Epigrame dhe vargje të tjerë

J L
  1. Mosha

 

U plake-u thinje-u rrudhe,

më kot ti mendjen e vret,

do shkojmë të gjithë asaj udhe,

çdo moshë ka bukurinë e vet!

 

  1. Pa titull

 

Kur shqiptari hipën në pushtet,

mund të shohësh skena fort komike,

veten të përjetshëm e mendon,

dhe e monton bythën në karrige!

 

Po pushtetet bien pa pushim,

këputen pa frymë si gjeth’ i plepit,

veç bythët ke të tuat-miku im,

se karrigia është gjithmonë e shtetit.

 

  1. Thika dhe fjala

 

Mund të goditesh me thikë,

edhe dhimbjet një ditë do harrohen,

po një fjalë e rëndë që del nga goja,

shkakton plagë që kurrë nuk shërohen!

 

  1. Pa titull

 

Stako trurin-ti më thua,

dhe mos e prish terezinë,

edhe unë këtë gjë dua,

po truri s’punon me spinë!

 

  1. Pa titull

 

Ata që ikën na e lanë,

të patrazuar cakun:

“I mençuri s’matet me budallanë,

as trimi me frikacakun!”

 

  1. Pa titull

 

Kur gjëmojnë shumë daulle,

dhe kambana pa pushim,

pak bereqet do të kemi,

në hambare-miku im!

 

  1. Pa titull

 

S’e kishim menduar kurrë,

jo-mor-jo s’e kishim ditur,

se do kish ky vendth i vogël,

kaq shumë të babëzitur!

 

  1. Pa titull

 

Sikur Jezu Krishti,

mos ishte vërtetë,

Jezu Krishtin njerëzit,

do ta shpiknin vetë.

 

Në djepe floriri,

do ta kishin tundur,

të kishin një Yll,

për shpresën e humbur!

 

Botuar në Dita, 22 Maj, 2017

Share This Article
1 Comment
  • MJERË KY POPULL

    Krenar, i humbe zgjedhjet,
    me flokët të lyer me kna,
    ti vazhdon pasurohesh,
    bota të kujton për budalla.

    Ti humbjen nuk e njeh,
    dhe e quan mos fitore,
    si përherë bën reflektim,
    por asnjëherë heqje-dore.

    Turp dihet nuk ke fare,
    karriken nuk e lëshon,
    nga humbja në shkatërrim,
    Partinë demokratike po çon.

    Populli proteston n’shesh,
    ti bën mbledhje në bunker,
    edhe Salianji të doli kundra,
    e me militanten bëri sherr.

    Do shënohesh në histori,
    si politikani më idiot,
    që nuk fitoi asnjë betejë,
    qahesh për kurthe e komplot.

    The se zgjedhjet ti vodhën,
    blerje e masakra zgjedhore,
    nuk guxon as të protestosh,
    ambasadorja të merr për dore.

    Mohon dhe evidencën,
    dhe veç broçulla tregon,
    kapur peng nga korrupsioni,
    kryetarllëkun nuk e lëshon.

    Në fakt ti Lul je dëshmia,
    që nuk ka meritokraci,
    po kape ndonjë vend pune,
    përjetësisht aty rri.

    Ti je dëshmia në Shqipëri,
    që në poste katapultohesh,
    ku prevalon interesi personal,
    e vetëm kështu pasurohesh.

    Ti je dëshmia e vërtetë Lul,
    që partia si pronë trajtohet,
    dhe politika është një kurvë,
    që nuk ka pse turpërohet.

    Mjerë ku popull i pashpresë,
    që veç kurva politike voton,
    në 3 dekada e hëngri sa krahu,
    tani për bukë del e proteston!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *