1.
Rrojti dhe vojti
I ligu, i miri,
Ndaj për vdekjen thonë:
“Është kapak floriri!…”
2.
Pika që s’na bie
Neve që të dyve
Un’ të them:-Mirëmbrëma!…
E ti: – Si u gdhive?!…
3.
Pikë-pikë e nxjerrim
Fundin e një kupe,
Si vitet e jetës
Që mbajmë mbi supe!…
4.
Gjëmonin ca pushkë
Në majën e bregut
Se kishin dalë trimat,
Trimat pas dyfekut!…
5.
Porsi trëndafilet
Janë të gjitha femrat-
U shijon aromën
Dhe u duron gjembat!…
6.
Kur jeta të bëhet
Copë dhe thërrime,
Tretesh edhe tretesh
Vetëm në kujtime!…
Askush e askush
S’të flet dot me gojë,
Kush rron me kujtime
Më mirë të mos rrojë!…
7.
Vargjet kam si zjarri
Në të ftohtë dhe errët,
Ngrohem vetë së pari
Dhe me radhë të tjerët!…
8.
Na rrethojnë plot gjëra të mira
Po nuk kemi sy t’i shikojmë
Na rrethojnë plot gjëra të mira
Por i ndiejmë veç kur na mungojnë!…
9.
Nderi është si kupa e kristalit
Që nuk ruhet veç për zbukurime,
Po të ra nga dora bëhet copë,
Bëhet copë-copë edhe thërrime.
Edhe Zoti vetë në dorë ta marrë
S’e kthen dot në gjendjen e parë!…
10.
Shkruaj dhe një varg, edhe një faqe,
Shkruaj dhe dy vargje me muzikë:
“Sot kan’ vdekur burrat me mustaqe
Dhe Ata që kishin komb në grykë!…”
11.
Vetëm marrëzira
Nga ti kam dëgjuar,
Kur nuk ke ç’të thuash
Mbylle i bekuar!…
Mbylle i bekuar
Dhe mos fol pa reshtur,
Është shumë mirë të jesh
Një budalla i heshtur!…
12.
Koha që ka ardhur
Zi dhe më zi:
“Po nuk deshe veten
Nuk të do njeri!…”

KOMANDANTI RAMA DHE USHTARËT E TIJ.
Një vit Covidi bëra si desha,
mbylljen, tanqet dhe oraret,
populli lëvizte me leje e në radhë,
s’kishte kohë të bënte as pazaret.
Nuk lashë pushtet pa e kapur,
shijova dhe dikaturën covidiane,
për njërëzit papunësi dhe varfëri,
në zgjedhje blihet lehtë gjendja mjerane.
Le ta lëmë popullin në hallet e veta,
se ai varet nga fjalët e mia,
vetëm unë mund t’i sjell vaksinat,
pastaj i bëjnë ”personalitetet” që do partia.
Një grusht vaksinash vijnë në aeroport,
s’merret vesh kush do i bëjë i pari,
unë si kryeministër do e caktoj radhën,
po vonoi, prit sa të mbijë 1 pëllëmbë bari.
Vaksina s’ka por propaganda vazhdon,
jeta për të gjithë s’ka të njëjtën vlerë,
po deshi partia e bën vaksinën pa radhë,
veç tallje, drejtësi një mut mender.
Gjithë kjo maskaradë s’do bëhej dot,
nëse zërin do e ngrinin mjekët të tërë,
nëse s’do kishte media të korruptuar,
populli s’do e hante përherë në vërë.
Kur të jesh mërzitur shumë,
nga puna në vijën e zjarrit,
në kryeministri do të jem unë EDI,
të ndihmoj t’ja hedhësh hallit.
Boll me luftën kundër Covidit,
boll i shpëtuat e vdiqët shqiptarët,
o mjekë, bëhuni deputetë të PS,
do jeni rehat këtu me ne të marrët.
Boll me komisione gjasme ekspertësh,
që s’kanë lidhje me pandeminë,
që thjesht zbatojnë urdhërat e mia,
parimet i shkelin por jo partinë.
Boll i shërbyet këtij populli në spital,
tani o mjekë, më shërbeni vetëm mua,
të heq sadopak bojën që më ka dalë,
të fitoj mandatin e 3 që shumë e dua.
A thua njerëzit mos ta kenë kuptuar vallë,
gjithë këtë teatër tragji-komik,
kur bluza e bardhë për tu bërë deputet,
”i thotë” Hipokratit shko pirdhu-ik?!
Sidoqoftë vende s’ka për të tërë,
s’mund të jeni të gjithë deputetë,
pastaj ç’e doni këtë zanatin tonë,
zanat kurvash prej mijëra vjet!