(Në vijim të debatit të hapur nga Agron Tufa dhe banditët që i kundërvihen luftës antifashiste Nacionalçlirimtare)
Muharrem Xhafa
Debati i hapur ditët e fundit nuk është i rastësishëm. Ashtu si Agron Tufa dhe pinjollë të tjerë ballistë dhe neofashistë nuk janë të rastësishëm në këtë periudhë. 2019-ta është viti i 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit e huaj nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë. Bota antifashiste dhe vetë pushtuesit e huaj italo-gjermanë kanë konfirmuar jo një herë se çlirimi i Shqipërisë është bërë më 29 nëntor 1944, nga populli dhe Ushtria e tij Çlirimtare, pa pjesëmarrjen e ndonjë ushtrie të huaj.
Po çfarë është duke ndodhur në Shqipëri në këtë jubile të lavdishëm?! Po heshtet! Njëherësh po sulmohet! Po heshtet për vlerat e LANÇ-it! Po sulmohet egër prej shtetit aktual dhe prej reaksionit të vjetër e të “ri” antikombëtar! “Heshtja” s’ është harresë e rastit, po një gjë e adresuar qartë, një qëndrim i përcaktuar qëllimshëm pro fashizmit e kundër LANÇ-it dhe udhëheqësit politik e Komandantit tê Përgjithshëm të saj, Enver Hoxhës!
Përjashtuar gazetën “Dita”!
Si gazeta më realiste e më serioze në vendin tonë, “Dita” ka guxuar t’i shpalosë qëndrimet e saj, pa pyetur a u vjen keq apo jo keq iksit a ypsilonit, ndonëse komunistët shpesh nuk janë me opinionet e saj. Para disa ditësh, kjo gazetë e nderuar publikoi një shkrim të gazetarit të shquar, Xhevdet Shehu, nën titullin “Si duhet përkujtuar Enver Hoxha?” në vitin jubilar të 75 vjetorit të çlirimit.
Që komunistët kanë mendim tjetër për probleme të caktuara, kjo dihet. Po është me shumë rëndësi të vihet në dukje që, ndryshe nga mediet e tjera, “Dita” është medie e progresit, që guxon të thotë se LANÇ-i e Komandanti i Përgjithshëm, Enver Hoxha, duhet të vlerësohen dhe të përkujtohen! Ky është thelbi, ky është qëndrimi progresiv i saj, në ndryshim nga mediet e tjera të Shqipërisë, (televizioneve sidomos). Çka duhet të çmohet prej gjithë opinionit atdhetar shqiptar, sidomos sot, që mediet kanë ndërmarrë një sulm të poshtër kundër LANÇ-it e Socializmit – dy epokave më dinjitoze të historisë së shenjtë të atdheut tonë. Madje, është parë shpesh që mediet të kenë propaganduar e të kenë bërë lavde dhe ditirambe pa fund për veprimet e shtetit fashist të PD-së e të qeverisjes së PS-së, mbështetëse edhe kjo e bashkëpunëtorëve (kolaboracionistëve) të pushtuesve nazifashistë me kryeballistin, Mit’hat Frashëri në krye! Po nuk është nder të jesh ballist, zogist, bashkëpunëtor i nazi-fashizmit! Si duket, bashkëpunëtorët e pushtuesve te huaj, “harrojnë” se as nuk ka pasur e as nuk mund të ketë një fakt i cili të komprometojë LANÇ-in ose të mohojë që, në krye të saj, ka qenë Komandant i Përgjithshëm një tjetër e jo Enver Hoxha! Ballistët, zogistët, reaksionarët e tjerë e pushtuesit e huaj italo-gjermanë, nëse thonë që ka qenë një tjetër udhëheqës politik e Komandant i Përgjithshëm i LANÇ-it, jo Enver Hoxha, ok zotërinj, hajdeni, të diskutojmë face a face ku të doni e si të dëshironi ju!
Për kujtesë, LANÇ-i kishte 24 Brigada Sulmuese, 8 Divizione Sulmuese, 3 Korparmata, 70 mijë partizanë e partizane, 6 mijë prej të cilëve shoqe! Ju, ballistë, zogistë e bashkëpunëtorë të tjerë të pushtuesve nazifashistë, sa Korparmata kishit, sa Divizione Sulmuese kishit, sa Brigada Sulmuese kishit, sa mijë ballisto-zogistë “partizanë” kishit, sa shoqe kishit në fund a në mes të viteve të LANÇ-it?! Sa divizione sulmuese dërguat për të ndihmuar në çlirimin e vëllezërve shqiptarë të Kosovës nga pushtuesit e huaj?! A mos keni harruar që, me urdhër tê Komandantit tê Përgjithshëm, Enver Hoxhës, një Divizion Partizan kaloi, në tetor 1944, pa qenë i çliruar akoma vendi ynë, kufirin shtetëror të Shqipërisë në ndihmë të çlirimit tê Kosovës? Ndërsa tjetri shkoi fill në ditët e para të pasçlirimit a në fillim të dhjetorit 1945. Na thoni një krahinë që të kenë çliruar forcat tuaja balliste? Ju, jo vetëm u bashkuat me pushtuesit, po edhe u larguat me ta bashkê e të mbrojtur prej tyre! A mund të thuhet se ju jeni trimat e LANÇ-it?!
Kush dyshon, ai i përket “kampit” të neonazifashistëve. Dhe është vërtetë për të ardhur keq edhe sot, jo pak, keni tê njëjtin mentalitet armiqësor kundër popullit si 75 vjet më parë!
Njerëz të ndershëm e patriotë, për interesa të medieve ku ushqehen, thonë se gjatë LANÇ-it janë bërë gabime. Kjo është për të qeshur, për të mos thënë ndonjë fjalë tjetër! Ata që e thonë këtë nuk janë “profanë”, të paditur, po shprehen kështu, pas 75 vjetësh për LANÇ-in, për këtë luftë të mbyllur me lavdinë e fitores, për interesa tê çastit dhe sepse s’kanë guximin e intelektualit! Sigurisht, ka të tjerë punonjës – atdhetarë e realistë të medies, të cilët kanë pasur e do të kenë më shumë guximin e burrerinë të shkruajnë pa frikë se është krimi më i madh të mohosh e të fshish LANÇ-in, ta bësh atë inekzistente e terroriste, dmth të ulësh heronjtë nga piedestalet dhe të ngresh antiheronjtë, kolaboracionistët, siç ka ndodhur në këta tri dekadat e fundit, duke kulmuar me homazhet qeveritare për rehabilitimin e nderimin e Mithat Frashêrit, kryetarit të Ballit Kombêtar! Si është e mundur të tolerohet një veprim i tillë?
Si është e mundur të tolerohet një neofashist si Agron Tufa me tufën e fashistëve të tjerë të rinj të bëjnë terroriste LANÇ-in, lavdinë e kombit? A është harruar (nuk e besoj) që Kuvendi i sotëm ka në fuqi ende një ligj ku përcaktohet qartë e në mënyrë shkencore se cilët janë shpallur kriminelë të popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Aq sa jemi në dijeni, ky ligj nuk ka ndonjë amendament të paraqitur nga qeveria për ta ndryshuar ose abroguar, siç ka ligje edhe për ata që bashkëpunuan me nazifashistët! Ligje të tilla ka në të gjitha vendet antifashiste të Europës. Madje, Europa ka një ditë të saj, 9 Majin, si Ditën e Fitores mbi Nazifashizmin, siç ka edhe ligje, të cilat dënojnë përhapjen e ideve dhe praktikave nazifashiste, revizionimin e historisë, mbështetur në metoda e qëndrime fashiste naziste e raciste. A e keni harruar zotërinj gjykatën e Nyrembergut, e cila u ngritë posaçërisht për të gjykuar krimet e nazifashizmit? A keni harruar se nazifashizmi i kushtoi botês rreth 70 milionë tê vrarê, pa folur për dëmet materiale?! S’është habi që diku “fle” lepuri që një institucion shtetëror, i quajtur “Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit”, tolerohet të shpallë listë me “kriminelë” të LANÇ-it, të nxitë e të përhapë ide nazifashiste, çmenduri kjo e mendjeve djallëzore, e dënueshme me ligje kushtetuese! Dhe kur? Pikërisht në vitin e 75 vjetorit të fitores së LANÇ-it mbi nazifashizmin e në një vend fitues e anëtar i aleancës së madhe fituese antifashiste Angli, BS dhe SHBA!
Ndaj nuk mund të mos tërheqë vëmendjen e opinionit atdhetar shqiptar shkrimi “Një fashist në Tiranë”, publikuar në gazetën “Dita” të datës 13 prill 2019, me autor deputetin Spartak Braho, i cili, si biri i një familjeje të lidhur me LANÇ-in, guxoi të kundërshtonte prerë në Kuvendin e Shqipërisë rezolutën e propozuar nga “Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit”, që drejtohet nga zoti Tufa, me të cilën kriminalizohet, njolloset dhe dënohet egër Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe cilësohen si kriminelë dëshmorët e heronjtë e kësaj lufte të lavdishme. Ashtu si do të bënte një neofashist i regjur, Tufa në krye të këtij institucioni, krijuar më 2010-ën, i paraqit Kuvendit për miratim listën me 265 dëshmorë, heronj e udhëheqës të asaj lufte, të cilët kualifikohen si kriminelë! Është vështirë të gjesh dëshmi më të plotë që të tregoje se pinjollët e ish-kolaboracionistëve të Luftës së Dytë Botërore janë gjallëruar keqas kundër LANÇ-it, 28 mijë dëshmorëve e heronjve të saj e më gjerë. Po të ishte një njeri dosido dhe të dërdëlliste nëpër Shqipëri si bëjnë disa të tjerë, edhe kjo do të ishte e rëndë, po Tufa ka një status, është drejtor i një institucioni që financohet për turpin e saj nga qeveria socialiste, çka i bën edhe më të rrezikshme për vendin veprimet e tij. Kuvendi i Shqipërisë nuk duhet t’i mbajë ison askujt, as këtij neofashisti të zi me këmishe të bardhë! Se këmisha e bardhe nuk të zbardh as fytyrën, as shpirtin, as ndërgjegjen! Po të ishte vetëm çështja e Tufës, kjo nuk do të përbënte “alarm”, po ajo është më e gjerë, sepse zoti Tufa është zëdhënës i një “kopeje” të gjerë nazifashistësh, të cilët, që nga viti 1990 (gati 30 vjet), lëvrijnë gjirizeve të Shqipërisë nën mbrojtjen e shtetit borgjez dhe tani, të dirigjuar nga banda e ustallarëve, dalin hapur në mbrojtje të fashizmit dhe i bëjnë presion Kuvendit të ngrihet kundër Antifashizmit botëror e shqiptar, kësaj vlere me përmasa globale!
S’e njoh nga afër intelektualin Agron Tufa, siç kam njohur e njoh shumë e shumë të tjerë “të persekutuar”, as nuk kam gjë personale me të, madje nuk e di a ka qenë i dënuar dhe “i persekutuar” politik nga pushteti popullor, po kam lexuar se çfarë ai paraqit si persekutim politik të tij “është e gjitha një farsë”. Nejse, nuk do të merrem me CV-në e “Institutit të Studimeve Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit”, as me “biografinë” e drejtorit të tij, Tufa, po i kërkoj Kuvendit të Shqipërisë të shohë me imtësi e drejtësi nëse është vepruar drejt në përputhje me ligjin nga zoti Tufa për nismën e ndërmarrë!
Sepse, sa dijeni kam unë, nuk më rezulton që ai të ketë të drejtë t’i drejtohet Kuvendit e të përfaqësojë bordin e institucionit. Cilësimi i dikujt “kriminel” i përket gjykatës dhe jo institucionit që drejton Tufa apo cilido tjetër. Ai institucion nuk mund të ketë funksione gjykate. Pa më të voglin dyshim, zoti Tufa do të ketë probleme edhe me familjarët e të afërmit e atyre që i ka cilësuar “kriminelë” për njërën prej periudhave më të lavdishme të popullit tonë. Unë nuk jam dakord me shpalljen të dënuar politikë të komunizmit të vjedhësve të pulave, po vetëm për ata që janë dënuar si të tillë! Zotëria ka vënë në listën e ‘kriminelëve” dhe emra, pasardhësit e të cilëve kane fituar statusin e të “persekutuarit politik”, po që Tufa ua heq, se i shpall gjyshërit e tyre “kriminelë”, vite, shumë vite, pas vdekjes, ndaj ata nuk mund të mbanë dy statuse : edhe kriminel, edhe i persekutuar! Si duket Tufa ka probleme me ata që kërkon të përfaqësojë, po edhe me veten e tij!
Dhe diçka tjetër. Nuk jam jurist, po nëse gjykohet dhe ecet me këtë mentalitet revanshist, asnjë periudhë e njerëzimit nuk do tê mund t’i rezistojë periudhës (kohës) së sotme. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që në Angli, France, SHBA, Gjermani, Spanjë, të jenë gjykuar e zhvlerësuar periudhat historike. Po, nga historia duhet të nxirren mësime. Enver Hoxha evokonte të parët tanë, ilirët, Skënderbeun, Ismail Qemalin, epokat e veprat e tyre në shërbim të atdheut! Nxirrte mësime! Askush nuk duhet të ulë kokën për vitet e LANÇ-it, po të ndjehet krenar dhe i gatshëm të përballet me akuzat e padrejta në gjykatê, jo me rezoluta e persona, që kanë në lëkurën e vet mllefin e vrerin e kohës së baballarëve bashkëpunëtorë të fashizmit. Asnje nga vendet fituese mbi nazifashizmin nuk e ka gjykuar Luften e Dytë Boterore, po, përkundrazi janë gjykuar ata që e shkaktuan atë. Kushdo që tenton të godasë krenarinë tonë, Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare është i humbur! Të gjitha llojet e sondazheve e testeve të bëra, e nxjerrin Enver Hoxhën për popullin, veteranët e komunistët, një personalitetin dhe figurën historike me të ndritur të kombit shqiptar. Ndaj tij është hedhur shumë baltë nga kundërshtarët politikë gjatê LANÇ-it dhe nga ata që morën pushtetin pas vitit 1990. “Interesante” është të shihet “sinkroni” i të dyja palëve, i këtyre dhe i pinjollëve të bashkëpunëtorëve të fashizmit, të cilat (palët) e sulmojnë Enver Hoxhës edhe për LANÇ-in edhe për pushtetin që ai vendosi dhe ndërtoi pas fitores së Luftës mbi pushtuesit nazifashistë e bashkëpunëtorët e tyre, pra pas çlirimit të vendit. Ndërsa pinjollët e bashkëpunëtorëve të nazifashizmit, ata që qëndrojnë në anën e tyre dhe horrat e sotëm antikomunistë e sulmojnë dhe duan ta bëjnë Enverin fajtor për LANÇ-in, komunistët, veteranët e saj dhe populli shqiptar në tërësi e kanë hedhur poshtë me neveri këtë akuzë-shpifje të reaksionit, duke bërë të qartë se LANÇ-i nuk ka pasur gabime dhe se në krye të PKSH-së e si Komandant i Përgjithshëm, Enver Hoxha ka udhëhequr e drejtuar me mençuri të jashtëzakonshme në interes të masave të popullit shqiptar e të çlirimit të vendit. Fitimtarët nuk gjykohen!
Pas çlirimit, Enver Hoxha vendosi dhe ndërtoi pushtetin popullor, që i kishte rrënjët, themelet e tij në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke deklaruar publikisht se ishte pushtet i popullit, jo i borgjezisë dhe reaksionit shqiptar. Në sulmet që bëhen kundër Enver Hoxhës për shtetin që ndërtoi pas çlirimit janë në “sinkron” edhe reaksioni i LANÇ-it e pinjollët e tij neofashistë edhe bijtë bastardë të llumit e reaksionit socialist me borgjezinë shqiptare e shtetin e saj. Në mënyrë tê pambarimtë të dyja palët përmendin diktaturën, burgjet, “izolimin”, luftën e klasave etj., banalitete këto që i pjellin vetëm mendjet e këlyshëve të borgjezisë reaksionare e të reaksionit shqiptar!
Pyetja që bëhet gjerësisht është : A kanë të drejtë dhe për këtë dikush thotë : Po! Veçse duhet të jesh i mangët mendsh e servil i pushtetit borgjez të flasësh kështu! A vallë Amerika nuk ka burgje? Pse, a nuk është burgu i Guantanamos i saj! Pse, a nuk është luftë klasash të lësh njerëzit e varfër pa punë, pa strehim, pa shërbim shëndetësor e arsimor falas? Të lësh masën disa qindra mijëshe të ushtarakëve, bij të partizanëve që çliruan atdheun, të pensionistëve, në gjendje urie? Të dënosh atë që nuk ngopet me bukë?! Si u duken sarajet e horrave të borgjezisë e të shumë pushtetarëve të korruptuar e mafiozë, barazi klasore?!! Socializmi nuk e fshihte diktaturën e proletariatit, e kishte të sanksionuar edhe në Kushtetutë, po ai shtet ishte një milion herê më human se diktatura e pakicës, e borgjezisë!
Nuk e fshihte demokracinë socialiste, po ajo ishte një milion herë më e vërtetë e më e mirë se demokracia borgjeze, e cila është demokraci për pakicën, të pasurit borgjezë dhe diktaturë e egër për njeriun e papunë, e pastrehë, e pashkolluar, e pambrojtur! Dhe thonë pastaj se Enver Hoxha ka drejtuar me dorë të fortë. Po, po, ka drejtuar “me dorë të fortë”, po në interes të kujt? Në interes të popullit, jo tê xhepit, jo të pakicës, jo të borgjezisë! Ku janë pasuritë e Enverit? Flisni, po mos shpifni! Ja, po jua them unë : Pasuritë e Enverit janë atdheu, populli, Shqipëria Socialiste, të cilën e llogariste bota! Enverin e llogariste bota! Shtetin e Enverit nuk e komandonin krimi, burgaxhiu, dërgatat nga jashtë! Kishte zot vendi! Enveri disiplinonte edhe natyrën duke respektuar rreptësisht ligjet objektive të saj. S’ka aspak “dritë-hije” për periudhën e gjatë gati 50 vjeçare që ka “sunduar” Enver Hoxha, po ka arritje kolosale në të gjitha fushat e jetës shqiptare në dobi të masave të popullit. Po ka pasur shumê pengesa, vështirësi, të meta, edhe gabime, ama kundër tyre i pari ishte vet Enveri! Lexojini raportet e Kongreseve të PPSH-së të Enverit!
Borgjezia e shteti i saj, reaksioni shqiptar e kanë edhe në gjumë frikë Enver Hoxhën, sa nuk guxojnë të përmendin si një meritë të padiskutueshme të tij as LANÇ-in, meritë që ia ka njohur atëherë, dhe sot gjithë bota fitimtare mbi nazifashizmin! Edhe OKB-ja! Enveri e fitoi luftën me grykën e pushkës, e mbrojti me guxim fitoren e saj në Konferencën e Paqes në Paris, i tregoi botës se vendi ka zot duke denoncuar e dalë nga Traktati i Varshavës, i konfirmoi botës se socializmi mund të ndërtohet e të mbrohet edhe në një vend të vetëm e të vogël si Shqipëria!

Te lumte goja xha Xhafa, por mos harro se je gjalle vetem ngaqe te kurseu Enveri yt i lavdishem.
Shume nga shoket tuaj nuk ia arriten kesaj dite, jo se u vrane nga taljani apo gjermani, por nga Enveri yt i dashur.
Sa per luften NCCL, ne rregull fare, jam dakord, por mos i perziej te gjithe ne nje çorbe! Tjeter gje Rrahman Parllaku e Spiro Moisiu e tjeter gje Mehmeti e shoket e tij qe pushkatuan rober duarlidhur!
Oe kungull qe sje per asgje jo me per taratoll……….. nje pytje kam per ty ?.
A din ti se ka shtepi pa hale ?.
Bota e eger e bute antike e moderne si i trajton jashqitjen ( mutin ) e haleve ?.
Duke shpresuar se e kupton te thjeshten shqipe te them :-
Vai a fare in cullo se 6 veramante un gran pezzo di MERDA .
Çfar te pavertete shkruan Taratoli? …o muzhik pleh debati.
Poshte komunistat pleherat e kuq
JA EDHE KIM-I I KORESE SE VERIUT QE ESHTE ZBULUAR SI FOSLIE E ENVERIT NE SHQYPNI
Oe kungull qe sje per asgje jo me per taratoll……….. nje pytje kam per ty ?.
A din ti se ka shtepi pa hale ?.
Bota e eger e bute antike e moderne si i trajton jashqitjen ( mutin ) e haleve ?.
Duke shpresuar se e kupton te thjeshten shqipe te them :-
Vai a fare in cullo se 6 veramante un gran pezzo di MERDA .
Sot ka plasur kurvlliku sheshit dhe quhet…..ndershmeri!
Edhe kulishet e ballit dhe zogollit,meqenese nuk mbrohen me “heroizmat” e tyre,shajne e shpifin kunder LANC-it se nuk kane rruge tjeter!
Por me kete vertetojne kelliren e tyre dhe drejtesine e gjykatave socialiste qe i denuan!
Jo jo vetem te tregojne se ato qe shaj heronjt e tyre jeni ju bashke me enver Joxhen qe vrau gati gjithe ato qe kishin luftuar vertete gjate luftes . Kush e vra mehmet Shehun , ju jo ballistet e zogistet, e sa e sa te tjere! Jeni ju qe keni hedh balte mbi heronjt e luftes ! Jeni ju qe i keni tradhtuar !Siçe trafhtuat envetin ne 90… qe as nuk ja kujtoni me pos nje grusht pleq as ditelindjen as ditevorrimin. Nuk ju kemi faj pse ju jeni keshtu
29 nentori 1944 nuk duhet permendur fare,e jo me te behet teme gazetash,sikur u rilind Shqiperia ne trojet etnike. JO SE NE KETE DATE U PUSHTUA NGA TERRORISTET GJAKATARE SERBOSLLAVE,DUKE I DHURUAR KOSOVEN SERBISE DHE CAMERINE GREQISE.Terroristet serbosllave ushtruan terror mbi popullsine atdhedashese qe kishin mbrojtur trojet e te pareve nga shovinistetr sllave dhe greke.
Kush ishin terroristet serbo-sllavo-greke?Ishin partizanet gjakatare te Mehmet Shehut,Shefqet Pecit,te komanduar nga klika serbosllave Miladin-Dushan-Enver Hoxha.Krimet e tyre kunder popullit shqiptar nuk ka Institut t`i numuroje.
Terroristet festojne DITEN E TERRORIT,Terroristetr festojne DITEN E ZISE,se po u hiken Hipnoza shqiptareve dhe nuk po pjerdhin me per terrorizmin partizan.Eshte njesoj sikur Zani Caushi,Kakami,Qinami te festojne diten e krijimit te bandave qe terrorizuan Vloren ne 1997 dhe detyruan Vlonjatet te hikin me cdo mjet nga Vlora,104 prej tyre mbeten ne fund te detit.
Duhet nje vendim parlamenti te gjykoje Luften Terroriste Antishqiptare,te quajtur nac-cl, dhe te denoje me ligj te gjithe ata qe vazhdojne propogandojne ISISIN PARTIZAN.
demo, pjesa derrmuese e partizaneve clirimtare shqiptare, qe u bene pjese aktive e Aleances se Madhe Antifashiste, me Britanine e Madhe,ShBA dhe Bashkimin Sovjetik, nuk ishin komuniste, por luftetare ne llogoren e pare kunder pushtuesve fashiste italiane dhe nazisteve gjermane, gjate Luftes se Dyte Boterore.
Deshtimi i Socializmit Diktatorial nga PPSH (ish PKSH) nuk ka te beje fare me heroizmin e partizaneve shqiptar qe e shpetoi Shqiperine nga copetimi midis fqinjeve: Jugosllavi dhe Greqi, te cilet kishin luftuar perkrah aleances antifashiste boterore dhe kerkonin nga Konferenca e Paqes ne Paris t’i copetonin tokat e Shqiptareve midis tyre. Deshem ne, bijte dhe niperit e partizaneve trima qe regjimi diktatorial i PPSH u rrezua, pa po te ishte per ty, do te kalbeshe ne burg edhe sot e kesaj dite per agjitacion e propagande.
Boll i qate hallin Edi Ramutit. Largoni Rilindjen nga PS.
Kjo eshte pergjigja.
Lavdi LANCL- VFLP
dy kermat me te medhaja te njerezimit:
HITLER
MUSOLINI
I pari u vetvra
i dyti perfundoi ne litar.
Kursi donte populli i tyre qe te dy,te parin gjermania me 800 mije gra te perdhunuar brenda nje nate,dhe me mijra fosho te egzekutuar si qente neper rruget e italise nga Milona deri ne Sardenje.
abdullai beri krime por si la vend gjermanit tja zaptonte dhe ti prishte planet e tija per pushtet duke manipulu mbrojtesite kombit,luftetaret e LIRISE.
Pra kur zogolli luante neper kazinot e Nice apo Cannes djelmeria dhe vajzeria luftetare jepte jeten qe plehrat e sotshem,kermat qe poshterohen duke shit ndrin e familjeve te tyre te hedhin vrer e llum mbi trimerine dhe dashurine me te cilen jepet jeta per LIRINE e KOMBIT.
Shqipetaret qenka rraca me e ndyre ne bote,skish faj KONICA apo NOLI qe emigruan se zogu kerkonte kokat e tyre me çdo kusht e me çdo çmim.
Lavdi HERONJEVE te KOMBIT e poshte te perçmuarit qe shesin dhe perdhunojne dhe femijet e tyre.
TE LUMT M.XHAFA.JU LUMT EDHE S.BRAHOS,XH.SHEHUT…DHE D I T E S QE PO BOTOJNE E MBROJNE LNÇL E DESHMORET E ATDHEUT.
-SOT FITON AI QE PAGUAN ME SHUME,QE PAGUAN ME SHUME,QE SHPIF ME SHUME.
-EDHE TUFA E TUFEZIJT KTE PO BEJNE.
-NE KETE VIT JUBILAR BALLISTET DO INTESIFIKOJNE PROPAGANDEN NDAJ MOHIMIT TE LNÇL DHE NGRITJEN E ROLIT TE BALLIT QE I KA HUMBUR VULA ME TURP.
-KTU DO SHIFET ROLI I PS DHE KM EDI RAMA,I CILI ME M.FRASHRIN GABOI RENDE.
-QEVERIA E MAJTE DUHET TE MIRATOI NJE PROGRAM AKTIVITETESH PER 75 VJETIRIN SI VIT JUBILAR.DHE ATE PROGRAM DUHET TA BEJE E DERGOJ NE QEVERI KOMITETI VETERANEVE.
-NESE QEVERIA NUK REAGON ATHERE DUHET REAGUAR ME ASHPER.BESOJ SE KM RAMA ESHTE NE GJENDJE TI MARR KTHESAT E NEVOJSHME NE INTERES TE SHUMICES SE SHQIPETAREVE PRO LNÇL E HEROJVE TE SAJ.
-POR DUHET THENE SE ROLI ENVER HOXHES DO KOHE QE TE NGRIHET NE ROLIN QE I DHA HISTORIA SI KOMANSANT I LNÇL DHE NDERTIMIT TE VENDIT NE 50 VJET.
-NESE NGRIHET ROLI TIJ NE KTO ETAPA,DO TE ULEJ KY SISTEM I EGER DHE NJERZIT QE NA E PRUNE ATE DHE SHKATERRUAN VENDIN GATI 3 MILJARD DOLLAR-NEN MOTON”LUFTE KUNDER KOMUNIZMIT DHE PASURISE SOCIALISTE ..” TE NDETUARE NGA E.HOXHA.
-Nga Mallakastrioti pro partizan.
Po ve re se ne prag te 75 vjetorit te çlirimit po kapen me njeri tjetrin perfaqesuesit e diktatures me ata te kolaboracionisteve. Nga nje ane Peçi me shoke dhe nga ana tjeter Tufa me kompani. Qendrimi ndaj luftes nacionalçlirimatare dhe epokes se socializmit enverian, – jane frontet e betejes. Jo per oportunizem, por per t’i thene gjerat siç jane, mendoj se epoka e socializmit ka qene bardhe e zi. Shume arritje ne te gjitha fushat, por edhe nje shtypje dhe persekutim i pashpirt. Kishte nje ligj qe denonte deri me 7 vjet burg njerezit kur shprehnin mendime qe binin ndesh me dogmen komuniste apo me “mesimet” e shokut Enver! Monstruoze te denosh njerezit per ate qe mendojne! Ishte po ai regjim dhe vete Enver Hoxha, qe i hengri koken deri edhe shokeve te tij me te ngushte. Atyre me te cilet kishte luftuar dhe punuar per 45 vjet me rradhe! Eshte e vertete se gjate asaj periudhe Shqiperia ndrroi faqe, duke u kthyer nga nje vend neandertalesh injorante, te mbytur nga moçalet dhe padituria, ne nje vend modern per kohen e vet. Por shqiptaret mbeten megjithate te varfer. Siç verente me te drejte edhe Xhevdet Shehu ne nje shkrim te paradisaditeve: “Hoxha ishte udhëheqësi i asaj lufte antifashiste që e shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi i mëtejshëm. Mund ta kritikosh për shumëçka, por jo për atë që e radhiti Shqipërinë e vogël në krahun e aleatëve të mëdhenj anglo-sovjeto-amerikanë.
Vdiq më 1985. Por në të vërtetë vdekja e regjimit të tij kishte filluar të ndihej kohë më përpara.
Duke e parë nga distanca rrokullimën e viteve ’80, duke i marrë faktorët që çuan në tatëpjetën e thepisur një nga një, nuk është e vështirë të konstatohet se komunizmi në Shqipëri vdiq për një gotë qumësht, për një kile mish dhe për një kokërr vezë! Nga mungesa e theksuar e këtyre elementeve bazë të ushqimit të përditshëm, populli filloi ftohjen e madhe e të pakthyeshme me regjimin komunist, duke i kthyer krahët me kujdes dhe duke zhvilluar me të në heshtje një luftë për jetë a vdekje”…. Diagnoze e sakte dhe e vertete. E keqja me e madhe eshte se regjimi qe zevendesoi diktaturen komuniste u deshmua nje shkerdhatokraci e vertete. Prandaj debati ndemjet enveristeve dhe antienveristeve nuk do te marre fund kurre. Se secili ka armet dhe argumentat e veta. Njeri e ndrit, tjetri e nxin.Sepse edhe vete Enveri here ngjante me djallin, dhe here me engjellin.Kur Rama u thote enveristeve:”uleni koken”, ai ka nje fare te drejte. Por kjo nuk do te thote qe duhet ta ngrejne koken pasuesit e atyre qe i dhuruan Viktor Emanuelit kuroren e Skenderbeut.
Te lumte .
Autori i shkrimit thekson: “LANÇ-i nuk ka pasur gabime dhe se në krye të PKSH-së e si Komandant i Përgjithshëm, Enver Hoxha ka udhëhequr e drejtuar me mençuri të jashtëzakonshme në interes të masave të popullit shqiptar e të çlirimit të vendit. Fitimtarët nuk gjykohen!”
Keto shprehje tregojne se autori eshte nje nga kriminelet e Luftes Antifashiste ose te pasluftes, soe eshte bir i tyre. Nga 265 kriminele qe pati ushtria partizane prej 70.000 vetesh, keta jane nje perqindje e vogel dhe nuk mund t’i vihet epiteti “kriminel” gjithe partizaneve dhe ushtrise se tyre. Instituti i Studimit te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit punon per pastrimin e historise dhe te shoqerise se sotme nga elementet kriminale. Enver Hoxha eshte njohur dhe njihet si komandant i Pergjithshem i LANC, po duhet t’ia njohim dhe gabimet e krimet qe kreu si gjate luftes dhe pas saj, se po te mos ia njohim e denojme atij gabimet e krimet qe kreu, do te vijojne pushtetaret e sotem e te ardhshem te kryejne krime si ai e ndoshta dhe me te medha. Cdo shqiptar i ndershem duhet ta ndihmoje z. Agron Tufa ne punen e tij te veshtire, sepse ajo eshte e dobishme per sot dhe per te ardhmen tone.
Ore mos valle ka dale e ka komentuar Bart 72 dhe intelekari se po ndihet era Mut ne komente???
Qe te kuptojme me qarte se perse ky fare kryeministri qe na ka rene per pjese te durojme faresoj maskaralleqesh te tij,duke reabilitua e nderuar
lloj lloj tradhetaresh zogisto-balliste,me pare interesohuni nese shoferi i zogut te kurves gjyshi i edvin zogistit,u largua bashke me zogun e kurves ahmet?apo gjyshi qendroje ne Shqiperi, dhe lejoje te largohet vetem gjyshen per ta mbajtur me muhabet gjate arratisjes zogun e kurves.
HISTORIA ASE NUK KORRIGJOHET ASE NUK TJETERSOHET AJO SHKRUHET SICE E KA BER AKTORI POPULL.
Pas renjes se sistemin Komuniste nje vershim i madhe u be ne tjetersimin e gjithckaje. Mire qe ekonomia u shkatrrua dhe arriti ne niveli zero aty ku dhe e
piketoi.Saliu me Gramoz Pashko Pore edhe historia gjithcka kerkohet te zhbehet.
Nje historian gjerman thoshte.: Kjudes per ata qe kerkojne te korrigjojne historin.” Ne gjermanet nuk erdhem atje si baballarte e kombit
Kalemxhenje shqiptar te quditeshem nuk mungojn te thone se edhe Gjerment nuk ishin pushtues pore ishin vetem kalimtare ne shqiperi. Ateher perse ata vendosen Regjencen ne shqiperi.? Perse nuk e lane shqiperin ashtu sice ishte pore u moren me vete edhe ushtar shqiptar per te shtypur rezistencen kunder popullit. Se c`tha historiani Gjeman e kam thene me larte. Lexojnei.
Pra keta fare “historianesh” qe kerkojne te zhbejn realitetin historik nuk jane gje tjeter vecse pseudohistorian te cilet te joshur nga reaksioni kerkoin te varrosin historin e lavdishme te popullit tone ne shekuj. Ne nuk duhat ta lejojme.
c) Ne ket kuader te Korrigjimi te Historise tani doli dhe po konfirmohet edhe nje problem I pa menduar. Tani doli edhe nje “patriot” qe deshira e tradhetarve dhe e Ballisteve kerkojne ta rehabilitojne. Po perse ta rehabilitojne. Sepese ai paska ber disa libra. Mire qe beri librat , mire edhe qe eshte I biri I Abdyl Frasherit, pore shume keqe bashkepunimi I tije me Pushtuesit me te eger te Historise . A dini qe qeveria e mandatuar nga Mi`that Frasheri kryeministrin e tije Rexhep Mitrovicen dhe Xhaferr Deven vran ne Tiranee ne vitin 1944 81 veta tersishte te pafajshem. Po Jugu I shqiperise qe u sulmua nga Xhaferr Deva dhe Halil Alia qe ishta ne Qeverin e Mit`hat Frasherit.
Keto nuk jan sajes pore jane fakte qe vete Mit`hat Frasheri ja ka dhene vetes se tije. E tradheti te pa shlyeshme kunder kombit tone.! Imagjinoni sikur te mos kishte luftuar PKSH me Enver Hoxhen ne Krye sote ne nuk do te kishim ase shqiperi dhe ase Kosove.!
Ne keto kushte kure Aktori ne fjal nuk e ka bere veten per te qene patriot perse neve u deshka ti japim atije ate qe nuk e meriton dhe ta ta kthejem diametralish ne te kunderten nga Tradhera ne “Patriot:? Pra Ky eshte nje deformim I histories ne menyre te pa skrupullt. Aktualishte sote shqiperia eshte mbushur plote me deshmore dhe plote me tradhetar Deshmore e luftes se vertet ju shtuan edhe deshoret e pa vertet (te rreme)koloboracioniste te konvertuar ne “patriot” dhe tradhetar ballistet e quaj luftetaret besh me tradhetin e tyre. Pra kemi dy pal deshmoresh dhe dy pal tradhetaresh. Ketu humbet heroizi dhe patritizmi I vertet.!
Pra deformimi I sistorise nuk munde te behet, Nuk munde te tjetersohet historia sipas deshires te njerit apo te tjetrit,Jo Historia duhet te shkruhet ashtu sice e kan merituar vete aktore qe ken lujtur ne krye te populli.,
d) Deformimet nuk kan te sosur Enver Hoxha nje figure historic qe e ka vlerrasuar Bota arrin sote qe te mos I zihet emir ne goje. E pra komandanti I forcave clirimtare qe I dha shqiperise Lirin sote ai konsiderohet “ Diktatore” Per qudin tone.?
Keto jan deformime historic te pa falshme .Protogonizem I tepruar qe ben te pa vlefshem keto periudhe historike te ketyre aktorve qe u kemi ndrruar pozicionet actual te tyre.!
Pa asnjè dyshim, èshtè pèr t’u pèrshèndetur angazhimi i kètij autori, nè krah tè aspiratès sublime tè njerèzimit, qè kèrkon lirinè nga zgjedha e pronès private!
Por, siç edhe para-ardhèsi i tij i ndershèm, H. Milloshi, ai nuk ka “kèllqe” pèr njè rol tè tillè! Shkruan e tjerr gjatè, duke mbetur njè arrivist prolix (fjalèn do ta pèrktheja “llafazan”), qè jo vetèm nuk e ndihmon aspiratèn komuniste, por e diskrediton atè!
Dori,kete punen e Aleances me Serbo-Malazezet,Greket dhe Francezet,Aleatet e Medhenj Fitues te Luftes Pare boterore e luajti edhe Esat pashe Toptani.Edhe AY ishte fitimtar.E renditi Shqiperine krah Fitimtareve te Luftes.
Por dorzimi i Shkodres Malazezve dhe Dorzimi i Janines grekerve,nik ka lume e det qe ta laje
ROLI I ENVER HOXHES ESHTE IDENTIK..
Me pelqeu komenti i “Katarakti” – it!
Zoti Xhafa, ushtria Nacional Çlirimtare ka pasur 27 nrigada Sulmuese dhe jo 24, si shkruani ju. brigada e 27 Sulmuese u krijua në Shkodër.
O katunar me shkolle partie gjithmone injorante do mbetesh se enveri i donte fort injorantat si puna jote se te zgjuarit dhe intelktualet i zhduku
Agron Tufa duhet te pushkatohet. Gjyqin ta beje Baba Taku si i besuari i partise , se shoku Aranit Cela ka dale ne pension. Te rroje partia me ne krie udheheqsin e paharruar Enver Hoxha. Dhe ja u zgjidhen ceshtjet e Shqiperise.
Z XHAFA lereni me njane propoganden e zbrisni ne fushen e betejes politike ju partite e majta t’i prini popullit Edi Rama,Sala,Meta e kompani jane sherbetor te kapitalitSa ta kene ata ne dore ky vend drejt gremines po shkon e do te shkojePartia Socialiste eshte nje agjenture e kapitalit ne trute e rradhet e fukarenjve. Eshte turp ne rradhe te pare per ju te majtet real qe e keni lene kete vend e kete popull fukara ne doren e maskarenjve te PD,PS e LSI-sei
I dashur Muharrem ju pershendes. Pa me te voglin dyshim vleresoj maksimalisht artikullin tuaj ne mbesh-
tetje te LNCL , te partizaneve legjendare qe luftuan
me nje heroizem te papare kunder pushtuesve nazi-
fashiste. Do ju kujtoj vetem nje thenje ne parlament te
shkrimtarit te madh D. Agolli, i cili duke iu pergjigjur nje
ballisti i tha: ” Ju ballistet e bete luften me pula e pilaf” ,
per aresyet qe dihen, une do t’i shtoja kesaj replike te
Driteroit te Madh edhe fjalen “raki” ,dmth: “pula-pilaf-ra-
ki” .Ky do te ishte definicioni i ballisto-zogisteve.
Edhe dicka tjeter: persa balte e zift eshte hedhur e po hi-
dhet kunder LNCL nga pinjollet e atyre qe u shndrruan ne
bashkepunetore dhe qe ia mbathen me breke mbushur
plot sebashku me pushtuesit sot perpiqen me cdo forme
te denigrojne: Luften e Madhe Patriotike kunder mortajes
Nazi-fashiste ! Ketu fjala nuk eshte per nje fare Agron Tufa, qe ju i drejtoheni me “zoteri” ndersa une do t’i drej-
tohesha me fjalen “fallsifikator te historise” ,nje “matrapaz
i historise” qe fatkeqesisht mbeshtetet i financohet nga
qeveria socialiste me taksat e popullit, me taksat tuaja e
te miat,si nje qytetar anonim si miliona shqiptare qe nuk
u njihen as emrat dhe as mbiemrat . E keqja e kesaj pune
filloi qysh sa kryeministri yne aktual na solli “fosilet” nga
pertej Oqeanit ! Deri ketu une e konsideroj ndonje sakri-
legj te K/ministrit sepse secili shqiptar i diaspores e ka te
drejten e 2 metra katror toke te prehet ne Atdheun e tij
por ketu nuk behet fjale per nje shqiptar anonim por per
nje figure qendrore te Ballit Kombetar. Kulmi qendron ne
faktin qe kryeministri u beri thirrje cinike partizaneve dhe
bijve e niperve te tyre “te ulin koken dhe te kalojne nen
‘Harkun e Triumfit Ballist” duke i nderuar keta te fundit per
‘Patriotizmin e tyre’ ” ! Kjo thirrje perben nje shkelje flage-
rante kushtetuese qe ka vleresuar LNCL te popullit shqip-
tar dhe kontributin e saj ne Koalicionin e Madh Antifashit:
SHBA-BS- Angli..! Te flasesh per Luften NCL dhe te mos
permendesh udheheqesin e kesaj lufte, te padiskutuesh-
min,Enver Hoxha, do te thote te jeshe nje burracak dhe
frikacak. Mos kini frike sepse Enveri i Madh ka vdekur dhe kur “Lisi rrezohet,te gjithe vrapojne te bejne ‘dru zja-
rri’ “!!!! Keshtu thote nje shprehje spanjolle. Por tash m’u
kujtue edhe nje shprehje e dikurshme e Ten Sia Pinit kur
viziotoi SHBA : Nje gazetar e pyet me ironi e cinizem,
Tienin: ” Zoti Ten si eshte e mundur qe sa here dilni nga
burgu ju dilni me i forte” ? Teni iu pergjigj: “Une ngjaj nje
topi futbolli qe sa me shume ta perplasesh per toke,aq
me lart ngrihet” ! Vazhdoni te beni “dru zjarri” ,vazhdoni
ta “perplasni fort per toke” por Ai qe e ka emrin Enver dhe mbiemrin Everesti me lart do ta ngreje ne mos sot,
neser Historia e cila nuk shkruajne politikane e korruptuar
qe ja kane shitur shpirtin djallit ne kohra,por e shkruajne
historisne dhe jo keta historiane por ata qe do ye vijne pas shume dekadash. Ata nuk pyesin ne se ka ekzistuar
nje fare Tufe “bagetie” te mbushur me helm e mllef,apo
nje fare kryeministri qe nga e majta kerkon votat dhe hyz-
metin ja ben te djathtes: Tash m’u kujtuan nje barcolete qe qarkullonte tek ne ne vitet 80-te pet N.Causheskun,
Presidentin e Rumanise: “Nje dite dite doli per shetitje
Caushesku me shoferin e tij. Arriti ne nje vend qe rruga
ndahej ne dysh: shoferi e pyet: Zoti President nga te shkoj ? Caushesku i thote: sinjalin e makines jepe nga e
majta dhe kalo nga e djathta ! Kjo anekdote i vjen shume
per shtat kryeministrit tone qe eshte nje fatkeqesi qe e
kemi ne qe per ideal kemi te majten shqiptare,ate te maj-
te qe lufton dite per dite per buken e gojes dhe kur 650
mije pensioniste e ngrysin dhe e gdhijne me buke-e- caj
dhe kur degjojme ne media qe turistet e huaj qe vijne ne
Shqiperi kane harxhuar 2.7 miliard Euro-Dollare dhe bor-
gjezet shqiptare qe perbejne 5-6 perqind te shqiotareve
anonime kane harxhuar jasht 2 miliard Euro-Dollare cdo
shqiptari i dridhet misht : Shikoni vetem djalin e Sali Beri-
shes dhe cunin e Fari Balliut se ku i kalojne pushimet qe
zgjasin me muaj te tere: Nga Ishujt e Maldivias,ne ujrat e
ngohta te Oqeanit Indian deri ne Kankun e Akapulko te
Meksike, nga Ci-Ce-Nitza ne Piramidat e Teotetniclanit
te Meksikos. Si keta ka me dhjetra e dhjetra te tjere qe e
fshijne djerrsen me Euro nje qindeshe….! Kjo eshte histo-
ria e dhmbeshme e shqiptareve sot kur e perseris 650 mije pensioniste marrin mezatarish 100 Euro ne muaj dhe Governatori i BSH ,nje hajduteri “for excellence” merr
10-12 mije Euro ne muaj. Beni vetem kete llogari dhe do
te shikoni se “Qenja shoqerore,percakton ndergjegjen shoqerore” ! Kjo eshte e gjitha. !!!!
Shqiperine e çliruan ballistet dhe ata qe ishin spiune te gjermanit ! Ata e luftuan gjermano nazistet , nga brenda duke u bere vete naziste!
Neubayeri , komandanti gjerman i Ballkanit , i shkruante Hittlerit ne nendor te 1944 :
Hitler te hengert tenja se e ke Ballin brenda …
Ajo ishte dita kur Hitleri i nxehur nga talljet e Neubajerit , deklaroi :
Nuk urrej asgje me shume ne jete , veç atyre qe me ndihmuan te pushtoj vendet e tyre !
Lavdi Ushtrise Nacional Çlirimtare te Ballit dh3 Kolaboracionisteve !