Enver Hoxha, pjesë e historisë

redaktor

Letër e nënshkruar,

Bujar Cani

 

Shkak për këtë shkrim u bë dekorimi i disa njerëzve që kanë dhënë kontributin e tyre gjatë luftës NAÇL dhe pas saj, por edhe pendesa që bëri kryeministri ynë për dhënie dekorate të një njeriu që paska qenë persekutori dhe torturuesi i një kleriku. Dhe opozita shqiptare, me në krye një kuisling dhe një pjesë e po këtij mbrapa atij tabori po kuislingësh, gjetën sheshin dhe po bëjnë betejën me mullinjtë e erës, për t’u sanksionuar me ligj kuvendi heqjen e dekoratave të dhënë nga shtetit komunist shqiptar, të njerëzve që morën pjesë me armë në dorë për çlirimin e vendit. Si ka mundësi, a kemi ndërgjegje kombëtare të shtetit shqiptar 103 vjeçar, të heqësh dekoratat dhe emrin e Enver Hoxhës, rolin dhe meritat e tij të padiskutueshme? Gjatë historisë sonë 103 vjeçare si shtet, 50 vite i takojnë epokës së tij. Si nuk mund të flasësh për këtë komandant të luftës, që me ardhjen në pushtet shfuqizoi të gjitha marrëveshjet antikombëtare. E këtij njeriu që në Konferencën e Paqes në Paris e rreshtoi Shqipërinë në boshtin e aleancës fituese? Që krijoi shtetin modern, që ngriti institucionet më moderne të kohës, si ato shkencore dhe artistike, kulturore dhe ekonomike, arsimore dhe sportive, ushtarake dhe bujqësore? E pamundur.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *