Epidemia e kancerit të gjirit, mungesa të theksuara në shërbime

anazapta

Shtimi i sëmundjeve kanceroze në radhët e femrave po shfaqet në mënyrë të frikshme. Ndërkohë shërbimet që kërkohen për të parandaluar këtë përhapje të frikshme janë shumë të pakta, çka ka bërë që në pjesën dërrmuese të rasteve pacientet të evidentojnë sëmundjen në stade të rënduara, ku edhe trajtimi është më i vështirë dhe mund të mos japë efektet e duhura në përmirësimin e gjendjes shëndetësore. Kjo ka qenë dhe një ndër problematikat e konstatuara gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Shëndetit Publik që u mbajt në vendin tonë përgjatë dy ditëve të fundit. Sipas përfaqësuesve të shëndetit numri i grave të prekura me kancer gjiri në vendin tonë është rritur ndjeshëm, por mungojnë shërbimet për parandalimin e sëmundjes. Në një prononcim të dhënë për mediat eksperti i shëndetit publik Alban Ylli, ka bërë të ditur se rastet e evidentuara me tumor vazhdojnë të kapen në stade të vonshme gjë që ka rritur ndjeshëm dhe numrin e vdekjeve. Në këtë pikë, sipas tij Shqipëria është shumë prapa edhe vendeve të rajonit siç është Maqedonia e cila ofron aktualisht rreth 85 për qind të shërbimeve për ekzaminimin klinik të gjirit dhe ofron shërbimin falas për mamografinë. Kundrejt kësaj situate shqetësuese është kërkuar që duke nisur nga viti i ardhshëm mjekët e poliklinikave të angazhohen në kryerjen e ekzaminimeve klinike të gruas. Kjo pasi vetëm në këtë formë mund të frenohet epidemia e tumorit që po merr shumë jetë grash e vajzash. Përfaqësuesit e ISHP-së kanë deklaruar se një ndër ekzaminimet më të mira që zbulon këtë sëmundje është mamografia, e cila ofrohet falas vetëm në spital, ndërsa në poliklinika për të marrë këtë shërbim pacientëve u duhet të paguajnë. Por, pavarësisht këtij fakti është vënë në dukje edhe një tjetër shqetësim që ka të bëjë me mungesën e aparaturave diagnostikuese. Konkretisht, rezulton se jo në gjitha poliklinikat anë të pajisura me mamografi dhe pjesa më e madhe e pacientëve detyrohet ta kryerjen atë në klinika private. Sipas të dhënëve zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë rezulton 4500-6000 raste të reja me tumor në vit, ku kanceri i gjirit zë vendin e parë për numrin më të madh të të prekurve.

Share This Article
1 Comment
  • Duhet te jen e grate ato qe te kujdesen per parandalimin e kesaj semundje!
    Ne rast se Gruaja nuk e kap qe ne fazen e pare,atehere esht e kote,kjo ka te beje me inteligjencen e cdo gruaje,ku duhet te kujdeset per vetveten!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *