Epërsia morale e të majtës shqiptare

anazapta

Mbi të majtën shqiptare, gjatë këtyre njëzet viteve demokraci e pluralizëm politik është hedhur shumë baltë, është identifikuar ajo me të kaluarën e afërt dhe i janë atribuar mëkate të paqëna, kryesisht nga bijtë e etërve të lidhur me kolabaracionizmin ose të përfshirë në delirin e “tokës në të zezë” të “faraonëve” blu, duke shkatëruar gjithçka të krijuar me talent e dashuri dhe të ndërtuar me mund në kohën e komunizmit, për të grabitur më vonë “me duar të pastra”, siç dhe në të vërtetë ndodhi, pasurinë publike dhe asetet ekonomike kombëtare të shqiptarëve.

E majta jonë, për hir të disa rrethanave të pavorshme, që nuk është vendi të renditen këtu, gjatë këtyre njëzet e ca viteve tranzicion, vetëm tetë vjet ka qenë në qeveerisje dhe e mori vendin në vitin më të keq të shqiptarëve, në vitin 1997, kur gjithçka binte erë shkrumb, uri dhe vdekje.

Pra, për aq kohë sa qëndroi në pushtet, ajo arriti të bëjë diçka për shqiptarët, bie fjalë ia doli të shembë psikologjinë e kioskomanisë, që e pati shndërruar Shqipërinë në një ËC të madhe publike, në saj të “reformave” të ashtuquajtura liberale të pushtetarëve blu.

E majta ka bërë disa herë katharsis brenda vetvetes, për të reformuar strukturat e PS-së, e vetëdishme se një parti që nuk reformon dot veveten, që nuk bën dot lubirfikimin e saj, për të rrjedhë ujërat e gjalla të politikës, nuk mund të reformojë e të lubrifikojë shoqërinë.

E majta shqiptare ka pranuar gjithmonë rekomandimet e partnerëve tanë  ndërkombëtarë, në çeshtje principiale për garantimin e funksionimit të një shteti që synon të garantojë liritë dhe të drejtat njerëzore, përkundrejt shmangieve e devijimeve nga presionet e grupeve të interest.

Të pranosh rekomandimet e më të diturve, më të përparuarve e më të zhvilluarve, se si ndërtohet një shtet, nuk është nënshtrim ose përulje, por është guxim politik e patriotik, është modesti dhe aftësi për të kuptuar, për të njohur vetveten, që është parakusht për nisje të sigurta rrugëdaljesh efektive. Duhet të mësojmë nga historia jonë me zbrazëtira të mëdha, me vakume, me heshtje, me mospërpjekje, që të veprojmë ndryshe, të mësojmë nga ato pjesë të tjera të historisë sonë që na bëjnë të hidhemi nëpër beteja të përhershme përparimi e zhvillimi, ku e majta qoftë në rrafshin historik, qoftë në atë aktual që përfshin këto dy dekada tranzicioin ka përparësi morale dhe politike ndaj të djathtës.

 

Opinion i nënshkruar: Astrit Kosturi

Share This Article
2 Comments
  • Mire mendoni ju Astrit po nje nuk jua thoni te majtes.Te heqin emrin e gazetes zeri i popullit qe e kan qe nga viti 1942.Te denancoj publikisht partin nga ka dalur.U err parti e punes ne kongresin e 10 dhe zbardhi parti socialiste.

  • Po ky Astriti i gramshit, pasi ka bere nje wek-end ne te gjithe spektrin e djathte, qenkerka kthyer perseri tek e majta?
    Hajde furik, hajde…Psikologji politikanesh te sotem ne arnautistan.
    Mjere populli qe nuk di dhe nuk e ka kuptuar ende se ç’ka mbi krye, dhe kujt i a jep voten

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *