Sipas Diogjenit
Do të dal në mes të ditës,
Porsi Diogjeni i hershëm,
Do dal me qiri në dorë,
Të gjej një njeri të ndershëm.
Era e hudhrës
A e dini, ju, o njerëz,
Një fjalë plot ëmbëlsirë:
“Erë e hudhrës e mbyt keq,
Dhe parfumin më të mirë!…”
Të ligut ose qymyrit
O qymyr, s’të bëj dot mik,
S’kam lindur për vetmohim,
Kur je i ndezur më djeg,
Kur je i shuar më nxin.
Një e vërtetë e artë
E zbulova të vërtetën,
Tani që më erdhën mentë,
Sa më shumë që i njoh njerëzit,
Aq më shumë i dua qentë.
Mos u gënje
Mos u gënje, o lum miku,
Qofsh thinjosh apo i ri,
Jo çdo gjë që ndrin e verdhë,
Është domosdo flori.
Një gomar
Një gomar mbetet gomar,
Qoftë i veshur dhe me ar.
Të paaftët
Të paaftët dhe esëll të grijnë,
Zoti na ruajt kur pinë.
Kur më shajnë
Sa më shajnë aq më bën,
Aq më bën e s’më prish punë,
Se kur më kafshon një qen,
Nuk mund ta kafshoj dhe unë.
Bejte
Kur e pi rakinë thatë,
Bëhesh rrumbull bëhesh tapë,
Sa dhe plaka njëqind vjeçe,
Të duket e njomë si keçe.
Derri që kam rritur vetë
Dhe pse mori grada shumë,
S’u bë aspak më i ditur,
Sa peshon e di veç unë,
Ai derr që vetë kam rritur.
Shëndeti i ujkut
Ujku ka qafën e trashë,
I ndrin qimja plot shëndet,
Për faktin e thjeshtë se bukën,
E nxjerr me mundin e vet.

PARODI
”TI SHQIPËRI MË JEP NDER,
MË JEP EMRIN EMIGRANT,
NJË DITË DO FUTEMI NË BE,
NUK DO QUHEMI MË TRAFIKANTË”
Pas vetë rënies së komunizmit ,
e donim Shqipërinë si gjithë Europa,
por në vend që të përparonim,
rruga drejt BE-së ishte plot me gropa.
Fajin pikë së pari e ka populli,
që një klasë hajdutësh ka votuar,
votonin një të keqe më të vogël,
nga e keqja e madhe për të shpëtuar.
Dolën në fillim skemat piramidale,
mashtruan e zhvatën një popull të tërë,
asnjë politikan nuk u dënua fare,
populli e hëngri sa krahu në vërë.
Erdhi më pas një shpëtimtar Fatos,
që morri pushtetin me një qëllim,
që do i kthente paratë e vjedhura,
këtij populli liridashës edhe trim.
Ky ishte Nanua, katarsisti i madh,
që nga mbrapa i vinte historia,
tetë vite qeverisje me korrupsion,
me dallavere, e me gënjeshtrat e tija.
Aq zullume pati qeverisja e tij,
saqë u rikthye prapë SALIU,
që tani vinte me duar të pastra,
po ku i lau doktor mavriu!?
Sidoqoftë Fatosi iku paqësisht,
si pasha kumarxhi atje në Austri,
me korrupsionin që bëri u pasurua,
favorizoi familjen, s’e dënoi njeri.
Kjo ishte një tjetër histori suksesi,
që si shembull duhej marrë,
pra në Shqipëri mund të vjedhësh,
e të ikësh me duar të pastra dhe i larë!
Qeverisi dhe Berisha dy mandate,
korrupsioni kudo si më parë,
na i nxorri me statistikat e tija,
të ardhurat për frymë 700 dollarë!
Papunësia ishte shtrirë kudo,
ishin pasuruar vetëm pak vetë,
doktori tregonte veç përralla,
populli e dinte ç’e kishte gjet!
Mirë papunësi dhe korrupsion,
por doktori s’harroi zakonin e parë,
hapi prapë piramida por universitare,
ku ngelësit e të paaftët do bëheshin dijetarë.
Njerëzit lanë leshtë për tu shkolluar,
morrën nga një karton pa vlerë,
miqtë e pushtetit zunë punë të mira,
hallexhinjtë ngelën rrugëve si përherë.
Sidoqoftë Berisha mburret se pati arritje,
që u futëm në Nato e vizat u liberalizuan,
por populli e dinte varfërinë e papunësinë,
e kështu pas 8 vitesh më nuk e votuan.
Tashmë vinte një kryelartë në pushtet,
ai që Saliut 1 milion shuplaka i dha,
këtë piktor e solli Nanua nga Franca,
tha se ishte hajdut ikonash ky damlla!
Ç’të prisnim tjetër nga Fatosi,
më thuaj me kë rri të them cili je,
Rama hajduti u duk që në bashki,
tani na u servir si rilindja e re.
E kështu rilindi ”Skënderbeu”,
bëri në Surrel një shtëpi bunker,
i dolën skandalet e përgjimet e BILD-it,
dhe ai bëri votimet moniste mender!
Nuk mjaftuan këto palo zgjedhje,
piktori donte mandatin e tretë,
kishte gati ”kirurgjinë invasive zgjedhore”,
bashkë me patronazhistët e vetë.
Lluli Basha, djali politik i Berishës,
e hëgri keq prapë ashtu si përherë,
dakord dy herë e pati fajin Rama,
budallai ishte ai që ia futën të 3 herë!
SHBA-ja e pa u çertifikuar rezultati,
uroi Ramën për zgjedhjet korrekte që zhvilloi,
dhe si presion që PD të pranonte rezultatin,
Berishën me ”Non Grata” e damkoi.
Zonja Kim thotë mjaft e vendosur,
se tashmë kemi drejtësinë e re,
politikanët e korruptuar pse s’dënohen,
pra pse kjo drejtësi ka frikë e fle?
Pse nuk hetohen e dënohen qeveritarët,
që duke qeverisur janë pasuruar,
po gjyqtarët që s’kaluan vettingun,
pse ta hedhin lumin vetëm duke u larguar?!
Ja pra që drejtësi nuk ka fare,
është një tallje e madhe me shqiptarët,
pseudo drejtësia e propaganduar e re,
s’dënon asnjë nga tërë pushtetarët!
Palmeri nga Amerika ishte shqetësuar,
pse BE negociatat s’na i hapi,
por ai e di që jemi vend droge e trafiqesh,
e për Shqipërinë s’i plas fare trapi!
E në fakt fajin s’e ka vetëm populli,
por edhe gënjeshtarët ndërkombëtarë,
që në 30 vite vijmë vërdallë kot,
qeverisemi nga hajdutë dhe barbarë!
Ata e duan Shqipërinë si një hale të BE,
duhet të jemi një vend qesharak tranzit,
ku pastrohen paratë e trafikohet drogë,
e populli emigrant ose papunë si parazit!
Shqipëria s’mund të jetë sallon pritje,
as kuzhinë e BE por thjesht një hale e re,
e ç’mund të bësh tjetër në një vend të tillë,
se të dhjesësh rehat me nge e me nge?!