Enver Hoxha dhe Kosova

J L

Muharrem Xhafa

“Kur flasim për Kosovën e kosovarët, shkruante Enver Hoxha, nuk kemi parasysh vetëm atë si krahinë gjeografike, por çështjen e të gjitha tokave dhe të gjithë shqiptarëve, që jetojnë brenda kufijve aktualë të RFS të Jugosllavisë, ngjitur me kufijtë e atdheut mëmë, RPS të Shqipërisë. Qëndrimi ynë ka qenë dhe është që vëllezërit tanë në Kosovë, Mal të Zi dhe në Maqedoni janë në vatrat e tyre, në tokat shqiptare. Shqiptarët në Jugosllavi  përbëjnë një etni, një popull të formuar në shekuj, që ka historinë, gjuhën, kulturën e vet, një popull autokton, të cilin, siç dihet, fuqitë e mëdha imperialiste e copëtuan, e shkëputën nga mëmëdheu i vet dhe ia aneksuan Jugosllavisë. Këtë askush nuk mund ta fshehë”. (Enver Hoxha. Kosova është Shqipëri. 2 korrik 1981).

Bota e di se para vitit 1941 marrëdhëniet mes Jugosllavisë e Shqipërisë kanë qenë të hidhura në kuptimin më të gjerë të fjalës. Fajin, thotë Enver Hoxha, nuk e kanë popujt, ca më pak populli shqiptar, po politika gllabëruese e antishqiptare e kralëve të Serbisë dhe e knjazëve të Malit të Zi… të nxitur e mbështetur hapur nga fuqitë e mëdha të asaj kohe.. Gjenocidi i egër, që u krye kundër Shqipërisë e popullit shqiptar, nuk mund të mos ngjallte një urrejtje të thellë e as të mos ngrinte tërë vendin për t’i bërë ballë shkjeve, më të zinj se turqit osmanë. Por, shkruan Enveri, duhej ngritur mbi armiqësitë e vjetra, mbi grindjet e forta e mbi hendekun e thellë krijuar në shekuj në marrëdhëniet e vendit tonë me fqinjët jugosllavë.

S’është rastësi që, në prag të themelimit të PKSH-së, Enver Hoxha dhe grupi komunist i Korçës kërkuan të vendoseshin lidhje me PK të Jugosllavisë dhe jo me, bie fjala, komunistët grekë ose italianë, kur lidhja me PK të Greqisë e PK të Italisë mund të bëhej më lehtë e njohjet me ato nuk mungonin. Ndonjë e më shumë se një thonë se edhe të tjerë grupe e komuniste kanë bërë përpjekje për t’u lidhur me lëvizje e parti të tjera, si me Partinë Komuniste të Italisë, çka është e vërtetë, po ata nuk ia arritën qëllimit, ndërsa Enver Hoxha ia arriti. S’kanë munguar as përpjekje inatçore të disa “historianëve” për të bindur opinionin shoqëror të mos i njihet kjo meritë Enver Hoxhës, të cilët, pas 90-s u bënë “trima”, iu bashkuan këtyre edhe të tjerë, jo se nuk e dinë të vërtetën, po se gjatë Luftës, dikush më shumë e dikush më pak, kanë qenë në anën e atyre që PKSH-së i dënoi si tradhtarë e bashkëpunëtorë të armiqve të Shqipërisë!

Shqiptarët në botë duhet të dinë se Enver Hoxha iu drejtua për ndihmë PKJ-së jo pse kjo ishte një çështje dëshire a preference e tij, as sepse ai nuk e njihte historinë e copëtimit e trajtimit barbar të shqiptarëve, para Shën Stefanit e Bismarkut gjerman (1878), Konferencës së Londrës (1913), shpërnguljes me dhunë në zbatim të projekteve kriminale të Çubrilloviçit dhe të akademikëve serbë, të politikave e veprimeve gjenocidiste të Titos e Rankoviçit për dëbimin, spastrimin etnik e shkombëtarizimin e shqiptarëve te Kosovës, degdisjen e tyre në gjithë hapësirën e Jugosllavisë, në Europë, në Amerikë, në Australi, në Turqi, si kishte ndodhur në kohën e Zogut etj. Po sepse “në Jugosllavi ndodhej gjysma e kombit shqiptar dhe se, në kushtet e agresionit e tê pushtimit të nazifashistëve italianë e gjermanë, duhej bërë çmos që zgjidhja e çështjes së Kosovës të vihej në rrugê të mbarê”. (Nexhmije Hoxha. Në vend të parathënies: Enver Hoxha Kosova është Shqipëri. F. 12).

Enver Hoxha i njihte mirë ngjarjet tragjike kryer kundër vendit e popullit të tij. Kush dëshiron të dijë më shumë rreth atyre e për premtimin e rrezikshëm të pushtuesve fashistë e nazistë lidhur me pavarësinë e Shqipërisë e bashkimin e Kosovës me ‘të, një “lojë” kjo e poshtër për të ardhmen e Kosovës e gjithë Shqipërisë, mund të lexojë letrat, artikujt, traktet, që ka shkruar Enver Hoxha gjatë LANÇ-it e në vitet më pas, në cilat kjo “lojë” demaskohet me themel dhe synohet që kosovarët e gënjyer të binden e po kështu edhe të gjithë shqiptarêt e tjerë nê Jugosllavi e në Shqipëri.

Pjesëmarrja në luftën kundër pushtuesve nazistë, përkrah popujve të tjerë të Jugosllavisë e ushtrisë partizane të kësaj, shkruan Enver Hoxha, është rruga e vetme që do t’u japë shqiptarëve të Kosovës të drejtën për të vendosur të ardhmen e vet, përndryshe, ata do të shtypen, do të përbuzen e do të dënohen si bashkëpunëtorë të pushtuesve.

S’është e rastit ndërprerja (lënia) e shkollave me zë të Shqipërisë në Shkodër, Elbasan, Tiranë etj. e shumë patriotëve dhe komunistëve kosovarë, ndër të cilët: Fadil Hoxha, Xhevdet Doda, Emin Duraku, Xhavit Nimani, Elhami Nimani, Hajdar Dushi, Ymer Pula e të tjerë, të cilët shkuan në Kosovë për të ndihmuar në organizimin e partisë, të rinisë e të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare, për të luftuar atje me armë në dorë kundër armiqve pushtues. Ky akt patriotik masiv u ndërmor për një motiv të madh kombëtar dhe pati ndikim në tërë rininë atdhetare të kohës. Enveri njihej personalisht me këta djem shqiptarë trima e atdhetarë të mëdhenj të Kosovës, që i kishte edhe shokë, një fakt domethënës i prestigjit e personalitetit të tij. Shoqëria përbënte një premisë që Enver Hoxha të ruante lidhjet me ata kosovarë heronj, po s’ishte ajo që e nxiti Enver Hoxhën të ruante e të forconte marrëdhëniet me shokët e Kosovës gjatë Luftës. Mbi të gjitha, ishin idealet e larta kombëtare të çlirimit prej pushtuesve të huaj.

S’është as koincidencë që ata trima të Kosovës u vunë atje në krye te Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare, të cilët, siç shkruan Enveri, luftuan me armë në dorë e, disa syresh, ranë dëshmorë. Enver Hoxha i përjetësoi emrin e veprën e atyre dhe të rënëve të tjerë kundër pushtuesve të huaj, në institucionet, rrugët, shkollat, anekënd Shqipërisë, veprim ky që e di i tërë populli shqiptar. Përbën një rast unikal të veçantë në historinë e vendit tonë fakti që, me propozimin e Enver Hoxhës, qytetit të Tropojës iu dha emri i Bajram Currit legjendar, edhe për nder të këtij burri të madh kosovar të Malësisë së Gjakovës, edhe si simbol i heroizmit, që lidh dy pjesë, ndarë padrejtësisht nga fuqitë e mëdha të Europës, prej atdheut e popullit tonë.

Shprehje e dashurisë dhe nderimit për Kosovën të Enver Hoxhës përbën pjesëmarrja në Mbledhjen Themeluese të PKSH-së, më 8 Nëntor 1941, e komunistëve kosovarë si Ramadan Çitaku, Sadik Stavileci, (i cili nuk mundi të ishte i pranishëm në mbledhje se ishte i sëmurë), dhe Elham Nimani, si edhe zgjedhja në përbërje të Komitetit Qendror të Përkohshëm të PKSH-së prej 7 vetësh e Ramadan Çitaku, kosovar. Sot dikush thotë se kjo s’është meritë ekskluzive e Enver Hoxhës. Ok, por, po të mos ishte dakord Enveri, ky  do ta shprehte diku mendimin e tij kundër ose, më e pakta, do të votonte kundër, për më tepër që votimi ishte i fshehtë.

Tellallë të qarqeve antishqiptare synojnë  ende edhe sot të zbehin rolin historik të Enver Hoxhës në themelimin e PKSH-së. Nuk po flas për rolin e Enverit në Grupin Komunist të Korçës e Degës së tij të Tiranës, as për rolin e Enverit në bashkimin e grupeve komuniste e organizimin e Mbledhjes Themeluese të 8 nëntorit 1941, po u themi atyre tellallëve të qarqeve të vjetra e të sotme antishqiptare se nuk u beson kush kur, me një mllef antikomunist të pështirë, mohohet roli i Enver Hoxhës në themelimin e PKSH-së! Një mendje e shëndetshme nuk mund të quajë gjë të rastit faktin që Grupi Komunist i Korçës caktoi Enver Hoxhën për të qenë njëri ndër 5 vetët që do ta përfaqësonte në Mbledhjen Themeluese të PKSH-së; as që ngarkoi Enverin për të hapur në emër të Grupit Mbledhjen Themeluese; as që ky hodhi në votë e shpalli (lexoi vendimin) themelimin e PKSH-së! Po e “lëmë” rolin e tij për sqarimin e përballimin e problemeve të dala gjatë Mbledhjes! Po, a e rastit është që Enveri u propozua e u zgjodh me votim të fshehtë anëtar i KQ të Përkohshëm të PKSH-së?! Gjë e rastit është që Enveri u caktua të ishte i deleguar i KQ të PKSH-së në Mbledhjen Themeluese të Rinisë Komuniste, më 23 nëntor 1941, ku Qemal Stafa u zgjodh kryetar i Rinisë Komuniste? Etj., etj., etj. Po që shumë intelektualë kosovarë me emër i dhanë, me analizat e polemikat e tyre, themelimit të PKSH-së e qëndrimeve dhe vlerësimeve të Enver Hoxhës mbështetje të fortë, gjë e rastit është apo dëshmi se Enver Hoxha kishte të drejtë? Në veçanti e përforcojnë faktin e themelimit të PKSH-së nga vetë komunistët shqiptarë qëndrimi e analizat me fakte e plot argumente bindëse të  historianëve të shquar kosovarë si Ali Hadri.

Para se të flas diçka më gjatë për qëndrimin e historianit Hadri, vë në dukje se emigrantët (emigracioni) politikê shqiptarë bënin akuza inatçore për themelimin e PKSH-së, duke qenë, siç shkruan historiani i njohur Kristo Frashëri në librin Historia e Lëvizjes së Majtë në Shqipëri, ”në sintoni” me vlerësimet e titistëve, të cilët, pas vitit 1948, dolën hapur.

Akuzës së pathemeltë e banale të gjoja themelimit të PKSH-së nga jugosllavët ia ka dhënë me kohë përgjigjen zyrtare Historiografia shqiptare në socializëm, po edhe ajo botërore. Po risjell në kujtesën e lexuesit e po bëj të ditur për ata që nuk e dinë se këtë tezë e mbronte dhe e frymëzonte me këmbëngulje i dërguari i Titos, serbi Svetozar Vukmanoviç Tempo (po jo vetëm ky), i cili sillej maleve të Shqipërisë si një hije, duke vjellë vrer nacionalisti serbomadh. Ali Hadri, historiani i shquar shqiptar i Kosovës, siç vura në dukje, hodhi poshtë me guxim e fakte shkencore tezën e titistëve jugosllavë për themelimin prej tyre të PKSH-së në disa artikuj flakë të tij, botuar në Prishtinë, më 1970 e më plotë në monografinë e tij “Lëvizja Nacionalçlirimtare në Kosovë”, botuar më 1971. Me tezën e Tempos (në fakt të Titos) nuk ka qenë dakord edhe ndonjë udhëheqës i Partisë Komuniste Jugosllave të kohës së Luftës si Milovan Gjilasi, koleg i Tempos e një nga sekretarët e KQ të PKJ, edhe pse qëndrimet e tij në tërësi kanë qenë antishqiptare. Gjilasi shkruante se “e tepron propaganda jugosllave pas vitit 1948 kur thotë se Jugosllavia e ka formuar Partinë Komuniste të Shqipërisë. Kjo nuk është e vërtetë”. (Zëri. Prishtinë, nr. 1389, 9 shkurt 1991, f. 10). Opinioni i Tempos, shkruan Ali Hadri, “nuk mbështetet as me të vërtetën historike, as nuk përkon me botëkuptimin marksist-leninist mbi kushtet konkrete historike dhe faktorët që ndikojnë në formimin e lëvizjes dhe partisë komuniste”. (Ali Hadri. Lëvizja Nacionalçlirimtare në Kosovë (1941-1945). Prishtinë, 1971).

 

Pa dashur të glorifikoj ndonjë të veçantë, një pjesë e intelektualëve të Shqipërisë, historianë sidomos, kanë bërë vlerësime të drejta, objektive, mbështetur në dokumente e në logjikën historike të ngjarjeve. Po, për turpin profesional e moral të tyre, disa të tjerë, që, sa ishte gjallë Enveri, nuk folën një fjalë kundër, pas vitit 1990 këta “trima ferrash” shkruan e bënë artikuj, deklarata në shtyp e botime të veçanta me vlerësime falso, të nxjerra me sforco “një fjalë këtu e një fjali atje”, krejt të pavërteta e të pambështetura në dokumente autentike, frymëzuar prej mllefesh e pasionesh politike partiake. Sa njerëz të urryer!

Në vijim të çfarë kam thënë më parë, roli i Enver Hoxhës për Kosovën spikat qartë jo vetëm në Mbledhjen Themeluese të PKSH-së, po edhe në ngjarje të tjera historike të mëdha të LANÇ-it, si në Konferencën e Pezës, më 16 shtator 1942, në të cilën mori pjesë Ramadan Çitaku, kosovar, dhe ku “u trajtua edhe çështja e Kosovës”.(Nexhmije Hoxha. Lufta jonë çlirimtare. F. 194).

Përjashtuar ndonjë ballist apo afër ballistëve, të gjithë pranojnë se Enver Hoxha në krye të PKSH-së ka qenë nismëtari dhe organizatori kryesor i Konferencës së Pezës, më 16 shtator 1942, ku u hodhën themelet e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar Shqiptar dhe hap pas hapi, në proces, u bashkua në Frontin Nacionalçlirimtar pjesa më e madhe e popullit shqiptar nën thirrjen historike “pa dallim feje, krahine e ideje” – të gjithë për çlirimin e atdheut!

Siç del qartë nga Ditari Politik i tij, sa herë paraqitej rasti, Enveri ua thoshte këtë përvojë të çmuar në formë këshille vëllezërve të Kosovës, për të bërë të mundur e siguruar një bashkim sa më të gjerë të masave të popullit pa dallim feje, krahine e ideje dhe për t’u ngritur të gjithë në luftën për çlirim nga pushtuesit e huaj. Po kështu dhe në mbledhjen e 10 korrikut 1943, në Labinot të Elbasanit, ku u krijua Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare një ndër 12 anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ u zgjodh kosovari i njohur me pseudonimin “Baca”.

Jugosllavët, tjetër gjë se ç’rol u kanë njohur, nuk kanë mohuar që dy Divizione të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, njeri pa u çliruar vendi (fillim i tetorit 1944) e tjetri sapo çliruar, në fillim të dhjetorit 1944, u dërguan, me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm të UNÇ, Enver Hoxhës dhe me kërkesën e Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë në përforcim të njësive e brigadave partizane kosovare. Një akt i madh ky vëllazëror e internacionalist, që gjeti jehonë të gjerë e  i dha hov të ri luftës çlirimtare në Kosovë e  më tej në krejt Jugosllavinë, sepse forcat partizane shqiptare shkuan me luftimet e tyre në ndjekje të pushtuesve gjermanë nëpër Mal të Zi, për të dalë në Bosnjën Jugore. Ky kontribut internacionalist e vëllazëror historik në ndihmë të çlirimit të popujve të Jugosllavisë shënon një faqe lavdie e krenarie për LANÇ-in shqiptar dhe për Komandantin e Përgjithshëm të saj. Dy divizionet e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, me mbi  20 mijë luftëtarë i kontribuuan, që nga tetori 1944 e deri në çlirimin e plotë të Jugosllavisë për afro 6 muaj zhvillimit të Luftës Antifashiste në Kosovë, çlirimit të saj e të popujve të tjerë të Jugosllavisë. Përtej kufijve shtetërorë të Shqipërisë ranë duke luftuar kundër hitlerianëve në Kosovë, Mal të Zi, Bosnjë, Hercegovinë etj. mbi 300 partizanë e partizane dhe mbetën invalidë për jetë nga plagët e marra qindra të tjerë, eshtrat e të cilëve (kontingjenti i fundit) u përcollën me nderime nga populli i Kosovës dhe, më 7 dhjetor 1975, u sollën për t’u varrosur në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në Tiranë. Duke qenë korrekte në vendimin e saj, kur mbaroi lufta në Jugosllavi, Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare i tërhoqi forcat e veta partizane brenda kufijve shtetërorë, duke lënë atje zot në trojet e veta luftëtarët e Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Ndërsa veproi ndryshe Komanda e Përgjithshme e Jugosllavisë me Titon në krye, e cila nisi të zbatojë planet e vjetra antishqiptare të mbretërisë së Karagjorgjeviçëve, duke mbajtur Kosovën nën zgjedhë, largoi për në territore të tjera të Jugosllavisë forcat e armatosura kosovare, që, më pas i çarmatosi e shumë i vrau! Armik i egër i Kosovës dhe i Shqipërisë, Titoja  sajoi një gjoja riorganizim tjetër të ri të ushtrisë jugosllave, grumbulloi mijëra djem kosovarë dhe i shpërndau nëpër Jugosllavi, për të cilët nuk u tha ndonjëherë se çfarë u bë me ta. Një gjë është e qartë dhe e sigurt: Djemtë shqiptarë të Kosovës e të trojeve të tjera amtare u masakruan! Serbomëdhenjtë, po jo vetëm këta, edhe “serbët” shqiptarë të Kosovës e të Shqipërisë, para e pas 1990-s, kanë tentuar të bëjnë “përgjegjës” Enver Hoxhën e qeverisjen e tij për masakrën serbe e jugosllave tê Tivarit, pa asnjë argument e pa publikuar asnjë dokument zyrtar, përveç llafeve, me qëllim që të  implikonin Enverin e regjimin e Shqipërisë në masakrën serbe e jugosllave të Tivarit të Malit të Zi, ku serbomëdhenjtë ekzekutuan 2000 të rinj shqiptarë. Gjinden të botuara jo pak po dhjetëra shkrime, deklarata e fjalime të Enver Hoxhës e të shtetit shqiptar, që hedhin poshtë shpifjet e serbomëdhenjve kundër Shqipërisë. Siç edhe dihet, dhuna, krimi, terrori nuk u ndalën në Tivar, po përfshinë edhe trojet e tjera amtare të shqiptarëve, deri me vrasje prapa shpine. Heroi i Popullit e luftëtari legjendar i kombit, Haxhi Lleshi, tregon në librin e tij “Vite, njerëz, ngjarje” për krimet e përbindshme të serbomëdhenjve në trojet shqiptare në Maqedoni, ndërsa Nexhmije Hoxha shkruan se “40 burra dibranë, që kishin dalë të ruanin natën qetësinë e qytetit të tyre”, pas Tivarit, u vranë “prapa shpine nga partizanë jugosllavë”!

Nuk mund të mos përmendim këtu dy konkluzione: Së pari, vendimtare e shpëtimtare për Kosovën ishte pjesëmarrja e komunistëve kosovarë dhe e atdhetarëve antifashistë në luftën me armë në dorë kundër pushtuesve nazifashistë dhe mosrënia në kurthin e nazifashistëve për gjasme pavarësinë e bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Se dyti, si kosovarët dhe komunistët shqiptarë, u prenë në besë, u tradhtuan egër nga komunistët jugosllavë, tek të cilët Enver Hoxha në fillim kishte pasur besim, se, si komunistë internacionalistë, ata do të ishin dhe duhet të ishin kundër qëndrimeve, praktikave e veprimeve shoviniste, raciste, tipar i njohur ky i serbomëdhenjve kundër shqiptarëve.

2.

Qëndrimi i paepur e vigjilent gjatë LANÇ-it e në vijim pas Çlirimit të vendit i Enver Hoxhës ndaj të dërguarve të Titos, partiakë e shtetërorë, misionarë të regjur të agjenturave të vjetra e të reja jugosllave,  dëshmojnë lidhjen, përkujdesjen dhe dashurinë e tij për Kosovën, faktin që nuk e ndante asnjëherë Kosovën nga Shqipëria. Për kujtesë, shqiptarëve në Kosovë, në Shqipëri e në gjithë botën, po më shumë brezit të rritur në këto gati 3 dekada të fundit, i cili s’është në dijeni çfarë krimesh të egra kanë kryer jugosllavët kundër Kosovës e Shqipërisë, u themi se këta (jugosllavët) kanë bërë gjithçka të keqe e kriminale për të përçarë e për të dobësuar PKSH-së, Ushtrinë Antifashiste Nacionalçlirimtare Shqiptare dhe shtetin shqiptar. Me makinacionet e tyre, ata mundën, ia dolën të rekrutonin agjentë në nivelet e larta të Partisë Komuniste, të Ushtrisë e të Shtetit shqiptar, të cilët i shtynin në një mijë forma alaserbe për të sabotuar e dëmtuar çfarë të mundeshin e në veçanti vijën e drejtë nacionalçlirimtare të PKSH-së, që herë e cilësonin sektare, herë oportuniste, herë terroriste, me qëllim e synim që “fajtor” të bënin Enver Hoxhën, Sekretarin e Parë të KQ të PKSH-së; madje shkuan deri në organizimin e një komploti (Plenumi i Dytë i Beratit, nëntor 1944) në prag të çlirimit të vendit, me anë të të dërguarve të udhëheqjes jugosllave Velimir Stojniç e Niaz Dizdareviç dhe të katër anëtarëve të udhëheqjes së PKSH-së, me të cilin kërkohej mënjanimi i Sekretarit të Parë, po që dështoi, për shkak se nuk gjeti mbështetjen e anëtarëve tê Komitetit Qendror të PKSH-së dhe se Enver Hoxha, gjenial në qëndrimin e tij, duke mbrojtur jo veten po vijën e Partisë, u tha se një herë tjetër do të merremi me këto punë, sepse tani jemi në prag të çlirimit të vendit dhe se problemi ynë i madh, të cilit duhet t’i përkushtohemi të gjithë, është çlirimi përfundimisht nga pushtuesit nazistë i atdheut e popullit. Ndërsa u bë kështu, komplotistët u larguan “buzë e hundë”! Është me interes të dihet se jo vetëm brenda vendit, po edhe në marrëdhënie me të tjerë, udhëheqës të lartë të PKJ, deri në takime me Stalinin, “flisnin keq për Enverin, duke thënë se ai “është me kulturë perëndimore” (N. Hoxha. Në vend të parathënies së librit: Enver Hoxha. Kosova është Shqipëri. F. 15), mbasi është shkolluar në Paris. Nënteksti është i qartë: Enver Hoxha “është kundër Lindjes”! Po tashmë Stalini kishte arritur t’i njihte Titon e klikën e tij.

Përse bëheshin gjithë ato përpjekje të udhëheqjes titiste jugosllave për të mënjanuar, hequr e edhe eliminuar, po të mundeshin, Enver Hoxhën?! Kjo është e qartë për çdo shqiptar, patriot i vërtetë i vendit të vet, në Kosovë e në Shqipëri. Udhëheqja jugosllave me Titon në krye e dinte se Enveri bënte çdo sakrificë për Kosovën dhe se me Enver Hoxhën nuk mund ta bënin Shqipërinë Republikë të 7-të të Jugosllavisë, ndaj ai duhej hequr. Ata e dinin, që gjatë Luftës, se çfarë mendonte Enver Hoxha për Kosovën, sepse Enveri i kishte shpalosur hapur mendimet e qëndrimet e tij në artikujt e traktet,  shkruar posaçërisht për Kosovën, si edhe në letrat që herë pas here u kishte dërguar udhëheqësve politikë kosovarë etj. Kush ka dëshirë mund t’i lexojë këto, se gjinden në veprat e Enverit, po edhe në dosjet e Arkivit të Shtetit!

Ky qëndrim parimor i  patundur i Enver Hoxhës vijoi pas çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë, po tashmë Enveri ishte në pushtet, në krye të vendit.

Përjashtuar brezin e ri të sotëm, ka pak njerëz që mund të mos kenë dëgjuar se Enver Hoxha, që në takimin e parë me J. B. Titon, në qershor 1946, gjatë vizitës se tij të parë në Jugosllavi, i tha atij (Titos) : “Kosova dhe viset e tjera në Jugosllavi, të banuara nga shqiptarët, i përkasin Shqipërisë dhe duhet t’i kthehen asaj”. Propagandës jugosllave nuk i ka interesuar të thotë (ajo ka heshtur) çfarë Enver Hoxha i tha Titos ballë për ballë në Beograd. Ajo nuk bëri të ditur (ka heshtur) as përgjigjen e Titos : “Jam dakord me pikëpamjen tuaj (shoku Enver, M. Xh), por tash për tash nuk mund ta bëjmë dot këtë gjë, sepse serbët nuk do të na kuptojnë”. Po kështu, propaganda jugosllave nuk ia bëri të ditur asnjëherë (ka heshtur) opinionit brenda e jashtë Jugosllavisë përgjigjen flakë për flakë e të vendosur të Enver Hoxhës se “në rast se nuk e kuptojnë tashti (serbêt, M. Xh.), do ta kuptojnë më vonë”. Ishte tipar i propagandës jugosllave fshehja e së vërtetës dhe heshtja e saj per të drejtat e shqiptarëve dhe krimet e jugosllavëve kundër shqiptarëve!

Jugosllavët serbomëdhenj kanë qenë konsekuentë në misionin e tyre për të nënshtruar Shqipërinë, ndaj i kanë vazhduar me të gjitha format shantazhet, presionet, komplotet, kanë përdorur deri presionin ushtarak, duke dërguar në Juglindje të Shqipërisë, në kufi me rajonin e Korçës, dy divizione ushtarake jugosllave, gjoja për të mbrojtur Shqipërinë nga një agresion i mundshëm i Greqisë monarkiste. Titoja, që e kishte dëgjuar Enverin në  Beograd t’ia thoshte në sy të vërtetën për Kosovën, e kishte parashikuar e edhe llogaritur reagimin e tij si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë së çliruar dhe ishte i sigurt se do t’i thoshte “la manu militaru”- së jugosllave një “ndal!” të fortë e pa asnjë ekuivok, qëndrim që gjeti mbështetjen e plotë edhe të Josif Stalinit. Më pas ndodhi prishja e marrëdhënieve me Jugosllavinë dhe vendi “shpëtoi” nga një “mik” i pabesë dhe armik i rrezikshëm. Shqipëria u lidh me BS te Josif Stalinit.

Një udhëheqës e  politikan i madh, burrë i pushkës e i penës si Enver Hoxha, i vlerësuar nga shtypi, agjenci, enciklopedi, personalitete e intelektualë me emër në Europë e në botë, që “dinte të bënte politikë, të ndërtonte e të çonte vendin përpara”, nuk mund të mos mbronte interesat e vendit e të kombit të tij. Ai që ka dijeni për veprën e Enver Hoxhës, ai e kupton mirë pse Enveri tërë jetën e tij punoi e nuk u lodh së demaskuari Titon – udhëheqësin jugosllav, titizmin e gjithë veprimtarinë e udhëheqjes jugosllave politike, ideologjike, “vetadministrimin”, “mosangazhimin” etj. Se kështu, Enver Hoxha mbante ndezur vetëdijen dhe vigjilencën për rreziqet që kërcënonin Kosovën e kosovarët, shqiptarët në trojet e veta amtare në Jugosllavi, mbronte të drejtat e tyre. Kush nuk e di ose nuk e ka mire të qartë, le të shfletojë librat e Enverit (12 libra) “Kundër revizionizmit”, në të cilat do të shohë se shumica e artikujve për Kosovën janê shkruar prej mendjes e dorês së Enver Hoxhës. Madje, siç thekson N. Hoxha, edhe ata artikuj që nuk mbanë firmën e Enverit, janë shkruar po prej tij. Në to gjindet pêrgjigjja më shkencore që mund t’i jepet “malit” të shpifjeve të spekulatorëve dhe politikanëve te rrugês, që erdhën në pushtet pas pêrmbysjeve kundërrevolucionare të 1990-s dhe “pëllisnin e pëllasin” me sa fuqi kishin e kanê se Enver Hoxha e “shiti Kosovën”! Ata spekulantë rrugësh e politikanë ordinerë, servilë, që zbatonin e zbatojnê “këshillat” e borgjezisë së lartë euro-amerikane e të reaksionit vendës të ri e të vjetër, e dinin dhe e dinë se Kosova ishte thuajse gjysma e Shqipêrisê dhe popullit shqiptar dhe se fatin e saj nuk e kishte vendosur Enver Hoxha, po e kishin vendosur fuqitê e medha në Londër, Berlin, Paris, Jaltë e Potsdam. Fati i saj duhej të ishte Bujani, Konferenca e Bujanit të Tropojës (31 dhjetor 1943 – 2 janar 1944), që u njihte kosovarëve “tê drejtën e vetvendosjes pas luftës…deri nê shkeputje”.

3.

Bir besnik i popullit të vet, politikan e udhëheqës realist, Enver Hoxha ishte i vetëdijshëm se Shqipëria socialiste nuk matej dot ballëpërballë me shtete të mëdhenj e të fortë – superfuqi,  ndaj i shmangte ndërlikimet politike e diplomatike, presionet e provokacionet që bënin ose që mund të bënin titistët e UDB-ja, agjentura e tyre e rrezikshme, trashëgimtare e OZNA-s. Kjo është arsye kryesore që, mes dy shteteve, Shqipërisë e Jugosllavisë dhe në kufijtë shtetërorë të dy vendeve, nuk ndodhi ndonjë incident i rëndë e as konflikt ndërshtetëror, ndonëse vendi ka kaluar situata goxha të vështira.

Në një shkrim botuar nê “Dita” kam bërë të qartë se në vitet ‘60-të, kur Enver Hoxha denoncoi në mbledhjen e 81 partive komuniste e punëtore të botës në Moskë devijimet revizioniste të Hrushovit dhe ndërhyrjet e hrushovianëve në punët e brendshme të Shqipërisë, vendimin per t’u mbështetur te Kina e Maocedunit, ai e mori pas një refleksioni e analize të thellë e realiste për ndërtimin e mbajtjen e marrëdhënieve normale, brenda mundësive, me fqinjët e me Jugosllavinë në radhë të parë, pa bërë lëshime në vijën ideopolitike marksiste-leniniste.

Pas 1990-s, politikanë injorantë kanë thënë se kjo ka qenë një “dobêsi” a “lëshim” i Enverit nê dêm të Kosovës. Po insinuatave e akuzave si kjo u ka dalë “boja” me kohë, se Enver Hoxha e kishte “peshuar” mirê problemin. Sjelljet e matura ndaj Jugosllavisë mbaheshin, se, siç është thënë qartê, brenda saj ishte çeshtja kombëtare shqiptare.

Shumë e kujtojnë vitin 1968, mbushur me ngjarje, revolta, protesta të hapura e demonstrata të fuqishme të studentëve në Europë – nê France, në Gjermani etj; me demonstrata të përgjakshme në Kosovë e në Maqedoni; atehere u ndërmor edhe agresioni kriminal kundêr Çekosllovakisë i trupave sovjetike të vendeve tê Traktatit të Varshavës etj. Nuk mund të mendohet që Enver Hoxha, mjeshtër i madh i shfrytëzimit tê situave në dobi të popullit e tê vendit të vet, të mos i ndiqte me vëmendje ato situata të rrezikshme e të mos merrte masa për t’i bërë sa më pak të dëmshme për Shqipërinë socialiste, e cila, në një anê, kërcënohej nga BS, superfuqia e re e botës dhe, nga ana tjetër, prej udhëheqjes jugosllave, që, për gjithçka ndodhte në Kosovë, në Tetovë, në Gostivar etj., i drejtonte akuzat direkt a indirekt kundër Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Kjo situatê nuk mund të mos e shqetësonte Enver Hoxhën, sepse, ndër të tjera, forcat ultrareaksionare e nacionaliste serbe, për të mbrojtur interesat e Serbisë së madhe, mund t’u drejtoheshin sovjetikëve për të dalë nê Adriatik permes Kosovës e Maqedonisë, duke pushtuar Shqipërinë, siç kishte ndodhur me  parë me Çekosllovakinë dhe ata, rusët e serbët, të realizonin kështu endrrën e tyre të vjetër, daljen në Adriatik! Një rrezik real i madh.

Për t’i bërë ballë këtij rreziku, Enver Hoxha, diplomat planetar, në një nga fjalimet e tij deklaroi se Shqipëria e populli shqiptar është gati të luftojë përkrah popujve të Jugosllavisë për mbrojtjen e vendeve tona nga një agresion i mundshëm hrushovian sovjetik. Seriozitetin e këtij parashikimi dhe njëherësh propozimi të Enver Hoxhës e dëshmon përgjigjja e shpejtë e Titos, i cili thotë se rusët kanë kërkuar të kalojnë territorin jugosllav për të sulmuar Shqipërinë, po ne nuk do të lejojmë asnjë këmbë ushtari sovjetik në territorin jugosllav.

Vizioni dhe trajtim i mençur i Enver Hoxhës u bë nxitje për të rishikuar me përparësi e thellë marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Federatën Jugosllave në përputhje me situatat ndërkombëtare dhe kushtet “e reja”, të cilat çuan në vendosjen e njê ekuilibri të ri midis dy vendeve.

Në planet e synimet e tij, J. B. Tito punonte e kërkonte t’i kishte shqiptarêt e Kosovês e të krejt Jugosllavisë një kundërpeshë ndaj serbëve. “Si antiserb e antisovjetik” që êshtë, thekson shoku Enver, Tito mendon se popullata shqiptare në Jugosllavi ështê një masê kompakte, që ka sot “nga pas edhe RPS tê Shqipërisê”, të cilat pêrbejnë së bashku një forcë për t’u marrë në konsideratë. Dinak, Tito mendonte se Shqipëria, tani që i shkëputi lidhjet me BS, ka mbetur pa mbrojtjen e “mikut” të saj të madh. Në rrethana e kushte jo tê favorshme pêr Shqiperinê, Tito shpresonte që Jugosllavia e tij mund të rriste ndikimin e vet mbi shqiptarët e Shqipërisë socialiste,  duke reklamuar e propaganduar arritjet në ekonomi e të tjera, siguruar ato me ndihmat e borxhet  marrë nga kapitali botëror (zinxhirë në qafë të qytetarëve tê Jugosllavisë). Një rast i volitshtshëm ky për tê “shitur” edhe “vetadministrimin” e tij. Po udhëheqësi komunist marksist-leninist shqiptar, Enver Hoxha rrihte larg, synonte t’i jepte hapjes me Jugosllavinë një përmbajtje të re dhe të realizonte në kushtet e reja afrimin e shqiptarêve që jetonin në Jugosllavi me shqiptarët e Shqipêrisë, për tê bëre realitet në një të ardhme bashkimin e gjithê shqiptarëve. Jemi shumë dëshmitarë tê drejtëpërdrejtë se kësaj i shërbyen atëhere vizitat tek njeri-tjetri, pas shumë vitesh ndarjeje, si edhe shkëmbimet e delegacioneve mes dy vendeve e sidomos fjalimi i Enver Hoxhës në Tropojë, më 1970-n, i cili pati jehonë të gjërë në Shqipëri, në Jugosllavi e në botë dhe shërbeu si një bazë – platformë shkencore, për ndërtimin e marrëdhënieve të reja  mes Shqipërisë e Jugosllavinë. Në qendër ai fjalim  historik kishte çështjen e Kosovës e të drejtat e saj, vuri në lëvizje gjithë strukturat shtetrore, diplomatike e partiake të Federatës së Jugosllavisë, nxiti, në atmosferên e krijuar, J. B. Titon të riformulonte Kushtetutën e re të  RFS të Jugosllavisë (1974), në të cilën Kosova, për herë të parë, përcaktohej si Krahinë Autonome, me të drejtat e detyrat qê i përkisnin një Krahine të tillë. Pa asnjë mëdyshje, ndikimi i Enver Hoxhës ishte i madh, po Titoja nuk lëshonte më shumë! Enver Hoxha, duke vlerësuar riformulimin e Kushtetutës së ‘74-s si një arritje të rëndësishme dhe fillim, që mund të shërbente për të shkuar më tej, sërish  deklaronte se kjo nuk ishte ajo çfarë donte populli shqiptar i Kosovës dhe i Shqipërisë. Njëherësh têrhiqte edhe vêmendjen e opinionit kosovar, të personaliteteve shkencorë, politikë, kulturorë të Kosovës per t’i shfrytëzuar në maksimum të drejtat që u njihte Kushtetuta e 1974-s. Ai porosiste, gjithashtu,  organet e RPS të Shqipërisë që “kështu të bëhej edhe nga ana jonê”.

Brezi që e ka jetuar atë kohë mban mend sa shumë u gjallëruan, në anën e shtetit shqiptar sidomos, shkëmbimet e ndryshme arsimore, kulturore-artistike, shkencore, edhe ekonomiko-tregtare (bazuar në leverdinë reciproke) etj., bashkëpunimi mes Universitetit tê Tiranës e të Prishtinës, dy Akademive të Shkencave, dy Lidhjeve të Shkrimtarëve, Televizioneve, Ansambleve të Këngëve e Valleve, studiuesve të fushave të ndryshme, ne veçanti të shkencave të albanologjisê.

Sot është vështirë të kuptohet çfarë roli të jashtëzakonshëm kanë luajtur për zgjimin e shpirtit e të ndërgjegjes

kombëtare shqiptare në Jugosllavi e në Shqipëri Radio-Tirana, Radio-Kuksi;  në tërësi RTV-Shqiptar, Filmi Shqiptar, Kongresi i Drejtëshkrimit tê Gjuhës Shqipe (1972) me pjesëmarrjen e gjuhëtarëve tê shquar kosovarê; tufa me karajfila ardhur nga Kosova për Udhëheqësin e shqiptarëve e dhënë atij në tribunen e Manifestimit popullor të përvitshëm të 1 Majit; prania për çdo përvjetor të lindjes së Enverit e kosovarëve të thjeshte dhe kurorat me  lule të tyre te varri i tij. Kur mori pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, Enver Hoxha gjeti kohë të vlerësojë me nota tê larta referatin kryesor mbajtur nga profesori shquar, Androkli Kostallari, kumtesat e profesor Eqrem Çabejit dhe Idriz Ajetit (kosovar), Mahir Domit, Dhimitër Shuteriqit e të tjerë. Enveri e quajti Idriz Ajetin “luftëtar të shquar të mbrojtjes, përhapjes dhe më në fund të vendosjes së gjuhës letrare shqipe edhe në Kosovë”. Po nuk la pa dënuar përpjekjet e jugosllavëve për të penguar intelektualët e shquar shqiptarë tê Kosovës për të marrë pjesë në veprimtaritë shkencore e kulturore që organizoheshin në Shqipëri. Mark Krasniqin, shkruan shoku Enver Hoxha, jugosllavet e penguan “të merrte pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe”, po ai jo vetëm dha “dorëheqjen (që atëhere, M. Xh.) si dekan i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës”, po edhe i dergoi Kongresit njê telegram pershendetje, me të cilin uronte “suksese në punen e tij me rëndësi historike për kulturën kombëtare”.

Enveri prirej nga mendimi se njohja nga afër me njeri-tjetrin, arritja e unifikimit dhe njësimit të së folmes së përbashkët në gjuhën letrare, ecja në binarë paralelë në arsim, shkencê, art e kulturë etj. do të krijonin atë bashkim kombëtar shpirtëror, që nevojitej, për të përmbushur më vonë ëndërrën shekullore të bashkimit të kombit shqiptar.  S’është i rêndomtë vendimi për të ndërtuar hekurudhën Shkodër – Hani i Hotit! Përveçse lidhjes së Shqipërisë me Europën edhe përmes transportit me hekurudhë, Enver Hoxha thoshte se kjo do t’i shërbejë Kosovës, shqiptarëve nê Jugosllavi. Po kështu, s’është rastësi që në Kosovë dërgoheshin figurat mê të shquara të kulturës, gjuhës , artit e letërsisë, të folklorit shqiptar : Aleks Buda, Eqerem Çabej, Dhimiter Shuteriqi, Mahir Domi, Stefanaq Pollo, Shaban Demiraj, Zija Xholi, Xhevat Lloshi, A. Uçi, Razi Brahimi, Anastas Dodi etj., etj. Kjo klimë, më e favorshme në marrëdhëniet midis dy vendeve, bëri të mundur rritjen e besimit për të ardhur në Shqipëri personalitete politikë, shoqërorë e shkencorë nga Jugosllavia (Kosova), të cilët kërkonin të takonin për t’u këshilluar drejtpërdrejt me shokun Enver.

Enver Hoxha, që ishte udhëheqësi kryesor i Partisë dhe i shtetit shqiptar, asnjëherë  nuk bisedoi si “nga lart” me vëllezërit kosovarë e udhëheqësit e tyre shqiptarë. Siç del nga Ditarët e tij, Enver Hoxha tregohej shumë i kujdesshëm, i dëgjonte me respekt, tërhiqte vëmendjen, kur duhej, për gjërat kryesore a rreziqet e mundshme, po fjalën e fundit për marrjen e vendimeve ua linte kosovarēve, të zotve të shtëpisë.

Galeria e personaliteteve kosovarë, që provon këtë pozicionim e virtyt të udheheqësit të Shqipërisë, është e gjërë. Enveri, siç thashë, nuk linte rast pa shfrytëzuar për të takuar, biseduar e nderuar Kosovën e kosovarët. Më 2 janar 1963, ai priti patriotin kosovar Qerim Muka. Pas shkëmbimit të urimeve per vitin e ri, shkruan Enver Hoxha, i thashe Qerimit se çështja e Kosovës “është për çdo shqiptar një plagë e dhimbshme, e cila do të shërohet vetëm kur kjo çështje të zgjidhet drejt, në bazë të aspiratave të kosovarëve”. Një rast tjetër : udhëheqja shqiptare e Kosovës nuk mundi a nuk guxoi të dërgonte një delegacion me shqiptarë të Kosovës për të marrë pjesë në festimet e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, po, një grup profesorësh e intelektualësh kosovarë, që kishin ardhur për të marrë pjesë në punimet e Konferencës së Dytë të Studimeve Albanologjike, u gjet mundësia të ishin të pranishêm në festimet e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Jam dëshmitar i atij takimi që shoku Enver zhvilloi me ‘ta, më 15 janar 1968. Pra, e gjeti kohen e rastin për t’i takuar dhe per të zhvilluar një bisedë vëllazërore. “Duke kaluar për në kala, shkruan shoku Enver, u ndalëm në një kafe (në krye të Pazarit të vjetër të Krujës, M. Xh.), ku patëm dhe një bisedë të improvizuar me një grup profesorësh, që kanë ardhur për të marrë pjesë në punimet e Konferencës së Dytë të Studimeve Albanologjike”. Gjatë bisedês Enveri u tha se “jemi shumê të gëzuar që ju kemi këtu midis nesh me rastin e jubileut tê stërgjyshit tonë të madh të pêrbashkët, Skênderbeut. Ai është yni dhe juaji…Ju jeni shqiptarë dhe ne jemi shqiptarë, jemi pra një popull. Qiejt mund tê rrêzohen, por e vërteta që ju jeni vëllezerit tanê e që ne jemi vëllezërit tuaj, pse kemi një mêmëdhe, një atdhe, nuk lëviz”. Si  dëshmitar krejt i saktë, them se ata iu përgjigjen Enver Hoxhes me një zë : “Po, ashtu ështê”!

Më 17 janar 1968, ndërsa Enver Hoxha kthehej nga Lezha, ku mori pjesê në ceremoninë e 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut (inaugurimin e Përmendores së Kuvendit të Lezhês), u ndal në Fushë-Krujë, vuri një tufë me lule e bëri homazhe përpara lapidarit të Heroinës së Popullit, Shote Galica. “U ndala, shkruan shoku Enver, në vendin ku ështê ngritur lapidari për Heroinën e Popullit, Shote Galica, të kësaj bije të lavdishme të popullit vëlla kosovar, luftëtare e guximshme dhe e vendosur kundër shovinistëve serbomëdhenj”.  Në një mbledhje të Sekretariatit të KQ të Partisë, midis të tjerave, shoku Enver  pyet : Si eshtë Met Qerimi (Galica), vëllai i Shotës, i cili banonte në Fushë-Krujë! Enveri, pasi iu përgjigja, porositi : “Ti shkosh (edhe pse i kisha shkuar në Spitalin Ushtarak, ku ishte shtruar) dhe t’i çosh të fala nga unê”. Enver Hoxha është Hazret, më tha Plaku i Galicajve tê Kosovës!Te nesërmen a të pasnesërmen, Enver Hoxha dërgoi për ta parë, me një dhuratë prej tij të veçantë, dhe Haxhi Kroin, sekretarin e vet.  Enver Hoxha shfrytëzonte festat tradicionale, ngjarjet shkencore, kulturore etj për tē takuar e shkembyer mendime me kosovarët. Më 15 shtator 1972, Enveri asistoi në Kuvendin e Parë të Studimeve Ilire. Mes shkencëtarëve tanë e të huaj merrte pjesë një numër i konsiderueshëm shkencëtarësh shqiptarë kosovarë. Shkova, shkruan shoku Enver, “i falenderova që kanë ardhur shumë dhe u thashë që edhe më shumë duhet të vijnë herë të tjera për të tilla probleme…” Po vijoj me dy prej patriotêve të shquar, të cilët u dërguan si përfaqësues të institucioneve tê Kosovês për të takuar e kêshilluar me Enver Hoxhën. Një është Bije Vokshi, që Enveri e njihte mirë, se, ndër të tjera, nê shtëpinë e saj ishte zhvilluar mbledhja historike e themelimit tê Rinisê Komuniste tê Shqipërisë, më 23 Nëntor 1941, ku Enver Hoxha ishte i deleguari i Partisë Komuniste. Në cilësinë e së deleguarës, Bije Vokshi i kërkon mendim shokut Enver, se a mund të ngrihej në Kosovë “njê parti komuniste ilegale e kosovarëve jashtë Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisê”. (N. Hoxha. Po aty. F. 21). Siç kam vënë nê dukje, Enver Hoxha, modest e i bindur që kosovarët i dinin mê mirë gjërat, rezervohej në dhënien e mendimeve, sepse mendimet e tij merreshin të mirëqena, po shprehet se “nê kushtet e Kosovës do të ishte mirë tê kishte një parti komuniste ilegale të shqiptarëve të Kosovë, por ajo nuk do ta kishte jetën të gjatë në qoftë se nuk do të krijonte rreth vetes një front të gjërë popullor, që do ta mbronte nga goditjet e aparatit shtetror serbomadh, edhe do t’i jepte mundësi të shtrihej në gjithë Kosoven..”

Rexhep Duraku është pêrsonaliteti tjetër i Kosovës, që ka pritur Enver Hoxha dhe ka biseduar me ‘të, babai i dëshmorit Emin Duraku, i cili në bisedë të ngrohtë e vëllazërore i tha shokut Enver se ishte i ngarkuar të bisedonte çfarë “mendonte Enver Hoxha po të ngrihej kërkesa që Krahina Autonome e Kosovës të bëhej Republikë si të tjerat, brenda Federatës Jugosllave”. (N. Hoxha. Po aty. F. 23).

Kur patrioti Duraku e ngriti këtë pyetje, Enver Hoxha ishte i mendimit se a do tê ishte e arsyeshme të kishte dy republika shqiptare, një në këtë anë të kufirit, shtet më vete, një në anën tjetër të kufirit brenda shtetit të Federatës Jugosllave, ndërkohë që, siç dihet, klika jugosllave e Titos, pas Luftës së Dytë Botërore ishte munduar të perfshinte edhe Shqipërinë brenda Federatês për një Republikë të 7-të të shqiptarêve, e jo më të jepte Kosovën!Shoku Enver i  përgjigjet Rexhep Durakut se “tani për tani nuk do të dilte gjë nga kjo kërkesë”, po, sidoqoftë, “u thuaj vëllezërve tanë që ta pleqërojnê më mirê dhe të vendosin vetë”.

Enver Hoxha kishte vleresim të madh pêr patriotët e gjallë dhe familjet e tyre, për ata që kishin bërë histori e që nuk jetonin mê. Enveri informohet se vajza e Bajram Currit në Shkodër ishte fejuar me djalin e Rexhep Durakut në Kosovê. Në rastin kur shkoi në Shkodër, ai bëri vizitë në familjet Curri e  Duraku dhe porositi drejtuesit e Shkodrës që të organizohej një dasmë e bukur dhe  shpenzimet e saj t’i përballonte shteti shqiptar. S’ishte kjo çështje shpenzimesh, po çështje vlerësimi, nderimi. Aq i vëmendshëm ishte Enver Hoxha sa shumë vetëve –  patriotë kosovarë, me rastin e ndarjes së tyre nga jeta u dërgonte familjeve  letra e telegrame ngushëllimi.

Enveri i njihte thellë njerëzit me kulturê e revolucionarë tê Kosovës brenda e jashtë saj, në emigracion. Në Gjermani, kur u vranë tragjikisht Isuf Gërvalla me tê vëllanë, Bardh Gërvalla e shokun e tyre, Kadri Zeka, përveç që dënoi rreptë vrasjen tragjike tê tyre, ftoi familjen e Isuf Gërvallës, të cilin e çmonte si një poet revolucionar e me kulturê tê gjêrë, në Shqipëri, e strehoi, e punësoi nê Tiranê, me favoret mê të mêdha të mundshme, tjetër gjë si e shpërbleu ajo.

Mjeshtër i vlerësimit e shfrytëzimit të kushteve konkrete, interesante është t’i thuhen publikut si i kujton Nexhmije Hoxha në “Në vend të parathënies. Enver Hoxha. Kosova ështê Shqipëri” disa mendime, refleksione, thënie në konfidencë, të Enver Hoxhës, që askush tjetër, veç bashkëshortes së mençur e besnike të tij, nuk mund t’i dijë. Se pari, për institucionet e fesë në Kosovë. Ndërsa kishat e xhamitë në Shqipëri ishin mbyllur, shkruan Nexhmije Hoxha, “unë kisha dëgjuar Enverin t’u thoshte shokêve tê vet, që t’i porosisnin shokët tanë, pedagogê, studiues, gazetarë etj., që shkonin me shërbim në Kosovë, në bisedimet me kolegët vendas, t’u thonin, qê t’i ruajnê xhamitë, se për ta ato janë si klube, ku mund të mblidhên të bisedojnë e të qajnë hallet e tyre”. F. 22). Se dyti, për ballistët në Kosovë. Nexhmije Hoxha shkruan : Ndonëse “me ballistêt në Shqipëri i kishim ndarë hesapet”, Enveri më tha një ditë se “ishte takuar me një ballist kosovar”, një figurë e nderuar e Kosovës, Dem Ali Pozhari, i cili kishte ardhur nga Turqia ku banonte me rastin e  500 vjetorit te vdekjes se Skënderbeut. “Enveri më shpjegoi, thotë  Nexhmije Hoxha, se nacionalistët, ata që quhen ballistë, në Kosovë nuk janë si ballistët tanë, qê na luftonin neve si komunistë, megjithëse ne ishim shqiptarë; nacionalistët kosovarë luftonin kundër pushtuesve serbê dhe forcave të tyre të armatosura, çetnikëve etj., që kryenin akte terrori e masakra ndaj popullsisê shqiptare.

Pavarësisht se këta në shumë raste nuk kanë bashkëpunuar me komunistët, ata ishin për shkëputjen e Kosovës nga Serbia dhe bashkimin me shtetin amë”. (F. 23). Së treti, një vlerësim për Fadil Hoxhën. Enveri bënte gjithnjë përpjekje për të gjetur pika kontakti edhe me funksionarë shqiptarë në udhëheqjen jugosllave e në Kosovë, pavarësisht qëndrimit të tyre në anën e Titos, qoftë edhe me Fadil Hoxhen, “se më mirë të jetë në krye të Kosovës një shqiptar se sa një serb”. (F. 17). Enver  Hoxha nuk të falte për çeshtjen e Kosovës. Ai bën kritika të forta  për shokët e propagandës dhe  shtypit të KQ të PPSH-së, kur ata trembeshin të merrnin përgjegjësi për çështjen e Kosovës. Kosovarët futen në burg pse dëgjojnë kënget tona, kurse shtypi ynë nuk shkruan për ta-kritikonte Enver Hoxha. Nexhmija shkruan se kur dëgjoi Enveri se nuk po jepej njê fil kosovar..sepse personazhi kryesor ishte Fadil Hoxha, i cili ishte anëtar i Presidences Jugosllave dhe kishte bërë disa deklarara jo korekte, tha se ai ka qenë nga frymëzuesit kryesorë të Konferencës së Bujanit, që u njihte kosovareve “te drejtën e vetëvendoshes pas luftës …deri nê shkëputje, ka udhëhequr luften antifashiste nacionalçlirimtare në Kosovë…”. (F. 26). Se katerti, një mendim interesant i shokut Enver për Federatën Ballkanike. Çështja e Federatës Ballkanike, përveç ndonjë dokumenti të Kominternit, që drejtohej nga Gjergj Dimitrov, pas Luftës se Dyte Botërore nuk qe dëgjuar të ishte diskutuar a publikuar në ndonjë mbledhje të rëndësishme të Ballkanit a Demokracive Popullore. As në vendin tonë, shkruan Nexhmije Hoxha. “Enveri mendonte që kjo mund të ishte një rrugë e bashkimit të gjithë shqiptarëve, krejt e kundërta me atë që mendonte Titoja e udhëheqja jugosllave, por nën çatinë e një familjeje më të madhe e më dashamirëse se sa ajo e shovinistêve serbë”. (F. 24).

Së pesti, për permirësimin e marrëdhënieve me Jugosllavinë sa është gjallë Titoja, se, pas vdekjes së tij, nuk dihet ç’bëhet! Kjo ndodhi në kohën që udhëheqja shqiptare e Kosovës fillon të dërgojë mesazhe (afrimi) në Tiranë, çka Enveri e vlerëson dhe shkruan në Ditarin e tij se kjo mund të bëjë të kuptojmë se pas Titos “ne kosovaret asnje besim s’mund të kemi te serbet”.  Nexhmije Hoxha shkruan se “Ne fakt edhe Enveri mendonte kështu”, ndonse gjatë gjithë jetes së tij demaskoi veprimtarinë antishqiptare të Titos e të atyre që kishte përreth në drejtim te Shqipërisë, Kosovës e  shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi.

Enver Hoxha kishte parashikuar dhe paralajmëruar qartë se Jugosllavia, pas vdekjes së Titos (vdiq në maj 1980) do të shpërbëhej. Në të vërtetë kriza në Jugosllavi kishte filluar më parë se Tito të vdiste, po shenjat e lëvizjeve “separatiste” e për pavarësi në republikat e Kroacisë  e Sllovenisë nisëm të shfaqeshin pas vdekjes së tij.

Gjendja e brendshme e Jugosllavisë pas vdekjes së Titos bëri që disa vende të Perendimit e të Lindjes të llogarisnin se ky ishte një moment i favorshëm për ndryshime edhe nê Shqiperi. Vitet 1970 – 1980, pra, ky dhjetëvjeçar, që nga fjalimi i shokut Enver në Tropojë, njohu shumë ndryshime, u bënë hapa të mëdhenj përpara, u krijua një situatë e re në marrëdhëniet midis dy vendeve, u ngrit në një shkallë më te lartë vetëdija kombëtare e rinisë e inteligjencës kosovare dhe,  gjithëçfarë ishte mbledhur gjate 10 viteve, në pranveren e vitit 1981, shpertheu me demonstratat e prillit të të rinjve, udhëhequr me parullën “Kosova Republikë”! Ishte koha kur, siç shkruan shoku Enver, “udhëheqja jugosllave është marrosur, e ka humbur krejtësisht toruan dhe busullën e drejtimit”. Kosova nuk qetësohej më! Më 16 maj 1981, shoku Enver thotë se “Kërkesa për t’i njohur Kosovës statusin e  republikës êshtë e drejtë”. Në vijim ai shkruan se “edhe pse këto ditë për këtë çështje ata kanë folur vazhdimisht, asnjeri prej tyre nuk ka shpieguar pse Kosova nuk mund të jetë republikë”. Ndërsa, me 7 gusht 1981, thekson se “Ç’gjë antimarksiste ka në parullën “Kosova republikë” dhe lidhja vertikale e të gjithë pjesëtarëve të kombësisë shqiptare në kuadrin e Federatës? Asgje..”

Njerëzit, që e kanë jetuar atë kohë dhe të tjerë, që e kanë degjuar apo njohur nga historia, nuk mund të mos dinë se pasardhësit e Titos të tmerruar nga thirrja e rinisë kosovare “Kosova Republike”, i mbytën me gjak thirrjen e demonstratën e rinisë heroike të Kosovës, ndryshe nga si ishte vepruar nga Federata ndaj lëvizjeve “separatiste” e pêr pavarësi në Kroaci e në Slloveni. Me këtë rast Enver Hoxha shkruan në Ditarin e tij se “Diktatura ushtarake që po pergatitet ka gjetur “kokë turku”- shqiptarët. Po harrojnë titistët jugosllavë se kjo “kokë shqiptari” u ka qëndruar rrebesheve dhe kurdoherë ka fituar”. Në një fjalim të tij më 1982 Enver Hoxha u drejtohej udhëheqëve titistë të Beogradit se “Ju nuk i merrni seriozisht fjalët tona..”, por kjo “është keq për ju..”, ndaj ju bëjmê thirrje : “Mos luani me zjarrin, se po filloi zjarri, do të digjeni vetë”.

4

A do të mbrohej Kosova? Kjo është një pyetje që e bëjnë shumë njerëz. Enver Hoxha patriot, vizionar e strateg i madh, kishte marrë të gjitha masat, përfshirë ato ushtarake, për të siguruar e mbrojtur integritetin tokësor, lirinë e pavarësinë e atdheut. Enveri nuk i zinte besë armikut. Në dhjetëvjeçarët e pushtetit popullor, ai nuk ndalej në veprimtarinë e tij për të përgatitur e stërvitur ushtrinë në një nivel sa më të lartë politik e ushtarak e, përkrah saj, gjithë popullin ushtar.

Njihet në gjithë botën sistemi i rrallë i fortifikimit të vendit.  Enveri në Ditarin e tij shkruan se “disa tallen me fortifikimet tona…të tjerë nënçmojnë forcën tonë. Aq më keq për ta”. S’ka si të çmohet i rastit fakti që, për 45 vjet, sa qe gjallë Enver Hoxha, armiqtë e Shqipërisë, të shumtë në numër, nuk guxuan të vepronin kundër tij, se derdhej gjak dhe do të linin aty kockat e veta. Kush e provoi, e pësoi!

Shteti shqiptar ndiqte e zbatonte në mënyrë konsekuente një politikë paqësore të fqinjësisë së mirë dhe planet e strategjia e tij ushtarake, stërvitja, mobilizimi i popullsisë civile, fortifikimet, gjithçka tjetër, kishte karakter mbrojtës, çka, përveç armiqve, e çmonte tërë bota. Jugosllavët, fqinjët  tanë të veriut, më saktë serbët, e dinin mirë se zona veriore e verilindore e Shqipërisë ishte e tëra e fortifikuar, se, në rast lufte, ata do të kishin prapa kurrizit gjithë shqiptarêt e Kosovës dhe se, po të tentonin të sulmonin, t’i hynin kêsaj aventure, do të ndodheshin nën breshëritë e një populli të tërë i armatosur e i gatshëm për t’u flijuar për atdheun e vet.

Koncepti i Enver Hoxhës për mbrojtjen e Kosovës ishte i qartë : Kosova do tê mbrohej! Kosovari është shqiptar!Gjithçka folëm deri më tani tregon punën e bërë të shtetit e tê politikës sê Shqipërisë, të PPSH-së, pêr çështjen e Kosovës. Enver Hoxha përcakton qartë se nê ç’rast Kosova do të mbrohej edhe me armë, me luftë të përbashkët. Ai që lexon veprën e Enver Hoxhës dhe shënimet e posaçme bërë për Kosovën në Ditarin e tij, do të mësojë se kjo do të ndodhte në situatë të veçantë të brendshme në Jugosllavi, në Ballkan ose Rajon, pra në një situatë të veçantë ndërkombêtare. Në një situatë të tillë Shqipêria do t’i shkonte në ndihmë edhe ushtarakisht popullit të Kosovës, sepse kjo ishte një e drejtë e bazuar, e njohur në ligjet e në Kartat Ndërkombêtare, tê cilat parashikojnë vajtjen në ndihmê për mbrojtjen e jetës dhe të drejtave tê vëllezërve të njê gjaku, gjuhe, kulture, flamuri e identiteti kombëtar. Ushtria shqiptare, thekson Enver Hoxha, po të vinte kjo dite, kishte gjithë potencialin ushtarak, njerëzor e moral të kryente këtë detyrë të shenjtë vëllazërore e historike. Të gjithë duhet ta dinë se gjithçka bëhej me dijeninë dhe nên kontrollin e rreptê të Komandantit të Përgjithshëm, Enver Hoxhës! Çdo gjë tjetër që thuhet është abuzim dhe shtrembërim i së  vërtetës! Mê 23 shtator 1975, Enver Hoxha shkruante se lufta kundër titizmit e vetadministrimit titist është një ndihmë e madhe që u japim shqiptarêve të Kosovës, të Maqedonisë e të Malit të Zi dhe se “zhvillimi me sukses i ndërtimit socialist (në Shqipëri, M. Xh.) është një ndihmë tjetër e madhe që kosovarët duhet ta propagandojnë e të luftojnë kundër atyre shqiptarëve titistë, që e minimizojnë dhe e denigrojnë”. (Enver Hoxha. Kosova është Shqipëri. F. 106). Ekzistenca e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë ishte siguri dhe ndihmë e madhe për Kosovën, siç ishte siguri e ndihmë e madhe për Shqipërinë qenia (ekzistenca) e Kosovës! Ngjarjet që ndodhën pas vdekjes së Titos, vë nê dukje shoku Enver, treguan se sa gabim e në ç’rrugë antimarksiste ishte “zgjidhur” çështja nacionale në Jugosllavi dhe çështja e shqiptarëve në veçanti.

Në vitin 1989, Sllobodan Millosheviçi ia hoqi Kosovës edhe ato tê drejta të kufizuara qē u dha kosovarëve e Kosovës Kushtetuta e vitit 1974. Ishte ky vendim një kthim prapa drejt shtypjes e represionit serb e serbomadh. 1989-a ishte gati 10 vjet pas, kur shqiptarët e Kosovës, mê 1981, u ngritën të bashkuar dhe morën pjesë nê Referendumin e organizuar nga përfaqêsuesit e vet politikë dhe, në bazë të rezultateve të votimit, që u arritën, shpallën Kosovên Republikë.

Jugosllavia ishte tashmë në shpërbërje, ndaj udhêheqja serbe e Beogradit, taktikisht e me djallëzi, nuk i kundërshtoi me masa represive rezultatin e vendimin pêr shpalljen e Kosovës Republikë në kuadrin e Serbisë, ndonse nuk e njohu asnjëherë Republikën e Kosovës, siç nuk e njeh as sot, edhe pse ka tjetër status. Ajo donte të “bindte” kosovarët se ishin të lirë të veteqeveriseshin, mjaft të mos ndërhynin në planet e punët e Serbisë për poshtërimin, vrasjet e masakrimin e Bosnjës. Ky kurth synonte të ngjallte iluzion, t’i “qetësonte”, në fakt t’i mashtronte kosovarët, që këta të mos kuptonin se pas kësaj manovre serbe do t’i vinte radha vet Kosovês. Për këtë heshtën Millosheviçi me kriminelët që kishte besnikë rreth vetes. Parashikues i saktë, Enver Hoxha, që më 1974, ua kishte thënë kosovarëve që Beogradi nëse do të pranojë kërkesën tuaj për të shpallur Kosovën Republikë, ju duhet të mendoheni përse e bën ai kêtë, ç’qëllim ka…?

Kosova u shpall Republikë, po ajo ziente zjarr nga brenda për t’u shkëputur nga sundimi gjakatar serbomadh e jugosllav! Kjo u bë, u bë nën kushtrimin e Komandantit legjendar të Kosovës, Adem Jasharit, kur UÇK-ja shpërtheu, e cila kishte në tërësi mbeshtetjen e shqiptarëve të Kosovës e të viseve tê tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, po edhe mbështetjen e vëllezërve shqiptarë  në Shqipêri, jo pak prej të cilëve luftuan, drejtuan e dhanë jetën përkrah vellezërve te vet kosovarë. Për të qenë i saktë, pavarësisht qëllimit – një rrugë e dy punê, UÇK-ja pati ndihmën e armëve tê SHBA-ve e të aleatëve të saj të NATO-s. Gjithë kjo bëri të mundur çlirimin e Kosovës nga pushtuesit barbarë serbë, duke shënuar kështu fitoren e parë historike.

Unë nuk mund të them se si do t’i përjetonte Enver Hoxha tragjedinë, genocidin e tmerrshëm, që përjetoi populli i Kosovës në vitet e fundit të shekullit të 20-të, po jam i një mendimi me shoqen Nexhmije Hoxha, e cila thote se “po të ishte gjallë Enveri nuk do të ndodhnin këto katastrofa, nuk do tê katandisej kështu as Shqipëria, as Kosova. Gjithë këto që ndodhën qenë rezultat i grumbullimit të shumë gabimeve, fajeve e tradhtirave nga parti, shtresa e përsona të veçantë, përkëndej e andej kufirit, qe rezultat i bindjeve të lëkundura në idealet e vërteta socialiste e demokratike, i mungesës së vigjilencës ndaj planeve të fuqive të mëdha imperialiste e të fuqive më të vogla, ku vendin e parë e zë Serbia e Millosheviçit, si dhe forcat reaksionare të brendshme e në shërbim të tyre”. (F. 31).

***

A ka pasur një “mit” të Enver Hoxhës nê Kosovë?! Çështje kjo e trajtuar edhe në shtyp, po që është absurditet! Enver Hoxha nuk ka pasur kurrëfarë “miti” as në Kosovë, as në Shqipëri. Se “miti” ka të bëjë me ngjarje e me dukuri të çuditshme, me qenie fantaziste, të mbinatyrshme, me heronj përrallorë, legjendarë. “Miti” eshtë edhe një lloj i veçantë krijimtarie gojore popullore. Permes “mitit” thuhen, jepen, pasqyrohen, parafytyrime primitive të njerëzve për prejardhjen e botës e të jetës mbi tokë, për natyrën e shoqërinë; “miti” përben dhe një rrëfenjê të trilluar për diçka që s’ka qenë e që s’është në të vërtetë, një përrallë, një legjendë. Po, fjala “mit” përmban, ka, edhe një kuptim të dytë, kuptim që ka të bëjë me diçka e cila shtremberohet me dashje, me qëllim të keq dhe paraqitet ndryshe, krejt ndryshe, nga ç’është në të vërtetë, duke i veshur përsonit një petk të rremë, legjendar, përrallash, që, në fakt, s’e ka e bëhet për t’i ulur vlerat! Enver Hoxha s’ka qenë aspak një “mit”, nuk ka të bêjë më kurrfarë “miti”! Ai ka qenë botërisht i njohur njeri i gjallë si gjithë të tjerët, bashkëkohës, shok e mik me të tjerë njerëz konkretë brenda e jashtë Shqipërisë. Sigurisht me cilësi e aftësi të veçanta, që ia kanë shquar në veçanti ata njerëz, që e kanë parë, që e kanë takuar e kanë biseduar me ‘të, jo thjesht shokë të tij, por populli, para së gjithash. Nejse, kjo është temë më vehte. Enver Hoxhën kosovarët e deshën, sepse Enveri ka bërë shumë për Kosovën e popullin shqiptar tê Kosovës, për udhëheqësit revolucionarë të saj. Gjatë luftês së armatosur të Kosovës për çlirimin nga sundimi gjakatar serb, çlirimtarët dhe udhëheqësit revolucionarë kosovarë kanê organizuar luftën, kanë drejtuar luftën dhe kanë luftuar me trimëri, shume kanë rënë dëshmorë me armë në dorë, duke pasur mêsimet e Enver Hoxhës në mendje e në zemër! Rrallë ka ndonjë kryesor prej atyre burrave të shquar shqiptarë të Kosovës, të UÇK-së, që të mos ketë kaluar në Shqipëri përmes shkollës e mësimeve të Enver Hoxhës, tjetër që ka pasur e ka edhe në Kosovë njerëz që s’e kanê dashur Enverin, përshirë kuislingët. Po, edhe udhëheqësit e sotëm të Kosovës i kanë rënë hasha Komandant Enver Hoxhës, ashtu si horrat që udhëhoqën Shqipërinë pas vdekjes së tij e deri më sot! As Skënderbeu nuk ka qenë një “mit”, sepse ka qenë një personalitet konkret historik. Flamuri i Skënderbeut u priu jo vetëm partizanëve shqiptarë gjatê LANÇ-it e ndërtimit dhe mbrojtjes së socializmit, po edhe çlirimtarëve shqiptarë të Kosoves në luftën heroike të saj për t’u çliruar nga pushtuesit serbë. Po të kishte qenë për “mit”, kosovarët do tê kishin përdorur para Heroit Kombëtar, Enver Hoxhës, Heroin Kombëtar, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun!

Enver Hoxha ka bërë shumë për Kosovën!

Share This Article
34 Comments
  • Te gjitha keto jane te verteta. Enver Hoxha ishte nje nacionalist i madh shqiptar.

    Nuk mund te kete fqinjesi te mire me armiqte. Ne Gadishullin Ilirik erdhen si pushtues sllavet e jugut dhe nuk kane te drejte te jetojne ne kete gadishull. Keto troje jane vetem te shqiptareve. Ardhja e sllaveve ne kete gadishull eshte me e keqja qe ka ndoshur ne historine e shqiptareve sepse shqiptaret e e kishin pasur dhe do e kishin edhe sot te tyrin te gjithe Gadishullin Ilirik.

  • KJO ESHTE E VERTETA! LAVDI NACIONALISTIT SHQIPTAR ENVER HOXHA!
    Te gjithe ata qe e shajne ate nacionalist jane vetem antishqiptaret qe jane serbet, malazezet, sllavo-bullgaret e Maqedonise, te ashtuquajturit greke qe nuk kane qene kurre popull etnik, titistet edhe zogistet e ballistet qe kane bashkepunuar me keta armiq ballkanike te kombit shqiptar.

  • Ishte thjeshte nje genjeshter bashkimi i trojeve shqiptare nga fashistet. Vetem rreth 70 % e Kosoves u bashkuan me shtetin shqiptar te pushtuar. Kacaniku, Vitia, fshatra te Gjilanit dhe Ferizajt edhe gjithashtu Lugina e Presheves iu dhane Bullgarise nga fashistet. Mitrovica, Podujeva, Vushtria dhe fshatra te Prishtines iu dhane Serbise. Nga trojet shqiptare ne Maqedoni vetem Tetova, Gostivari, Dibra, Struga dhe Resnja iu bashkuan Shqiperise. Shkupi, Kumanova, Velesi, Manastiri, Perlepi dhe Ohri iu dhane Bullgarise. Nga trojet shqiptare ne veri vetem Ulqini, Hoti, Gruda; Tuzi, Plava, Gucia, Rozhaja dhe Tutini iu bashkuan Shqiperise. Tivari, Podgorica, Berana, Bjellopolja, Sjenica dhe Pazari i Ri mbeten jashte Shqiperise. Kufiri jugor nuk u ndryshua fare dhe Cameria, Janina, Kosturi, Follorina, Konica, Mecova, Grebeneja dhe Arta i mbeten Greqise. Pse me kaq troje do genjeheshin shqiptaret nga fashistet? E shikon demo? Ajo genjeshter nuk besohej as atehere nga shqiptaret dhe jo me sot. Pse nuk e ndaluan fashistet bashkpuntorin e tyre Napolon Zerva te bente masakren e Paramithise ne Cameri? Kete masaker perkujtojne gjithmone protestuesit ne kufi me Greqine. Si mund te shkruash gjithemone kaq shume genjeshtra ti demo?

      • O Mollos jugosllavisti! O debil! Nuk lexon dot ti idiot! Eshte shkruajtur fshatra te Ferizajt dhe jo qyteti i Ferizajt. Vafsh ne hale te gomarit! Jeni edepseza te ndyre ju titistet! Enver Hoxha u dhjeu mu ne koke Titos dhe jugosllaveve ne 1948! Eshte gje e keqe te jesh titist si ti. Pusht i mutit!

  • Muharrem, te njoh mire, prandaj dua te te them dy fjale. Me ato qe shkruan Nexhmija, ben gabim qe merresh. Ajo nuk ka asnje merite ne ato qe do te trajtosh ti. As ne lufte nuk mori pjese me arme ne dore, as historine nuk e shkruan ashtu sic ishte.
    Nje fakt. Nuk ishte Enveri qe mori kontakte me jugosllavet. Ishte Koco Tashko. Kontaktet e para ishin me italianet, por pas okupimit te Shqiperise nga Italia ishte Kominterni qe sugjeroi kontaktet me jugosllavet.
    Ne Shqiperi, deri sa ra komunizmi, Nexhmija me njerezit e saj na genjeu se ishte Enveri qe themeloi PKSH- ne dhe u zgjodh Sekretar i Pergjithshem i saj.
    Ku perfunduan anetaret themelues te Partise? Kush i vrau ?
    Po Nako Spiru, Tuk Jakova, e shume te tjere a kishin ndonje merite ne lufte?
    Po pas lufte, kur mbahej qendrimi ndaj Kosoves, per te cilin flet kaq gjate ti, cfare kontributi dhane Mehmet e te tjere, qe u eliminuan si armiq?
    Shkrimet e Nexhmijes dhe familjareve te saj nuk i lexon kush.
    Meqe hiqesh ne pozita marksiste: vetem dhe vetem Enveri ka bere cdo gje? Po sikur nuk shkon keshtu.
    Sot askush nuk i pranon keto.
    Ky vend i semure akoma vuan hijen e Enverit…edhe te ketyre qe erdhen me vone.
    Ja ku jemi: askush ne Europe nuk na do. Kaluan 29 vjet nga renia e komunizmit dhe ne lengojme…natyrisht jemi me mire se ne kohen e Enverit!

  • Enver Hoxha për Kosovë e shqipëri ,shqiptari në maqedoni e mal të zi e çamëri ,është si floriri që s’vdes kurrë,është burri më i mdh i kombit.Ai ndjente simpati të thellë për popullin martier kosovar .Që në v. 1946 Titos i kërkoi kosovën sipas vullnetit të popullit.Kjo simbas dokumentave Ruse.Mos të harrojmë se partizanët e Enver Hoxhës jan krenar që ,pasi çliruan shqipërinë e shtrejtë ,vetëm me forcat e veta ,me urdhër të Enver Hoxhës u hodhën në beteja të reja për çlirimin e vllezrëve tanë kosovar ku derdhën gjakun për liri ,shumë heroi mbetën atje në fushat e betejës ,kundër nazi-fashizmit ,gjaku i tyre mbeti atje ku u derdh në dimrin e v. 1944-1945-s.Ky është Enver Hoxha që e deshi kaq shumë kosovën e popullin e sajë ,krenar që partizanët e tijë ndihmuan për çlirimin e kosovës .

    Më 1 maji të v. 1981 një grup kosovarësh i dërguan Enver Hoxhës nga larg si shenjë përshëndetje e dashurie një tufë karafilash të kuq.Kur ja dorzuan ai u emocionua thellë .I puthi karafilat ,i preku me dorë ,i shtërngoi në gjokës .Ishin muajt e parë pas shpërthimit të gjenocidit serbomadh në kosovë.
    Sipa dëshmitarit Sulo Gradeci ato karafila Enver i përqafoi e puthi si “lulen e popullit kosovar”.Edhe në shtëpi i ruajti dhe nxori nga sirtari një bllok me letër të veçant dhe tha do ti ruaj e vendos këtu të mbeten përherë ti shohë e të nxjerr mallin me Kosovën .
    Aty kishte edhe lulet e valbonës të vizitës të qërshorit 1970 që këputi me dorën e tij dhe ja dhuroi Nexhmies nga gryka e Dragobisë,aty vendosi dhe karafilat e kuq të kosovës.
    Dashuria e Enver Hoxhës për popullin e tijë ishin të sinçerta dhe të pa kufishme ,ai gjithë jetën ja kushtoi e shkriu në shërbim popullit e atdheut .Jo si sot që atdheu është si lopa për ta mjelur,dashuri për të BËHET për të mbushur xhepat.

    Legjendari Enver Hoxha i ruajti të shtrejtë karafilat e Kosovës.

  • Enver Hoxha për Kosovë e shqipëri ,shqiptari në maqedoni e mal të zi e çamëri ,është si floriri që s’vdes kurrë,është burri më i mdh i kombit,këtë fakt duhet ta dinë miq e armiq..!

    Ai ndjente simpati të thellë për popullin martier kosovar .Që në v. 1946 Titos i kërkoi kosovën sipas vullnetit të popullit.Kjo simbas dokumentave Ruse.

    Mos të harrojmë se partizanët e Enver Hoxhës jan krenar që ,pasi çliruan shqipërinë e shtrejtë ,vetëm me forcat e veta ,me urdhër të Enver Hoxhës u hodhën në beteja të reja për çlirimin e vllezrëve tanë kosovar ku derdhën gjakun për liri ,shumë heroi mbetën atje në fushat e betejës ,kundër nazi-fashizmit ,gjaku i tyre mbeti atje ku u derdh në dimrin e v. 1944-1945-s,por trupat e tyre u kthyen me lavdi në shqipëri .

    Ky është Enver Hoxha që e deshi kaq shumë kosovën e popullin e sajë ,krenar që partizanët e tijë ndihmuan për çlirimin e kosovës .

    Më 1 maji të v. 1981 një grup kosovarësh i dërguan Enver Hoxhës nga larg si shenjë përshëndetje e dashurie një tufë karafilash të kuq.Kur ja dorzuan ai u emocionua thellë .I puthi karafilat ,i preku me dorë ,i shtërngoi në gjokës .Ishin muajt e parë pas shpërthimit të gjenocidit serbomadh në kosovë.

    Sipa dëshmitarit Sulo Gradeci ato karafila Enver i përqafoi e puthi si “lulen e popullit kosovar”.Edhe në shtëpi i ruajti dhe nxori nga sirtari një bllok me letër të veçant dhe tha do ti ruaj e vendos këtu të mbeten përherë ti shohë e të nxjerr mallin me Kosovën .

    Aty kishte edhe lulet e valbonës të vizitës të qërshorit 1970 që këputi me dorën e tij dhe ja dhuroi Nexhmies nga gryka e Dragobisë,aty vendosi dhe karafilat e kuq të kosovës.

    Dashuria e Enver Hoxhës për popullin e tijë ishin të sinçerta dhe të pa kufishme ,ai gjithë jetën ja kushtoi e shkriu në shërbim popullit e atdheut .Jo si sot që atdheu është si lopa për ta mjelur,dashuri për këta politikan BËHET vetëm për të mbushur xhepat.

    Legjendari Enver Hoxha i ruajti të shtrejtë karafilat e Kosovës.

    • Per Enver Mugoshen dhe Partine e tij, rendesi me te madhe kishte “dashuria e perjetshme me jugosllavet ” se sa mbrojtja e vellezerve te vuajtur kosovare.

  • Shqiperia e trefishoi popullsine e vet ne kohen e Enver Hoxhes. Kjo ishte nje politike e zgjuar per popullsine dhe kete e ndoqen edhe Shqiptaret jashte kufijve shteterore ne ate kohe. Sllovenet, kroatet dhe serbet arriten vetem 1,4-fishim te popullsise dhe malazezet e sllavo-bullgaret e Maqedonisei 1,7-fishim te popullsise. As dyfishim te popullsise nuk arriten dot jugosllavet dhe sot jane duke u zvogeluar si popuj.

    Shqiptaret jane sot 12 milione edhe ne Balkkan banojne 9,5 milione shqiptare. Keto shifra jane pa shqiptaret autoktone ne Greqi dhe arvanitet edhe pa shqiptaret ne Turqi. Vetem 1,8 milione jane sllovenet. Vetem 4 milione jane kroatet. Vetem 2 milione jane boshnjaket. Vetem 1,1 milione jane sllavo-bullgaret e Maqedonise. Vetem 6 milione jane bullgaret ne Bullgari. Vetem 7,5 milione jane serbet. Si popull i vecante nuk jane dhe nuk kane qene kurre greket. Shumicen e popullsise ne Greqi e perbejne Shqiptaret autoktone dhe Shqiptaret qe njihen si arvanite. Pjesa tjeter e popullsise se Greqise perbehet nga arumunet, sllavo-bullgaret, ortodokset e Anadollit dhe turqit.

    Shqiptaret jane popull shume me i madh se sa popujt e tjere te Ballkanit. Para shqiptareve popujt sllavo-jugore duken shume te vegjel. Deri ne fillim te shekullit te 19 Shqiptaret ishin gjithashhtu populli me i madh i Ballkanit edhe ishin dhe arvanitet qe deklaroheshin hapur Shqiptare.

    Popullsia e Shqiptareve te Shqiperise rritet cdo vit me afersisht 1,3 %. Shqiperia ka sot afersisht 3,9 milione banore, domethene gati 4 milione banore. Numri i emigranteve nga Shqiperia eshte rreth 1,35 milione. Me emigrantet Shqiperia ka 5,25 milioone shtetas. Regjistrrimi i popullsise i 2011-es dhe shifra prej 2,82 milione banore ishin nje mashtriim i madh i qeverise se kryekriminelit Sali Berisha sepse atehere Shqiperia kishte rreth 3,55 milione banore. Imstati deklaron sot se Shqiperia ka rreth 2,87 milione banore dhe kjo eshte gjithashtu genjeshter se ka per baze regjistrimin e popullsise te 2011. Instati dhe qeverite kane genjyer dhe vazhdojne te genjejne edhe per numrin e lindjeve dhe numrin e nxenesve ne Shqiperi duke i deklaruar me pak se sa jane ne te vertete. Ne 2018 ne Shqiperi linden afersisht 65.000 femije por instati deklaroi vetem 29.000 lindje. Gjate viteve 90-te ne Shqiperi lindnin mesatarisht 75.000 femije ne vit kurse Instati dhe qeveria deklaronin vetem rreth 65.000 lindje. Arsyeja per keto genjeshtra eshte qe Shqiptaret te nxiten te emigrojne jashte vendit dhe te mos shtohet numri i popullsise se Shqiperise. Kjo eshte nje loje e fshehte e amerikaneve sepse asnje popull tjeter ne Europe nuk ka ritje te popullsise si Shqiptaret. Prandaj publikojne OKB, BE dhe organizata te tjera artikuj sikur Shqiperia do mbetet vetem me 1 milione banore dhe idiotesira te tilla. Ne vendet e tjera te Europes eshte arritur qe popullsia te zvogelohet ose te rritet vetem pak se ata nuk e duan rritjen e popullsise.

    Ne Kosove banonje 3,1 milione Shqiptare sot dhe jo 1,6 milione sic deklarojne qeverite e Kosoves me gjithe SHBA dhe BE. Arsyeja per kete mashtrim eshte qe ata duan qe Kosova te duket sa me multietnike dhe kjo arrihet duke e deklaruar shume me te vogel nmrin e Shqiptareve ne Kosove. Kosova ka edhe 1,5 milione emigrante shqiptare ne te gjithe boten. Shqiptaret nga Kosova jane gjithsej 4,6 milione.

    Ne Maqedoni banonje 1,4 milione shqiptare. Shqiptaret jane me 52 % shumica absolute e popullsise ne Maqedoni nga gjithsej 2,7 milione banore. Numri i emigranteve shqiptare nga Maqedonia eshte 250.000. Shqiptaret nga Maqedonia jane gjithsej 1,65 milione.

    Ne Luginen e Presheves banojne 180.000 Shqiptare. Ne Mal te Zi banojne 90.000 Shqiptare.

    Eshte merite e madhe e Enver Hoxhes qe Shqiptaret jane bere popull kaq i madh.

  • Pse nuk kane shkruajtur demo dhe intelektuali? Sic duket jane bindur qe Enver Hoxha luftoi per te miren e kombit shqiptar.

  • Ata qe u paguan nga agjenturat e huaja nuk mund te thone fjale te mira per Enverin . Ai eshte drite qe nuk do shuhet kurre ..! Sistemit te poshtersise po i vjen fundi ..!

  • Plak matuf dhe idiot. Historia tani i njeh mire “kontributin” e Enverit me shoke per Kosoven.Ky gomor plak citon edhe “historianin kosovar” Ali Hadrin….
    Po ishte vet Enveri qe insistonte tek Tito per republiken e shtate dhe kishte frige se mos mbetej jasht federates se madhe ballkanike.Ky manipulant komunist duhej te citonte edhe Koci Xoxen kur i tha Enverit gjate vizites ne Beograd: Mos te ngutemi Enver me kete projekt pa marre aprovimin e shokut Stalin.
    Kontribut i Enverit ishte dhe tragjedia e Tivarit…

    • Enver Hoxha kryekriminel , njeriu me i lig dhe me i urruer i kombit Shqiptar qe vrau kundershtaret e tij politike gjate luftes e me pas eleminoi dhe shoket e tij te luftes qe nga Koçi Xoxe, e Tuk Jakova e me pas te tjer si Beqir Ballukun, Petrit Dume , Hito Çako, Mehmet Shehu , Kadri Hazbiu e shum e shum te tjere. Sa per Kosoven , nuk e ka dashur kurre , KUJTONI MASAKREN E TIVARIT DHE BASHKEPUNIM ME SERBET QE NE KOHEN E LUFTES . Ato qe shkruan Muharremi jane pallavra, asgje e vertete , por krejt e kunderta .Edhe sot mbeturinat e komunizmit enverian po e mbajne peng Shqiperine.

  • Kush do te diskretitoje veten,te flasi keq per Enver Hoxhen Pa Ai ia ka bere vetes vendin se ishte dhe punoi per popullin. Historia,(qe po llokocitet nga antishqipatre,) me POPULLIN krijues te saj. do e thote fjalen e saj
    Kush i thote vetes shqiptar,Enver Hoxhen te “TRETIN TE VERTETIN” udheheqes ta mbaje,.
    Dhimbia e madhe POPULL.

  • Arritjet e strategut Enver Hoxha jane dhe mbeten madheshtore. Ai shkelqeu ne çdo fushe te jetes se shqiptareve. Nuk ka dhe do te duhet nje kohe e gjate te vije nje lider kaq atdhetar, kaq i mprehte, kaq trim dhe i paperkulur sa i lavdishmi Enver Hoxha.
    Te gjithe armiqte e tij te brendshem dhe te jashtem ishin armiqte e popullit dhe te Shqiperise. Te gjithe ata perfunduan nen kembet e tij.
    Nese Enver Hoxha do te sillej si ahmet zogu apo Fan Noli, shume shpejt ai do te deshtonte dhe do te rrezohej me turp, por ai e kishte mbeshtetjen tek populli, tek fukarenjte, jo tek bejleret dha agallaret.
    Ate e mbeshteti dhe e ndoqi nga pas populli, per te vetmen aresye, pse pa me syte e tij, preku me dore dhe ndjeu me te gjitha shqisat ndryshimin rrenjesor te jetes, ndjeu sigurine e saj ne procesin e punesimit, te kualifikimit profesional, te shkollimit, te shendetesise, te edukimit, te vellazerimit me te gjitha krahinat e Shqiperise dhe pertej kufijve me te gjithe shqiptaret…
    Rritja e standardit te jetes, elektrifikimi i vendit, bonifikimi i kenetave, sistemi ujites dhe mekanizimi i bujqesise, zhvillimi i industrise minerare dhe me vone industria e perpunimit e pasurimit te mineraleve, industria ushqimore, ndertimi i nje varg fabrikash, kombinatesh e uzinash, ndertimi i rrjetit hekurudhor, i transportit rrugor dhe atij detar, ndertimi i qyteteve me projekt urban, ndertimi i teceve dhe veprave monumentale hidroenergjitike, shkolla ne cdo skaj te vendit, aresimi falas dhe i detyrueshem per te gjithe, universitetet, institutet dhe Akademia e Shkencave, sherbimi arkeologjik, gjeologji-miniera, shendetesia me sherbim prane njerezve edhe ne majat me te larta, ku banonin fshatare kooperativiste, sistemi mbrojtes i vendit me nje ushtri popullore te pajisur me armet moderne te kohes etj, jane vepra qe kane firmen dhe vulen e ketij legjendari te pavdekshem.
    Mendoni per nje çast vetem per investimin ne sistemin e mbrojtjes! Inventari i pasurise kombetare ne kete fushe ka qene nje shifer ne miliarda dollare. Cfare u be? Ku shkoi kjo pasuri? Kush e pervehtesoi? Ku jane letrat? Kush jane pergjegjesit?
    Per ceshtjen e Kosoves jane te verteta te gjitha ato, qe shkruan i nderuari Muharrem Xhafa.
    Armiqte e Shqiperise dhe kundershtaret e djeshem dhe pasardhesit e tyre te sotem dhe te neserm te Enverit kurre nuk do te flasin sipas realitetit, per te vetmen aresye, se ata jane ndeshkuar nga sistemi i Tij.
    Pas Gjergj Kastriotit, Skenderbeut, ne Historine e Shqiperise Enver Hoxha eshte nje tjeter legjendar i pavdekshem, i cili meriton nderim dhe perulje perpara emrit dhe vepres se Tij.

    • La pss nje popull ose gjenerate te tere te formuar keq!! Shiko Kosoven pse jane demokratikisht me para se ne? Sepse c’do familje pati dike jashte qe u formua ndryshe!
      Shqiperia qe e mbyllur!

      • Cfar kafshesh jeni mor shkerdhata po si mbeshtetni enver kurven qe zhduku ajken e kombit shiptar mor jashte qitje turke mor ju te gjith sa flisni mir per te e kriminel si ai me mir q….shi te gjith ca ju mban pragu i deres .

  • Po akoma me kërmën e historise shqiptare Enver Bythen merreni ju mor te shkrete? Po ka vajtur ne piçken e anese e nuk kethehet me.

  • Me qendrimet dhe deklarimet politike une nuk jam marre dhe nuk angazhohem.Si nje nga aktoret kryesor te zbulimit informativ ushtarak nenvizoj se gjaye asaj periudhe ne ndiqnim me te gjitha rruget dhe mjetet situate forcat e armatosura te Jugosllavise ne Kosove,duke i paraqitur imtesisht udheheqjes kryesore perberjen,organizim,disllokimin,kapacitetet ushtarake ,stervitjet dhe levizjet e saj.Me keto informacione te detajuara vlersohej situata dhe e ardhmja e saj ne Kosove
    Hajro Limaj, Kolonel (R)

  • SHQIPERIA PER KOSOVEN

    zbulimi ushtarak,ndiqte me shumw pwrparwsi situatwn plitike dhe ushtarake nw Kosovw.Ai mbante nwn kontroll me tw gjitha format dhe mjetet e zbulimit gjendjen e sigurisw sw Kosovws dhe rriste gadishmwrinw kur Beogradi shtonte forcat e aramtosura nw kwtw rajon.Ne denim me ekzaktwsi pwrbwrjen dhe disllokimin e forcave ushtarake nw Kosovw si dhe tw gjitha veprimatritw qw zhvilloheshin kundwr shqiptarwve.Pwr kwto po japim vetwm dy shembuj informacionesh qw drejtoria e Zbulimit u dwrgonte drejtesve kryesor tw shtetit:
    1.
    “INFORMACION MBI GJENDJEN E FORCAVE USHTARAKE, PARA DHE PAS NGJARJEVE NË KOSOVË.
    1. Sipas të dhënave të zbulimit, përpara ngjarjeve, në Kosovë dislokoheshin: Grupi i 52 – të Operativ me shtab në Prishtinë në vartësi të armatës së 2- të në Nish. Në përbërje të tij hynin: 2 Brigada Këmbësorie (e 15 – ta në Prishtinë dhe Brigada e Këmbësorisë Malore në Pejë); 1 Regjiment i Këmbësorisë autonom në Prishtinë; 3 Batalione të ndjekjes.
    2. Sipas të dhënave del se gjatë zhvillimit të ngjarjeve, në Kosovë kanë ardhur edhe këto forca: 2 Brigada tankiste (Nr. 211 e 243 ardhur përkatësisht nga Nishi dhe Shkupi); 1 Brigadë e Motorizuar (Nr. 592); 1 Regjiment Parashutist (Nr. 2); 1 Regjiment i Artilerisë Kundërtanke (Nr. 102); 1 Regjiment Kufitar (Nr. 20).
    3. Tani sqarohet më mirë se në vend të Grupit 52 Operativ vepron Korpusi 52 me shtab në Prishtinë, në vartësi të Armatës 2- të, në Nish, në përbërje të të cilit hyjnë: 5 Brigada (2 tankiste, 1 këmbësorie, 1 këmbësorie morale dhe 1 e motorizuar); 1Regjiment Këmbësorie, autonom; Regjiment Parashutist; 1 Regjiment i Artilerisë kundërtanke; 1 Regjiment Kufitar; 3 batalione të ndjekjes.
    Në Prishtinë (Golesh) ka qenë dhe është e dislokuar edhe një Brigadë Ajrore, në vartësi të Korpusit të I-rë Ajror në Nish. Problemin e kemi në ndjekje për saktësim e verifikim të mëtejshëm. “ (18.4.1981 ).
    2.
    INFORMACION
    Mbi ngjarjet në Kosovë
    Sipas burimeve sekrete jugosllave rezultojnë këto të dhëna:
    1.Mbi përhapjen e pjesëmarrjen në demonstrata.
    Më datën 1, 2, 3, 4 prill, në Kosovë u zhvilluan demonstrata të mëdha. Demonstratat përfshinë 14 komuna (nga 22 që ka Kosova), kryesisht: Prishtinën, Mitrovicën, Podujevën, Ferizajn, Vuҫiternin, Pejën, Deçanin, Kamenicën, Suharekën, Istogun, Lipjanin, Vitinë etj.
    Pjesëmarrësit kanë qenë kryesisht nxënës e studentë, ndërsa në Mitrovicë, më 3 prill, u përleshen me forcat e policisë rreth 3000-3500 punëtorë të fabrikës së Elektrolizës të Xingut, të fabrikës së Akumulatorëve etj. Në Vuҫiternë demonstruesit sulmuan shkollën e Milicisë dhe u përleshen me forcat e policisë. Bëhet fjalë për karakterin e ashpër të demonstratave dhe për gjakderdhje.
    Demonstruesit hodhën parullën “Duam republikën me hir ose me pahir”.
    2.Mbi masat e marra nga udhëheqja jugosllave.
    Më datën 22 mars, rezulton se komanda ushtarake jugosllave intensifikoj masat e gatishmërisë në sistemin e radiokomunikimt midis forcave ushtarake të Armatës 2- të në Nish me njësit e dislokuara në Prishtinë, ndërsa më 26 mars kaluan në gatishmëri të plotë luftarake forcat ushtarake në Kosovë, të Armatës 2- të në Nish dhe disa njësi të Armatës 3-të në Shkup. Menjëherë u dërguan në Kosovë, forcat e policisë e milicisë nga republika e Serbisë, kryesisht nga Beogradi, Nishi dhe Sadi.
    Më datën 1 prill u shpall gjendje e jashtëzakonshme në gjithë territorin e Kosovës ku u përfshinë këto masa kryesore:
    – komandat e njësive e të reparteve të dislokuara në Kosovë dolën në vëndkomanda, për drejtimin e veprimeve luftarake dhe në ҫdo njësi e repart u krijuan grupe operative për ndjekjen e situatës së krijuar:
    – grupi 52- të operativ me qendër në Prishtinë, mbante lidhje direkte me Sekretariatin Federativ të Mbrojtjes dhe me komandën e Armatës 2- të në Nish, kurse sistemi i radiokomunikimit i Armatës 2- të në Nish dhe i disa njësive të Armatës 3- të në Shkup kaloi në përgjim të vazhdueshëm;
    – u ndërprenë lidhjet telefonike të Kosovës me republikat e tjera të Jugosllavisë dhe u ndalua qarkullimi i automjeteve në të gjithë territorin, duke lejuar vetëm lëvizjet e mjeteve të ushtrisë, policisë e milicisë, dhe këto të kontrolluara.
    Me datën 1 prill, mendohet te kenë ardhur në rajonet e veprimeve luftarake forcat e përforcimit nga thellësia (të dhëna të sakta nuk disponohen).
    3.Mbi riorganizimin e forcave ushtarake në Kosovë.
    Më datën 6. 4. 1981 vërtetohet se në Kosovë dislokoheshin këto forca ushtarake: 2 Brigada Këmbësorie, 2 Brigada Tankiste, 1 Brigadë e Këmbësorisë së Motorizuar, 1 Regjiment Këmbësorie, 1 Regjimenti Parashutist, 1 Regjiment i Artilerisë Kundërtanke, 1 Regjiment Kufitar dhe 3 batalione të ndjekjes. Nga këto erdhën në përforcim: 2 brigada tankiste (Nr. 211 e 243), përkatësisht nga Nishi e Shkupi; 1 Brigadë e Këmbësorisë së Motorizuar (Nr. 592); 1 Regjiment Parashutist (Nr. 2); 1 Regjiment i Artilerisë Kundërtanke (Nr. 102) dhe 1 Regjiment Kufitar (Nr. 20). (Shih skemën bashkangjitur). Me këto forca u krijua Korpusi 52- të në Prishtinë në përbërje të Armatës 2- të në Nish. Në dorë të komandës të Korpusit 52- të është mbajtur një forcë e transportueshme me helikopter, me përbërje deri batalion, për ta përdorur në ato rajone ku nuk janë dislokuar forca të mjaftueshme të ushtrisë. Këto forca, nga sasia janë të barabarta me forcat e një armate (si të republikave të tjera).
    Forcat pjesëmarrëse, të ushtrisë e të policisë, ndërmorën veprime konkrete në bazë të operacionit “Akacija – 81” (Aksioni – 81”, analiza e të cilit u bë më 8. 4. 1981 në komandën e Korpusit 52- të në Prishtinë, me pjesëmarrjen e komandanteve e zëvendësve për punë politike të të gjitha njësive. Për zbatimin e operacionit nuk disponohen hollësi, por nga sa dimë deri tani rezulton se:
    – forcat e këmbësorisë realizuan rrethimin e qyteteve e të qendrave të tjera të banuara;
    – helikopterët u përdoren për transportimin e shpejt të trupave nga një rajon ne tjetrin ku situata paraqitej më e rrezikshme. Në të njëjtën kohë helikopterët gjeten përdorim për lëvizjen e kuadrove kryesorë të ushtrisë brenda territorit të Kosovës. Mendojmë që regjimenti parashutist është sjellë me helikopterë (meqenëse në rajonin e Mitrovicës u ulen forcat e një batalioni me helikopter).
    – forca të ushtrisë e të kufirit përforcuan postat e pikat kufitare, sidomos në drejtim të Qafë Morinës, Qafë Prushit (Tropojë) dhe Morinës (Kukës). Komanda e Armatës 2- të në Nish dhe Sekretari i Mbrojtjes gjatë ngjarjeve në Kosovë, interesoheshin posaçërisht mbi gjendjen në kufirin me vendin tonë.
    Konkluzion:
    1.Demonstratat e fundit në Kosovë përfshinë mbi 2/3 e territorit (rreth 14 komuna nga 22 që ka Kosovë).
    2.Forcat ushtarake të dislokuara aktualisht në Kosovë, për nga sasia janë të barabarta me forcat e një armate (të republikave të tjera), që shënon një rritje në masën 3 herë nga koha para fillimit të demonstratave.
    Duke u nisur nga situata e shqetësimit shumë i madh i udhëheqjes jugosllave, mendojmë se këto forca do të qëndrojnë në Kosovë përgjithmonë ose për një periudhë shumë të gjatë.
    3.Forcat ushtarake të përforcimit, u tërhoqën nga Armata e 2 – të dhe e 3- të, përkatësisht në Nish e Shkup, që mbrojnë drejtimet më të rëndësishme (sipas tyre) nga rreziku bullgar dhe i Traktatit të Varshaves.
    Duke u nisur nga situata duhet pritur edhe ridislokim forcash ushtarake në federatë, por sidomos në Armatën e 2- të në Nish dhe Armatën e 3- të në Shkup.
    Në skemën shpjeguese paraqitet dislokimi aktual i forcave ushtarake në Kosovë, i cili kërkon verifikim të mëtejshëm.”
    Drejtori Zbulimit
    …………………..
    Pra sic shikohet Shqipwria ishte e rrethuar nga tw katwr anwt me forca shumw tw mwdha ushtarake,njw pjesw e rwndwsishme e tw cilave ishin nw afwrsi tw kufijwve tanw.Prandaj rritja e fuqisw zbuluese kishte dalw nw rendw tw parw

  • Me vjen keq qe Muharrem Xhafa kerkon ta shese Enver Hoxhen per nacionalist. Eshte nje atribut qe vete Hoxha nuk ia lejoi vetes deri kur vdiq.Kur nuk e tha i zoti,perse e shpall tellalli? Hoxha mbreteroi si nje diktator komunist,marxist-leninist.Shtetin e quajti me gojen plot Diktature te Proletariatit.Perpara cdo kongresi do te ngrihej ne kembe per himnin e Internacionales komuniste dhe jo per himnin kombetar.Vdiq si nje marxist-leninist i madh.
    Edhe Bije Vokshi ate paska pasur merak.Kur do te ngrihej ne Kosove nje parti marksiste leniniste enveriste,se nuk i dilte shpirti te shkretes.

  • …po t’i marish te gjitha shkronjat e ketij teksti e t’i ziejsh ne hapesire do avullohen e do formohet fjala “ENDER’…
    …jane shume ndodhi qe neper palcen e SHQIPETARIT deshmojne qe enveri(i deleguari dhe i shpalluri kryetar nga DUSHAN mugosha,svetozar vukmanoviqi….) aspak nuk eshte brengosur per SHQIPETARET JASHTA KUFIJVE TE SHTETIT SHQIPETAR bile ka heshtur ne zhdukjen apo shfarosjen e BURAVE(Cameria,Dibra,Manastiri,Tivari,Dubrovniku,Triesta,Sremi,monopoli i Tetoves….) nga ana e sllaveve te perkrahur nga gjakpiresit rus….
    …kur e lexoj kete tekst ndjehem shume keq se nuk e kishim ditur se cila kishte qene forca e vertet e memedheut-enverit….nuk perjashtohet mundesia edhe t’i jene kanosur si rusia(serbia):rri ti qete ne kufijt qe ke e ne do veprojme e do i asgjesojme SHQIPTARET NE KUFIJT E jugosllavise….SI MUNDE TE LEVDRONI enverin KUR FARE NUK VEPROI ME RASTIN E GJENOCIDIT TE MAKARIOSIT….GJENOCIDIT TE RANKOVICIT…
    enveri zhduki BRENDA KUFIJEVE SHQIPETARE TE PREGADITUR MORALISHT E KOMBETARISHT, TE FORMUAR NEPER UNIVERSITETE EUROPIANE….
    Me vjen shume keq por para argumenteve edhe engjujt gjunjezohen…pak elemente ka qe te shpallet nacionalist….I GJITHE VEPRIMI I TIJ DHE KLIKES SE TIJ PER SHQIPETARET E KOSOVES DHE VENDEVE TJERA KA QENE FORMAL DHE I MBESHTETUR ME DUARTROKITJE E PASTAJ FUTJA RAKI E GJUME….
    ..cdo fjale me shume nuk i’a vlene asgje….te mjeret neve qe kaluam ne kohen e enverit cdo dite me endren se kemi enverin e nje dite do na shpetoje por akoma me keq edhe pas enverit….

  • Enver Hoxha ra dakort te vriste 3400 kosovar ne krahinat e Ulqinit nga paramiltart serb.Po mesa duke paska hear park.Ne demostratat e pranvers te 1981 ne Kosov per dy jaVe nuk e hapi goJen fare.Qindra kosovar qe iknin nga rregjimi yugoslla E Hoxha I burgoste.Vetem nje here ka foLur per kosovar Kur tha:DO JU THEMI REVIZIONISTE SOVJETIK SE NESE DONI TE SULMONI SHQIPNI K VETM Y RRGE NJERA DETI JON E TJETRA VARDARI,PO ATJE KEMI NJE POPULL SHQIPTAR SI DO JU PENGOJ.Ka dashur it zhduk para forces sovjetike.Na komentojn do sekretar partie fshati me Kater klas.Na shkrujn fjal per fjal sic thoshte rregjimi dikur.

  • Enver Hoxha eshte personaliteti I vetem shqiptar qe arriti t’i bashkoje dhe shumoje shqiptaret dhe ka per te mbetur I vetmi per nje kohe shume shume te gjate, ndoshta pergjithmone (shpresojme qe Jo, per te miren e kombit).
    Duhej nje gjeni si Enver Hoxha qe te kaperceheshin shekujt, qe te behej shqiptari me emer dhe me dituri. A e dini cdo te thote dituri? Do te thote Drite. Do te thote ndricimi I mendjes. Do te thote qe shqiptaret u bene te afte e te zote per gjithcka qe bota I zoteron dhe qe I Jane dashur shekuj pune, revolucione dhe evolucione, shkencore, teknologjike e arsimore per t’u bere ajo qe te gjithe e quajne “kultura dhe
    qyteterimi e zhvillimii Perendimor”. Dhe ketyre shqiptari iu afrua shume prane dhe kur erdhi momenti nuk e ndjeu veten inferior, injorant e te paditur karshi te huajve. Jeta e tridhjete vjeteve e provoi kete.
    Edhe gjithe keto parti, te mira e te keqija, te lara e te palara, megjithe shkaterrimin apokaliptik dhe terapine e shokut qe aplikuan varremihesit e shtetit e te kombit shqiptar qellimisht per te zhdukur etnine shqiptare nga Gadishulli, perseri fidanet rriten edhe ne token e djegur dhe ekoja (jehona) e Vepres se Enverit do te jete pergjithmone si piskama qe transmetohet e kumbon nga nje maje mali ne tjetren perjetesisht.

    • Inkasit dhe Azteket njihnin yjet dinin te ndertonin si pak te tjere i dhane njerzimit kopshtarine e vogel ( patate domate qepe kakao e kafe) por paten nje “difekt ” te vogel nuk njihnin dicka te thjesht RROTEN
      Hoxha te gjitha i beri nje difekt te “vogel” pati
      TE VRISTE

  • Aq shume e desh Kosovën, por më shumë shokët e tij:
    Shikoni sa shumë i deshte shokët e tij:
    Koçi Xoxe: Kryeminister, minister i brendshëm-dënohet me varje
    Pandi Kristo: anëtar i byrosë politike/ministër pa portofol/Shef i sigurimit-dënohet me 15 vjet burg-1948-1963
    Gjin Marku: gjeneral-dënohet me burg 1948-
    Tuk Jakova: kryetar i komisjonit të kushtetutës/ministër i industrisë/ministër i brendshëm/zv. Kryeministër/ ministër i financës-1955-dënohet me 25 vjet burg (vdiq në burg)
    Bedri Spahiu: ministër i ndërtimit/ prokuror i përgjithshëm/anëtar i byrosë politike/ministër i arësimit e kulturës; në 1957 dënohet me 25 vjet burg; në 1974 internohet deri në 1990.
    Liri Belishova: anëtare e byrosë politike 1948-60. 1960 përjashtim nga partia dhe internohet për jetë
    Koço Tashko: sekretar i këshillit të përgjithshëm të luftës NÇ/sekretar i asamblesë kushtetuese/ambasador në Moskë/ zv. ministër i punëve të jashtme/kryetar i komisjonit të revizjonimit; dënohet në 1960 me 8 vjet internim, pastaj 10 vjet burg
    Sejfulla Malëshova: anëtar i byrosë politike/ministër I kulturës dhe propagandës; në 1946 perjashtohet nga partia dhe internohet në Fier
    Nako Spiru: Sekretar i përgjithshëm i rinisë (pas QS)/ kryetar I komisjonit shtetëror të planifikimit); vritet në 1947
    Musine Kokalari: shkrimtare, në 1946 dënohet me 18 vjet burg, në 1964 internohet ne Rrëshen për 19 vjet
    Teme Sejko: komandant i flotës detare shqiptare dhe i bazës detare në Durrës, dënohet me pushkatim në 1961
    Beqir Balluku: minister i mbrojtjes 1956-74, dënohet me pushkatim në 1975
    Petrit Dume: shef i shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura, dënohet me pushkatim në 1975
    Hito Çako: komandant i flotës detare shqiptare dhe i bazës detare në Durrës, hero i popullit, gjeneral; pushkatohet në 1975
    Kadri Hazbiu: drejtor i sigurimit të shtetit/ministër i brendshëm/ministër i mbrojtjes, anëtar i byrosë politike; në 1983 dënohet me pushkatim
    Mihallaq Zicishti: gjeneral lieteinant, drejtor i sigurimit; me 1983 dënohet me pushkatim
    Mehmet Shehu: Kryeminister 1954-81; vetevrasje/vrasje
    Fiqirete Shehu: Kryetare e kuvendit 1950-58/ drejtoreshë e shkollës së partisë; në 1981 burgoset dhe vdes ne burg me 1988
    Feçor Shehu: drejtor i pare i sigurimit/ministër i brendshëm; dënohet me pushkatim në 1983
    Llambi Pecini: dënohet me pushkatim në 1983
    Koço Theodhosi: anëtar i byrosë politike/ministër i industrisë e minierave; në 1975 dënohet me pushkatim
    Abdyl Këllezi: anëtar i byrosë politike/ministër i ekonomisë dhe zv/kryeministër i Shqipërisë në vitet 1945-1975, në 1975 dënohet me pushkatim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *