Epigrame…

Ornela

 

1.
Që mos hedhësh poshtë
Lodhjen dhe mundin
Mos e nis një rrugë
Pa menduar fundin!…

2.
Jeta kalëron
Si kalë hergjele
Ndaj s’thonë: “Si ke qenë!…”
Po të thonë: “Si je?!…”

3.
Ti mërzitesh sepse je në ajër
Po mërzitesh kot në të vërtetë
Sepse Bota ku neve jetojmë
Ka në ajër miliona vjet!…

4.
Pulë e botës të duket e majme
Ta hash me gjithë pendë ty të cyt.
Mund të jetë dhe ashtu si thonë,
Por ajo gjithnjë të ngec në fyt!…

5.
Të çdo femër rron një prostitutë
Për këtë unë bëhem garant
Ajo i shkel rrugët butë-butë
Sapo t’i shpaloset një variant!…

6.
Po ke humbur paret, s’humb asgjë,
Domitrov i madh dikur e tha,
Po dhe Dimitrovi kish gabim
Tani paraja është mbi gjithçka!…

7.
Jo të gjithë kollaj
E ngjisin maloren
Ndaj do ketë gjithmonë
Njerëz që përdoren.

Njerëz që përdoren
Për të ngjitur malin
Që i mbajnë shefit
Gjithnjë kapistallin

Nëpër ato shtigje
Për të ndukur kalin!…

8.
Sa merr një karrige shqipo-ziu
E rrafshon syrin drejt në shqekëz
Dhe thotë me vete: “Çasti më arriu,
U bëra tamam udhëheqës!…”

Dhe ky udhëheqës që lumi e mori
Mund të jetë e shumta përgjegjës sektori!…

9.
Përditë na lënë njerëz kaq të mirë
Dhe s’e dimë aspak ku venë vërtetë;
Që për ta mos mbetesh buzëplasur
Bëjua nderin sa i ke në jetë!…

10.
Edhe krimineli më i madh
Që mendon çdo çast vepra të zeza
Zbutet po të shkojë së paku
Veç një herë në javë në varreza.

Share This Article
1 Comment
  • MISIONI: SHPOPULLIMI DHE ”SKLLAVËRIMI” I SHQIPËRISË

    Më lejoni t’ju falenderoj
    të gjithëve ju që na votuat,
    tashmë edhe ne u punësuam,
    do ua shpërblejmë që na besuat.

    Tërë këto vite ngelëm rrugëve,
    saqë edhe Mona u pendua,
    e kështu Metës i kërkoi falje,
    se dështoi, Rama nuk u rrëzua.

    Zgjedhjet sigurisht nuk do i njohim,
    por do jemi në parlament zëri juaj,
    do bëjmë atje një betejë të ashpër,
    si gjithmonë në interesin tuaj.

    Ed Paloka është gati me bojën e tij,
    Gjekmarkaj Ramën do mërzisë,
    Mark Marku do hedhë miellin dhe vezët,
    e unë Lul misionari, petullat do gatis.

    Do jetë një luftë mes ”titanësh”,
    se cila ”çorbë” do jetë më e mirë,
    do kënaqeni me teatër dhe batuta,
    s’do i pranojmë Ramës ”dorën e shtrirë”.

    Paralelisht me telenovelën kuvendare,
    do takojmë popullin qytet më qytet,
    do mbledhim fakte mbi manipulimin,
    që pastaj ta rrëzojmë këtë palo pushtet.

    Patjetër që kjo do marrë kohën e vetë,
    por ne si opozitarë stoikë do qëndrojmë,
    asnjëherë s’do ta harrojmë votën tuaj,
    zgjedhje të parakohshme do kërkojmë.

    Edhe nëse zgjedhjet nuk do ribëhen,
    mos u mërzisni se ka prapë shpresë,
    veç mos emigroni të gjithë jashtë,
    se kush do më votojë në vitin 2025?

    Unë do jem gjithmonë pranë jush,
    do vij t’ju takoj që ato halle t’i qajmë,
    e do i zgjidhim kur të vij në pushtet,
    të na shërbejë kjo kohë mëkatet të lajmë.

    Kështu do jemi të pastruar moralisht,
    ju papunë dhe ”në argjërim” për 4 vjet,
    le të shpresojmë te ndihma e Zotit,
    që diktatura e Ramës të bjerë vetë.

    Do thoni ju ku ishte Perëndia,
    në 45 vite diktaturë Enveriane,
    po këto 30 vite qeverisje ”komunistash”,
    e mbështetur nga ambasada amerikane?

    Faji gjithmonë do kërkuar te vetja,
    se çdo popull ka qeverinë që meriton,
    mos e shit votën dhe protesto,
    përndryshe askujt llogari dot s’i kërkon.

    Lirinë në ketë botë s’ta fal askush,
    madje as ambasada amerikane,
    po shitët votën dhe heshtët përherë,
    do jeni të shtypur në gjendje mjerane.

    Për mua hiç mos kini merak fare,
    që kur hyra në politikë isha milioner,
    puna është si do ja bëni tani e tutje,
    që patronazhistët ”trokasin” derë më derë?

    Edhe katër vite hallet do ju shtohen,
    fuksat e partisë do jenë gati për t’ju blerë,
    atë pak dinjitet që ju ka mbetur,
    pastaj të lirë do jeni një mut mender.

    Nëse vendosni që do ta shisni votën,
    të paktën para zgjedhjeve ma thoni,
    të marr ndonjë hua brenda apo jashtë,
    do t’ia paguaj kujtdo, sa të më kërkoni.

    E di që çdo gjë fillon nga stomaku,
    madje dhe dashuria çuditërisht,
    fjalët dhe premtimet i merr era,
    dhe vota dinjitetin fatkeqësisht.

    Gjendja është kritike sa më s’ka,
    shteti, oligarkët dhe bandat janë një,
    por do t’i mposhtim pavarësisht se kur,
    dinjitetin e nëpërkëmbur në vend do ta vë.

    Prandaj le t’ja japim besën njeri tjetrit,
    do durojmë dhe luftojmë këto 4 vjet,
    edhe bar do hani po qe nevoja,
    derisa më në fund, të vij unë në pushtet.

    E kur ta arrijmë këtë ditë të bekuar,
    Shqipëria do jetë si Zvicra me det,
    ndoshta këtu do kenë ngelur veç pensionistat,
    se jashtë do kenë emigruar mijëra vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *