Pa titull…
Shumë vite të trazuar,
rrojta dhe s’e nxiva faqen,
o sa shumë paskam jetuar,
mes jush që urreni paqen!.
Frymëzim biblik…
Zoti im-e s’ka më tjetër,
më largo nga çdo gënjeshtër,
mos më bëj mbret me thesar,
as të varfër gjynahqar.
Më jep ti-o Zoti i ndritshëm,
veç ushqimin e përditshëm!
I pabesi…
I pabesi mbi fron të pushtetit,
që dredhia aq lart e ka ngritur,
kafshon si qeni i detit,
dhe si një ari i uritur…
Njeriun që do…
Mos e lajkato njeriun që do,
po e do vërtetë falsitetin shmange,
se kështu padashur-mikut tënd të mirë,
i tjerr nëpër këmbë një rrjetë merimange!..
Pa titull…
S’do jetë gjithmonë kjo botë,
një këngë e pafund pikëllimi,
ajo që sot mbillet me lotë,
do korret me këngë gëzimi…
Pa titull…
Të shikoj e bëj çudi,
pisllëku si s’të zë frymën,
më vjen keq të të pështy,
jo për ty, por për pështymën!
Të njoh…
Dhe pse të dhanë goxha pozitë,
mua mos m’u kapardis,
té njoh mirë-ndaj dhe të them:
“Nuk bëhet rigoni lis!.”
Zvarranikut…
Çdo akt guximi që të nisësh,
ti e shikon gjithnjë me frikë,
se s’ke guxim që të braktisësh,
baltën ku rron-o zvarranik!
A.Duka

Të përgëzoj për shkrimet kritike që bën në gazetën Dita z.Duka.Konstatoj se je opozitar me të gjitha padrejtësitë.Je shpresa që ngjall optimizëm në kohë të vështira.
Thjeshte brilante.