Epigrame

J L

 

1.

Hapen dhe mbyllen

Gjith’ dyert e jetës

Veç prej mirësisë

Edhe të vërtetës.

 

Shkrepin dhe shkrepin

Yjet e gëzimit

Veç prej dashurisë

Edhe prej besimit!…

 

2.

Mëkato e mëkato

Si s’u lodhe, biri im,

Por ta dish në këtë jete

Çdo mëkat e ka një çmim!…

 

3.

Po u bëre pulë

Puna mirë s’të del

Se do kesh gjithë jetën

Përsipër një gjel!…

 

4.

Kur shtëpizën tënde

E ke prej kristali

Të tjerët me gurë

Mos qëllo, lum djali!…

 

5.

U ngjite në maja

Vetëm me dredhi

Ndaj mbete siç ishe

Veç një faqezi!…

 

6.

S’jam Isak Njutoni

Që bëri zbulime

Po jetën e njoh

Porsi veten time.

 

Nuk jam as Ainshtajni

Që bëri çudira

Po kurthet e jetës

Janë më të vështira.

 

7.

Në djall se ç’të vajti

Gjithë ajo punë,

Gjersa mbolle erë

Do korrje furtunë!…

 

8.

Zemra nuk ka dyer e dritare

Nuk ka as antena, rrufepritës,

Ndaj aty mund të futesh

Vetëm në formën e dritës!…

 

9.

Kush lindi nga errësira

Nuk mund të bëjë dot të mira!…

 

10.

Dhe kush ka lindur nga drita

S’të ngrë leqe, s’të ngrë prita!…

Share This Article
2 Comments
  • Poeti madhë Duka -5.
    Ndonse pa emër ,
    i thotë Saliut ,por ,
    nënkupton edhe Ilirin :

    U ngjite në maja

    Vetëm me dredhi

    Ndaj mbete siç ishe

    Veç një faqezi!…

  • DUKA DHE EPIGRAMET E TIJ SA PËR RIMË

    9
    Kush lindi nga errësira
    Nuk mund të bëjë dot të mira!…

    Shënim: Kështu thua ti o Duka! Por nëse Zoti do ekzistonte, ai do kishte lindur pikërisht nga errësira, nga nëna e gënjeshtrave, dhe Zoti do ishte drita, e vërteta që është një dhe vetëm një. Sipas vargjeve të Dukës i bie që Zoti nuk mund të bëjë dot të mira.

    10.
    Dhe kush ka lindur nga drita
    S’të ngrë leqe, s’të ngrë prita!…

    Shënim: Në bibël thuhet se njerëzit i krijoi Zoti, pra drita. Perëndia krijoi të ngjashmit e vet. Atëherë pse njerëzit janë marrë dhe merren me intriga, ngrenë prita? Sepse nuk janë të ngjashmit e Perëndisë? Apo se ndikon Djalli? Po Djalli a ishte më parë ëngjëll lart në qiell, që kundërshtoi veprën e Zotit, krijimin e tij? Kush e krijoi Djallin? Zoti, drita? Pse Djalli merret me poshtërsira dhe ngre prita njerëzve?

    Përgjigja e pyetjeve më sipër është që nuk ka Zot, dhe Duka ia fut kot!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *