Epigrame

J L
  1. Pa titull

Që nga dita e krijimit,

e gjithë jeta është në gjyq,

se dhe m’i miri njerëzimit,

u gozhdua keq në kryq!

Kur dhe Krishti u gozhdua,

ç’mbeti për ty e për mua?!

 

  1. Pusi më i errët!

Është një thënie,

sa Bota e herët:

“Zemra është,

pusi më i errët!”

 

  1. Kush del në krye

Ashtu si në breg,

mbeturinat nxjerr lumi,

shpesh herë në krye,

ngjitet llumi!

 

  1. Rendi i Ri

Këtu mbretëron anarkia,

për asgjë nuk ka as rend-as rregull,

ndaj shtëpisë sonë të mjeruar,

për çdo ditë i bie nga një tjegull..

Dhe kuptohet-ky është veç fillimi,

i atij që quhet Rend i Ri,

kështu si ka nisur-s’ka pikë diskutimi,

s’do kemi as themele-as çati!

 

  1. Pa titull

Flet e flet si nëpër gjumë,

thua: “Jeta qenka dreq,

për ata që bën më shumë,

ata ta fusin më keq!”

 

  1. Jeta

Jeta është si një cigare,

andej hi e këtej tym,

cigare që duhet pirë,

gjer në fund-o miku im!

 

  1. Të jesh barabar!

Që në jetë me këdo,

të jesh barabar,

plumbit me plumb,

zjarrit me zjarr

Këto janë gdhendur,

kudo si me daltë,

helmit me helm,

mjaltit me mjaltë!

 

  1. Ëndrrat

Nëpër ëndrra kam prirje gjeniu,

bëhem Zot edhe Perëndi,

ëndërrimet po mos kish njeriu,

do të qe si jeta pa rini!

 

  1. Koka e gjarprit

Gjarpri s’ka qeder kur i pret bishtin,

se i rritet prapë-duhet ta dish,

ji i qetë veç kur i shtyp kokën,

sepse koka nuk i del sërish!

 

  1. Në vendin tim

 

Në vendin tim,

ku sytë njeri-tjetrit i nxjerrin vëllezërit,

ku krimbat rrojnë,

më me dinjitet se njerëzit!

 

9 Qershor, 2017

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *