Epigrame…

J L

1.

Për të parë Malet e Lartë,

Tha dikur shoku Ezop,

Që duken qartë e më qartë,

S’ka nevojë për teleskop!…

 

2.

Gjithë jetën hile, more shok,

Për vete vetëm mjaltë blete,

Po doli djalë e kemi tok

Po doli vajzë mbaje për vete!…

 

3.

Një gjë kam thënë dhe e them

Kam thënë dhe e them përsëri:

Po s’deshe ti veten së pari,

S’të do e s’të do njeri!…

 

4.

Ashtu si në mes të dimrit

Dashuria është një zjarr

Që vërtet të ngre nga varri

Po të fut dhe në varr!…

 

5.

Asgjë te kjo botë

Nuk ka dalë nga hiçi

U shpik një herë gozhda

Dhe më pas çekiçi.

 

Se erdhi në jetë

Mushka dhe gomari

Ndaj u shpik kapistra,

Ndaj u shpik samari!…

 

6.

Dy fjalë të arta

Tani i di dhe idioti:

“Po te qe puna e mirë

Do punonte edhe Zoti!…”

 

Do punonte edhe Zoti,

Zoti, more biri im,

Gjithë-gjithë punoi gjashtë ditë

Dhe më pas bëri pushim!…

 

7.

Kur shikoj ditë që flet me vete

Në mendime zhytem krejt i tëri,

Se në jetë të marrin dhe gjeniun

I ka ndarë veç një fije përi!…

 

8.

Bëj të mira sa të duash

Ato askush s’ti përmend

Po bërë veç një të keqe

Për atë do mbahesh mend!…

 

9.

Është e kotë, o mik,

Që me ty të flasësh

Njëlloj si një shurdhi

Në derë t’i trokasësh!…

 

10.

Flas, po kujt i flas,

Kot që bën ezberin

Njëlloj sikur qorrit

T’i tregoj ylberin!…

Share This Article
1 Comment
  • Brilant si gjithmone miku im Beni!Shendet ju uroj nga shume larg.God bless you and your family! No other like you!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *