” (bile me Fizike!?) ja ka futur kot.

    τρoπή – transformim.
    —
    Per pensionet mund ta kete mire; por per mua artikulli ra qe ne titull/ koncept.

    Me respekt per autorin,

    thermodynamic (“heat action or flow”) entropy.

    Reply
  • Albanezi says:
    March 28, 2014 at 10:06 pm

    Kjo Vjollca Braho eshte nje mjeshtre e …..,kur je i merzitur ta ben qefin. Sa per te vjedhur o miqte e mi ajo ben vetem detyren se per ate pune e kane vene aty. Keta comt po i zure ngushte ne rastin me te mire e ndajne pjesen me ty por prape ta kane me te futme

    Reply
  • ali says:
    March 29, 2014 at 10:43 pm

    Po te mos kishin ndonje jasht, pensionistet shqiptare do te kishin vdekur te tere nga
    uria ! Fale emigracionit sepse qeveria e Vicidolit deshironte qe te gjithe pensionistet ,
    600 mije pensioniste , te vdisnin nje ore e me pare , qe te sundonte bajraktari e dikta-
    tori me lehte e me mire ne ”domenin” e pushtuar nga shpellaret cecene !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?