Epigrame

Ornela

165.
Kur shikoj dikë qe flet me vete
Në mendime zhytem krejt i tëri
Se në jetë të marrin dhe gjeniun
I ka ndarë veç një fije përi!…

166.
Bej të mira sa të duash
Ato askush s’t’i përmend
Po bëre veç një të keqe
Për atë do mbahesh mend!

167.
Është e kotë, o mik,
Që me ty të flasësh
Njëlloj si një shurdhi
Në derë t’i trokasësh!

168.
Flas, po kujt i flas,
Kot që bën ezberin,
Njëlloj sikur qorrit
T’i tregoj ylberin.
169.
Pas jetës ka vdekje
Pas vdekjes ka jetë?!
Askush s’e zbuloi
Këtë të vërtetë…

Se andej nga vdekja
S’ndihet frymë, as zë;
Vetëm Një u kthye
Po s’është dukur më

170.
Ti jetoje jetën
O njeri i gjorë
Ajo vjen e ikën,
Si një meteor!

Si një meteor
Që pak gjurmëz la
Veç një shkrepje drite
Kjo ishte gjithçka!

171.
Mos thuaj se kaq e pata
Mos i derdh lotët si vesë
Sepse jeta përfitohet
pak nga pak, e pjesë-pjesë! …

172
Ti je porsi Hëna
Ndaj s’të kuptoj dot
Veç një herë në vit
Më shfaqesh e plotë! …

173.
S’e di aspak
Si është kjo punë
Bota më vete
Më vete unë…
Me pikatore
Puthje dhe dhele
Dy rrugët tona
Si Paralele! …

Share This Article
1 Comment
  • Ne te voglin vendin Tim.

    Neper nete e neper muaj,
    ditet shkojne pa pushim,
    vitet ikin si te huaj,
    ne te voglin vendin tim.

    Ne te voglin vendin tim,
    qe s’e beme dot sic qe,
    nuk me hiqet ky mendim,
    per cdo nate kur bie fle.

    Per cdo nate kur bie fle,
    shoh liqene ndare pergjysem,
    nuk me hiqet kurre nga mendja,
    ndare ne mes ky vend i fisem.

    Dhe nje enderr qysh qemotit,
    shoh me syte e nje femije,
    vec i lutem, lutem Zotit,
    per keto copa Shqiperie.

    Per keto copa Shqiperie,
    qe i zhvaten pa mbarim,
    dege lisi qe s’ben hije,
    ne te voglin vendin tim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *