Enver Petrovci vendos të heqë përfundimisht dorë nga aktrimi

DITA Online

I ftuar në emisionin “Voila” Petrovski ka bërë një deklaratë të fortë ku tregon sfidat dhe vendimet e profesionit të tij.

Të jesh aktor do të thotë të jesh edhe sportist, duhet të kesh forcë. Unë po them që kam vendosur të lë aktrimin. Dua të luaj edhe një rol kryesor në teatër e most ë merrem më me të, si aktor.” – ka thënë ai.

Por më tej Enver Petrovski ka sqaruar se ne atë mund ta shohim nëpër filma, pasi ata janë më të lehtë fizikisht si dhe emri i tij do të vazhdohet të lakohet si regjisor e dramaturg.

Artisti po ashtu ka dhënë për herë të parë një mesazh publikisht për vlerësimin e artistëve, ku vlerësimet e vërteta shpesh herë në Shqipëri e Kosovë jepen pas ndarjes nga jeta të artistit.

Unë e kam fshehur gjithmonë mendimin tim, sepse kam menduar që vetë jeta dhe mënyra se si jetoj do të vijë një ditë në shprehje, atë se çfarë unë mendoj që nuk ka ardhur kurrë në shprehje që të dinë njerëzit. Kam kuptuar që tek populli shqiptar, kur dikush vdes atëherë vlerësohet vërtetë kush ka qenë ai njeri. Unë shpresoj që pasi të vdes do t’a vlerësojnë saktësisht se kush kam qenë unë”, u shpreh Petrovci.

 

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *