Bota jonë..
Ka rënë dëborë në Korrik,
dhe mushka ka mbetur me barrë,
siç shihet i dashuri-mik,
gjërat nuk janë si më parë.
Dhe qeni qepën ka ngrënë,
ka ngrënë pa pasur hiç qibër,
dhe kjo tregon se u prish,
u prish ai pak ekuilibër!.
Dhe mund të ndodhin plot gjëra,
që dikur u thoshin hatara,
dhe do të ndodhin patjetër,
se Bota nuk është më e para!.
Se Bota nuk është më e para,
ka marrë a s’ka marrë një të krisur,
ose në fund ka arritur,
ose përmirësimin ka nisur!
Pa titull…
Rrojti edhe vojti,
i ligu-i miri,
ndaj për vdekjen thonë:
“Është kapak floriri!.”
Pa titull..
Pika që s’na bie,
neve që të dyve,
unë të them:”Mirëmbrëma!”,
e ti:”Si u gdhive?!.”
Pa titull…
Pikë-pikë e nxjerrim,
fundin e një kupe,
si vitet e jetës,
që mbajmë mbi supe!.
Pa titull…
Gjëmonin ca pushkë,
matanë-pas bregut,
se kishin dalë trimat,
trimat pas dyfekut!
Syrin-o moj-syrin!..
Syrin-o moj-syrin,
që ma kishe tinë,
këdo që shikonte,
e hidh në greminë.
Syrin-o moj-syrin,
si burim në vapë,
e hidh në greminë,
dhe e nxirrte prapë!..
Pa titull…
Llogaritë për të bërë,
mos u lodh-or tungjatëjeta,
se është Zoti atje lart,
që t’i bën ato të shkreta!..
Pa titull..
Porsi trëndafilat,
janë të gjitha femrat,
u shijon aromën,
dhe u duron gjëmbat!.
Pa titull…
Kur jeta të bëhet,
copë dhe thërrime,
tretesh edhe tretesh,
vetëm në kujtime!.
Askush e askush,
s’të flet dot me gojë,
kush rron me kujtime,
më mirë të mos rrojë!..
ARBEN DUKA
