S’e mësova kurrë…
S’e mësova kurrë prej jetës,
kuptimin e së vërtetës,
pse është lidhur me zinxhira,
jo e keqja-po e mira?!
Pa titull
Toka rënkon e turbullohet,
kur shërbëtori bëhet Mbret,
kur budallai i budallenjve,
me pasurinë e tij të vret.
Kur burrë të mirë merr prostituta,
e hijerëndë rri pastaj,
kur shërbëtorja sfidon Zonjën,
dhe merr për burrë-burrin e saj.
Pa titull
Për një njeri që flet pareshtur,
e frerë në buzë s’di të mbajë,
nuk mund të kini asnjë shpresë,
ka më shumë shpresë te budallai!
Pa titull
Mikut që do me të vërtetë,
mos i bëj lajka asnjëherë,
kështu padashur i ke hapur,
përpara këmbëve një humnerë!
Pa titull
Kur vetë i pari i një vendi,
një të pabesë ka këshilltar,
të gjithë ministrat do t’i bëhen,
sa të pabesë-aq gënjeshtarë…
Pa titull
Nga frika dridhet i pabesi,
në tokë këmbët kurrë s’i mban,
ndërsa i drejti s’trembet kurrë,
i sigurt’ është si një luan…
Pa titull
Mizor tërbimi i njeriut,
dhe zemërimi padyshim,
po xhelozia e një zemre,
nuk mund të ketë krahasim.
Pa titull
E madhe është pesha e gurëve,
dhe rëra që ka gjithësia,
po zemërimi i budallait,
peshon më tepër nga të dyja…
Pa titull
Të shtrenjtë janë xhevahiret,
me ngjyrat e ylberit,
të shtrenjtë janë padyshim,
po jo në qafë të derrit!
Pa titull
Ashtu si shpuzën jep qymyri,
dhe zjarrin drutë s’e shterin,
ashtu dhe buzët grindavece,
të madh e ndezin sherrin.
Pa titull
Lavdia rreth kokës,
si shami e zezë,
jeta e të gjallëve,
nxin si një varrezë!
Pa titull
Kur ra në Botë një errësirë,
Parajsa mbeti shkretëtirë,
ju hap Skëterrës çdo kanat,
se s’kish njeri pa një mëkat.

po pse i ka lene pa titull ??? po me qorodit ,
mos e ka quiz me ne ,mos do qe ti gjej une ? po mire ,po i gjej ,nuk refuzoj 😛
Ilir Mmmmmmeta
Toka rënkon e turbullohet,
kur shërbëtori bëhet Mbret,
kur budallai i budallenjve,
me pasurinë e tij të vret.
Grida DUMA
Kur burrë të mirë merr prostituta,
e hijerëndë rri pastaj,
kur shërbëtorja sfidon Zonjën,
dhe merr për burrë-burrin e saj.
[ ne fakt ketu prostituta eshte doktori ..ops buuuuri ]
Neti interneti dhe gjithe filiLoLoqylistat ne pergjithsi
Për një njeri që flet pareshtur,
e frerë në buzë s’di të mbajë,
nuk mund të kini asnjë shpresë,
ka më shumë shpresë te budallai!
Fate Velaj ,Endirna Fuga
Kur vetë i pari i një vendi,
një të pabesë ka këshilltar,
të gjithë ministrat do t’i bëhen,
sa të pabesë-aq gënjeshtarë…
Monika Kokemadhia
Të shtrenjtë janë xhevahiret,
me ngjyrat e ylberit,
të shtrenjtë janë padyshim,
po jo në qafë të derrit!
Xhaxhi Envorr
Lavdia rreth kokës,
si shami e zezë,
jeta e të gjallëve,
nxin si një varrezë!
😛 jam e sigurt se shoket guerilas te blogut do plotesojne dhe mangesite e mia 😛
Me patjeter zjush love!
Ja nje mangesi,aqsa s’ka nevoj per te gjet’ mangesi te dyte!
ja,p.sh. atje ku thua, Me nje njeri qe flet… e fre ne goje s’di te mbaj… Ja ke futur vetes Love,ama, ashu fshace de… Hahaaaa… Ne ka njeri qe,jo frer qe s’di te mbaj ne goje por,qe e ben copa frerin, yzegjit,shalen e te tjera takeme,je ti dhe vetem ti,(Edhe kerrace te kishe qene…), Do te kisha bere zap! Haaaaa…
shyqyr,qe na lan’ nje cop’ here vetem!…
Napoleon Bonoparti ishte nje tetar ne ushteri dhe pastaj u be Perandor i Frances.
Te gjitha c’jane shkruar me siper, per te mos thene qe jane budallalleqe, le te themi qe jane cilimilleqe.