Pa titull…
Lavdia rreth kokës,
Si shami e zezë,
Jeta e të gjallëve,
Nxin si një varrezë…
20.01.1999
Pa titull…
Kur ra mbi botë një errësirë,
Parajsa mbeti shkretëtirë,
Ju hap skëterrës çdo kanat,
Se s’kish njeri pa një mëkat.
20.01.1999
Kjo botë…
Kjo botë bërë copë e çikë,
Si brekët e një vrome,
Kjo botë e vjetër bie erë,
Llagëmi dhe kufome.
Kjo botë e shkretë,
Ka të vërtetë,
Mizerjen dhe shëmtimin,
Dhe fallco, fallco,
Vetëm fallco,
Aromën dhe shkëlqimin.
26.01.1999
Pa titull…
Buzë e gruas,
Që kurorën shkel,
Është e ëmbël mjaltë,
E butë si vaj;
Është e ëmbël,
Po në të vërtetë,
Helm e vrer,
Ka në gji të saj…
1.02.1999
Pa titull…
Rrugë e të pabesit,
Është si terri;
Asnjë dritë,
Nuk mund ta ndriçojë,
Ndaj ai,
S’e shikon dot kurrë,
Atë që nesër,
Shpejt do ta rrëzojë.
1999
Pa titull…
Sa shumë, o njerëz,
Në shekuj u sfilitëm,
Të gjenim një njeri,
Që t’i besonim,
Ndaj Jezu Krishtin,
Që për ne dha jetën,
Dhe të mos ish,
Vetë do ta krijonim…
20.02.1999
Polemika…
Për polemikë, more vëllezër,
Me domosdo duhen dy njerëz,
Ndaj polemikë s’bëj sot me ty,
S’plotësohet dot numri dy.
1.5.1998
Pa dashuri…
Dhe macja, dhe qeni i shkretë,
Kan’ nevojë për pak dashuri,
Pa këtë ndjenjë në jetë,
Si mund të rrosh, o njeri?!…
11.02.1999
Pa titull…
Ikën për Shqipërinë
Ditët e bekuara…
Njerëzit lindin dhe vdesin
Si flutura…
Ikën për Shqipërinë,
Ditët e mira,
Njerëzit lindin njerëz,
Dhe rrisin egërsira.
8.12.1998

PARODI
DREJTËSIA E RE ILUZION
Fjalë drejtësie, shpresë lirie
Nga SHBA-ja, sa shpesh dëgjoja
Unë e dija mirë, kuptimin e tyre
Shpresë nuk kisha, te gënjeshtrat s’besoja!
Fjalën drejtësi, te fjalori yt
Më the, të lutem ti shtoje
Nuk je Gogol që, më tremb, ti mua,
E vërteta, drejtësinë utopike, s’e dua!
Fluturoja me mendimin
E drejtësisë në imagjinata
Por e kuptova të vërtetën
Kjo ishte një farsë me gallata
Të binin qiejt asgjë tjetër s’doja
E vërteta ishte në duart e mia
Bën teatër kot ambasadorja
Koka e krimit është qeveria
( Refreni )
N’Shqipëri jetoj, dhe realisht mendoj
SPAK-u skap aspak, bën show dhe loojë..
Besoj, ndonjëherë dhe kot
Se qeveritarët do kapen, o sot o mot
Drejtësia e re, iluzion është
iluzion.