ENVER HOXHA- O mos kishte lindur, o mos kishte vdekur!

Ornela

Lule Enver Hoxha,
që të kishim hekur,
o mos kishe lindur,
o mos kishe vdekur!

Për Enverin shkrova,
pas kësaja plot,
po strofë më të bukur,
se kjo s’bëra dot!

Kur qe gjallë nuk isha,
enverist i thekur,
vlerat ja kuptova,
mbasi kishte vdekur!

Kur ra në greminë,
nëna Shqipëri,
kuptova-Enveri,
ishte një gjeni!

Ishte një gjeni,
për të qeverisur,
nga niveli zero,
çdo gjë e kish nisur!

Në Dyzet e Katrën,
mbret qe errësira,
po për njëzet vite,
u bënë mrekullira!

Gjithë Shqipëria,
qe analfabete,
po shumë shpejt u ngritën,
universitete!

I gjithë vendi kishte,
vetëm dy centrale,
por shumë shpejt u ngritën,
plot hidrocentrale!

Ishte Enver Hoxha,
që bashkoi malet,
dhe ngriti liqenet,
për hidrocentralet!

Tre gjigantë u ngritën,
në kaskadë të Drinit,
që i vunë vulën,
elektrifikimit!

Ata më gjigantët,
janë edhe sot,
se demokracia,
asnjë s’ngriti dot!

Janë bërë ca përc-përce,
nëpër ca përrenj,
po absolutisht,
nuk ka të mëdhenj!

Miniera pa fund,
hapi ai shtet,
dhe pas çdo miniere,
ngrihej një qytet!

U shtuan me dhjetra,
qytetet e rinj,
po i shkatërruan,
këta faqezinj!

Shqipëria ishte,
mbushur me këneta,
por u thanë të gjitha,
edhe ndriti jeta!

Qindra kilometra,
kanale kullimi,
dhjetra hidrovore,
gjithë bonifikimi!

U hapën pa fund,
shkolla e spitale,
jo vetëm në fusha,
por gjer lart në male!

Arsimi qe falas,
falas shëndetësia,
dhe pesë herë më shumë,
u rrit popullsia!

Ishte absolute,
rendi-siguria,
vënd më të sigurtë,
s’kish se Shqipëria!

Ne po bëjmë shtet,
thonë këta sot,
po nuk kanë bythë,
nuk e bëjnë dot!

Shtet ngriti Enveri,
thoni çfarë të doni,
sot na mbyti droga,
edhe korrupsioni!

Nga ato që kishim,
s’përmenda shumë gjëra,
sepse me një vjershë,
s’thuhen dot të tëra!

“Harrova” kulturën,
flotën dhe ushtrinë,
po ata që ishin,
të gjitha i dinë!

Të gjitha i dinë,
se ka plot e plot,
bëni krahasimet,
me dje dhe me sot!

A.DUKA

Share This Article
28 Comments
  • ENVER PEDERASTI ISHTE SADIST
    SHQYPNINE E BERI SHTET MONIST
    MBUSHI LUMENJ ME GJAK NJERIU
    EKONOMINE FALIMENTOI DITEZIU
    O KAPTER FANATIK DHE BEJTEXHI
    BEJTET E TUA JANE HELM LEBETI

  • Arben poeti,a e beson edhe ti se nuk ka shkruar asnjeri komente per poezine tende?
    A beson ti se kjo behet se gjoja nuk e vleresojne mbi 50% e shqiptareve vepren e ndritur te Enver Hoxhes?
    Po kur nuk i botoni komentet,pse i botoni edhe shkrimet per ENVERIN HERO LEGJENDAR?

  • Enveri shpëtoi popullin nga malaria, nga zgjebja, apo edhe sëmundje të tjera. Plazhet ishin të pastra, dhe të vafrit kishin mundësi të shkonin për pushime. Ai shpëtoi popullin nga analfabetizmi i kohës së feudalizmit të Ahmet Zogut. E shpëtoi popullin nga imperializmi kapitalist (perëndimor) që i shfrytëzonte popujt e kolonizuar kudo në botë, e shpëtoi popullin edhe nga imperializmi bolshevik revizionist.Komunizmi shpëtoi popullin nga gënjeshtrat e religjoneve fetare dhe bëri popullin të ngrinte të ardhmen e tij bazuar në forcat e veta nën udhëheqjen dhe ndriçimin e shokut Enver. Komunizmi zhduku gjakmarrjen. U ndërtuan fabrika, uzina, kombinate, shkolla, unversitete, kishim avionë, tanqe, industri të rëndë. U ndërtuan pallate ku u strehua popullsia e cila u shtua me rritme të shpejta. U zhvillua bujqësia, kënetat u bënë fusha pjellore. Po në 30 vite demokraci çfarë keni më shumë? Keni më shumë analfabetë, më shumë të sëmurë, fukarenj që nuk mbyllin dot muajin (janë me asistenca si lëmoshë, apo rroga qesharake), nuk bëjnë dot pushime në plazh, keni të pastrehë, njerëz e familje që edhe pse kanë punuar këto 3 dekada nuk kanë mundësi ekonomike të blejnë një shtëpi. Keni plot të rinj të shkolluar me master shkencor që punojnë kamarierë, banakierë apo në call center. Plot të tjerë kanë emigruar jashtë shtetit për një jetë më të mirë. Çfarë keni sot për tu krenuar? Lirinë? Cilën liri? Lirinë për të rizgjedhur Saliun 30 vjet në politikë, apo Ramën me Metën &CO që janë milionerë kur populli është fukara i vjedhur? Lirinë për të emigruar për të pastruar haletë e botës duke qënë me shkollë të lartë? Cilën liri? Lirinë për të udhëtuar pa viza në Europë ndërkohë që nuk bleni dot një abone urbani 1600 lek të reja? Lirinë për të trokitur në një derë që nuk hapet kurrë? Apo lirinë për t’iu bindur urdhërave të ambasadës amerikane si të ishim vend kolonial?

  • “GJENIU” I SË KEQES – ENVER HOXHA

    Enver Hoxha vrau kunatin e tij, burrin e motrës, Bahri Omarin i cili e kishte strehuar dhe ndihmuar gjatë luftës që Enverin mos e arrestonin fashistët. Eleminoi njeriun dhe sponsorin kryesor që e futi në politikë. Në 1945, bëri gjyqin ndaj opozitës por edhe të intelektualëve, dhe dhe krime të tjera do të pasonin 45 vitet e ardhshme. Të pandehurit e gjyqeve, të quajtur armiq të popullit, ishin elita e Shqipërisë së atyre viteve, si psh intelektualë, klerikë, arsimtarë, mjekë etj. Po të motrën e vet, e dini si e katandisi Enveri, hekuri i Arben Dukës? Shoku Taras në 45 persekutoi, burgosi, internoi dhe vrau mijëra vetë, eliminoi edhe ish shokët apo miqtë e vetë që kishin dijeni çka kishte bërë Enveri më parë. E.Hoxha rrethoi Shqipërinë me tela me gjëmba dhe ktheu atë në një “burg të madh”, ku populli bënte ç’thoshte partia, dhe nuk ishte i lirë të thoshte të vërtetën mbi sistemin kriminal terrorist. Ka dëshmi që Enveri ka pasur edhe lidhje homoseksuale, sidomos në Francë. Si mund ta quash gjeni Enverin, këtë kriminel pervers pa shkollë të lartë?

      • Tironsi
        “Mire ua beri tradhetareve Enver Hoxha.”je i sigurtë se ishin tradhëtarë??
        mua nuk më del e tillë!!
        jo për gjë por e kanë vërtetuar vetë dhe mbi të gjitha nexhi,pavarsisht se nuk prenoi të kishte bërë ndonjë gabim,faj as që diskutohet!!
        mua më duket se vekja përfitoi nga momenti dhe shfrytëzoi momentin shumë shumë bukur!!
        enveri shfrytëzoi idealizmin e rinisë së kohës së L2B!e shfrytëzoi aq mirë,që për fatin tonë,patëm dhe shumë fitime!!ai do të kishte shfrytëzuar dhe anën e kundërt po të kishte pasur mundësi!!
        por mundësia iu dha në krahun idealist!!
        shfrytëzimi i këtij krahu për interesat e tij na dha një ndihmë në përparim si popull!por me eleminimet drastike që bëri dhe përfundimin ai personalisht tregoi se nuk kishte asnjë qëllim tjetër,përveçmbajtjes së pushtetit!!
        “tradhëtarët”pak nga pak kuptuan se idealizmi,patriotizmi,atdhe dashuria e tyrre u shfrytëzua shumë egërsisht nga ai!!ai pasi i eleminoi ata një nga një,bile me vetë ndihmën e tyre,më pas i zëvënësoi me lakej sa të paditur aq dhe neutralë në anën atdhetare!deri në ata që ishin anti shqiptarë!periudha ramiziste e tregoi se si shkoi kjo punë!
        tironco,enveri nuk mund të vepronte ndryshe pa eleminuar idealizmin dhe idealistët e lindur në L2B!ai që të kishte mbështetjen e tyre duhej të bënte ato që bëri!!po të kishte vepruar ndryshe,nuk kishte për ta pasur aspak të gjatë!këtë e vërtetojnë pleniumet e beratit dhe spastrimet që ai bëri!!pas likuidimit të fundit e pamë me shumë qartësi enverin e vërtetë!!ai nuk kishte më frikë nga askush!ai në atë moment ishte me të vërtetë sundimtari i vëndit!ajo pjesë e mbetur nga idealistët e L2B ishte sa e plakur,aq e qullur dhe mbi të gjitha,tmerrësisht e frikësuar!!
        zëvëndësuesit e spastrimeve,jo vetëm që nuk ishin aspak idealistë,por nuk ishin as në një nivel mesatatr zgjuarsie!
        tironco!!
        këtë që shkruajta më sipër,pasi ta kesh lexuar,ndryshoi emrat nga enver në EDver ose sali,dhe spastrimet bëji pa pushkatime,dhe do të shohësh se dhe sot kemi të njëjtën strukturë!!të njëjtën strukturë ndërtimi të klasës sunduese!!
        saliu nga komunist i flaktë u bë antikomunist i egër,spastroi tërë idealistët shumë më shpejt se enveri!
        EDveri,pasi nuk i eci të zaptonte pjesën e saliut,përfitoi nga ana tjetër dhe nga nazist na u bë “socialist”,dhe pak nga pak me dorë të hekurt dhe pa prekur askënd spastroi gjithçka nga partia që i ra në dorë!!njëlloj si enverit,një herë e një kohë!!

        tironco,nuk e di nëse duka nuk e ka kuptuar se asgjë nuk është falas në një shoqëri ku paguhet puna,o mashtron injorantët,kur thotë “shkollë e mjeksi falas”!!
        ato kanë qënë të hapura për të gjithë dhe të barabarta për të gjithë,POR ASNJËHERË FALAS!!
        apo i kemi paguar ne me “taksat” tona,pavarsisht se “nuk paguanim” taksa!!

  • Njeriu,,njeriu si rronte?Cili ishte niveli i mireqenjes se individit?Mos me numuro hidrocentralet ,Ushtrine,policine,universitetet,qe ishin privilegj per ju.
    Ty te vente 11 mije leke rroga mujore,me shume se Nexhmija..Fol per punetorin e fermes dhe sidomos per fshatarin e koop.qe merrte 30 leke per dite pune,pa toke,pa bageti,pa nje kokerr pule.Keta ishin 75% e popullsise.

    • degjo ti o demo,thote ne nje varg,e shtoi popullsine 5 vish,e di cfare do te thote kjo,po mos te kishin te hanin nuk kishte sesi te shtohesh popullsia,sote qe kemi me bollek nga ju burgaxhinjte gjasme te prezekutuar cfar i shtuat shqiperise nga ana popullsise se nga te tjerat e bete si surrati juaj kur ju burgosem dhe ju shkerdhyem para dhe mbrapa,shfare sollet ju brenda ketyre 30 vjeteve?dhe e fundit,keto poezi te Arben Dukes nuk jane per plerat e kombit presukutumit e karit,keto poezi jane per ne patriotet shqiptare qe e duam shqiperine me shume se kushdo tjeter,Enver Hoxha ngel njeriu me mire deri me sote nga te gjithe plerat qe kan qeverisur kete komb.

  • “” —-Vitet tutje e ti tehu —-”
    Sa me shume vite kalojne , me i paster ,me i kulluar e madheshtor na duket ; udheheqesi legjendar ,i vertete dhe i paperseshem , Enver Hoxha!

  • demo mos harxhon kohe me neo-nazistet -komunistet sepse nuk te kuptojne ,sepse nuk e koncetojne realitetin e 75% -in e popullsise.Keta kane jetuar si Bozo e kompani jashte realitetit.Per mua ky Duka qe sot eshte njeri i vdekur ,qe nuk lexohet me.

    • Jashte realitetit je ti. Shumica e popullit e donte edhe e do Enver Hoxhen se nuk ishte tradhetar si ju debilat zogiste e balliste. Prandaj PS i ka te fituara zgjedhjet gjithemone se shumica e popullit e di se ju te djathtet jeni te poshter.

      • Amano cfare thua ! Mos e ul aq shume PS dhe Edi Ramen ! Po clidhje ka PS me Enverin ore!? PS sot ka lidhje me Zai Fundon e Sejfullah Maleshoven ! Cfare shikon ne veprimtarine e qeverise ,ku sheh Enver ! E kujton cfare tha Edi Rama kur u sollen eshtrat e Mit,hat Frasherit ? Ulni koken per krimet e bera ne emer te fitores !!! PO kur u shpallen martire 38 kleriket katolike te vrare nga Enveri ??? etjetj ….tung

  • Diktatura e Enverit nga pamja e jashteme beri te gjitha sa thote poeti.Nuk dua te them se nuk kishte njerez qe mezi nxirnin muajin me pagat qe merrnin.Arritja me e madhe ne ate kohe eshte civilizimi i jetes.Keto vlera ja dhane Enverit enveristet qe kane 30-vjet qe vec grabisin dhe shkaterojne.Veprimi i politikaneve te ketyre 30-vjeteve na ka vene ne mendime per te recituar poezin e Vaso Pashes”Po sot Shqiperi pa me thuaj si je,Si nje lis i larte rrezuar perdhe…….

    • Mos o BOLE fanatike megjithe mend e thu?

      PO TE MOS ISHTE ENVERI SOT KOSOVA DO TE ISHTE BASHKE ME SHQYPNINE

      sepse:

      Pse ja shiti bythen dhe Kosoven Enveri Titos dhe Jugosllavise Komuniste, po ky kriminel sadist dhe gjakatar donte ta bente edhe Shqypnine Republike te Jugosllavise Komuniste o BOLE fanatike

  • Enveri ishte pjesë e llozhës masonike, ishte në kontakt me ta që në Francë. Ai bënte si i luan i pamposhtur i Europës sidomos kur udhëtonte jashtë shtetit dhe bënte ato ligjërimet e tij sikur “hidhte valle lë gojë të ujkut” sepse ai qe vegël e iluminatit, një vegël e mirëudhëzuar. Në realitet, Enveri ishte thjesht një homo pa asnjë koqe.

  • @ardi mamurrzaku
    Ardi Mamurrzaku ka bere komentin me te mire deri tani, per mendimin sim si fshatar, prandaj e falenderoj per shikimin me te thelle te tij, edhe mbi ate te Enver Hoxhes…
    Nese Ai nuk do te kishte lindur ne ate kohe, Shqiperi dhe shtet shqiptar nuk do te ekzistonin, pervec te shiturve dhe tradhetareve: ”demo”, ”mali”, ”intelekthalea”, ”ku je o shtet”, ”antikomunisti” dhe burgaxhinj te tjere ende te pa shfaqur ne kete rast.
    Arben Duka – poet i vertete, i sakte, realist, objektiv, kritik dhe si shume shqiptare te ndershem eshte i trishtuar per situaten konkrete, ne te cilen gjendet vendi yne, pas ardhjes ne pushtet te renegatit salih me banden e Tropojes, me burgaxhinjte, kolaboracionistet e L2B, te persekutuarit pseudopatriote, diversantet e pasluftes dhe prostituta e servile per asgje te dobishme…
    E sotmja nuk mund te krahasohet me te djeshmen per te vetmen aresye se nuk shihet perspektive pas shkaterrimit total te cdo vlere nga qeverite e ketyre 30 vjeteve te fundit.
    Ky fakt e ben edhe me madheshtore figuren e Udheheqesit te Jashtezakonshem te Shqiperise, Enver Hoxha.

  • Fshatari nje korigjim!
    Ndjese per gabimin!
    Ne paragrafin e pare fjalia permbyllese e korigjuar duhet te lexohet dhe kuptohet: …”prandaj e falenderoj per shikimin me te thelle te tij, edhe mbi ate te poetit Arben Dukes…”
    Faleminderit per mirekuptimin!

  • Reflektim: marrë nga Marshi i çmendur
    x x x
    Shiti gjysmën, fitoi gjysmën;
    Vrau gjysmën, nënshtroi gjysmën;
    Shtrydhi gjysmën, pagoi gjysmën;
    Rrojti një gjysmë, vdiq përgjysmë.

  • Ithtare nostalgjike te c’faredo lloj pushteti qofte qe nga koha e lashte ka patur e do kete gjithmone. Edhe Neronit perandorit qe dogji Romen i gjendeshin budallenj qe i vinin lule mbi varr!

  • Ekranizimi i vargjeve te Arben Dukes vene ne skene nga Albfilm.
    Arben Duka (interpretuar nga ai vete) me nje grusht enveristesh ne terrin e nates te varri Enverit me qirinj ne duar duke u lebetitur njezeri “O mos kishe lindur, o mos kishe vdekur”!
    Premiera do shfaqet me 17 dhjetor ne 40 vjetorin e shfarosjes se Poliagjentit Mehmet Shehu, Hero i Popullit!

  • RROFSH SA MALET O A.DUKA,
    QË VEPRËN TIME E LAVDËROVE,
    KE MBURRUR RAMËN DHE RILINDJEN,
    POR MUA KURRË S’MË HARROVE.

    LE TË THONË EDHE KAPTER,
    APO DHE POETI I PARTISË,
    TI JE SHQIPONJË HIMALAJE,
    QË I JEP MEND VEGJËLISË.

    TI KURRË MOS U FRIKËSO,
    QËNDRO SI SHKËMB GRANITI,
    O PROMETE QË NUK VDES KURRË,
    VARGU YT PLAS “SI DINAMITI”!

    VAZHDO ME PROPAGANDË,
    MOS U DORËZO ASNJËHERË,
    SE UNË DO KTHEHEM PRAPË,
    SI PATRIOT PLOT ME NDER.

    • Ti o Bac Enver rri aty ne Ferri ku je,
      se ne kemi Ed Ramen ketu sa per tre,
      edhe ti te vish, edhe prap te ngjallesh,
      me Edin sot pra jo dot kurre nuk matesh,
      dot s’ja kalon ne propagande as ne varferi,
      s’ke ku e kalon Ramen, ndaj aty ne Ferr rri!

  • Profecite nuk realizohen dhe kur shpreson se do te dalin.Per titullin e djalit te diktatorit ,qe eshte A.Duka do t’i thoja qe : Me mire te mos linde djalli ,,,dhe m.q.se.lindi te kishte vdekur kur ju dogj shtepia ne Gjirokaster.Por mjerisht u shpetua dhe kelyshi 3 vjecar dhe Ora nga Amerika qe kishte sjellur i jati emigrant.Ah si nuk u dogj ajo Ore se bashku me djallin! Profecia ne kete rast vazhdon ne drejtim te kundert me eren dhe fatin e shqiptareve.Se ajo Ore u kurdis qe me 1944 te burgoste popullin per gjysem shekulli.Sa jane shkruar per krimet e tij,sa rishkruhen perdite dhe s’do te pushohet .Historia e ka vene ne vendin qe i takon -DIKTATOR – Kurse Zoti i ka hapur porten e FERRIT.

  • Pa dyshim qe Enveri e kthey vendin nga injoranca dhe prapambetja shekullore ne nje vend modern.Ja nje shembell. Nese shteti i asaj kohe nuk do gjente fonde te jashtezakonshme per ndertimin e objekteve gjigante te prodhimit te energjise elektrike dhe naftes qe njeheresh perben bazen e zhvillimit modern te nje vendi, ahere me 1990 ten kur kur ndryshoi sistemi shqiperia do futej ne erresiren mesjetare duke u kthyer 500 vite pas, per te mos thene qe shteti shqipetare do ish shkaterruar plotesisht..Nuk do shkonte ne malet e ashpra te kuksit asnje kompani e huaj sado e madhe te ishte te bente ndertime te tilla sepse kompanite private shikojne fitimin…i bien mre mire lapsit para se te bejne gjera te tilla..Fakti qe pas 30 vitesh nuk u ndertua asnje objekt i ketyre permasave e tregon mese mire kete. Thuhet se u demtuan njerez ne ate kohe dhe vertet ka pas te demtuar qe se meritonin.Po ku nuk ka te demtuar padrejtesisht ne kete bote????E megjithate cuditerisht popullsia e shqiperise u rrit mbi trefish gati 4 miljon njerez, per te shkuar perseri ne 2 miljon pas revolucionit demokratik…ha ha…llogarite ai qe ka mend i ben vet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *