1.
Mos u nxito kurrë, o miku im,
Numëro ngadalë si plak i vjetër
Se ç’është nisur për tek ti, do vijë
Se ç’është nisur do të vijë patjetër!…
2.
Mos u nxito kurrë, o miku im,
Numëro ngadalë si plak i vjetër
Se ç’është shkruar për ty, në tabelë,
Se ç’është shkruar do bëhet patjetër!…
3.
Ai që nga Hiçi ka dalë
(Ka ndodhur ndaj dhe rrëfehet)
Do ngrihet, po prapë dalëngadalë
Në Hiç siç ishte do kthehet!…
4.
Më thoshte një plak
Në Gjirokastër:
“Nga gjëja e pistë
S’del kurrë gjë e pastër!…”
5.
Njëlloj sipas kokës
Qeleshen ujdis
Po kështu njëlloj
Punë e Qeverisë.
Na mbetet në derë
Na mbetet në prak
Ajo Qeveri
Që e kemi hak!…
6.
Kurva s’heq dot dorë nga zanati
Se kështu asaj iu shkrua fati:
“Ç’bëri korba s’e bën më
Është mësuar dot s’e lë!…”
7.
Këtu hajdutin më të madh
Që vodhi pronën tënde, pronën time
Për mbarëvajtjen e kapitalizmit
E thërret Qeveria për konsultime!…
8.
Mos bëj asnjë plan
Mos u lodh së koti
Se planet e tua
I ka shkruar Zoti!…
Ndaj dhe gjithnjë themi
More i uruar:
“Një gjë do të bëhet
Po të jetë e shkruar!…”
9.
Binte një kambanë me pikëllimë
Sikur thoshte: “Iku një njeri!…”
Iku, do të thonë edhe të tjerët,
Kur të bjerë për mua dhe për ty!…
10.
Gjithmonë me trishtim më kanë pllakosur
Tingulli i kambanës dhe flakë e qiriut
Si një simfoni dhe drit’ e pasosur
Për shpirtin e mjerë të njeriut!…
11.
Dashuria ndez zjarre me flakë
Mu në mes të buzës dhe të syrit
Edhe fluturat veç nga dashuria
Digjen mu në flakën e qiririt!…
12.
Largësia për dy që shumë duhen
Edhe larg e larg gjithmonë mbetën
U shton mallin si zjarre që s’shuhen
U shton mallin, po u shkurton jetën!…
13.
Ka njerëz që jetën
Me qindarka shkojnë
Po dhe milionerit
Paret s’i mjaftojnë.
Nuk mjaftojnë kurrë
Pyet dhe atë
Se askush nuk tha:
“Ik se s’dua më!…”

PARAJSA DHE FERRI
Tani më lejoni që t’ju sqaroj,
se patronazhi është një punë,
zanat si biçim kujdestarie,
ata nuk janë fuksa apo spiunë.
Sigurisht që i shërbejnë partisë,
me pasion dhe përkushtim,
që unë të di gjithshka për ju,
pa qënë nevoja t’ju lë takim.
Konsiderojeni patronazhistin,
si një ëngjëll aty në gjirin tuaj,
që ju i besoni sekretet sikur Krishtit,
kujdestari mi thotë mua, e unë i ruaj.
Që unë dhe partia t’ju zgjidhim hallet,
më parë populli duhet skeduar,
ta di si korruptoheni apo kërcënoheni,
kështu jam i sigurtë kë keni votuar.
Të jesh kujdestar është e vështirë,
sidomos i një populli me mjaft halle,
duhet që ai të rrijë tërë kohës me ju,
dhe do i duhej një database e madhe.
Kështu mqs ne jemi në pushtet,
e-albania na rroftë sa malet,
atje marrim të dhënat për këdo,
në këmbim të votës ju qajmë hallet.
Ndonjëherë edhe ju gënjejnë,
si Tan Lamja e disa të tjerë,
por ata e bëjnë për të mirën tuaj,
që mos të zhgënjeheni menjëherë.
Ju mund të kërkoni legalizimet,
por s’mund të jeni të gjithë pronarë,
shumë probleme ka krijuar ligji i Saliut,
cilin hall të zgjidhë Rilindja më parë?!
Ju e dini që unë bëj vepra madhore,
kurse Luli vetëm tramvaj imagjinar,
sapo bëra dhe aeroportin e Kukësit,
do jetë një aeroport ndërkombëtar.
Unë nuk ju shes aspak ëndrra,
por bëj projekte 3D realitet,
por pa patronazhin dhe ”tërmetin” e votave
PS nuk do ishte fare në pushtet.
Do thoni ju që jeni papunë e të varfër,
e nuk merrni dot një abone urbani,
për çfarë ju duhet udhëtimi në ajër,
kur nuk blini dot një biletë aeroplani?!
Ju mbase nuk do fluturoni dot,
por qeveria po me taksat tuaja,
kështu do shpenzojmë më pak,
për fluturimet në shtetet e huaja.
Dhe duke kursyer pak e nga pak,
një ditë mbase do shkojmë në Hënë,
se edhe ju besoj jeni të lumtur,
kur qeveria histori suksesi ju ka lënë.
Ju lutem opozitën mos e dëgjoni,
kur thotë se dua t’ju gënjej me lugën bosh,
të vetmen që kam dashur vërtet të josh,
ishte Mimi, kur i tregoja si bëja kosh.
Por më vonë historia më ngriti në majë,
u bëra kryetar dhe Mimin e kisha mike,
s’kisha nevojë t’i shisja pordhë me kosha,
ishte ajo që më sillte letrat higjenike.
Prandaj të dashur miq e qytetarë,
e dua ta marr mandatin e tretë,
që t’ju ngjis dhe ju te ajo majë,
të jeni si në parajsë të vërtetë.
Para se të vini në atë parajsë,
sigurisht që do ju bëhet gjykimi,
a do më votoni mua apo opozitën,
do vini në parajsë, a në ferr do rrini.