Epidemiologu: Vaksina ul sëmundshmërinë, por testi i vërtetë do të jetë vjeshta dhe dimri

entela

“Popullata që nuk e ka kaluar koronavirusin apo nuk është vaksinuar është vulnerabël dhe ka rrezik më të lartë. Vaksinat është efikase pasi ul sëmundshmërinë apo vdekshmërinë, por unë besoj se testi i vërtetë do të jetë vjeshta dhe dimri”.

Kështu u shpreh në A2 epidemiologu Taulant Muka teksa foli për pandeminë dhe vaksinimin.

Sa i përket variantit Delta, epidemiologu u shpreh se nuk ka shumë ndryshim nga variantet e mëparshme edhe pse më parë u fol se ka një sëmundshmëri më të lartë.

“Le të qetësojmë publikun, mendohet se varianti Delta është më i transmetueshëm se variantet që kanë qarkulluar më parë, por nëse shikojmë raportet e fundit nga Britania e Madhe, del se ky variant ka pak ndryshime. Në Shqipëria është e vështirë të komentosh numrat, pa ditur se ku bëhen këto tamponë.

Mendohet se në Shqipëri ka një imunitet të shtuar për shkak të imunitetit natyral. Në këtë kontekst, mbrojtja natyrale, së bashku me vaksinën, bëjnë një diferencim në patologji. Edhe një studim i fundit ka dalë në përfundimin se Delta nuk është më i rrezikshëm, madje shkakton një sëmundshmëri më të ulët se varianti Alfa”.

 

e.r/dita

Share This Article
3 Comments
  • Kundër Vaksinës!
    Me pak fjalë: mos e fusni helmin në trup…as sot as mot, derisa efektet afatgjata të studiohen dhe nevoja për këtë vaksinë të jetë reale!
    Me shumë fjalë: lexoni Ioannidis, Bhakdi, dhe zëra të tjerë që studiojnë këtë pa interesa financiarë.

  • Mjaft me helmet. Popullata ka imunitet natyror te forte. Nuk ka nevoje per vaksina.
    Pra ska nevoje aspak per frike.

    Jo vaksinave eksperimentale gjenike!!!!!!

  • Shembull i Israelit ku perkunder nje vaksinim masiv, prape do shfaqet virusi vdekpruese fuhet te na beje te gjithe te mendojme ma me kujdes !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *